“Korrigjimi i kufijve”, Komisioni Evropian: Zgjidhja duhet të jetë realiste dhe e mundshme

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Një zgjidhje e përhershme nënkupton një zgjidhje realiste, e qëndrueshme dhe e mundshme, në pajtueshmëri me të drejtën ndërkombëtare, e mbi të cilën Prishtina dhe Beogradi duhet të kenë pajtueshmëri, ka deklaruar sot në Bruksel zëdhënësi i Komisionit Evropian, Carlos Martin.

I pyetur nëse Komisioni Evropian mbështet qëndrimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për ndarje ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë, ai ka thënë se gjatë takimit të nivelit të lartë, Vuçiç dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kanë pasur “bisedime intenzive dhe produktive mbi kornizën e marrëveshjes për normalizimin e plotë të marrëdhënieve dhe se janë pajtuar për intensifikimin e punëve’.

Martin ka shtuar gjithashtu se më 18 korrik, “Vuçiç dhe Thaçi kanë shqyrtuar përparimin e arritur dhe janë pajtuar të takohen sërish në fillim të shtatorit”.

“Dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për synim ka nxitjen e arritjes së një bashkëpunimi të përhershëm mes të dyja palëve dhe t’ju ndihmojë atyre të arrijnë përparim në rrugën e tyre drejt Evropës”, ka thënë zoti Martin./rel/

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

3 komente në ““Korrigjimi i kufijve”, Komisioni Evropian: Zgjidhja duhet të jetë realiste dhe e mundshme”

  1. says:

    Me pije alkolike lufton depresionin komisioni européenne.

  2. ben says:

    Dmth
    Amerika eshte dakort
    Europa qenka dakort
    Shkurt ndarja e kosoves paska mare fund.
    Me pjesen e ngelur te kosoves ca do behet????
    Do bashkohet me shqiperine?????
    Nese ndodh atehere do filloje prape lufta ballkanike.
    Pyetja eshte se kush do luftoje????
    Me ca duken lufta eshte te dera

  3. NjeQytetarOptimist says:

    Bukur..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *