Është Trump dhe jo Soros (ose SHBA që mungon)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Mero Baze

Shtypi ndërkombëtar dhe diplomatët e shteteve perëndimore, kanë folur më në fund më qartë rreth asaj çfarë rrezikon nisja e një procesi jashtë garancive amerikane, mes Serbisë e Kosovës. Shtypi amerikan ka bërë sot publik faktin se procesi lidhet me politikat e reja të presidentit Trump dhe atë që konsiderohet dëshira e tij për marrëveshje të mëdha.

https://www.buzzfeedneës.com/article/albertonardelli/serbia-kosovo-trump

Por ajo që është e qartë në gjithë perceptimin për diferencën mes  diplomatëve të “racës” dhe burokratëve që hyjnë e dalin në zyrat e pushtetit, është se guximi për të shkuar te ndarja e kufijve, vjen nga fryma e re e politikës së Presidencës së Trumpit, ose më mirë të themi, nga mungesa e SHBA si violinë kryesore në zhvillimet në Ballkan.

Presidenti Hashim Thaçi po teston një fushë të minuar, pa pasur në duar asnjë pajisje garantuese për veten dhe popullin e vet. Ai ka me vete soditjen e disa apartiçkëve që thonë, “po ja dolët, shumë mirë”, por nuk ka pas  garancitë që pati Kosova nga SHBA, kur u ul në Rambuje dhe në Kumanovë, për të ardhmen e saj.

Por ajo që është më e rëndësishmja në këtë histori, është se ndërsa SHBA ka marrë rol soditës, aleatët e saj europianë, pa të cilët Kosova nuk do të çlirohej kurrë, janë absolutisht kundër. Ky ka qenë mekanizmi që Milosheviçi shpresonte të fitonte betejën me Kosovën në vitin 1999. Ai besoi deri në fund se do përçante SHBA nga Europa dhe do t’ia dilte të ishte palë me njërën prej tyre. Nuk ja doli dot, falë shumë arsyeve, por mbi të gjitha, qartësisë së SHBA dhe Britanisë së Madhe për ta mbajtur Europën pas tyre në atë histori.

Sot kjo vemendje jo vetëm mungon, por dhe ndarjet janë shumë më të mëdha. Të rihapësh temën e kufijve të Kosovës sot, është të bësh një histori të re jo më për Kosovën, por për t’i ridhënë një shans Serbisë, t’ia nisë nga e para, në një moment të përshtashëm për të. Është një dashuri fallco në kohë të kolerës.

Hashim Thaçi nuk ka pse e merr përispër këtë histori i vetëm, dhe aq më tepër kur aleati kryesor i historisë së Kosovës, SHBA, është siç thonë shumë analistë amerikanë, në një karrige në radhë të dytë, në gjërat që po ndodhin në Ballkan.

Për ta bërë dhe më tragji-komike këtë histori, vijnë dhe sulmet e opozitës shqiptare. Të defaktorizuar tërësisht brenda vendit dhe të izoluar nga faktori ndërkombëtar, këta vazhdojnë të besojnë në përrallat që kanë shpikur vetë, siç është konspiracioni ndaj Sorosit edhe në këtë histori. Sulmet ndaj Thaçit nga e djathta në Shqipëri janë qesharake, pasi e lidhin këtë proces me shëtitjet e djalit të Sorosit, që ka qejf të  fotografohet me udhëheqës në Ballkan. Por në fakt, ky proces lidhet me ata që nuk fotografohen me udhëqësit tanë, si fjala vjen, dhëndri i presidentit Trump, dhe njerëz teknikë të administratës së tij, që kanë lehtësinë e padurueshme të thonë “shkoni deri ku mundeni” në këtë histori. Po të ishte për Soros, apo për të birin e tij, askush nuk do ishte shqetësuar. Problemi është se procesi po përballet jo me ndonjë interes të Sorosit, as me ndonjë interes real amerikan, por me mungesën e interesit të administratës së Trumpit dhe lehtësinë e rrezikshme të soditjes së kësaj situate.

Kjo është një arsye shumë më e fortë për të ndalur dhe për të qëndruar këtu. Ky proces mund të anullojë jo vetëm perspektivën europiane të rajonit dhe shqiptarëve, por dhe t’i japë dorë ekspasionit rus në rajon, duke dalë Rusia në karrigen e parë të bisedimeve.

Gjithçka që ka ndodhur deri më sot në Ballkan dhe çdo progres i bërë, është bazuar tek shpresa se po shkojmë në Perëndim. Kjo përpjekje na çon drejt shteteve etnike, drejt një historie të vjetër, të njohur dhe të dështuar. Tek lufta!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

27 komente në “Është Trump dhe jo Soros (ose SHBA që mungon)”

  1. Ashtu kot says:

    Fatkeqesisht Mero ka te drejte. Problemi i kalon permasat Serbi_Kosove dhe eshte pasqyre e marredhenieve Evrope -Rusi-Amerike. Jo me kot Merkel terhoqi vemendjen se Evropa nuk mund te mbeshtetet me ne mbrojtjen nga Amerika. Nga ana tjeter qeveria e Trampit ben llogarite ndryshe. Qysh ne Fillim Trampi foli per afrim me Rusin. Sic duket ai mendon qe Rusia nuk perben me rrezik per Ameriken ne kuadrin e dominimit ekonomik. Bashkimi Evropian dhe Kina jane dy konkuruesit e Amerikes ne kete aspect. Ne kete kuader ai po ben dhe ‘korigjimet’ e mundshme. Keto qe shohim tani jane pikerisht levizjet qe Tramp po ben per te bindur Rusin se tjeterkund duhen kerkuar rivalet dhe jo ne marredheniet bilaterale Ruso-Amerikane. Gjuha e ashper qe Trampi perdor per te kritikuar Evropianet(kujtoni kur tha qe eshte me lehte te bisedohet me Putinin se me Merkel) dhe gjuha e embel me Putinin i sherben pikerisht ketij afrimi…..Ne kete kontekst Mero ka te drejte. Vetem per nje gje do thoshja se nuk ka aspak indiference te Amerikaneve per Kosoven por nje kendveshtrim tjeter qe tregon se atij nuk I behet vone per Evropen. Ndoshta dhe i leverdise qe marredheniet midis Rusise dhe Evropes te acarohen, gje qe rrit nevojen per influencen Amerikane.
    Nuk jam aq I zgjuar sa te kuptoj politiken Amerikane por mendja ma thote qe Trampi dhe Putini kane rene dakort per cka po ndodh. Kosoves ti jepen pjese nga Jugu i Srbise ne shkembim me veriun e Kosoves, njohja e pavaresise nga Srbia dhe bashkim me Shqiperine. Pasi te realizohet kjo, Srbet do realizojne te njejten gje gje qe do i vere Evropianet ne siklet te madh….Ne kete kuptim do mundohesha te korigjoja Meron qe Amerikanet jo vetem qe nuk jane indeferent por po ndryshojne boten. A do jete kjo per mire apo per keq eshte thjesht aftesia jone per tju pershtatur kushteve te reja duke hequr dore nga kepucet me lule te Rames apo ngerdheshjen kriminale te Sales. Pacim fat!

    1. ben says:

      1) Me ne fund sot nga Mero morem vesh se I biri I sorosit qenka fotomodel qe ka qejf te fotografohet me Vucic, Thacin dhe Ed Ramen. Dhe me keto foto sorosi ben leke, njelloj si Kim Kardashian.
      2) a te ben pershtypje Mero se ne te njejten kohe qe amerika iken nga Kosova ne te njejten kohe amerika I vendos sanksione politike ekonomike dhe ushtarake Turqise sa te duket sikur me shpejt do filloje lufta e amerikes me turqine se me iranin??? A nuk te duket se kosoven amerika po e trajton si nje zgjatim te turqise???
      3) dhe konkluzion. Armiku me I madh I shqiperise ne histori ka qene dhe mbetet turqia dhe islami. Prej ketyre te dyave shqiperia ishte vendi me I varfer dhe I prapambetur ne 1913 dhe prej ketyre te dyave sot kosovaret si vasale te turqise, islamike me shume se shqiptare, isis me shume se europiane nuk kane me moral te kerkojne mbeshtetjen e te krishtereve te perendimit. Kosova eshte shembulli me I qarte ne bote se si islami ne pak vjet vrau shpresen dhe invenstimin e nje bote te tere per shqiperine.
      Nese shqiptaret sot tani nuk ngrihen ti tregojne vendin xhamive te turqise turqve ne mes tone qe sfidojne shqiptaret perballe gjergj kastriotit ajo qe po I ndodh kosoves nuk eshte asgje me ate qe mund ti ndodhi shqiperise.
      Nese sot ka shqiptare qe I dhimbset shqiperia ka vetem nje devize ” islami mbi gjithcka eshte antishqiptar”.

      1. Skypion says:

        E dija qe ne fillim fare, sesi do te reagonin gazetaret dhe analistet e Rames, ne lidhje me ceshtjen antikombetare te ndarjes se kosoves. Ne fillim heshtje, per te pare sesi do te reagohej nga ky skandal ,per te cilin edhe vete ishin te vetedijshem qe do te ishte i tille. Pastaj, duke pare duke bere.
        Reagimi i sotem i zotit Baze, ka lidhje , padyshim, me lajmin demaskues qe u publikua ne media, ku Edi Rama, dilte si nje nga autoret kryesore te marreveshjes okulte me serbet, per ndarjen e Kosoves.
        U tha qe ne krye te heres, qe Rama ishte nje nder protagonistet kryesore, por gjithe cka u tha, u kalua ne heshtje, si gjithnje, si nje “shpifje” e kazanit mediatik. U fol edhe per takimet e shpeshta te Aleksander Soros me Ramen, Vuciqin dhe Thaqin. Per ecejaket e tija sa ne Beogran ne Prishtine, ne Tirane, per t’u kthyer ne Beogran e perseri ne bregun e jugut te Shqiperise me Edi Ramen.
        U fol edhe se gjithe keto takime te shpeshta, u bene paka para se Hashim Thaqi, te hidhte ne publik pisllekun antikombetar. U fol, pra , per te gjitha keto, por prape pati nje heshtje kembengulese, megjithese dukej se ishte nga ato qe priste me padurim shperthimin, sic edhe po ndodh tashme, derisa doli ne shesh nje fakt, qe erdhi nga nje diplomat i shquar suedez, Bildt, i cili e thote troc se Edi RAma, kryeministri i Shqiperise, eshte nje nga ideatoret dhe mbeshtetesit kryesore te ndarjes se Kosoves.
        Pasi doli ky fakt, te cilin mediat e qeverise e paten te veshtire ta kaperdinin, ja edhe ku kemi reagimin e pare nga analisti me i afert me pushtetin, zoti Baze.
        Sic edhe e kemi thene, perhere ndiqet e njejta taktike. I pari qe reagon, kur shperthen gropa septike e qeverise, eshte zoteria ne fjale;pastaj ndiqet nga te tjere.
        Une jam i sigurte, qe analistet dhe gazetaret socialiste, te anshem dhe te paanshem, si edhe ne rastet e tjera, presin shenjen e Rames, qe t’i dalin ne mbrotje atij. Dhe do t’i dalin ne mbrotje. Ne nje menyre ose tjeter. Ata qe kane patur, me pare, mendim te kundert per ndarjen e Kosoves, tani do ta zbusin ate ne maksimum; do te gjejne “argumente” zbutese; te tilla ka sa te duash, dhe nje rrufjan, sic eshte analisti apo gazetari socialist, i gjen me lehtesi.
        Pres me kenaqesi reagimet e analisteve dhe gazetareve te majte, sepse, kjo ceshtje, pervec te tjerash, implikon edhe ceshtjen madhore te bashkimit kombetar.
        Dukeqene qe socialistet, te majtet ne pergjithesi, politikane, analiste e gazetare dhe intelektuale, jane kunder bashkimit me Kosoven ( per shkaqet qe i kemi shpjeguar kaq e kaq here, dhe qe jane kryesisht politiko-demografiko-krahinore), tani e ndjejne veten si mes Shilles dhe Karibdes; hall te mbeshtesin njerin argument dhe hall mbi hall te mbeshtesesh tjetrin.
        Sepse, deri sa pa plasur superskandali, ata e kishin ne rregull: fshiheshin pas filozofise se tyre majtiste, qe u sherbente si argument per te qene kunder cdolloj ndarjeje te Kosoves.
        Mirepo , tani qe Edi Rama, qeveria socialiste, eshte pro nje ndarjeje te tille, ata do ta kene shume te veshtire t’i permbahen qendrimit te pare parimor, aq me teper qe edhe superiurryeri i tyre, Sali Berisha, eshte shprehur qarte kunder ndarjes.
        Mirepo akoma, tani ata do te duhet te menaxhojne sikletin e madh qe sjell ky qendrim i ri, meqenese, sic e thame, implikon, me apo pa dashje edhe ceshtjen e bashkimit te Kosoves me Shqiperine, per te cilen ata, si krahinore qe jane, kane qene dhe jane KATEGORIKISHT kunder.
        Tani le te shohim se si do te reagojne rrufjanet.

  2. popcorn says:

    Populli shqiptar i Kosoves duhet te zgjohet. Thaci po ju sjell perseri luften me idete e tij idiote. Administrata e sotme amerikane eshte nen urdherat e Putinit dhe ndarja e Kosoves eshte ajo cka ruset e serbet duan dhe Thaci po ju bindet.

    1. Bert says:

      Trump kryevepra e KGB-ës.

  3. Geri NYC says:

    Buzzfeed eshte nje portal qesharak ekuivalent i Jeta osh qef,nuk duhet marre serizoisht.

    1. Vjosa.al says:

      Per te gjithe ata lexues e komentues qe kalojne ne orgazem me ofshamat “sakte Mero”, “analize perfekte Mero”, “te lumte dora/pena Mero”, e te tjera te ngjashme, kur Mero Baze artikulon, jo pa zhdervjelltesi dhe elgance, teza politike dhe gjeopolitike e denja per eminencat gri te lidereve te medhenj, kur jep keshilla dhe pret te trasha se duhet te veproje Nato, Amerika, Bashkimi Evropian, Trumpi, Putini e te tjere personazhe qe bejne kufinjte, luften, dhe paqen ne Evrope apo Ballkan, kam nje sugjerim te vogel: Kujtoni se c’ka thene Meroja per te njejten gje, jo shume kohe me pare dhe krahasojeni me ate qe pol lexoni sot!
      Dhe pa hyre ne historira krahasimesh te artikulimeve kontradiktore te Meros, qe per nga moria dhe shumellojshmeria, mund te jene material per nje disertazcion shume interesant mbi integritetin, konseguencen dhe moralitetin e publicistikes se blere/shitur, mjafton te sjell nje shembull mbi dy editorialet e Meros, te djeshmin dhe te sotshmin;

      Te editoriali i djeshem ; “Licensat” Perendimore per gardhet ne Ballkan!, sikur te jete zedhenesi i Perendimit, Meroja ne siguron se pas deklaratave Thaci-Vucic mbi ndryshime kufinjsh dhe shkembime teritoresh qendrojne Trump-Putin, SHBA-BE, pra Perendimi, jane thjesht banalitete dhe spekulime.

      Te editoriali i sotem, ky qe po lexojme dhe komentojme tani, zoti Mero Baze ne pohon se: Shtypi nderkombetar dhe diplomatete e shteteve perendimore, kane folur me ne fund me qarte rreth asaj cfare rrezikon nisja e nje procesi jashte garancive amerikane, mes Serbise dhe Kosoves. Shtypi amerikan ka bere sot publik faktin se procesi lidhet me politikat e reja te presidentit Trump dhe ate qe konsiderohet deshira e tij per marreveshje te medha.

      Zoti Mero duhet te ndaje mendjen dhe te vendose t’i informoje lexuesit e tij ose t’u ofroje atyre pikepamjen e tij:

      -Luajten menc krejt papritur, njekohesisht, pikerisht pas takimit te fundit Trump-Putin ne Helsinki, edhe Thaci, edhe Vucic, edhe Mogherini, edhe diplomate evropiane dhe amerikane, edhe zerat nga administrata amerikane, qe flasin per ndryshim kufinjsh e shkembim teritoresh Kosove -Serbi, per zgjidhje dypaleshe krijuese e te tjera, dhe se pas ketyre deklaratave nuk fshihet as Amerika, as BE, as Rusia, as Trump, as Putin, dhe se te gjitha keto jane banalitete dhe spekulime.

      Apo se, sic na pohon Meroja ne editorialin e sotem, “….guximi per te shkuar te ndarja e kufijeve, vjen nga fryma e re e politikes se Presidences se Trumpit, ose me mire te themi, nga mungesa e SHBA si violine kryesore ne zhvillimet ne Ballkan”

      Pra, zoti baze duhet te deklaroje atashimin e tij, eshte prane “diplomateve te races”, apo prane “burokrateve” qe hyjne e dalin ne zyrat e pushtetit.

      Ose, mbase-mbase, zoti Baze duhet te pranoje se i lodhur e i raskapitur qekurse prej nje kohe bukur te gjate i duhet te shkruaje nje editorial cdo dy-tre dite, nuk mban mend se cka shkruar dhe si e ka shkruar editorialin e meparshem per te njejten ceshtje apo qendrim.

      Thene e theksuar keto dyzime dhe nonsense te artikulimeve kontradiktore te Meros, per shume e shume probleme, madhore dhe minore, te brendeshme dhe te jashtme, politike apo sociale, etnike apo religjioze, kjo nuk do te thote se publicistika zotit Mero Baze nuk ka nje lejtmotiv te qarte, nje vije te kuqe te dallueshme ne qendrimet e tij per disa probleme therese e kyce te interesave te Shqiperise dhe kartes qeverisese fandispathi te saj PD-PS, te Kosoves, lidershipit te saj dhe vecanerisht te UCK-se, te mardhenjeve shqiptare me Greqine dhe Turqine si dhe preferencat per aleatin strategjik ballkanik te Shqiperise, te Kishes Autoqefale Shqiptare dhe rolit te Janullatosit si plan strategjik grek ne ringjalljen apo zhberjen autoqefalise se Ortodoksise shqiptare.

      Askund ne bote, aq me pak ne Shqiperi, nuk dihet se ne sa bordero firmosin botuesit e gazetave me influence.
      Zoti Baze nuk ben perjashtim nga ky rregull dhe per sa kohe qe influenca shkon per kah interesat kombetare dhe sensibilizimit te opinionit publik per keto interesa, hallall honoraret dhe hosanarat, temjanin dhe vaftisjet.

    2. Vjosa.al says:

      Moderator, ku eshte komenti im?

  4. NjeQytetarOptimist says:

    Jo Mero jo. Pa shtet etnik do kesh lufte.. Shtet me pakice te madhe serbesh s’do rehabilitohesh KURRE.. Ta tregoj une po si thash babit (Serbise) dhe plas konflikti. Kjo nuk eshte ceshtje Trumpi o Sorosi. Ka ardhur koha qe ti zgjidhim vete problemet me fqinjet. Sigurisht nen vezhgimin e Perendimoreve. Ne qoftese ndarja eshte e barabarte dhe e sinqerte (me vota sigurisht). Europa dhe Amerika nuk do ken nen shekuj KFOR-A. Duhet te hapemi si shoqeri dhe s’ka nevoje te hapemi nepermjet Integrimit Evropjan. Hapemi ne me Serbin ne menyre te paqshme dhe sheshojme gjerat NJEHERE E PERGJITHMONE. Perendimi eshte fanari yne I drites por duhet te shkojme aty me kembet tona. P’se do e anulloje perspektiven europjane kjo marreveshje ?!?! C’fare do humbasim pervecse nje marreveshje historike ku Kosova dhe Serbia ndajne kufijte dhe c’do pakice shkon aty ku I takon pergjithmone. Shkon ne PAQE Mero. S’ka me konflike duke veshguar c’do dite pakicat ne konflikt me shumicen. P’se financove me shume aty dhe jo ketu, p’se mos ta vendos ate bust, p’se po me burgos sepse jame serb a shqiptar etj etj gjera qe marrin superxhiro ne shoqeri. Rusia nuk eshte pjese as e BE-se e as Amerikes. Serbia do te behet pjese e BE-se dhe ne bisedime Rusia nuk eshte pjese e saj. S’kane pune Ruset te ulen ne dicka qe jane pjese e askujt. Nuk na con drejt shteteve etnike BE. BE-ja mund te bjeri neser dhe pa marreveshje historike te ndarje te kufijve, eshte GARANCIA ne qoftese ajo ndodh. Do jemi ne paqe dhe s’do kemi nevoje per vlla te madh (nga ana ushtarake). Serbet s’do kene se c’fare te konstatojne me sepse kane hedhur firmen. C’do pretendim I tyre do jete nul. Po flas ne rastin me ekstrem. Do jete marreveshje e mire Mero.. I’m telling you..

    1. Sit back and relaks■●▪ says:

      Kaq frike e ke luften tu bofsha, po nuk do rrosh 1 mije vjet a te keqen. Ata qe luftuan e sakrifikuan qe zotrote te shkruash shqip ne portalin e meros nuk e kishin jeten teper por e bene per brezat qe vijne pas, e bene per te vendosur nje standart se si veprohet per te siguruar vazhdimesine e rraces e te gjuhes. Lufte do kete serish ne mos tani pas 20, 30, 40 vjetesh, paqja nuk eshte e perjeteshme dhe nqs do te sigurosh paqen duhet te jesh i pergatitur per lufte. Realiteti qe ti nderton ne koken tende eshte shume i ndryshem nga realiteti ne terren. Askush nuk e do luften por askush nuk te garanton paqen e sic ka thone nje burre i mencem, marreveshjet jane bere qe te shkelen.

      1. NjeQytetarOptimist says:

        Jo o karafil une dua qe Kombi im te jetoj ne paqe dhe demokraci per 400 vjet. Kur te shohesh trupa te vdekur dhe te gjymteruar nga fotografite qe jane bere gjate luftes se Kosoves dhe masakrat shtazore, shpresoj, dhe vetem shpresoj mos ti ndodhi familjes time, tendes, dhe c’do shqipfolesi. E shikoj Kombit tim me prosparitet, zhvillim dhe mireqenie ne te ardhme. Dhe ashtu dua te ngelet jo per nje apo dy gjenerata, por sa te mundemi. Ti o karafil nuk me njef dhe prejardhjen time familjare ku kam mbiemrin e rruges te nje qyteteti nga fillimi e deri ne fund.. Shkolla ne mbiemrin tim.. Kush shkel marreveshjet their are always doomed..

      2. Illyria-Shqiperia says:

        I nderuar optimist. Te pergezoj per optimizmin, por per te garantuar paqe, duhet te jesh gjithmone I pergatitur per lufte thote nje fjale e urte. Ne mentalitetin e serbeve nuk ka ndyshuar asgje. Ata Jane gjakesore, dhe ashtu do jene. Thjesht po tani po luajne rol tjeter. Jam dakord me sit back.

    2. Sit back and relaks■●▪ says:

      Kaq frike e ke luften tu bofsha, po nuk do rrosh 1 mije vjet a te keqen. Ata qe luftuan e sakrifikuan qe zotrote te shkruash shqip ne portalin e meros nuk e kishin jeten teper por e bene per brezat qe vijne pas, e bene per te vendosur nje standart se si veprohet per te siguruar vazhdimesine e rraces e te gjuhes. Lufte do kete serish ne mos tani pas 20, 30, 40 vjetesh, paqja nuk eshte e perjeteshme dhe nqs do te sigurosh paqen duhet te jesh i pergatitur per lufte. Realiteti qe ti nderton ne koken tende eshte shume i ndryshem nga realiteti ne terren. Askush nuk e do luften por askush nuk te garanton paqen e sic ka thone nje burre i mencem, marreveshjet jane bere qe te shkelen..

    3. Asd says:

      Keni te drejte sipas meje. Edhe une keshtu e mendoj. Duhet vendosur paqe e perhershme. Kosovaret nuk mund te jetojne gjithe jeten me friken e ushtrise serbe. Vellezerit e medhenj nuk te ndihmojne gjithe jeten.

  5. katarakti says:

    Nje nga analizat me te qarta te Mero Bazes te ketyre koheve te fundit. Gjithçka eshte thene hapur. Thaçi ose duhet te ndrroje rruge ose duhet te shkarkohet si president. Ai po e fut Kosoven ne nje rruge te rrezikshme, se ciles nuk i dihet se ku perfundon. Duhet t’i vihen te dyja kembet ne nje kepuce ketij ish-gastarbajteri, apo roje nate ne klubet e Zvicres. Nuk ka kapacitet dhe as zgjuarsi per te pasur postin e presidentit. Eshte ne te mire te gjithe Kosoves qe Thaçi te shkarkohet. Edhe partia e tij duhet te mos e mbroje. Ai po ndjell perseri erera lufterash ne Ballkan. Dhe kesaj rradhe nuk ka kush te na mbroje.

  6. Sit back and relaks■●▪ says:

    Sa kohe ka qe e kam thene pastroni bunkeret dhe rrisni fuqine dhe aftesine ushtarake se era e barutit nuk i largohet kollaj ballkanit?! Ti heqesh ballkanit barutin eshte si ti heqesh frances parfumin. Vetem fuqia ushtarake dhe aleancat diplomatike jane ato qe te bejne te jesh ne pozicion komod ne negociata. Shqiperia dhe Kosova keto 20 vjet kane fjetur gjume duke e marre te mireqene mbeshtetjen dhe mbrojtjen e fuqive te medha ne lidhje me territoret e tyre. E kemi lene veten te na terheqin per hunde duke dhene gjitheshka e duke marre pothuaj asgje. Jo vetem qe nuk jemi fuqizuar por perkundrazi kemi ekspozuat te gjitha pikat tona te dobeta tek kundershtaret te cilet dine shume mire te shfrytezojne egon per pushtet dhe para te lidereve tane qe vetem lider nuk jane. Te humbasesh veriun e kosoves edhe mund te ndodhe por ajo qe ben dallimin eshte sesi e humbet. Ta humbasesh ne lufte te pakten e humb me nder dhe me te drejten ta kerkosh serish, por ta humbasesh si frikacak se nuk je i zoti ta mbrosh eshte nje turp e njolle e zeze ne histori qe nuk mbulohet me asnje oratori prej patrioti apo nacionalisti pragmatist. Pragmatistin nga tradhetari ne ceshtje me interes kombetar i ndan nje fije peri dhe zakonisht si shume terma qe ndryshojn si psh fjala shkembim territori apo ndarje sot quhet “korrigjim” dhe tradhetari quhet pragmatist. Efekti eshte po ai, vetem terminologjia ndryshon

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Qeke specie e lezetshme.. Orator jashte realitetit dhe frymes se botes se moderrnizuar. Postin ku punon tu pershtatka (duke lare pjata)..

      1. Sit back and relaks■●▪ says:

        Do ta beja me qejf dhe pa asnje problem edhe pjatalaresin po ja qe smu ka dhene rasti. Po per te kuptuar disa gjera fare te thjeshta nuk ka nevoje te jesh akademik shkencash. Ja te pyes une ty, Serbia a e quan kosoven djepin dhe zemren e serbise ku ka dhene jeten mbreti i tyre ne lufte kunder Osmaneve? A ka vende te shenjta per Serbet ne Kosove dhe qe nuk jane ne veriun e supozuar per shkembim por me thelle ne kosove? A jetojn gjithe Serbet e Kosoves ne veri apo jane te shperndare edhe ne krahina te tjera ne Kosove?
        Pra, edhe nqs ti i jep veriun dhe i merr luginen e presheves Serbia e ka lene Kalin e Trojes brenda Kosoves ku neser me pretekstin se po i dhunohen simbolet, dhunohet pakica serbe, dhunohet autonomia e komunave, apo se serbet nuk lejohet te kryejn pelegrinazhe ne djepin e kombit te tyre mund te acaroje dhe tensionoje situaten e te gjeje shkaqe per konflikt. Vucic nuk eshte qingj por eshte ujku me lekure qingji. E sic thote nje shprehje, If it sounds too good to be true, it probably is. Nqs Thaci perpiqet ta shesi kete si paqe te perjeteshme me Serbet, Vucic do e shesi si armepushim te perkohshem me Shqiptaret.

  7. USA citizen says:

    Analize e sakte Mero. Comrade Trump nje puppet ne dore te ish-agjentit te KGB-se. Shqiptaret si popull frikacak qe jane kane frike ta artikulojne te verteten. E verteta eshte qe Trump te cilit po I shtrengohet laku nga agjenti special Mueller as qe ja ndien per Ballkanin dhe i ka lene dore te lire Rusit te livadhise. Hashimi do shkoje vetulla dhe do nxjerre syte. Bota nuk ka qene ne kete derexhe ndonjehere qe kur hyri ne zyren ovale clown-i me ” orange toupee”.

  8. Cudia says:

    Une nuk mendoj se Serbia po shikon per ndryshime kufijsh. Ata duanvthjesht hapjen e argumentit. Dmth; perfaqesuesit e Kosoves jane dakord por populli voton dhe nuk do. Dmth, ne kemi te drejte qe kerkojme gjera qe nuk na jane dhene nga Evropa per Kosoven pasi edhe perfaqesuesit e shtetit te tyre rane dakord. Populli i Kosoves nuk e aprovon se jane shplare nga Evropa. Tani hajde ta mbyllim historine…

  9. Virusi says:

    Thjesht mund te thuhet: Kosova do eci ne rruge te sigurta apo neper shtigje te pashkelura. E para duket me e qarte. E dyta me te panjohurat e saj nuk dihet cfare sjell.

  10. Orhan says:

    Clirimi i Kosoves u be nga Usa per interesa te saj gjeopolitike dhe disa shtete Eu kur keto kishin nje qasje komplet tjeter ngase kane tani ndermjet tyre.Usa i trembet nje bashkimi te Rusise se Putinit me Kinen qe per Usa eshte kercenimi me i madh sot.Usa do te beje cdo gje te mundur qe te mos realizohet ky bashkim dhe si pasoje do ti lere dore te lire Rusise ne shume zona ku zhvillohen ngjarjet e gjeopolitikes, liri te plote veprimi.Mund te sakrifikoje Kosoven sepse Usa ka prioritete te tjera ne zona te tjera te Globit.Duke pare qe serbet nuk duan te rrine nen juridiksionin e shtetit te Kosoves veprimi me i drejte do te jete qe serbet te kompensohen per pronat e tyre ne Kosove nga bashkesia nderkombetare dhe te transferoheshin ne Serbi.Kjo nuk do te pranohej nga Eu sepse behet fjale per para.Por jane ata qe e gatuan kete corbe para 100 vitesh.Dhe duhej menduar te futej ne paketen e marreveshjes Ahtisari.Po sic dihet ne politikanet na i zgjedh bota dhe prandaj gjendemi ne keti situata absurde.Nuk eshte e veshtire shperngulja e 60 mije apo 90 mije personave.Historia njeh shume raste kur me marreveshje jane bere tranferime popullatash ne vendin e tyre te origjibes.Kur mbaroi lufta ne ish-Jugosllavi Kroacia ndermori nje veprimtari te madhe kombetare ku u beri thirrje te gjithe kroateve qe jetonin ne shtete te ndryshme te ish-jugosllavise te shpernguleshin ne Kroaci duke i kompensuar me toke dhe aksioni pati sukses.Mijera familje me origjine kroate u kthyen dhe u stabilizuan perfundimisht ne Kroaci.Serbia padyshim kete gje nuk e miraton sepse qellimi i tyre nuk eshte paqja dhe drejtesia.

  11. @autori says:

    Ne shqiptaret kemi humbur kot. Shihni sa te zot jemi ne politikat e jashtme? Tak fak, e parashikuam fatin e botes.. Nuk kuptoj vetem nje gje: Kur Amerikes nuk i intereson me Ballkani, perse i duhet baza e Kucoves? Nese ndonje politolog nderkombetar (perfshire Meron) me jep nje pergjigje, e falenderoj paraprakisht.

  12. Fadil says:

    Interesante kjo qe thote Orhani.Mendoj qe kjo do te ishte zgjidhja me e drejte e problemit:Kompensimi i serbeve qe nuk duan te jene nen Kosove nga ana e bashkesise nderkombtare se bashku me shtetin serb me toka ne Serbi.Pervec tokave qe u jepen ne serbi ata nxjerrin te ardhura dhe nga shitja e pronave te patundshme qe kane ne Kosove si shtepi dyqane etj.Vetem se kjo kerkon dakordesin edhe te dy qeverive kosovare e serbe.

  13. Laku says:

    USA sitizen ndroje ne nji here stacionin,jo vetem CNN se po shef vetem endra me Muller dhe Hillari baxhellen.

  14. Laberi e kuqee says:

    Shoke! Nuk e kuptoni?!!! Saliu, vellezer, Saliu… ay qen…
    Ka te ndrejte sh. Mero!

  15. Ledio says:

    Nqs do te kete ose duhet te bisedohet per ndarje paqesore te Kosoves ky Thaci qe kurre nuk e hodhi nje pushke ne luften e Kosoves duhet te kete disa gjera parasysh:
    1-Nqs vertete ka presion nga ata qe e mbeshteten Kosoven (USA+Europen) kur fitoj pavaresine, Thaci duhet te flasi me karta te hapura me tere pupullin shqiptar. Thaci nuk mund te ndaje Kosoven edhe te pije kafe ne Sarande apo Vlore edhe te sillet sikur nuk ka ndodhur asnje gje edhe pa u konsultuar me asnje.
    2-Nqs do kete bisedime ato duhet te hapen edhe te mbyllen me njohjen e Kosoves si shtet i pavarur nga ana e Serbise. Edhe nga keto bisedime Serbia duhet te heqi dore nga cdo lloje pretendimi brenda territorit te Kosoves, pasi jam i bindur qe Serbia me ato “monumente kulture” apo “status te kishes orthoqire serbe ” do ti a le litarin ne qafe Kosoves. Ne asnje menyre nuk duhet te fillojne bisedime ne te cilat Kosova te trajtohet si territor i Serbise, por vetem si nje shtet i pavarur.
    3-Nqs ka presion vetem nga administrata e Trump , keto bisedime duhet te zgjaten sa te jete e mundur. Ne asnje menyre nuk duhet te nenshkruhet asnje traktat apo marveshje.
    3- Nqs do te kete nje marveshje, edhe nqs Kosova deshiron te existoj si shtet do ti duhet te shkeputet nga Turqia po ashtu nuk duhet te kete asnje lidhje me Serbine (0000) , pasi jam i bindur qe Serbia do perpiqet te ndryshoj gjerat perseri pas 10-20 apo 30 vitesh. Nuk ka marveshje edhe miqe te perjetshem.
    4-Ne shqiptaret nqs vertete duam te ekzistojme ka vetem nje mundesi: te perdorim modelin Izraelit te te ndertuarit shtet, me sherbim ushtarak te detyrueshem, shkolla edhe universitete moderne etc, ndryshe do futemi ne bisedime edhe me Bollanot e Himares.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *