Mukja dhe dokumentet sekrete britanike

10 Gusht 2018, 14:11Dossier TEMA

Nga Auron Tare

75 vjet më parë, në fillimin e një gushti përvëlues të 1943-shit, në lëndinat e fshatit Mukje, diku në kufirin midis Tiranës dhe Krujës, u firmos një marrëveshje midis dy grupimeve më të rëndësishme shqiptare të cilat deri atëherë kishin tentuar ta neutralizonin njëra-tjetrën vetëm politikisht.

Kjo marrëveshje e cila pati një jetë shumë të shkurtër u hodh poshtë menjëherë nga Nacional Çlirimtarja e dominuar nga komunistet dhe për pasojë mbledhja, që historia e njohu si Konferenca e Mukjes, i rreshtoi palët politike hapur kundër njëra-tjetrës deri në një konflikt të armatosur. Konflikt ky i cili përfundoi me ardhjen në pushtet të komunistëve dhe dëbimin nga Shqipëria të të gjithë elementëve nacionalistë që në Konferencën e Mukjes kishin qenë në anën e kundërt të tavolinës.

Vitet e fundit janë bërë thirrje në shtypin e përditshëm nga një sërë historianësh për një rishikimin të kësaj Konference dhe si “një sfidë për historianët”, të cilët njëzëri e kanë konsideruar Konferencën e Mukjes një ngjarje të madhe historike dhe dështimin e saj me pasoja të rënda për historinë e mëvonshme shqiptare…

Por, a është me të vërtetë i drejtë ky konkluzion?

Sipas disa historianëve që kanë shkruar mbi të, Mukja është cilësuar si “Parlamenti i parë pluralist”.  Apo një rast i humbur në historinë shqiptare. Por a  e meriton këtë emër me të vërtetë kjo Konferencë? Organizimi i Mukjes dhe rezultatet e saj, tashmë janë të njohura nga historia dhe të gjithë ata që janë të interesuar mbi këtë çështje. Gjithsesi, çfarë mungon, mendoj unë, është informacioni që studiuesit e kësaj ngjarjeje kanë mbi prapaskenat që sollën këtë takim midis palëve të Frontit Nacional Çlirimtar dhe Ballit Kombëtar.

Deri më sot, studiuesit që janë marrë me këtë temë kanë dhënë versione të ndryshme për iniciatorët e këtij takimi. Gjithsesi ende nuk është shumë e qartë se kush e inicioi këtë takim dhe çfarë konkretisht kërkohej në të vërtetë nga ky takim. A ishte me të vërtetë një përpjekje e sinqertë e dy forcave kryesore ideologjike për t’u bashkuar në të mirë të fateve të Shqipërisë? Apo, pas këtij takimi qëndronin forca të tjera, të cilat kërkonin ndikime politike në Shqipërinë e pas Luftës?

Nga dokumente, të dala nga arkivi i Shërbimit Sekret Britanik të Luftës SOE, mund të sjellim disa detaje të reja mbi  Konferencën e Mukjes  nga ku mund të kuptojmë se ky takim nuk është ishte një  përpjekje e sinqertë e palëve kundërshtare për fatet e Shqipërisë së pasluftës.

Dokumenti, i cili mban firmën e Misionit Britanik, më 1 Nëntor 1944, i nënvizuar si “Tepër sekret” me titull “MEMORANDUM MBI PROPOZIMIN PËR EVAKUIMIN E MAJORIT ABAZ KUPI”, ndër të tjera shkruan qartë se kjo Konferencë është iniciuar dhe përgatitur nga Shërbimet Sekrete Britanike me ndihmën e disa prej bashkëpunëtorëve të tyre të rekrutuar që në Beograd, në verën e 1940-s. Duhet theksuar se këta bashkëpunëtorë në këtë periudhë kishin mundur të ishin në udhëheqjen e lëvizjes Nacional-Çlirimtare po ashtu edhe të rreshtuar në radhët e Ballit Kombëtar dhe të Lëvizjes së Legalitetit.

Nga kujtimet e disa oficerevë britanikë që shërbyen në Shqipëri në kohën e luftës të cilët e kanë prekur pak takimin e Mukjes, përmendet shkarazi se me këtë  takim janë marrë Abaz Kupi, Ifsan Toptani në bashkëpunim edhe me  Mustafa Gjinishin.  Deri me sot, siç u përmend më lart nga studiuesit e kësaj teme, nuk ka emra konkretë për inicimin e këtij takimi dhe dokumenti që sjellim në këtë shkrim mund të na japë një ide pak më të qartë se kush ishte iniciues i kësaj marrëveshjeje.

Në një numër shkrimesh të botuara si pjesë e një studimi të arkivave britanike të luftës, është hedhur drite mbi ngjarjet që i paraprinë shpërthimit të lëvizjes anti-italiane në Shqipëri. Mund të themi me siguri se pjesë e kësaj lëvizje ka qenë edhe mbështetja e Shërbimit Sekret Britanik si pjesë e një plani strategjik për Ballkanin, të ideuar nga qendra e Shërbimeve Sekrete në Londër Seksioni D dhe e vënë në zbatim nga Zyrat e MI (R)) (shërbimi i fshehtë ushtarak)  në Beograd.

Me gjithë shkrimet dhe studimet  e deri tanishme historiografia shqiptare e pas vitit 1992 nuk ka mundur të shpjegojë se përse në vitin 1941, papritmas në Shqipëri, filloi dukshëm lëvizja anti-italiane. Historiografia komuniste, e ideologjizuar në maksimum, pretendonte se lëvizja anti-italiane në Shqipëri ishte zhvilluar si rezultat i urrejtjes popullore ndaj fashizmit dhe kulmoi me krijimin e Partisë Komuniste Shqiptare. Është e pamohueshme se në Shqipërinë e kohës kishte një lëvizje komuniste e cila e shpërndarë e përçarë dhe shumë e pa organizuar nuk ishte e aftë të krijonte një opozite serioze anti-fashiste. Megjithatë edhe pse kishte dy vite që Shqipëria ishte e pushtuar, deri në 1941 nuk kishte një lëvizje të mirëfillte komuniste anti-fashiste. Çuditërisht organizimi anti-italian filloi papritmas në momentin kur Italia po bëhej gati për ofensivën e saj në Greqi.

Nga dokumentet britanike tashmë të deklasifikuara mund të kuptojmë më qartë se lëvizja anti-italiane në Shqipëri në këtë periudhe ishte pjesë e një plani për të destabilizuar prapavijën italiane gjatë ofensivës së saj në Greqi. Për këtë arsye britaniket  ideuan, përgatitën dhe financuan lëvizjen anti-italiane në Shqipëri, me dijeninë e plotë të Shërbimit Jugosllav, i cili sugjeronte edhe emrat për këtë lëvizje. Në këtë kohe disa oficerë të MI6 vizituan Greqinë për të mbledhur të dhëna rreth emigrantëve shqiptare atje dhe personat që mund të përdoreshin në infiltrime për të krijuar depo me material shpërthyese si dhe mbledhjen e informatave ushtarake përgjatë kufirit në momentin që Italia do të sulmonte Greqinë.

Janina u bë një qendër e këtyre veprimtarive të oficerëve britanikë, ndërkohë që një plan veprimi ju dërgua Kryekomandantit të Armatës së Lindjes së Mesme i cili u miratua. Personalitete të rëndësishme të Foreign Office dhe Shërbimit të Fshehtë të sapo krijuar SOE, miratuan operacionet e fshehta në Shqipëri por me shënimin në dokumentin përkatës se “duhej shume kujdes për të mos krijuar dyshime tek italianet të cilët mund ta përdornin si pretekst për sulm ndaj Greqisë.  (shënim nga Hugh Dalton i SOE).

Ndërkohë ajo që pritej ndodhi dhe në 28 tetor 1940 Italia sulmoi Greqinë. Prioriteti i britanikëve ishte ndihma ndaj Greqisë por Seksioni D në Beograd i përshkallëzoi përgatitjet e infiltrimeve të njerëzve të saj në Shqipëri. Ministria e jashtme kërkoi mendimin e Qeverisë Greke e cila nëpërmjet Gjeneralit Metaksa u përgjigj se “nuk ishin të interesuar për një Kryengritje nga Shqipëria dhe forcimin e aspiratave të shqiptarëve”.

Duket se situata në terren me Luftën në Greqi shtyu Shërbimin Britanik të tentonte një ndërhyrje në Shqipëri nga veriu, me ndihmën e Gani Kryeziut, Kupi dhe Gjinishit, por marrja e Beogradit nga Gjermanët i la grupet shqiptare pa një prapavije nga ku mund të merrnin ndihma dhe për këtë arsye Gjinishi, Kupi, Peza dhe pasuesit e tyre u shpërndanë në Shqipëri duke krijuar bërthama rezistence të cilat në mënyrë sporadike filluan të merrnin udhëzime dhe para nga Seksioni D britanike në Stamboll.

Ishin këto bërthama të cilat krijuan Çetat e para të rezistencës anti-italiane të cilat më vonë u përdorën nga komunistët për të shtrirë influencën e tyre.

Këto prapaskena ishin ngushtësisht të lidhura më vonë me ngjarje të rëndësishme qe sollen si finalizim edhe takimin e Mukjes.

Prandaj edhe dokumenti i 1 Nëntor 1944, “MEMORANDUM MBI PROPOZIMIN PËR EVAKUIMIN E MAJORIT ABAZ KUPI” i cili thekson se një ndër shërbimet e Kupit ishte edhe organizimi i konferencës së Mukjes, mund të merret si një dëshmi e rëndësishme për të kuptuar më shumë mbi influencën e aktorëve të huaj në këtë takim të rëndësishëm.

Konferenca u administrua dhe u mbajt në ambientet e Ifsan Toptanit, një bashkëpunëtor i Shërbimeve Britanike, si gjatë luftës, ashtu edhe pas saj. Ifsan Toptani, sigurisht ka raportuar mbi të gjitha bisedimet që janë bërë gjatë kësaj Konference, duke vënë në dijeni britanikët mbi ecurinë e punimeve. Ifsan Toptani, një pinjoll i familjes së famshme krutane, i njohur për lidhjet e shumta që kishte në Shqipërinë e asaj kohe mbante marrëdhënie shumë të mira, si me Nacionalistët, ashtu edhe me anëtarët e Frontit Nacional Çlirimtar. Megjithatë, ai ka qenë shumë afër misioneve britanike dhe fakti që më vonë punonte në Zyrën e S.I.S në Athinë tregon qartë afërsinë e tij me Shërbimet Britanike dhe përfshirjen e tij në rrëzimin e qeverisë komuniste të pasluftës në Shqipëri.

Nga burimet arkivore të Shërbimit Britanik, por edhe të disa dokumenteve të kapura gjermanëve pas Luftës, të cilat flasin mbi Shqipërinë, del qartë se në vitin 1943, britanikët dhe gjermanët kishin një ide të saktë se ekzistonin dy grupime të rëndësishme në Shqipëri. Një grupim; i cili luftonte ushtrinë italo–gjermane dhe një grupim; i cili kishte zgjedhur neutralitetin deri në bashkëpunim të hapur me gjermanët në fundin e 1944-ës.

Duke parë faktin se pranë forcave partizane kishte një numër të madh misionesh britanike dhe më vonë amerikane, kuptohet qartë se britanikët i kishin zgjedhur aleatët e tyre. Sigurisht që prania e ideologjisë komuniste në radhët partizane shqetësonte disa prej ideologëve të Shërbimit Britanik, shqetësim ky, i cili ishte i njëjtë si për Greqinë ashtu edhe për Jugosllavinë.

Britanikët në vitin 1943 tentuan që t’i afronin këto grupime si ne Greqi ELAS dhe EDES  si ne Jugosllavi, Tito dhe Mihailloviçit. Duke parashikuar se ardhja në pushtet e komunistëve do ta bënte ndikimin e tyre në Ballkan mjaft të papërfillshëm, prapa organizimit të këtyre Konferencave janë direktivat e Shërbimit Anglez, i cili kërkonte të krijohej një komitet drejtues i përbashkët, i cili në të ardhmen do të merrte fatet e vendit në dorë…

Pra, Konferenca e Mukjes duhet parë në kontekstin e saj historik dhe jo si një ngjarje e shkëputur shqiptare. Sigurisht që, në këtë Konferencë u hodhën edhe teza dhe ide nacionaliste, të cilat, fatkeqësisht, nuk kishin koherencë dhe dilnin jashtë realitetit të asaj periudhe. Kërkesat për Kosovën ishin teza, të cilat në kancelaritë europiane nuk do t’i merrnin seriozisht e aq më tepër kur fatet e vendeve të pasluftës do të vendoseshin nga Të Mëdhenjtë e dalë nga kjo Luftë. Duhet të jemi të qartë se, Konferenca e Mukjes nuk do të kishte asnjë rol në zhvillimet e pasluftës si në Kosovë, si në Çamëri, një konkluzion që u vërtetua me vendimet e dala nga Marrëveshja e Jaltës apo edhe ajo midis Çurçillit dhe Stalinit në Moskë, në dimrin e 1944-ës.

Pra, nëse do të kemi parasysh prapaskenat e zhvillimit të kësaj konference, mendoj se Enver Hoxha i hodhi poshtë vendimet e dala prej saj për faktin e thjeshtë se ai kuptoi që një Komitet Drejtues i Luftës, me elementë jashtë lëvizjes Nacional Çlirimtare, nën ndikimin anglez, do ta nxirrte atë nga kontrolli i tij dhe kësisoj do t’i mbyllte dyert e pushtetit, të cilin ai tashmë kishte filluar ta shikonte në horizont.

Gjithashtu, ka shumë mundësi që Enver Hoxha nëpërmjet jugosllavëve të dinte se disa prej pjesëmarrësve në këtë Konferencë ishin bashkëpunëtorë të Shërbimeve angleze dhe, kësisoj, reagimi i tij ishte shumë i fortë për të shfuqizuar të gjitha ato vendime që u morën pa miratimin e tij. Reagimi i ashpër ndaj shokëve të armëve ishte si për t’iu hequr atyre çdo iluzion mbi rolin e tij drejtues në lëvizjen Nacional-Çlirimtare, ashtu edhe për të rivendosur kontrollin e humbur nga kjo mbledhje, e cila më së shumti kërcënonte personalisht atë, por edhe lëvizjen komuniste për të ardhur në pushtet.(dita)

14 komente në “Mukja dhe dokumentet sekrete britanike”

    1. heu bre says:

      Anglezet (atehere miq te ngushte te grekeve) na i paskan bere te gjitha ne Shqiperi!? Atehere nuk e paska pasur fare gabim Enveri kur thoshte “rreziku anglo-amerikan” per Shqiperine! Ah Enver, cdo dite e me shume te vertetohen katerciperisht ato qe ke thene. Vetem debilat dhe koktrashet nuk e kuptojne ?

  1. tradhtia nga do ta rrutullosh e ka vulen ne ball si tatuazh. says:

    Nuk e kuptoj naj shpifet me ket mukjen ,sido qe te ket qen historia ,balli komtar dhe legaliteti u ben bashk me nazifashizmin kunder vendit dhe popullit te vet ,deri ke mukja dhe pa faj te ken qen kta zullumqar e tradhtar me aleancen dhe bashkimin me nazifashizmin as gje nuk ja justifikon tradhtin luften qe ben kunder vendit te tyre , nuk keni çfar ti nxirni ksaj teme nga do te rrotullohet kjo tem ,partizanet luftuan per çlirimin e vendit nga pushtusit dhe ishin aleat te anglis e amerikes ,kurse tradhtaret e ballit e legalitetit lyen duart me gjakun e popullit qe te qendronte pushtusi ktu tek ne ,kjo esht e zez mi te bardh pse lodheni kot.

  2. Ladi says:

    E shpjeguar ne kete menyre konferenca e Mukjes; eshte mjaft bindese. Pra ne konekstin historik te asaj kohe, e gershetuar me interesat e paleve, si atij te brendshem ashtu dhe atij nderkombetar, perben sens dhe duket krejt llogjik.

    1. Ec aty says:

      Ashtu sic duket fare llogjike qe komunistet e hodhen poshte Mukjen, me idene me llogjike ne cdo kohe te historise : une luftoj e vritem, ti ha pula e pi raki dhe kur te mbaroje lufta do e ndajme pushtetin bashke !!!! Jo lale s’ka mo qofte ke daja, hec lufto dhe ti pushtuesin dhe kur te clirohemi e vendos populli se kush e merr pushtetin!
      ME KAQ CDO GJE ESHTE E QARTE!

      1. ELIOT says:

        More druvar i trashe ;;Mukjen e hodhi poshte Enveri me sllavet ;;sepse nuk donin bashkimin e Shqiprise me Kosoven ;;Sic donte Abaz kupi ; Kur Abazi LUFTOI Italianet ne durres ;;;Ku ishte Enveri Mehmeti u fshihnin si mijte ;;; Dhe ky tyci ;qe na tregon perrlalla ;;Anglezet e kishin Hitlerin ne koke ;;; Nazistat bobarrduan Londren dhe te gjith Angline dhe si lenin TE merrnin fryme ;;Ndersa ky rreanacaku na tregon se bashkepnunan me Serbet dhe e pasken pasur mendjen per mukjen tone ;;;;Pika te rafte ;; Genjeshtar me I madh ;;;Ku mendonte bota per Shqiperine ne keto vite ;; MUKJEN E SHKATEROI ENVERI SEPSE NUK I SHKONIN SIPAS DREDHIVE QE PREGATISTE ME SERBET .. DHE NUK DONTE OPOZITE NE SHQIPERI ME PARTI TE TJERA DEMOKRATE SI NE BOTEN E LIRE .. MJEFT ME PERRALLA ME NASTRADINA … SHKO TREGOJA COBANVE KETO IDIOTIZMA …BE CD GJE TE BEE TE PAFAJSHME ENVER HITLERIN … TURP TE KENI TRADHETARE TE SHQIPTARVE …MERCI .. EC ATY JE NJERIU ME BUDALLAH NE BOTE …NE FRANCE LUFTOI I GJITHE POPULLI U VRANE KOMUNISTE DEMOKRATE NACIONALSTE SOCIALISTE DHE KISHTE OPOZITE … GENERAL DE GAULLE SI VRAU OPOZITEN KOMUNISTAT AS SOCIALISTAT ..POR E BERI VENDIN ME TE FORTE …SHIKOJ INTERESAT E POPULLIT PARA INTERESAVE TE VETA POR ENVER HITLERI SHIKONTE INTERESAT E TIJE PARA CDO GJEJE ….POVER CON … TETE DE BITE …

        1. Ec aty says:

          Eliot o KATUNAR i TRASHE e mbarove shkollen fillore! Pervec abetares dhe kendimit sa libra ke lexuar ne jeten tende!? Ik o budall laj pjatat, se nuk i lexon kush traplliqet qe shkruan, o qenie inferiore ?

        2. ju kripsha trute says:

          O Eliot trapi, Mukjen e hodhi poshte jot’eme, qe hoqi citjanet dhe i hapi kembet Enverit uahahahahahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

  3. fejzo says:

    Po sikurse te deklasifikohen te gjithe dokumentet e te gjitha sherbimeve sekrete ne lidhje me Mukjen asgje ne esence nuk do te ndryshoi. Ajo thelbesore ishte dhe mbetet mashtrimi i te gjitha paleve, politike e lozur nga te gjithe. Ishin te gjitha palet ne mashtrim me njera ttjetren.Qellimi i sejciles ishte marrja e pushtetit pas lufte. Anglezeve ju konvenonte nje front i perbashket kundra gjermaneve duke llogaritur se invazioni i madh anglo-ameriikan do te behet permes Ballkani e jo nga Frances.

    1. ca po thu says:

      Nuk qendron! Balli dhe Legaliteti nuk mendonin per “pas Lufte”, por per pushtet edhe ne kohen e Luftes edhe pastaj pas saj. Duke qene se ishin aq miope sa menduan se do fitonte nazismi, ata bashkepunuan me gjermanet dhe madje Balli hyri edhe legalisht ne qeverine kuislinge ne 8 shkurt 1944! Paramendoni, Balli hyn ne qeverine e ngritur nga pushtuesit gjermanet ne 8 shkurt 1944, nderkohe qe Shqiperia clirohet ne 29 nentor 1944, pra pas vetem 9 muajsh. Mendoni cfare “largpamesie” dhe “zgjuarsie” kishte Balli me ne kryet Mutat Frasherin ? ? ?

  4. Ad says:

    DMTH: Clirimtarja cliroi vendin. Po, e vertete. Pastaj, fill si erdhi ne pushtet, tha: te jesh borgjez eshte krim dhe fet ua perlau, ku me hu ku pa hu, floririn familjeve te mesme e lart. Pastaj vrau e preu sa majtas djathtas. Pastaj beri kooperativa me dhune. Pastaj nxori fene jashte ligjit dhe vrau apo burgosi kleriket. Pastaj hoqi postin e avokatit nga sistemi i drejtesise. Pastaj e beri te gjithe token prone te shtetit. Pastaj beri tufezimin. Pastaj krijoi PD-en e PS-en dhe sot e shikoni vete vepren e Clirimtares, ku eshte katandisur Shqiperia e populli shqiptar, si nata me diten para 1941-it…

    1. e c'na gjeti says:

      Sa klase shkolle ke ti derdimen? Keto qe thua ti jane muhabete analfabetesh dhe pijanecesh!

  5. Ad says:

    Sigurisht, me pak perjashtime, fatet e vendeve te vogla varen nga veprimet e fuqive te medha. Cfare te keqe do te kishte nese Konferenca e Mukjes, e organizuar sikunder thuhet ne shkrim, nga britaniket, do te shfrytezohej per mire nga te dy krahet e politikes shqiptare te kohes, pra t’i meshohej anes se mire te saj: mirekuptimit apo mbajtjes gjalle te urave lidhese mes dy kraheve, ku njera, domosdo, ishte me afer djallit se tjetra. Eshte thene se dhe pas Kongresit te Lushnjes, nga buroi qendrueshmeria e shtetit shqiptar deri me 1939, ishin italianet per interesat e tyre. Mirepo ata burra pjesemarres ne te e kanalizuan ne dobi te kombit shqiptar…

    1. Ec aty says:

      E mira e Shqiperise do ishte qe te gjitha krahet politike te luftonin pushtuesin fashist! C’rendesi ka Mukja apo Shukja ne kete mes!? Balli nese donte vertet te luftonte fashizmin ja ku i kishte, aty perpara, merr armet dhe lufto. S’kishte pse te pyeste Frontin NC se c’te bente dhe pse e kur ta bente. Eshte afermendsh qe dikush qe lufton dhe vritet, nuk ka as interesin me te vogel te ndaje me ty dicka qe ai e fiton me gjak, nderkohe qe Balli thoshte “nuk jane pjekur kushtet per lufte”. A kupton o kokgdhe!? Lufto dhe ti, imponohu dhe ti me lufte dhe arme kunder pushtuesit, qe te detyrohen te tjeret te bejne marreveshje. Po c’ben Balli!? Jo vetem nuk lufton nazismin, por bashkepunon hapur me te. Merr pjese bashke me forcat naziste ne operacionin e Dimrit dhe ne ate te Qershorit. Forcat e Ballit rrinin te grumbulluara ne qytete dhe fshatra, afer me kazermat gjermane. Balliste dilnin te armatosur ne mes te dites ne mes te qytetit. HAPUR MOR HAPUR FARE! Gjerat jane fare te qarta, vetem budallenjte ose maskarenjte rrotullohen si macja te kapin bishtin e vet!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje