Jari ngul këmbë: Zgjidhni mes dhëndrit të Trumpit dhe djalit të Sorosit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Sot Jari e nisi ditën me lexim të shtypit ndërkombëtar, se nuk kishte ndonjë ide për Twitter.

Doktori e kishte porositur të bënte një Twitter kundër Sorosit, se ai po kërkonte ndryshim kufijsh në Ballkan.

Dhe Jari postoi Twitterin e tij.

“Soros po fut hundët në kufijtë e Ballkanit. Ne nuk do ta lejojmë”

Pas Twitterit të Jarit, pati disa komente që i sugjeronin Jarit, se kjo nuk është punë Sorosi, por Trumpi, dhe Jari u vu në siklet.

Pas kësaj, bëri një sqarim për lexuesit:

“Të dashur lexues. Jari ju sqaron!

Kjo që po ndodh në Kosovë, ka lidhje me Sorosin.

Por Sorosi është shumë i poshtër.

Ai hedh gurin dhe fsheh dorën.

Sorosi ka çuar djalin e tij nëpër Ballkan dhe kërkon të prishë kufijtë.

Ndërsa këta të tjerët duan të akuzojnë Trumpin.

Trumpi ka çuar dhëndrin, jo djalin.

Tani llogariteni vetë.

Nëse do ishte Doktori, kë do çonte dhëndrin apo djalin?

Natyrisht djalin.

Se ai është i pari.

Sado që për politikë i beson më shumë dhëndrit, për punë delikate dërgohet djali.

Me djalin mund të mbyllësh shumë gjëra, se dhëndrin sot e ke, nesër nuk e ke.

Ndaj duke u nisur nga ky parim, pra nga fakti që punët e mëdha bëhen me djalin, jo me dhëndrin, unë besoj dhe jam i bindur në këtë që them, se kush dërgon djalin është duke bërë tamam punë.

Dhe këto punë po e bën Sorosi.

Dhëndri i Trumpit, nuk kupton nga këto punë, se është i ri dhe ka një vit që merret me politikë.

Djali i Sorosit ka gjithë jetën që merret me këto punë.

Ndaj mos u çoroditni nga këto që thonë kundërshtarët e Doktorit.

Kjo është punë e Sorosit dhe pikë.

Nuk ka si të jetë e Trumpit.

Po të ishte e Trumpit, do dinte gjë Xhelali i Kamzës.

Ai nuk ka asnjë njoftim.”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Jari ngul këmbë: Zgjidhni mes dhëndrit të Trumpit dhe djalit të Sorosit”

  1. Shaba says:

    Une e kuptoj shume mire Jarin. Sorosi dergoi djalin dhe Trampi dhenderin per balancim.Te dy jane me gjak cifuti qe dallohen per mencuri. Jari gabon kur thote qe Sala do dergonte djalin se ai eshte i pati. Arsyeja qendron ne faktin se sypeshkaqeni jo vetem ka shikim te mprehte por dhe dhembe te forte per ta shqyer viktimen me goditjen e pare,njelloj si raca e peshkaqenit te bardhe. Sypeshkaqeni eshte misherim i babajt dhe qenit me sy peshku.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *