Duke menduar për Twitterin e ditës, Jari vendosi të sulmojë qeverinë për krimin makabër në Selenicë.
Ideja është që Rama i stimulon vetë këto krimet, me qëllim që të terrorizojë njerëzit që të mos pushojnë rehat.
“Rama kërkon të na terrorizojë që të mos bëjmë pushime.
Na del gjumi natën nga frika”.
Pasi e postoi, Jari bëri dhe sqarimin e zakonshëm:
“Të dashur lexues. Jari ju sqaron!
Krimi makabër i Selenicës është vepër e qeverisë.
Kemi të dhëna se pasi u hetua Facebook-u i vrasësit serial, rezulton që ai ka komunikuar me Edi Ramën dhe ky i fundit e ka inkurajuar të bëjë krimin, pasi i ka thënë tani sistemin e drejtësisë e kam unë në dorë dhe të nxjerr nga burgu.
Pasi ka kryer krimin, vrasësi i ka shkruar dhe publikisht Ramës, duke i thënë me gallatë: “A më gjen dot ku jam?”
Kjo tregon se ata kanë pas miqësi me njëri- tjetrin dhe kanë bashkëpunuar për këtë krim.
E gjithë kjo bëhet nga Rama për të rritur nivelin e terrorit në shoqëri, me qëllim që askush të mos pushojë i qetë dhe opozita të mos ketë fuqi në shtator.
Mendoj se kjo është një goditje dhe kërcënim direkt për opozitën, pasi kërkon t’i tregojë asaj se gjithmonë qeveria e gjen një të çmendur për të hapur zjarr mbi ju dhe të ikni nga kjo botë, si ata në Selenicë.
Edhe fakti që policia e dinte ku ishte dhe nuk e kapte, tregon se e gjitha ka qenë e kurdisur.
E gjithë kjo bëhet se unë do ikja me pushime sot në Vlorë, tek hoteli i një njeriut tim.
Sapo unë shkela në hotel, gjithë Vlora fliste për krimin makabër.
Nuk porositje dot kafe, se dhe kamarierja të fliste për vrasjet.
Pastaj duke pirë kafen e mbasdites ja futi dhe një tërmet, që e bëri dhe më të pasigurtë situatën.
Përfundimisht populli është nën terror dhe Edi Rama e bën qëllimisht këtë, që në krahasim me këto krime, ato të qeverisë të duken më të buta dhe të pranueshme, me qëllim që njerëzit të thonë “ka dhe më keq” .
Kjo është filozofi e Edi Ramës dhe ndaj këmbëngul që kjo filozofi po nxit vrasje të tilla masive..
I juaji, Jari!”
Vrasjet ne Selenice jane ragjedi dhe nuk jane objekt i kesaj rubrike
Jari mustaqe miu qe takoj Xhon Kerrin te shkallet e avionit
Pu pu pu sa gomar
As Odeta nuk fle ne dhome me te me.
undefined
Jari ja hengert vetes Mero djali…?.Po musraqet i ka akoma apo ja dhjeu saliu…???????.