Islamist apo mysliman shqiptar?

10 Gusht 2018, 09:37Blog TEMA

Kim Mehmeti thotë të jetë “islamist i pandreqshëm” ngase qenka “mysliman shqiptar“ dhe “proturk ngase atje jetojnë shqiptarë“. E drejtë e tij personale që ta arnojë identitetin e tij si të dojë. Skizokontradiktat e një habitusi publik që vetë nuk është islamist por fabrika e tij!

Nga Xhemal Ahmeti

Ç’zotësie hermeneutike na nevojitet për të dekoduar sa më pa spekulueshëm këtë status: “Miq të kësaj faqeje më pyesin pse nuk u përgjigjem ‘kalemxhinjve’ që më shajnë e ofendojnë, që merren me islamizmin dhe proturqizmin tim! Po unë edhe jam islamist i pandreqshëm, ngaqë si shqiptar mysliman mburrem me çdo gjë që është pjesë e identiteti tim!

Njësoj siç jam e do mbetem ‘proturk’ i përbetuar, ngaqë në Turqi jetojnë familjarë të mi dhe me miliona shqiptarë të tjerë! Pastaj unë jetoj sipas parimit se njeriu duhet të kujdeset për pastërtinë e tij njerëzore dhe nuk duhet të zhytet nëpër gropat septike të urrejtjes ndërfetare, e ku janë zhytur këta anti-islamistë të neveritshëm.

Dhe e di se bajgën mund ta shkelësh e ta bësh copa, por gjithashtu e di se këpucët me të cilat e shkelë atë, do duhet vetë t’i pastrosh dhe se atyre gjatë kohë do u vijë era e qelbur! Andaj ja një këshillë: ‘varrezë’ publike për injorantët dhe ata që i urrejnë të tjetër, është injorimi ynë ndaj tyre!”?

Këtë deklaratë e botoi shkrimtari nga Maqedonia Kim Mehmeti në murrin personal të tij në facebook. Pse e diskutojmë atë çka thotë një autor si ky i Maqedonisë? Sepse Abdylhaqim Mehmedi nga mediat e Tiranës, Prishtinës dhe Shkupit nuk trajtohet vetëm si një autor rrëfimesh fiktive, por edhe si politolog, historian dhe jo rrallë plasohet edhe si babai frymor i asaj pjesë të kulturosferës shqipfolëse.

Ai thotë “Po unë edhe jam islamist i pandreqshëm”. Po ç’është islamizmi siç perceptohet e përdoret letrarisë profesionale? Në shkencat sociale, që nga vitet e 70 e këtej, me islamizëm nënkuptohen: “ideologjitë dhe lëvizjet e ndryshme të islamit fundamentalist politik. E përbashkëta e gjithë këtyre rrymave është përpjekja për të realizuar një shtet religjioz në emër të Allahut dhe sipas sheriatit. Këto janë kundër ndarjes së shtetit nga feja, janë kundër parimeve të individualitetit, pluralizmit, sovranitetit kombëtar, të drejtave njerëzore dhe barazisë gjinore (…)“. Këtë përshkrim terminologjik e gjen në çdo fjalor profesional që nga arabishtja e deri tek zululishtja. Kim Mehmeti thotë se në këtë drejtim është i pandreqshëm, në kuptimin se nuk e ka ndërmend të ndërroj ndonjëherë nga kjo udhë.

E drejtë e tij. Arsyeja se pse qenka i tillë është ngaqë: “si shqiptar mysliman mburrem me çdo gjë që është pjesë e identiteti tim!”. Domethënë Kim Mehmeti është islamist për arsye se është mysliman shqiptar. Po ç’është myslimani? “mysliman është ai që u nënshtrohet mësimeve të islamit, respektivisht mësimeve të profetit Muhamed”, ndërkaq çka është shqiptar besojmë ta dimë gjithë, përveç tij. Me këtë deklarim Kim Mehmeti përçon tek ithtarët e tij mesazhin se të jesh mysliman shqiptar do të thotë se automatikisht je islamist i pandreqshëm!

Ashtu edhe e kuptojnë komentuesit e tij; drejtë! Shumica e komenteve – edhe pse rëndë ti kuptosh pavarësisht pseudogjuhës që përdorin – aplaudojnë me “Allahu është Një”, se do vijë dita kur islami do ta pushtojë botën e gjepura e floska të sojit. Dhe këtyre u bënë apel Kim Mehmeti që të mos reagojnë ndaj kritikave, të cilat i quan sharje dhe ofendime, kundër tij, duke i përheshtur sikur të ishin varri veti. Nëse asgjë tjetër nuk di Kim Mehmeti aq inteligjent është sa për të ditur pse i ikë polemikës.

Është vërtetë Kim Mehmeti një islamist (fundamentalist) i pandreqshëm? Nëse analizojmë mënyrën se si jeton, si shkruan dhe si flet; assesi! 90% e retorikës së tij është ultranacionaliste, shpesh shoviniste, sidomos kur ligjëron mbi shqiptarin e shqiptarësinë – se nacionalizmi me islamin shkon bashkë vetëm në zhargonin e Erdoganit dhe mësuesve të tij e di çdo lexues i vëmendshëm i gazetave -; ai jeton si gjithë sekularët tjerë dhe përveç llafeve religjioze për ta mbajtur të ndezur kopenë e tij është larg praktikimit të ndonjë lloj ortodoksie fetare. Nëse nuk është islamist atëherë çka? Nuk është politolog, as historian, as sociolog, as teolog, është një njeri i padijshëm që ngatërron definicionet, i përdor pa i njohur fare. E bënë këtë për t’i shërbyer dikujt, kujt?

Për këtë le të absorbojmë informata nga një element tjetër i kësaj deklarate, asaj ku shkruan: “Njësoj siç jam e do mbetem ‘proturk’ i përbetuar, ngaqë në Turqi jetojnë familjarë të mi dhe me miliona shqiptarë të tjerë!”. Kim Mehmeti është proturk për shkak të shqiptarëve që jetojnë atje. Domethënë është pro shqiptarëve që jetojnë në Turqi? Lufton në ndryshimin e kushtetutës turke që nga Ataturku e deri sot që ndalon çdo identitet tjetër përveç atij turkut dhe aktivitete të llojit? Angazhohet që edhe në Turqi njerëzit të munden që si ky në Maqedoni të jetë nacionalistoshqiptar islamist proturk i lirë dhe i paprekshëm e madje edhe më tepër duke bërë liderin e një cope të kulturosferës shqiptare? I vëreni paradokset aq të egërta, të cilat psikanalistët e diagnostikojnë si më të thellën skizofreni?

Ndaj një sjellje të këtillë duhet të reagojë dhe kritikojë çdo shqiptar mysliman i shkolluar, ngase e difamon myslimanin dhe atë në mënyrën më brutale, duke e barazuar me islamistin fundamentalist të llojit erdoganist. Për këtë arsye edhe janë kritikat serioze ndaj këtij shkrimtari. Është njeri publik dhe ka ndikimin e tij.

Deshëm ta pranojmë këtë apo jo. Në këtë status që cituam lartë, deri në çastin e dokumentimit nga ne, kanë reaguar 41.556 persona, duke shikuar videon ku bën shqiptaromadhin par exellance. Dashuria e verbët vret njëqindfish më shumë se çdo urrejtje. Dikush që e ka mik Kim Mehmetin duhet të flas me të që të ndalë paradat e tij mediale infektive, psikotoksike për arsye se shkakton dëme të mëdha në njerëzit që e ndjekin, ndër të cilët rrallë e has ndonjë me shkollë apo ndonjë politolog përkrahës që vërtet mendon siç shkruan Mehmeti mirëpo me bindje e jo nga skiza. Kjo ka rëndësi të këshillohet duke e bindur se nuk është në interesin publik kur të padijshmit kullosin andej e atje ku nuk kanë kompetenca.

Efektin destruktiv në masa e institucione të demagogëve të këtillë, e ka sinjalizuar bukur edhe filozofi amerikan John Dewey (1939:a) kur shkruante se: “Rreziku i vërtetë për demokracinë tonë nuk janë ekzistenca e shteteve të huaja totalitare. Rreziku ynë vjen nga qëndrimet tona personale dhe ato të institucioneve tona ku mbizotërojnë kushte (ku bëjnë pjesë edhe mediat me protagonistët e tyre), nëpërmjet të cilave bartet efekti i ndonjë autoriteti të jashtëm, disiplinës dhe uniformitetit, pra krijohen varësi ndaj atij Führer-i totalitar, kështu duke u ndihmuar që të triumfojnë edhe tek ne tipa të tillë – kjo është fushëbeteja jonë – tek ne vetë dhe tek institucionet tona“. Ia kap radaka këtë Mehmetit kur thotë se ne nuk duhet të na interesojnë konceptet e Erdoganit se çka do me ne, në të njëjtën kohë kur thotë jam proturk, lavdëron e mbron Erdoganin se qenka për shqiptarët e asimiluar atje, në atë vend ku shumica e kolegëve të tij janë burgjeve, të vrarë apo proceseve gjyqësore duke u pështyrë nateditë në fytyrë?

Ata që e kritikojnë Mehmetin dhe ithtarët e tij nuk janë islamofob, por janë shqiptarë që myslimanin e tyre nuk e duan skizofren, erdoganist, proturk, prorus, proiranian, të padijshëm dhe injorant, nuk e duan atë si islamist të gatshëm për t’ia mësyrë aradheve talibane në Lindje apo perëndim. Kritikët e duan një shqiptar që nuk urren askënd, një që nuk i ofrohet asnjë manipulimi pro-dikujt për një rrogë skllevërish.

Ata që kritikojnë shkrimtarin nga Maqedonia s’bëjnë asgjë tjetër përveç se demaskojnë demagogjinë e tij që donë ta shes si luftë kundër “Islamofobisë“. Asnjë fobi nuk luftohet me pati. Islamopatët dhe islamistët e pavetëdijshëm janë kategoria e fundit që duhet marrë seriozisht e dëgjuar në ndonjë kampanjë antidiskriminuese. Kjo është arsyeja se pse Kim Mehmeti u bën apel ithtarëve të tij që ta injorojnë kritikën, ngase është injorant në shkencat ku duhet të jesh i përgatitur para se të merresh me terma e tema si islamizmi, religjionet, politika, nacionalizmi, kulturat e njeriu. Gjitha këto që i mungojnë tregimtarit nga Shkupi. Gjë që shihet saherë që nëpërdhëmbë definicionet aq të përhapura e diskutuara të kohës e diskurseve tona.

9 komente në “Islamist apo mysliman shqiptar?”

  1. Undefined says:

    Myslimani Shqiptar, islamist (undefined) apo mysliman vetem ne emer nuk mund te jete kurre Shqiptar perderisa koken dhe mendjen i ka akoma ne Turqi, ka debulese dhe nostalgji per perandorine osmane, pushtuese dhe koloniale.
    Islamistet jane brezi i rritur dhe edukuar ne kohen e Saliut me bindje salafiste dhe Gulinistat e sotem te Edvin Rames .

    1. eeeeej says:

      Kim Memuti eshte jevg shqipfoles ?

    2. E di si eshte puna says:

      ISLAMI ESHTE ANTIHUMANIZEM!

      Islami “fe paqesore”!? Ja pjese (ajete) nga Kurani qe deshmojne te kunderten :
      1. “Luftoni ata derisa të zhduket propagandimi i idhujtarëve (politeistëve) dhe derisa të aplikohet vetëm feja për All-llahun…” [2:193 ]

      Komenti:
      Ky është urdhër i Muhametit i vitit 624, kur sapo ka filluar sulmet kundër arabëve të besimit politeist (idhujtarëve), Pra, Muhameti urdhëron bandat e tij të sapoformuara për t’i luftuar bashkëvendasit e tyre “deri sa të aplikohet vetëm feja e All’llahut” – Islami.

      2.“Dënimi i atyre që kundërshtojnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij dhe bëjnë shkatërrime në tokë, nuk është tjetër vetëm se të mbyten, të gozhdohen, ose t’u priten duart dhe këmbët e tyre të anëve të kundërta, ose të dëbohen nga vendi. Ky është poshtërim i tyre në këtë Bote. Në botën tjetër ata do të kenë dënim të madh.” [5:33]

      Komenti:
      Përcaktim konkret, tepër kriminal, i Muhametit, se si duhet të dënohen ata që e kundërshtojnë ate, i cili në këtë rast është maskuar si “i dërguar i All’llahut”..

      3.“Luftoni ata që nuk besojnë All-llahun e as botën tjetër, nuk e konsiderojnë të ndaluar atë që e ndaloi All-llahu dhe i dërguari i Tij, nuk besojnë fenë e vërtetë, derisa ta pagojne taksen (xhizjen) në dorë, e duke qenë të mposhtur.” [9:29]
      Komenti:
      Urdhër tepër konkret i Muhametit. Në këtë urdhëresë u është lënë një alternativë jo-myslimanëve të mbijetojnë duke pranuar që të japin haraç bandave kriminale, të komanduara nga Muhameti.

      4.“O ju që besuat! Luftoni jobesimtarët që i keni afër jush, e le ta ndiejnë prej jush grushtin e fortë kundër tyre…” [9:123]
      Komenti:
      Muhameti thërret / urdhëron besimtarët e tij (myslimanët) që t’i luftojnë fqinjët e tyre.
      ISLAMI ESHTE ANTISHQIPTARIZEM!
      Ne fakt islami eshte antishqiptarizmi me i rrezikshem! Te gjithe duhet ta dine se ne islam nuk ka atdhe dhe komb! Atdheu dhe kombi ne islam quhet pikerisht vendi dhe populli qe eshte nen islam,pra s’ka rendesi origjina e popujve! Nese dikush eshte ne islam,atdheu dhe kombi i tij eshte njesoj me atdheun dhe kombin e dikujt tjeter qe eshte po ne islam,pavaresisht se origjina dhe vend-ardhja mund te jene krejt te ndryshme! Pra nje shqiptar ne islam eshte vella me nje sllav ne islam,me nje arab ne islam,me nje afrikan ne islam,me nje kinez ne islam,me nje afgan ne islam … e keshtu me rradhe,por nuk eshte vella me nje shqiptar jashte islamit (qofte ky ateist,agnostik apo besimtar i cdo feje tjeter)!!! Islami pra ka karakter perjashtues! Eshte kjo arsyeja qe islamistet shqipfoles shkojne dhe luftojne ne Siri,apo mbrojne dhe perkrahin terroristet arabo-palestineze! Sepse islamistet konsiderojne atdhe dhe komb te tyrin vendin dhe popullin ku sundon islami,jo Shqiperine dhe shqiptaret! Te qenit islamist do te thote antishqiptar,ky eshte detyrim i fese islame! Kjo eshte e njejte edhe per gjithe anti-kombtarizmat e tjere,jo vetem per anti-shqiptarine.Islami nuk njeh komb dhe atdhe!
      Islamizmi eshte antishqiptarizmi me i neveritshem dhe me i shemtuar!

  2. DINGO says:

    Bota Digjet,kurvat e islamit akoma nuk dijne se nga vijne.Po nga gopi i anadollise jeni te gjithe.

  3. undefined says:

    Perjashte nga Shqiperia te gjithe…..Xhamite dhe Kishat (mbi te gjitha ato ortodokse) si dhe besimtaret e tyre te shkojn ne Greqi e Turqi-Arabi nuk i ndalon njeri….perkundrazi letu nuk duam Fe nje dogme jevgjitesh nga Lindja e Mesme ne te semes me Jezu Krishtin e Muhamedin perralla me lesh

    1. Fan Noli says:

      Kisha Orthodhokse eshte shqiptare dhe flet shqip. Ne kete kohe eshte e pushtuar nga greket dhe grekomanet, por shpejt do clirohet dhe do jete ne krye te patriotizmit shqiptar, ashtu sic ka qene perhere!

  4. Kunata e nunuse nga salarija says:

    Undefined
    E paske prejardhjen prej majmunit.

  5. Baton KITA - Gostivari says:

    VETËSTATUSOHESH se je surrogat

    Të mbajnë ata tuajt se të paskan e na qenke kalemxhi dhe vetëm kalemxhi.

    Surrogat je, nga ta marrësh. E ke vështirë të flasësh e të shkruash shqip, je skllav i injorancës personale, njeri pa integritet kombëtar.

    Më bëhet vonë mua se ti di vetëm të bluash arra me gojë.

    Na morët në qafë, or qenie surrogate.

  6. Baliu says:

    Abdylhaqimi i konvertuar ne Kim (korean) e ka pare se biznesi me fe tashme eshte bere mjaft fitimprues. Kur disa tipa edhe ma injorant se ai po kan sukses ti terheqin per hunde (dhe per xhepi) dhjetera mijera njerez, pse mos ta shfrytezoj edhe Kimi popullaritetin e tij si shkrimtar te bej biznes me fe. Pagesat ne ket biznes nuk jan pagese sklleverish, por per te bere jete mjaft luksoze, e nje gje te tille nuk ia siguron puna e shkrimtarit. Atij i ka pelqyer shum ajo thenja e Qajupit per sulltanin: Dua te quhem i marre, por puna te me veje mbare. Menyra me e mire per ta kufizuar biznesin e tije gjoja fetaro-nacionalist eshte pikerisht injorimi i tije, e jo te ftohet si kryetar jurishe per te ndare shperblime etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje