Detaji tronditës nga masakra e Vlorës: Vogëlushi 8-vjeçar u vra nga kushëriri i vet teksa po hante bukë

11 Gusht 2018, 16:32Kronika TEMA

Detaje tronditëse vijojnë të zbulohen nga masakra e ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Resulaj në Selenicë të Vlorës.

Familjarët, që kanë shkuar të parët në vendngjarje pas masakrës, kanë treguar se Ledioni 8 vjeç është gjetur i vrarë në divan teksa në dorë mbante pjatën me bukë, informon Ora News.

Të mbytur në gjak, ambulanca ka transportuar trupat e pajetë të viktimave në morgun e Spitalit të Vlorës mbrëmjen e djeshme, ku i janë nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore.

Viktimat kanë pasur plagë të shumta nga plumbat e kallashnikovit kryesisht në bust dhe në kokë.

Afërdita Zykaj është goditur nga 6 plumba.

Azem Zyka është goditur me 4 plumba dhe të katërt i ka në kokë.

Djali i vogël Ledioni është goditur nga tre plumba, ndërsa vajza, Sara 16 vjeç, është goditur 4 plumba.

Ridvan Zykaj u arrestua në orët e para të mëngjesit të sotëm rreth 2 km larg banesave ku ndodhi masakra.

4 komente në “Detaji tronditës nga masakra e Vlorës: Vogëlushi 8-vjeçar u vra nga kushëriri i vet teksa po hante bukë”

  1. Kaonia says:

    Po te keni pak respekt per viktimat do tu lutesha te mos shkruanit me per kete teme. Sa mos u befte e keqja ,mjere ata qe e kane ne dere themi ne nga anet tona.

  2. says:

    Le të masturbohet në qeli me imazhin e tyre.

    1. Lulzim says:

      Qa thue more idiot po te ishin njerzit e tu a do thoje keshtu.

  3. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Mero; Ca detaje
    ne na i kurseni
    se ka plot të tjera
    parasysh i keni:
    A e dinte fisi
    e gjith lagja mbanë
    që ky kriminel
    kishte edhe armë?
    Një qytez e vogël
    si radiografi
    ja dinë njeri-tjetrit
    ça kan në shtëpi.
    Dinin që kish armë.
    Ky ësht një detaj
    jo vet÷m Ridmuti
    dhe fisi ka faj!
    Po e rrahe qenin
    diku(r) do kafshojë
    me tërbim do ngulë
    sa dhëmb ka në gojë.

    P.S.
    Faj ka krimineli
    e më pas mileti
    (fisi, shoqëria)
    e në fund, dhe shteti!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje