Revista e njohur amerikane rendit shqiptaren si një ndër gratë më me influencë në SHBA

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Revista e njohur amerikane “Housingwire” ka renditur shqiptaren Tereze Gegaj, si një nga një ndër gratë më me influencë për vitin 2018.

Arritjet e Gegaj janë kthyer në frymëzim për gratë amerikane, ç’ka nuk kanë ngurruar ta vlerësojë atë edhe si një ndër më me influencë për vitin 2018.

Kështu, Tereze Gegaj nënkryetare e shërbimit të klientit në United Wholesale Mortgage (ShBA), po e kthen UWM në një nga kompanitë më të preferuara në mbarë vendin për besnikërinë dhe kënaqësinë ndaj klientëve.

Kjo kompani operon prek kohësh në tregun amerikan duke i dhënë më shumë zë biznesit, individit dhe parasë. Nën udhëheqjen e Gegajt, UWM-ja një kompani me kohë të plotë dhe një nga më të lartat në vend, ka rritur vlerën e jashtme neto deri në 91%.

Gegaj ka qenë forcë e madhe për rritjen e popullaritetit të UWM. Ajo ka shtyrë përpara një numër iniciativash për kënaqësinë e klientit, të tilla si që asnjë Postë Zanore pa përgjigje; implementimi i një platforme feedback për klientët; dhe programi “Make It Right”, i cili u lejon anëtarëve të ekipit të shërbimit të klientit të kenë më shumë gjasa për adresimin e shqetësimeve të klientit.

Gegaj, gjithashtu implementoi një mentalitet të konsumatorëve dhe aftësi të mprehta të shërbimit në ekipin e shërbimit të klientit UWM.

Shumë nga përpjekjet e Gegaj janë të drejtuara drejt sigurimit të blerjes ndaj klientit dhe duke i bërë ata të ndihen të vlefshëm. Për shembull, ajo nisi një nismë për të inkurajuar anëtarët e UWM për të festuar momentet dhe fitimet e klientëve. Për më tepër, ajo po e shtyn për zhvillim idenë nëpërmjet platformës Broker Brilliant Idea./ATA

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/08\/gega-1-150x150.png","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/08\/gega-1.png","attachment_id":"931675"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/08\/gega-1-1-150x150.png","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/08\/gega-1-1.png","attachment_id":"931676"}]

5 komente në “Revista e njohur amerikane rendit shqiptaren si një ndër gratë më me influencë në SHBA”

  1. ceni boston says:

    futjani kot, po kjo nje reviste per shitje blerje pronash eshte dhe per kredi bankare , po cne qe eshte e njohur…ha ha ha! per kuriozitet e lexova artikullin ne interent te kesaj reviste dhe thoshte qe kjo reviste ka percaktuar 83 gra te sukseseshme ne fushen e kredive dhe te pronave, nje nga keto eshte shqiptarja qe permendni…ore mire mire , po nuk eshte ndonje gje e madhe, nje punonjese e zakohshne eshte mos ja fusni kot punon per nje kompani qe jep kredi dhe ka realizuar planet e kompanise kaq…

    1. shvejku says:

      Nuk eshte e vertete!
      Ajo nuk eshte me e sukseseshme dhe me e njohur se sheshi “Skenderbej”, se Pazari i Ri,se bulevardi i Kasharit,se pedonalja e Nivices apo si pedonalja e Tepelenes!
      Ajo kurre nuk do t’u rrite vleren shtepive qe shet me shume se sa ua rriti Rama ne Tepelene me shtrimin e pedonales se qytetit,qe ua rriti vleren mbi 50 % te tyre!
      Fundi i fundit ajo kurre nuk mund te jete e vleresuar me shume se sa Babalja qe shkundi shtetin me te fuqishem te botes….shqiptare,pra Shqiperine duke incizuar vellain e ministrit me njeri tjeter per 5 leke!

  2. hysa says:

    Ja si thote kjo reviste:
    “HousingWire recognizes the most influential women in housing”.
    qe dmth; femrat me influence ne credite per shitblerjen e shtepive, dhe jane 85 te tilla.midis tyre kjo shqiptarja.
    Keto punojne per kompanite qe japin kredi per shtepi o babam dhe ato qe japin me shume kredi pra shesin me shume jane me te sukseseshme.
    E keni gabim titullin…Jo grate me me influence ne Amerike…por ne shitjblerjen e shtepive.Kjo eshte nje reviste thjesht profesionale per kete fushe.

  3. Andi Tepelena says:

    Pordhe me Rigon lajme me shumice nga bazushet. Kete gocen sot po i degjoj emrin, si mund te jete me me ndikim ne bote?

  4. shvejku says:

    Kjo grua kurre nuk do jete me e sukseseshme se kryeministri yne Rama!
    E cfare beka kjo pervec se qenka e dalluar per maredheniet me klientet?
    A eshte ajo e sukseseshme si Rama,qe hapi portalin “Shqiperiaqeduam”,qe i adresohen miliona njerez nga e gjithe bota?
    Vetem muajin e kaluar ketij portali iu drejtuan per ndi9hme 367 mije vetre nga e gjithe bota dhe moren pergjigje vetem pas 10 ditesh!
    Te gjithe keta thane se ne zgjedhjet e ardheshme do te votojme vetem per Ramen,qe nga SHBA e Kanadaja!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *