E mbani mend Gerti Bogdanin? Është sekretar i marrëdhënieve me jashtë në PD, por ka humbur...

10 Gusht 2018, 10:27Politika TEMA
E mbani mend Gerti Bogdanin? Është sekretar i marrëdhënieve

Gerti Bogdani u pa si një “yll” politik në ngjitje në Partinë Demokratike, teksa e filloi karrierën politike pikërisht nga “baza”, pushteti vendor.

Pasi nuk arriti të gjente hapësira në Partinë Socialiste që ishte hapur katërkanatësh nga Fatos Nano në fillim të vitit 2005 në atë takim me studentët që kishin përfunduar studimet jashtë në përbërje të rrjetit “Studentët për Shqipërinë”, Gerti Bogdani duroi dhe u atashua në PD.

Fillimisht garoi në zgjedhjet vendore të vitit 2007 në njësinë bashkiake nr.10 në Tiranë, ku pas një gare dramatike me kryetaren socialiste të njësisë Mira Veizi, fitoi me pak vota.

As Bogdani dhe as Veizi që dolën me numër të barabartë votash në raundin e parë, nuk preferuan ti nënshtroheshin shortit të “googlave” për të përcaktuar fituesin, por bënë një raund të dytë ku fati i buzëqeshi të riut Bogdani.

Që atëherë karriera e Gerti Bogdanit pati vetëm ngjitje, për t’u bërë kreu i FRPD dhe më pas deputet i Partisë Demokratike për dy legjislatura radhazi.

Njëherësh “trashëgoi” dhe postin e lënë bosh nga Besnik Mustafaj, atë të Marrëdhënieve me Jashtë në PD, post që institucionalisht e mban dhe sot e kësaj dite.

Por në mënyrë ta pakuptueshme sekretari i Marrëdhënieve me Jashtë në PD, dhe deputeti më aktiv i kësaj partie në Kuvend lihet jashtë listës preferenciale në Tiranë në zgjedhjet e 25 qershorit 2017, dhe nuk u “transferua” në ndonjë qark tjetër për të qënë deputet, sikurse disa nga kolegët e tij.

Nuk u preferua me një fjalë apo u la jashtë ekipit garues të PD për zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar për arësye “taktike”, kjo mbetet mister.

Fakti është se Kuvendi i Shqipërisë por dhe vetë PD humbën një zë të artikuluar e një politikan të mirëshkolluar dhe me rezultate ekselente jashtë vendit.

Por nga ana tjetër Gerti Bogdani jo vetëm si sekretar për diplomacinë në PD por dhe si anëtar kryesie i kësaj partie, pavarësisht përplasjeve politike apo zhvillimeve në rajon dhe botë që kanë pasur lidhje dhe me Shqipërinë, nuk është dëgjuar. E ka mbuluar totalisht heshtja.

“Ministri i jashtëm” hije i PD, Bogdani nuk mbahet mend kur ka bërë deklaratën e fundit publike, apo kur ka artikuluar një qëndrim për diplomacinë, qoftë dhe duke sulmuar ministrin aktual Bushati, gjë të cilën po e bën ish ministri i jashtëm demokrat Tritan Shehu tashmë.

Ndërsa në Kuvend zëri i tij është zëvendësuar me atë të Ervin Salianjit, djalit të Fahri Balliut apo dhe të deputetit nga Lushnja Myslim Murrizi.

Por ky është një mesazh i qartë për qytetarët se Basha po eleminon një nga një njerëzit që mund të kishin ndonjë vlerë në PD, apo mund të sillnin ndonjë zhvillim në këtë parti.

Rasti i Gerti Bogdanit, sekretarit aktual të marrëdhënieve me Jashtë në PD dhe formalisht “ministër i Jashtëm në hije” nëse opozita vjen në pushtet, tregon qartë se çfarë niveli kërkon lidershipi i ri i PD në këtë parti.(TemA)

15 komente në “E mbani mend Gerti Bogdanin? Është sekretar i marrëdhënieve me jashtë në PD, por ka humbur…”

  1. DINGO says:

    Imagjinoni nje njeri me Mbiemer Bogdan te negocioje me serbet.Keta e paskan futur serbin edhe ne emra.Kelyshat e sali qenit te gjithe.

    1. Zigur Qarri says:

      Po shqiptari i madh Pjeter Bogdani,qe luftonte per shqiptarizmin ne nje koh,qe ishte ne rrezik zhdukje?!

  2. capi.dhia says:

    Artikull i sponsorizuar. Prini rilindjen e Boganovicit si politikan. Gerti e mbaroi karantinen.

  3. Zigur Qarri says:

    E imagjinoni dot ,qe Fahri Balliu dhe Gazeta 55,ti sugjeroi PS-s,se kush nga militante e saj,kan vlere?!
    Tema,ashtu si Gazeta 55,nuk jan Gazeta te pavarura,prandaj çdo keshille per kundershtarin,nuk eshte
    e sinqerte,por ka si qellim te vetem,te nxisi sa me shume perçarjen.P.sh,Ben Blushi ishte politikani me
    i rrespektuar nga PD,por PS,Tema dhe gjith media militante e linçoi.E njejta loje e ndyre u be edhe me
    Majlinda Bregun.Pushteti i katert ka degraduar i teri,i konvertuar ne sherbetor te interesave partiake,
    duke u bere me vetedije pjese e propagandes militante.Kjo ka ka pasur dhe ka pasoja katastrofale ne
    investigimin e se vertetes,per te pasur si qellim ,vetem manipulimin ne interes te vetem nje krahu politik.
    Njohja e te vertetes me pas,i ka zhgenjyer dhe çoroditur shqiptaret deri ne ate pike,sa nuk i besojn me
    askujt.Ky eshte edhe fundi Demokracise,qe favorizon pushttetin autokrat.

    1. Qafa e Qarrit says:

      Zigur K???

      1. Zigur Qarri says:

        Ti kerkon patjeter te konfirmosh debilitetin tend?!
        Je i lire edhe ta publikosh.Bëje tatuazh ne balle
        shkronjen tende te dashur”K”,qe te bësh promovimin
        ne heshtje,meqe ke harruar te artikulosh.

  4. tir says:

    Perse keshtu behet politike?? Pvs bindjeve , si Kastriot Islami, te anetaresohesh ne cdo lloj partie vetem te behesh deputet..Paraja te mbyll syte. Dhenderr ne nje familje e ish ambasadorit te kohes xhaxhit ate fund do kishte Gerti , u kthye ne origjine, se deri dje zevendesonte Shkelzenin e Saliut. Tani ate rol e ben Mul Noka ( nuk e krahasoj me imoralin Salianji ).

  5. Alboz934 says:

    Si paska humbur “i madhi” Genti Bogdani po a eshte sekretar i mardhenjeve me jashte a ka me zgjidh te gjitha problemet e botes keshtu qe i duhet kohe se paku nja 20 vjete e pastaj do vije .

  6. xha Suloja says:

    Sì ka mundesi qe ka humbur ylli pa Cepa? Ej z. gazetar, pa shikonte aty rrotull Presidences se mos e gjeni ne ndonje gemushe (shkurre) te zoti Ilir! . E huuuuu sa ka Zanati. Ekselenca, nese eshte vertet tek bogdanerit, do te jape frute kur te fryje era e meritokracise; por keto ekselenca, jane flluska sapuni, te cilat sa me shume “fryhen”, ah! per fat te keq, pellcasin- bum dhe nuk u mbetet asgje. Por na dalin edhe me diploma te shkelqyera, por pa mbaruar shkollen e mesme. Nuk e besoni? Pyesnin ish kryyyyetarin e prokuuuuroreve; ose pyesnin avoketerit, qe edhe per diplomat fallso apo temat e diplomave, na thonë se nuk ka ligj qe ti denoje!. Ose, desh harrova, pyesnin “fullanin” qe u vodhen parate me brekushe dhe me qe ai, si zoteri qe ishte, lagja e donte fort dhe gjykatsja ( jo e shoqja more, ceshte ajo fjale) jo vetem nuk lejuan denimin por e shperblyen sepse u semur i shkreti nga stresi qe u pushua nga puna. Etj etj. Eh, cfare t’ju molloise xha Suloja! Lereni fare kete lloj muhaberi.
    Xha Sulua

  7. Shaban Sulce says:

    Mero,
    Paske rigjetur miqesine me Bogdanin. Ti ishe nje nder njerezit qe e sponsorizuan Bogdanin ne zgjedhjet e 2007 o Mero.

    Ti e bere Zedhenes te PD.

    Interesante eshte se ti e di dhe e shkruan qe Bogdani ishte deri ne 2005 me PS dhe punonte me Projekte me Edi Ramen.

    Pastaj dikush e futi ne PD nepermjet Lul Bashes. Me tej ne 2007 e kape ti o Mero dhe grupi juaj.

    E keshtu kur juve ju shpalli armiq Doktori, ky Bogdani u shit prape tek Luli.

    Tani e doni prape.

    Me shkrime te tilla te porositura oae jeni duke tall menderen me Gert Bogdanin ose jeni duke e ble per ta perdorur si profilaktik.

    Ta quash Bogdanin politikan me vlera, elokuent, etj eshte njelloj si te thuash se Ervin Salianji ka kalibrin e David Cameron.

    Bogdani eshte Salianji i pare ne PD. Ra standarti i PD tek Bogdani pa u be e natyrshme te vije edhe tek Salianji.

    Keta medioker dhe nullitete si Bogdani mund te vlejne vetem per tallje mendereje si ky shkrimi qe ke bere ti o Mero.

  8. Frok Martini says:

    Gerti eshte njeri Mr vlera ,eshte I shkolluar, I nteligjent ,nje ze ndryshe ne PD.mos beni krahasime me salianus kurven, ,budalla balliun, ariun muli, as me lulush trapin, ,ai qendron shume larg ketyre plehrave.

  9. Nje mut me pak,nga gropa septike e politikes.

  10. Shvejk says:

    Si ka mundesi qe dhenderrushi i Clirim Cepanit te mos kete gjetur nje vrime ne breket e gjera te presidentit nga Cepani.

  11. (sipas tregimit prej nji shoku tem Biznesmen miku i Rams)

    m’traget isha tuj udhtu,
    ishte nat padrit errsir ,
    kur nji dor studente carin m’ka shtrengu ,
    dridhej nga qejfi per tu kir !
    ja futa n’dhom ,
    disa her i rash,
    e n’mirsjelle pyta ,tjeter c’kerkon,
    e mor me dor t’vet e rrasi atje pas ,
    jam nuse bukuroshit t’pd-s tha, ktu pas a don .
    tan at’nat udhtim nga Bari ,
    s’kish t’ngop i shkreti cari,
    e n’mengjz n’durres mbriti
    mos e qit jasht ,”Prego” brtiti !
    etj
    etj

  12. Gazi says:

    Ky djalka eshte nje karrierist pislluk,ca ze ndryshe ne Pd thua ketu?Ai ishte zedhenesi i zellshem i Pd-se.Po te ishte ze ndryshe ne Pd do ti kishte demaskuar drejtuesit apo punen e Pd se raste ka plot.E verteta eshte se ky sa do qe rrekej tua lepinte bythen kryesise se Pd kishte te tjere qe ia kalonin.Se ne Pd jane ne nje gare te perhershme kush lepin me shume per te ecur para.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje