Draxler drejt Milanit, Rodriguez në Paris

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Rriten kuotat për transferimin e Julian Draxler te Milani. Marrëveshja mbetet e komplikuar për kuqezinjtë, edhe pse zërat për të ardhmen e mesfushorit të PSG në Milani janë më të ndjeshme.

Në Gjermani madje po flitet për fiksimin e datë për vizitat mjekësorë, por tifozët kuqezi duhet ta frenojnë euforinë, sepse ende nuk ka një marrëveshje konkrete mes dy klubeve.

Për momentin, ka patur vetëm disa kontakte me Leonardon, i cili i treguar ish-futbollistit të Schalkes projektin e Milanit, duke i dhënë kohë e mjaftueshme për të vendosur.

Ky transferim i mundshëm do të varet edhe nga Ricardo Rodriguez, që pëlqehet shumë nga PSG. Palët mund të bien akord edhe për një shkëmbim kokë më kokë.

Zvicërani vlerësohet 35 milionë euro, ndërkohë që është blerë vetëm 15 milionë euro, plus tre të tjerë bonuse, një vit më parë.

Mbrojtësi i krahut për momentin e ka refuzuar kalimin te kampionët e Francës, pasi dëshiron të luajë shanset e tij në Milano, ku duhet të konkurrojë për vendin e titullarit me kroatin Strinic.

I takon trajnerit të parizienëve, gjermanit Thuchel, që t’i ndërrojë mendje.

Draxler ndërkohë nuk është në vëmendjen e ish-teknikut të Dortmundit, ndaj PSG mund ta lejojë me lehtësi që të largohet.

Në sfond është ëndrra “Sergej Milinkovic-Savic”, por bisedimet me Lazion mbetet shumë të vështira, sepse Lotito nuk ka ndërmend të ulë çmimin e mesfushorit serb.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *