Kush ta dha patentën, ty?

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Rudina Xhunga

Bashke me vogëlushen 7 vjeçare,  iku edhe një djalë i ri, Ramazani,  qe po shkonte me biçikletë në punë.

Në pak sekonda, njeri pas tjetrit, dhanë shpirt ne rrugë.

E shoh dhe e rishoh atë video. Ndaloj dhe kthehem te dora mbi dorë,  që nena nuk ia lëshon, të bijave dhe te duart në kokë, të një burri që e pa të gjithën.

E pa, çastin kur Alda e madhja e mamit me flokët bisht, qe sivjet do shkonte në klasë të dytë, mbylli sytë mes një pellgu gjaku.

Sot doli video, dje dhjetëra detaje, për shoferen qe shtypi gazin në vend te frenave, për nënën qe kishte marre leje në punë për të çuar vajzat te mjeku, e te tjera detaji varrimi do dalin nesër,  që nuk dua t’i di fare.

Unë dua vetëm të di kush ia dha patentën, gruas në timon?

Kush firmosi, kush e bëri shofere, ku është tani, e mori vesh çfarë ngjau, me gruan që bëri shofere,  gruan qe ngatërroi gazin me frenat.

Kjo është ajo qe do doja të gjenin portalet. Jo detaje për lot e klikime.

Ne jemi me të rëndësishëm  se qindra mijëra klikimet tona. Ne jemi prindër, kemi përdore fatin e fëmijëve tanë.

Çfarë do bëjmë, t’ia u lëmë atyre qe ngatërrojnë gazin me frenat?

Ne jemi njerëz në mision. Misioni ynë nuk gjendet në instastory. Lërjani emisioneve, vipat!

Misioni ynë, online, tani,  është t’i japim një dorë të përditshmes sonë. Të kthehemi te bazikja.

Çfarë na dhemb, çfarë na vret, çfarë na duhet! Është koha.

Tani, gjeje kush ia dha patentën, gjeji numër telefoni, fotografi, moshë, vite pune, intervistoje dhe po nuk pranoi,  veri fotografinë ne portal.

Një ditë një koleg rumun më tregoi se një gazetar shkoi para derës së kryetarit të një komune periferike dhe vuri një gur.

Një gur turpi. Pas tij, përditë mijëra njerëz vunë gurin e tyre, derisa u be një mur turpi qe i bllokoi derën kryetarit dhe nuk e la ta hapte më.

Nëse ke një zë, një zë online, ke në dorë më shumë se një gur. Përdore për të treguar jo më si i vrasin fëmijët e vegjël, por kush po i vret fëmijët tanë të vegjël.

Mos kujto se ata do ia dalin dhe zëri yt do mbesë vetëm. Pas gurit tënd, do të behet muri ynë.
Kush ia dha patentën?  E nisim këtu….(dritare.net)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

36 komente në “Kush ta dha patentën, ty?”

  1. tjetri says:

    zoti i dergofte ne xhenet. nuk ka fjale aksidenti ishte katastrofe. Mbase ka edhe probleme mendore Shofer-ja

    1. Epirioti II says:

      Ky shkrim i Rudines provon edhe nje here qe gazetatia ne Shqiperi ka tene ne koma dhe po vdes. Nga video per mendimin tim fajet sipas radhes jane si me poshte:
      1. Ai eshte nje kryqezim teper i rrezikshem per nga konfigurimi qe ka ( shto qe lejohet edhe kthesa 180 grade). Mgjth kete rrezik aty nuk ka as semafor as vija te bardha per kembesoret e shumte qe kalojne aty.
      Fajtori i pare absolut eshte Bashkia Kamzes dhe Ministria e Rendit.
      2. Ciklisti po ecen ne krahun e gabuar duke rrezikuar jeten e tij me vullnetin e tij
      3. Kembesoret po ecin/ rrijne ne trafik ndarese qe eshte gje absolutisht e gabuar
      4. Shoferia po ecen me shpejtesi mbi tabelen dhe nuk po mban distancen e sigurise me makinen paraardhese dhe detyrohet te frenoje ne panik kur kjo e fundit ul shpejtesine (konfigurimi i kryqezimit pa semafor ketu eshte kriminal)
      5. Gruan e kane tradhtuar reflekset duhet shkelur pedalin e gabuar dhe kjo MUND TI NDODH CDO SHOFERI NE DY VITET E PARA QE NGET MAKINEN, koha qe duhet qe reflekset ne tru te kthehen ne instikt. Grave u ndodh me shpesh edhe per shkak te kepuceve me pak komfort qe perdorin kur ngasin.

      Keshilla ime per shoret e rinj eshte qe sado mire ta ngasin makinen, duhet te ecin ngadale dhe te respektojne sinjalistiken ne 2-3 vitet e para sepse nuk u jane kalitur ende reflekset e emergjences.

      Puna ja kush ja dha lejen e drejtimit zonjes se aksidentit eshte oa lidhje ne kete rast.

      1. Nauni says:

        Mendoje se tragjedia ne familjdt e viktimave; eshte dhe ne familjen e shoferes qe beri aksidentin.Nuk ka shofer qete kete deshire te vras njerez. Jane veprime padashje.Megjitheate faji i shoferes eshte i rend.E keqja vjen kure nuk e pret dhe keto Jane fatkeqesi.Ngushellime familjeve te viktimave dhe durim shoferes.

      2. nardi says:

        analiza jote eshte teper e ceket!!!!!!!!!!!
        KESHILLA PER SHOFERET E RINJ QE NE 2-3 VITET E PARA DUHET TE RESPEKTOJNE RREGULLAT E QARKULLIMIT RRUGOR!
        Po me pas??????? Te bejne si te duan?
        E bukura e guides eshte se duhet te llogaritesh ne cdo moment te gjitha drejtimet, trajektoret,shpejtesine dhe rrezikshmerine e cdo gjeje qe leviz perreth, kushtet atmosferike, te mjetit qe drejton dhe te instiktit personal!
        Dhe keto mesohen ne shkolle……..
        Shqiperia eshte nje xhungel, asnjehere nuk ka rregull dhe si rrjedhoje vigjilenca duhet te jete gjithmone e larte.
        Zonja nuk kishte nen kontroll as situaten dhe as automjetin, ne momentin e fundit nga paniku nuk mori vesh sec beri….
        I SHTYPI TE GJITHA, GAS,FREKSION, BICIKLETA, FEMIJE, GRA,BURRA….. KUSH IA DHA PATENTEN??????????

    2. Peza says:

      Po merresh me vogelsira Rudina dhe gjen nje tragjedi per te bere nje shkrim!
      Keshtu beni te gjithe ju gazetaret shqiptare,keshtu bejne policet tane,keshtu bejne politikanet tane,keshtu bejne zyrtaret tane dhe ne fund si qershia mbi torete…keshtu ben edhe kryeminbistri Rama,qe kur i shkrova se UKT po vjedh qytetaret,pa piken e ndrojtjes e te pergjegjesise qytetare,pa le te detyres m’u kunderpergjigj se “UKT nuk varet nga qeveria”!
      Po furrat e bukes qe prodhojne buke me miell kanceroz serb,a varen nga qeveria?
      Po kur UKT vjedh qytetaret duke ua shitur ujin e pa pijshem per uje te pijshem,a eshte qeveria me qytetaret apo me hajdutet?
      Po Bashkia e Tiranes,a eshte e zotit Rama etj,etj!
      Ne se keto nuk qenkan probleme te qeverise,atehere perse ta duam kete fare qeverie?
      Mallkuar qofsh o Rama!

  2. Peci haxhinasto says:

    A moj Znj. Rudina…jo vetem kush j’a dha patenten, qe dihet kush ja dha dhe si, por ky M.. vend keta/keto lloj bagetish dhe dera te eger qe hasim cdo dite dhe kudo, nuk paskan te mbaruar… Zot, na rruaj…..

  3. Prova says:

    E vertete por e hidhur…. Jo vetem ne patentat por dhe ne diplomat e universiteteve…. dhe atje ka viktima dite pas dite per te gjithe femijet, nxenesit, studentet… masakra, krimi me i madh qe sot po i behet nje shoqerie njerezore…. Kriminelet dihen kane emra mbiemra, kane kariere politike (ju rente mortja dhe mos i lente) qe asnjehere nuk kane menduar cka duhet te bejne ne ate post wqe kane…. cdo dite vrasin me dhjetra mijra femije qe duke pasur kompleksin e prindrve pa diplome dhe vete prinderit te shkolluar vetem me shkolle te mesme ju jane sulur diplomave falso, duke i blere me euro dollare lek… por qe vrasin e vrasin pa pushim cdo dite femije te pafajshem… Ankth te gjitha universitete te plotesojne kuota a thua se kjo race njerezore ka lindur vetem per tu diplomuar ne uridik, (Fakultetet Juridike) ekonimist, ariktekt te bere me pover point (POWER POINT), inxhinere, mesues te paditur, pak agranome apo speceliste bujqesie…. Ketu ka rene bomba jo nga patentat por kudo e per gjithçka… pasojat e se ciles jane femijet, prinderit e gjithe shoqeria…..

  4. Bisnesmeni ndertimit says:

    Kush ja dha patenten?
    Askushi.
    Kjo esht pergjigja e Odiseut Homerik.

  5. Fieraku nga Ferrasi says:

    Ehmoj Rudina
    Sa pyetje me “kush” duhen bere ketu
    Kemi 75 vjet qe nuk e gjejme “kush”
    Kush i pushkatoi,interrnoi,denoi PA gjyq?
    Kush e vodhipronen private,publike?
    Kush e shksterroi arsimin?
    Kush e varferoi kete vend ne kete fare feje?
    Kush po’ na helmon me ushqime te skaduara?
    Kush po’ na perze nga vendi femijet tane?
    Kush po’ i le pensionistet PA leke per nji kafe?
    Dhe se fundmi kush po’ i fal trojet ,detin fqinjeve grabitqare?
    Po’ kjo e kesaj shoferes eshte e pafalshme
    Per mua duhet vene denimi me vdekje
    Ose perndryshe vetegjyqesi
    Me vrave ,te vras.

  6. Pvc says:

    E din kush osht Askushi?
    T gjith shqiptart jan Askusha.
    Esht ai qe shet e ble diplom universiteti
    Esht ai qe shet e ble tender
    Qe vjedh grabit “legalizo” pronat e krimit,
    Kur kerko azil politik n bot si “kosovar” apo tu rrejt
    Kur shet drejtsin n tempullin e saj,n gjykat.
    Kur prish shtetin n bastjonin e tij n parlament n qeveri n ushtri polici siguri dogan
    Kur prish natyren lumin detin plaxhin ujin
    T gjith kta jan askusha
    Shkoj n shqipni
    Me vrer u mbusha
    Tan shqiptart
    Jan klysh Askusha

  7. Lani says:

    👏👏👏👏👏👏👏👏👏👏😥😥😥😥😥😥

  8. Moni says:

    Ne Shqiperi duhet se te gjitha patentat te dalin te pavlefshme me ligj. Te jepet nje periudhe kohe kur te gjithe te mund te rikalojne provimin, por te anullohen, sepse ne Shqiperi njerezit nuk dine te ngasin makinen. Te ngasesh makinen nuk do te thote te dish te manovrosh timonin e te nderrosh marshet, por pikesepari te njohesh rregullat e qarkullimit. Pjesa derrmuese e shofereve shqiptare nuk njohin me shume se 3-4 tabela. Ndersa cdo shqiptar ka nje teori te veten per prioritetin ne rrethrrotullim, por asnje nuk e ka te sakte.

  9. Ledion says:

    Fajin e ka ky popull pa moral.
    Ai qe i dha parenten kesaj monstre, ai zyrtar qe korruptohet gjithe diten, ai individ qe nderton pa leje, ai qe nuk paguan dritat dhe ujin, ai qe nuk paguan per punonjesit e tij siguracionin, ai qe kerkon nfihme sociale kur nderkohe punon ne sektorin privat i parregjistruar, ai idiot qe hiqet si patriot dhe nuk paguan taksat dhe detyrimet ne komunitet, ai qe ne trafik i vjedh korsine tjetrit dhe nuk eshte ne gjendje te kuptoje se cfare ben sepse keshtu eshte ndertuar morali i tij ne ADN prej brezash.

  10. H says:

    Shqiptari është arkitekti i kësaj katrahure.

  11. Xhubleta says:

    Zonja “GAZETARE”! (me fal nese ti nuk e pranon se je gazetare)
    Pyetjen qe ben nuk e di kujt ja drejton. Nqs. je gazetare do te ishte detyre fisnike sikur ta zbuloje e ta botoje, te pakten njerezit ta mesojne e te mos shkojne tek ai “instruktor” qe e beri me patente. Padyshim pergjegjesia nuk eshte vetem e “instruktorit” por edhe e shkaktares se aksidentit, se mundet qe i ka pelqyer ta marre qyl. Kjo eshte mungese pergjegjesie e rende. Por perderisa paske zbuluar se ajo paska shkelur gazin ne vend te frenit, pse nuk i vajte deri ne fund punes e te zbuloje se kush instruktor, cili inspektoriat e ka nxjerre patenten. Apo eshte pune e lodhshme?
    Po qe per llam-llame sic ke shkruar ketu, te shkruaj une sa te le edhe ty ne bisht, por le te rrije secili ne profesionin e vet. Ne kete rast zonja gazetare nuk e ke kryer misionin e fushes tende.

  12. Edi says:

    Bravo Rudina! Ky është zëri i brendshëm i çdo qytetari, mendimi i çdo bisede ndërmjet nesh si prindër, për këtë situatë të ripërsëritur jo vetëm ditët e fundit, por ndër vite. Nga do na vijë zgjidhja e problemit, është çështja, se fakte kemi me shumicë. Drejtorat përgjegjës janë me tre-katër çertifikata kualifikimi apo diploma universiteti, por rezultatet janë treguesi i punës në fund të fundit.

  13. ilir says:

    Po tu zonja Rudina kush ta ka dhene patenten. Pyetja qe shtron eshte mediokre. Ajo zon ja qe beri aksidentin mund te kete 10 vjet qe drejton mjet. cdo te thuash po qe kështu. Aksidenti mund ti ndodh cdo njeriu. Edhe shumakerit edhe Sernes. Po atyre kush dreqin u dha patent.
    Te analizosh aksidentin duhesh te jesh eksperte dhe jo gazetare. Po doktorreve kush ja jep diplomen, do pyesesh nese i vdes pacjenti. Po politikaneve qe ecuan ne kete derxhe vendin tone kush ja dhe shkollen. Po ju qe sa vjene e me shume po na bindni qe jeni kazan plehrash kush ju shkolloj. A e dinini zonjea Rudina se mbi 90 % e gazetareve nuk e njohin drejtëshkrimin, pa folur per rregullat apo morfologjione.
    Merruni me punet tuaja. Mos u beni eksperte. Larg qoft se mos u ndodh dhe ju nje gje e tille dhe atehere do te thoshim ;”Na ishte një here nje gazetare qe nuk dinte te drejtonte mjet.
    Per dijeni e dashur Rudina ne në Shqipëri i themi Lejedrejtimi dhe jo patent. Per te qën• korrekt me ato qe themi dhe thoni.

    1. Jep says:

      Me gjej nje ne timon qe ka 10 vjet eksperience te shtyp gazin ne vend te frenave????

  14. Edi says:

    Bravo Rudina! Ky është zëri i brendshëm i çdo qytetari, mendimi i çdo bisede ndërmjet nesh si prindër, për këtë situatë të ripërsëritur jo vetëm ditët e fundit, por ndër vite. Nga do na vijë zgjidhja e problemit, është çështja, se fakte kemi me shumicë. Drejtorat përgjegjës janë me tre-katër çertifikata kualifikimi apo diploma universiteti, por rezultatet janë treguesi i punës në fund të fundit.

  15. Illyria-Shqiperia says:

    Per patentat po e po, po qe ska nje vije te bardhe ne ate vend, nje mbikalim, a nenkalim. Ajo eshte zone e populluar dhe njerezit cdo dite kalojne ate rruge sketerre per te vuajtur tek stacioni I autobus it. Shofer ja do dale e paster fatkeqesisht, se ne rrugen e saj I dolen njerezit qe po vinin nga stacioni I autobusit. Lali ku behet?

  16. Liri says:

    Ky eshte shkrimi per te cilin ne kemi nevoje si ajri. Ta lexojne te paudhet e te kthejne rruge sa s’eshte vone . Te kene meshire per njeriun.
    Ju flm Rudina.

  17. Drini says:

    Cope debile, para disa ditesh ne Itali u dremit shoferi I botit me lende djegese dhe beri katastrofe. Shofer me shume vite ne timon e ne rruge. Por ne Itali nuk ka gazetare debile si puna jote te thote qe ai qe I dha patenten shoferit te lincohet online.
    Ti ktheu leket Mehmeti per plazhin ne Turqi?

  18. Durrsaku says:

    Nuk jam edhe aq dakort me sa ka shkruar znj.Rudina sepse: E pare eshte nje fatkeqsi e madhe ose nje hata ajo qe ndodhi,por duke pare videon dhe pamjan e rruges mesa shoh aty ku ka ndodhur aksidenti nuk ka as vija te bardha e as semafor.Normalish edhe kur kalon ne nje semafor te hapur per kalimtaret por edhe tek vijat e bardha qe nuk ka semafor duhet shikuar 50 here qe te kalosh rrugen.Pra me pak fjale drejtuesja e mjetit ka qene shpejt dhe ne vend te shtypi prenat paska shypur gazin,nena e dy femije ka kaluar ne nje vend qe nuk duhet te kalonte kur nuk ka vija te bardha dhe semafor,ndersa per djalin me bicikletennuk di te them se gjë se ne cpike ndodhej.Pra eshte nje hatkeqsi kjo gje qe ka ndodhur .Ne jemi te gjithe nga pak fajtore sepse makina po mos te ecte me shpejtesi,kalimtarja te kalonte rrugen atje ku duhet pra ku ka semafor e vija te bardha nuk do te kishte ndodhur asgje,Edhe une qe po shkruaj por dhe ju znj.Rudina sa e sa here e kemi kaluar rrugen jo ashtu siç duhet ?Kur do te sesibilizohet njerezit qe te rrespektojne rregulla e qarkullimit ?????? Jo çdo gje behet me polic.

    1. Illyria-Shqiperia says:

      I nderuar. E njoh ate lagje. Nuk ka Jo vetem semafor, por as vija te bardha. Vijat me te afer ta Jane 2 km larg, dhe ato ne kthese. Aty ka 2 stacioni autobus asnje vije te bardhe. Lali po pyes ku behet?

  19. moni says:

    Po Cim Pekes kur beri aksident dhe vdiq vajza e botes, atij kush ja dha patenten moj Rudina? Kur doni te beni moralistin perfshihini te gjithe ne valle. Filloje me ata ministra, kryebashkiake, firma ndertimi dhe inxhiniera qe kane miratuar ate rruge aq skandaloze, ku nuk kane ku te kalojne njerezia, pa mbikalime, nenkalime apo qofte semafora. Dhe mos harro sendonjehere e gjen veten pa dashur ne situata absurde dhe te del situata jashte kontrollit. Perpos kesaj ngushellime familjeve per humbjen tragjike.

  20. olimpia says:

    Rudina ,patenten e pare ,ate me kriminalen ne historine e ketij kombi e dha …njeriu…sepse nuk eshte njeri.Sali Berisha ,primitivi ,anarkotribali me venien ne jete te planit serb ,shkaterrimin total te ekonomise ,shtetit ,moralit nen masken e demokracise.Vitet 90 e cuan vendin ne epoken primitive,ne xhunglen njerezore ,ku secili bente ate qe donte.Sic thoshte i madhi Dritero tek Zylua ,hoqi tullen e fundit ,dhe cdo gje shkerrmoq,njesoj si ne Hiroshima dhe Nagasaki.Ne se do ta besh njeriun kafshe ,hiqi punen .Dhe Saliu varrosi eknomine ,pra punen .

  21. Roci.vl says:

    Po veten e ke pyetur??? Kush te solli ne tirane?? Kush te prezantoi neper redaksite e gazetave? Favoret qe te bene dhe si ua shperbleve. Qerozi ishte? Apo plaku me floke te bardha bore?? Beji vetngun vetes, ndergjegjes e moralit tende, pastaj meru me patentat e blera, per momentin je niveli i komisionit qe shiti firmen per patenten, ti shite me shume per te qene aty ku je. Dhe je shitur fare lire………..

  22. Rudini says:

    PO ty kush ta dha tastieren qe ve gjoba kot me kot njerezve Rudinke?

  23. **** says:

    Rudina, nese ti e ke bere vete kete shkrim, me pika e presje, shko dhe bej dhe njehere gjuhen shqipe.
    Eshte skandaloze te lexosh se si ndertohen fjalite nga ana drejteshkrimore. Ka te drejte komentuesi me siper kur thote qe ty kush ta dha patenten. Nuk tregon gje tjeter vecse nje psheretime injorancie qe nuk ka te beje me gazetarine.
    Pse nuk e ke gjetur me pare kush ja dha patenten?
    Ne fund te fundit kjo eshte detyr a jote si gazetare.

  24. enter"" says:

    Shkrim idiot.
    Nuk mund te shkruhet keshtu.

    Eshte keqardhje te ikin dy jete ne kete menyre, por por…………………….

  25. Veritas says:

    Sa do e dobet te jet infrastruktura rrugore rendesi ka te dish rregullat e Q.Rr. dhe te dish te ngasesh mjetin dhe ne kushte jo optimale.
    Pra rendesia nr. 1 eshte qe shoferet te mesojne teorin dhe praktiken sic duhet, ndekrohe qe kjo nuk ndodh. Sidomos femrat e marrin patenten me lek dhe rruges shef lloj lloj cudirash kur ka femer ne timon. Biles mire dhe kaq, se femrat jane me fat, perndryshe do kishim cdo dite aksident.

    Mire e ka Rudina per vec shoferes pergjegjesi ka dhe institucioni perkates qe e ka kaluar dhe i ka dhen patenten ne kembim te lekut !!!

    Duhet nje reform dhe ne kete sektor se jan bere patentat me keq se diploma te kristali dikur !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  26. Alban Dega says:

    KUSHTRIM PER LIGJ E DREJTESI !

    Kur blihen e shiten diploma universitetesh Plepash e Akademish Vicidoli edhe tri vjet pas mbylljes se tyre …
    Kur blihen e shiten tenderá ilacesh e rrugesh 300-400 milioneshe …
    Kur shiten e blihen fytyra e morali sipas antiparimit “ Kush paguan me shume”…
    Kur shiten e blihen gjaku i piramidave dhe foshnjave te Gerdecit, i te mbyturve te Otrantos dhe ekzekutuarve pa gjyq me urdher te Sali Bashes …..
    Cfare eshte shitblerja e nje patente, qe per ta marre ne Gjermani apo Angli, ne Australi apo ketu ne SHBA…. eshte me veshtire se nje diplome universiteti!?
    Po nuk e zbatua pike per pike Reforma ne Drejtesi e Vetingu, po nuk kerciten prangat ne lúcete e atyre qe i bene 1001 zezonat ne Shqiperi per 25 vjet, po nuk u konfuskua cdo cent e cdo meter katror e vjedhur, po nuk shkoi haka tek i Zoti, tek sovrani atehere gjithcka edhe jeta e njeriut do te vazhdoje aksident i perhershem!
    Ndaj Rudina ka te drejte! Thirrja e saj eshte kushtrim per ligj dhe drejtesi, per shtet ligjor ku cdo shtetas eshte i barabarte para ligjit !
    Ligji dhe vetem ligji eshte zgjidhja !
    Askush nuk qendron me Ligjin !

  27. Doli dhe kjo says:

    Kujt i sherben ky artikull idiot qe as nuk parashtron fakte, as e shikon fenomenin ne teresine e tij? Kur shkruan njeriu ka me shume pergjegjesi se ndonje i mllefosur kafeneje qe te pushkaton me llafe. Aksidenti eshte aksident, dhe shume nga komentuesit kaq qene shume me te zote ne shpjegimin e fajeve te sinjalistikes, shoferes, po edhe vete viktimave. Te gjitha keto jane te tmerrshme, po fakte. Dhe shqyrtimi i fakteve i dallon gazetaret nga kukuvajkat qe dalin klithin ne penxhere.

  28. lorenzo - milano says:

    @ EPIRIOTI II flm. komenti juaj eshte me i arsyeshmi .!!!

  29. arbnor shmili says:

    Në tekstet mësimore në gj. shqipe nga merret dituri dituri (dhe shkathtësi ushtrimore) për drejtimin e automjetit, nuk më kanë rëne në sy

    8 (tetë) parakushtet, këshillat, kërkesat individuale që kanë rëndësi absolute që të shmangim rrezikun për aksidente. Kujdes dhe mbani mend:

    Mos drejto makinën po të jesh

    – nën ndikimin e alkoolit; i lodhur; i sëmurë (mendohet edhe për inflamacionet e zakonshme)!

    – përshtat shpejtësinë; mbaj distancë reale (në vendbanime) e të mjaftueshme jashta vendbanimeve (ose rregulla km i shndërro në metra, ose 100 km shpejtësi, përafërsisht 100 metra distancë, ose 3 sekonda largësi)!

    – parashiko rreziqet; i parapërgaditur për të reaguar; mos i mbicmo aftësitë tuaja si drejtues (harro mendjemadhësinë)

    Ngatërrimi i pedaleve ndodh ngase drejtuesi nuk ka kulturë trafiku (respektimi i parimeve të mësipërme); ose ka kaluar nga drejtimi i një veture automatike në atë me marsh dhe anasjelltas. Parareagimi është përgaditje për reagim. Nga natyra ne, shumica shqiptare, jemi të “dehur lehtë”

    EDUKATA, EDUKATA, EDUKATA!!!

  30. nardi says:

    Ne qendrat e banuara kur nuk ka sinjalizim rrugor ngel ne fuqi: shpejtesia e lejuar 30 km/ore!
    Asnje nga komentuesit specialist nuk e vleresoi kete fakt.

    Rudina ka te drejte: KUSH JUA DHA LEJEDREJTIMIN?

    Sa per rudinen gabimi i saj eshte se gjeti nje njeri te thjeshte dhe te pafuqishem qe te ngrinte nje problem qe e hante nga brenda qyshkurr nje minister beri nje masaker ne rruge.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *