VIDEO: 7 vjeçari bie nga kati i 8, banorët e shpëtojnë duke e pritur me… batanije

Një djalë i vogël ka shpëtuar mrekullisht edhe pse është rrëzuar nga kati i tetë i një ndërtese. 

Kjo pasi fqinjët e tij e pritën 7 vjeçarin me një batanije të madhe. 

Në pamjet filmike do të shikoni 7-vjeçarin duke qëndruar i varur në dritaren e katit të tetë në qytetin Chongqing në jugperëndim të Kinës, ndërsa banorët marrin një batanije të madhe të cilën e shfrytëzuan si “jastëk” mbi të cilin mund të binte dhe të shpëtonte. 

Por, presioni dhe shpejtësia e madhe e rrëzimit bëri që batanija të shqyhet dhe vogëlushi përfundoi në tokë, megjithatë pasi është dërguar me urgjencë në spital është konstatuar se ka pësuar lëndime të lehta trupore. 

Ende nuk dihet se si djali ka përfunduar i varur në dritaren e katit të tetë, ndërsa policia kineze ka njoftuar se ka filluar hetimet për këtë incident të tmerrshëm. (TemA) 

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...