Një shoqëri, që ka kult dhunën

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Mero Baze

Nuk ka receta kundër masakrave të tilla si ajo e Selenicës. Një psikopat i fiksuar mund të vrasë njësoj dhe në SHBA, në Danimarkë, apo Tanzani.

Nuk ka ngushëllim, as për qarjet kolektive për masakrën. Kultura e vdekjes tek shqiptarët është ende larg shoqërive të urbanizuara dhe vajtimi kolektiv është ende në modë, qoftë dhe në mënyrë digitale.

Nuk ka zgjidhje as me rikthimin e dënimit me vdekje, apo shtrëngimin e masave kundër armëve pa leje. Një vrasës i tillë i tejkalon këto pengesa. Ashtu siç gjen viktimat, do t’i gjejë dhe armët. Dhe sa për vdekjen e tij, ai as që bëhet merak.

Ne kemi në dorë vetëm t’ua heqim mundësinë psikopatëve të tillë, që janë me mijëra fshatrave të humbur të Shqipërisë dhe qyteteve tona jashtë kontrollit, që të mos kenë modele inkurajimi dhunën.

Por secili mund të bëjë diçka.

Ne gazetarët, sidomos ne botuesit, që e kemi dhunën lajm të parë në çdo faqe shtypi, në çdo lajm dhe në çdo edicion qëndror lajmesh, jemi adrelina e psikopatëve të tillë.

Dendësia e krimit në faqet e gazetave, nën preteksin se kronika e zezë  “shet”, është sot ushqim kryesor për çdo psikopat dhe vrasës. Ne u japim atyre modele suksesi, ne iu tregojmë se dikush ja doli të vriste, ne u japim shpresë se ata mund të vrasin për xhelozi, për inat, për fyerje, për burrëri, apo tradhti.

Nuk është se mund t’i shmangim lajmet e këqija, por nuk mund të jetojmë me to çdo ditë. Se kush jeton me to, prej tyre e gjen.

Kultura politike në Shqipëri është po ashtu një kulturë dhune. Nuk dua të jem i padrejtë me të gjithë, por së paku në gjithë ligjërimin politik, e vetmja shpresë është dhuna. Dhe kur opozita premton, premton se do të shkatërrojë, dhe kur kërcënon, kërcënon se do të heqë zvarrë, dhe kur tregon historira digitale, tregon se çfarë do ta gjejë kundërshtarin e tij prej tij.

Njerëzit presin të fitojë dikush, kur të vrasë dikë, kur të përmbysë dike, kur të shkatërrojë dikë. Është në fakt, një kulturë që vjen nga pafuqia politike dhe jo nga dhuna, por që ai e artikulon pafuqinë, në formën e dhunës së premtuar.

Por dhe vetë kultura ndaj dhunës e shoqërisë shqiptare, është problematike. Njësoj si jemi tragjikë në vdekje, jemi të dhunshëm në rrugë, kur na ndodh aksident, kur mësojmë se dikujt nga familja i kanë bërë padrejtësi, kur na shan apo fyen dikush. Dhuna është i pari mjet ndëshkimi që na shkon në mendje, sa herë përballemi me diçka të padrejtë.

Dhe kjo, se nuk kemi besuar kurrë tek drejtësia. Dhe gjatë komunizmit që askush nuk guxonte të bënte krime në rrugë, nuk është se besonin tek drejtësia, por besonin se dhuna e shtetit, ishte shumë më e egër, dhe thjesht nuk guxonin. Tani guxojnë se e dinë që drejtësia blihet, se shteti është i dobët dhe se dhuna nuk të njollos, por të jep emër.

“Të fortët”, kjo specie e mbirë pas vitit 1990 në Shqipëri, janë po ashtu produkte të dhunës. Ata i janë imponuar pak nga pak shoqërisë, politikës, shtypit, drejtësisë dhe tashmë janë problem i të gjithëve. Është problem i shoqërisë sonë.

Thjesht ai Ritvani, nuk është produkt vetëm i psikopatisë së tij. Të gjithë i kemi dhënë nga pak shans të jetë i tillë.

Me kulturën e dhunës, me kultin e dhunës, me mitin e të fortëve dhe me ushqimin e përditshëm të dhunës në shtyp, ne kemi prodhuar mijëra Ritvanë të panjohur, fytyrën e të cilëve e mësojmë rastësisht kur bëjnë hatanë. Dhe pastaj hakërrehemi për dhunë të përbindëshme ndaj tyre. Duke treguar se nuk jemi shumë larg tyre.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

28 komente në “Një shoqëri, që ka kult dhunën”

  1. olimpia says:

    Mero,kur flet per dhunen ke te drejte.Por kur thua se qenia e armeve sheshit nuk ndikon ,gabon.Ne SHBA ku armet jane ne shitje te lire numeri i vrasjeve eshte shume me i larte se ne Europe.Nje person qe tenton te vrase ka nje rruge psikologjike ,ku faktori kohe,rrethanat e mikroambientit dhe arma luajne rol nderveprues.Ne se nuk ke arme zjarri ,dhee kerkon ,kalon kohe ,e cila per shkaqe objektive apo subjektive ndikon ne kryerjen apo jo te krimit.Ne te kaluaren ,por edhe sot ,rol te rendesishem ne parandalimin e vrasjeve luajne shkolla,feja dhe sherbimet sociale,sidomos psikologet sociale.Por edhe njesite baze te pushtetit ,media ,forcat e rendit dhe drejtesiamund te ndikojne shume.Por tek ne ka forca te zeza antisociale si berishizmi ,qe mbjellin vetem urrejtje ,shkaterrim ,dhune .Ketu ke plotesisht te drejte.

    1. Aziz Latif Aleluja says:

      Ke te drejte. Kam pare nje dokumentar.Shikonte krimin ne Boston dhe tha le te kalojme matan liqenit ke qyteti Kanadez qe eshte perball.Ecte rruges dhe haptte dyer pa trokitur asnjera skishte sigures.Ca dilnin me mbathje ca me cafe..dhe i pyeste skeni frike qe i keni dyert hapur…jo pergjigeshin.Vriste mendjen.E njejta kulture jete e njejta ekonomi e njejta kulture ne te gjitha ..dhe pergjigjen e gjeti slejohen armet

  2. NjeQytetarOptimist says:

    Yeap..

  3. Iliri nga Gjermania says:

    Nje Kryeveper artikull, i shkruar me te gjitha detajet dhe mjeshter,i mbi kulturen tone te dhunshme qe e ushqejne te gjithe,Politika,Mediat dhe Klanet.
    Bravo zoti Baze.

  4. Tr says:

    Pas tre ditesh do harret edhe ky,keshtu qe nuk eshte ndonje hata e madhe.
    Problemi kryesor fillon dhe mbaron me arsimin,shkolla.
    Ashtu sic e perdorim edhe fjalen “shkolle” ,ashtu dhe jemi.Nuk ka asnje kultim ne shqip fjala shkolle.Perdorni qe neser fjalen ” mesimtore,mesojmetore” dhe si magji 10% e ketyre skizofrenve do shfarrosen.
    Per te mos e zgjatur,dhuna ne shqiperi MBIZOTERON kudo,nuk po perdor fjelen ” ka dhune kudo” ,por fjalen ” mbizoteron” sepse kjo eshte e verteta.
    Dhuna ne shqiperi mbizoteron qe ne pike te sabahut e der kur mbyllim syte ne çdo gje qe hasim ne te perditshmen tone.
    Jemi i vetmi popull ne bote qe perdorim monedhen per te blere diçka dhe si sherbim na ofrohet ose perçmin ose dhune…kurreeeeee dinjitet.
    Jemi i vetmi popull qe “kalamajt” i porosisim kur duan te blejne diçka ” ki mendjen se mos ta fusi ai-ajo ne çmim!?!?!?”
    Llogariteni ku kemi arritur,te mashtrosh femijen e vogel kur blen nje çokollat.
    Dhuna, dhune sjell.

  5. zi says:

    Une per veten time jam larg tyre,shume larg,aq larg sa vetem valet e internetit me zor me kapin,
    por jam edhe afer,shume afer,sepse ndjej,jam prej mishi,kockash e gjithfaresh dhe fatkeqesisht dhimbem,
    Te fortet!Te semuret psiqik!Te shiturit!Te pa ngopurit!Harbutet!Frikacaket!Mbeturinat!
    Ndodhen kudo dhe ngado.
    Ju pranoni sinqerisht fajin tuaj dhe perdite reklamoni fytyren me te eger nder shqiptare.
    Perse?
    Ju sinqerisht pranoni dhunen ne genin tuaj,dhe reklamoni perdite dhunuesit.
    Perse?
    Ju pranoni perdite krimin qe kryehet dhe s’levis asgje.
    Perse?
    Koha tik-tak tik-tak si pulset e zemres rjedh rjedhshem ne hapesiren pa mbarim,
    dhe neveritshem hedh poshte tik-taket e djeshem per te trokitur serish.

  6. Kur parlamenti eshte mbushur me psikopat te etur per pushtet qe bejne thirrje per lufte per armatosje per dhune,cfare do presesh nga trushplaret qe presin vetem sinjalin e saliut te lulit dhe te edit qe te hidhen ne sulm.
    Keta kane 28 vjet qe predikojn politiken percaj e sundo dhe vidh e xhvat sa te mundesh se nuk te denon njeri……
    Ky vend eshte futur ne nje qorrsokak qe nuk mund te dal pa u zbatuar ligji i kerbacit.
    Nuk guxon ti besh komshiut nje vrejtje,nje shoferi ne timon apo dikujt qe eshte kunder ligjit se mund te mare armen dhe te bej te fortin…
    Kur del nje mut muti si saliu dhe mburret se eshte me kanunin mburret se ka vrare dhe do vrase edhe me shume po ti rrezikohet karrikja,e cfare do presesh nga te fortet e tij qe shpallen psikopate per ti mbrojt nga denimi………..

  7. vaso says:

    Trajtimi qe i beni ngjarjes eshte i percipte.
    -Me shume pertoj te shkruaj.

  8. Partizoni Karaxhic says:

    Me kujtohet ajo nate kur kari…katorin ja shkreha Shqeres shalethate, dhe nga kjo ngjizje doli pas 9 mujsh ne drite Salic i ngrate. Eh Ram trapi brithte gjithe diten pas dhive me ju kxy lopthi e xunthi me shfry hormonet se vec me dhine dinte se bohej ajo pune. Eh kohe te lavdishme moj Shelqere qishme. O Sal o bir ene me Lirin duhet ba dashni jo vec me dhin o i zi
    Baba yt i vertet Partizoni Karaxhic qe ta pat shojt Sheqeren ne bir te pojdhit.

  9. Zigur Qarri says:

    Duhet te investohet shume ne kulture,arsim,sidomos ne kualitetin arsimore.
    Mosndeshkushmeria qe femije,kultivon”te drejten”per ti zgjidhur konfliktet
    me dhune.Pjerin Ndreu dhe Arben Ndoka dhunuan Srazimirin,megjithate
    shumica ishte pro dhunuesve,ne anen e “te forteve”,qe edhe nuk u denuan!
    Nese Familja nuk i ka mundesite,apo aftesite te edukoje femijet,atehere i bie
    barra shoqerise qe te pergatisi bazat ne formimin e qendrimit social.
    Menyra e te folurit ne menyre provokuese,eshte nje nga shkaqet e shume konflikteve.

    https://en.wikipedia.org/wiki/Adriaen_Brouwer#/media/File:Adriaen_Brouwer_-_Peasants_Brawling_over_Cards.jpg

    1. Arberia says:

      O guri Po mos merr shembull ate lloj specie..duhet ta dish qe shpeshher dhuna vjen nga provokus si puna e atij kopilit..per fat te keq ne shqipove me perpara na vrasin llafet ,pastaj opinioni dhe ne fund dora e njeriut…mos u merr me politik se behesh kurv e keqe pastaj

      1. joel shkodra says:

        PIkerisht, eshte menyra provokuese e “kokeministrit” Edi Rama qe shkakton fjalor te tille “luftarak” te opozites. Por, mos kini frike, mbetet vetem fjalor. Jane te kenaqura te ty palet: pozite – opozite.

  10. Juli says:

    Z.Mero ë fillove mirë por u ngatarrove nga mesi. Unë jetoj në Fin. këtu nuk i japin kaq shumë rëndësi dhe hapësira vrasjeve dhe dhunimeve nëpër faqet e gazetave këtu.
    Ndonjë rast i rrallë si ky “ritvani “.
    Ju në shqipëri i hyni çdokujt nga vrima e çelsit natën dhe i mbushni faqet e gazetave te nesërmen!!!!!
    Dhe çuditem shumë kur akuzoni Sali “kriminelin” se i merr në gojë të gjithë!!!!
    Po ju çfarë botoni ?????
    Lërini krimeve dhe kurvëlliqeve një dritare të vogël në një qoshe të vogël. Se atëherë e ndihmoni këtë popull.

  11. eshte bere e pa durueshme says:

    Mero, mus u trego kontradiktor ne mendim. Ne “Diktature” ishte frika e shtetit dhe jo drejtesi! Mero lufta ne gjithe boten sot behet per te mira materiale se kjo eshte ekonomi e tregut, konkurenca. Njeriu eshte xhveshur nga ndjenja, shpirti, dashuria, humanizmi dhe kete xhveshje lakuriq ja ben sistemi demokratike qe e quajme, por ka ca ligje qe nuk i bejne politikanet e sistemit demokratike, por jane universale. Politikanet bejne ligje sote qe njerezit te marrin apo jo arme ne krahe, te drejtat dhe lirite e pakufizuar, te vrasesh por mos te te vrasin, me trupin tende, pavaresisht se jeton ne shoqeri dhe shtet te organizuar , te besh si te duash qe edukon dhe femijet si veten (!) etj etj etj. Pra, nuk eshte shoqeria shqiptare vetem e tille; bota zien nga vrasjet, vetevrasjet, helmimet, hedhjet nga pallatet, mbytjet nga shiu, nga termetet, por dhe nga vrasjet mafioze shteterore dhe asnjerit si hyne gjemb ne kemebe. Per nje hallexhi nuk eshte me mire te kryej nje krim dhe te shkoje e te jetoje ne shtepi pa qira, me drita te paguara, me ushqim te garantuar, me te drejte votimi, merr dhe gruan kur do, me televizor e te gjitha sherbimet pa leke…pra krimineli ka arritur komunizmin teorik qe: te mos punoje fare dhe te marre çfare ka nevoje dhe keto ja paguan shoqeria me taksat e saj. Po si ka mundesi qe ti me mer jeten dhe gti te jeshe i gjalle?! Vendose ligjin me vdekje vetem 4- 5 vjet dhe do te shikosh ndryshimin qe do te jete krejte e kunderta. Pse duhet te tolerosh kur ai nuk toleron, perse duhet ti kthesh faqen te te qelloje sa here te doje, perse ?

  12. qazim says:

    Nje shkrim teper domethenes dhe i sakte.

  13. Moderni says:

    Bravo Mero. Une mendoj se shoqeria jone po’ zbutet pak nga pak me rritjen e te ardhurave mesatare, po’ vrasjet per 100k banore Jane akoma 4 her me te latta ketu se ne amerike apo europe. Kjo tregon akoma per nervozizem dhe psikopati e kulture dhune fizike dhe vetgjyqesie te perhapur. Dobesia e shtetit dhe mungesa e frikes/besimit ne istitucione eshte shkaku kruesor. Kjo do kaloj me rritjen e GDP per fryme dhe forcimin e shtetit.

  14. Kusari says:

    Jan pordht e shqiptarit n shekuj qe gerrijn her pas here ritmikisht si batare kallashi.
    Se shqiptari buk s ka pas onger,barkun thar e zotren bosh por potdht i ka shlue.
    Ku i gje pordht edhe pa ngron kjo qenije mer!?
    Esht kultura pordhare shqiptare.
    Shifi sesi rrijn,sesi ecin,sesi flasin. Pa respekt per tjetrin,pa edukat,pa pik humanizmi e mirsije.
    Mjafton te shfryhet bytha e tyre prej pordhve. Ky esht kuptimi i jetes per shqiptarfuckerin. Kjo pjell qoftlarge,ky problem planetar progresiv.
    Shqiptart jan kombi me destruktiv i ballkanit.
    Jan shqiptaret “luftarak” (grindavec) qe bejn vec krime.
    N koh t envrrit jo nga ligji apo shteti,se ligjet i kishin allosua e shtetin karikatur,por enveri jua krehu bythet me kreher bolshevik t ndryshk “poplli shqiptar e ka ca rrugn e historis me shpat n dor”
    Si sadam hyseini qe delte me pushk n tribun
    Kaq donin shqiptart dhe fryheshin e pordhnonin “jemi me t miret me t fortet me t bukrit r shpezve”
    Dersa perfundun vaporrave si majmunat maj pemve tu lyp buk rrugve t bots.
    Si perfundoi pordhaci sadam?

  15. Virusi says:

    Ne sot flasim per dhunen por harrojme se problemet tona Jane te shumta. Ne jemi genjeshtar, ne vjedhim, ne ndertojne qytete te shemtuara, ne ngrem universitete Jo edukues, nuk dime te komunikojme etj, etj. Te gjitha keto tregojne prapambetje, te qenit shoqeri para ligjore qe terhiqemi Jo nga ligji po nga instikti e dhuna etj. Lexojme Meron dhe na duket se ai di gjithcka, themi se eshte si mendon ai dhe zgjidhjet I di ai kur ka institucione qe meren me keto fenomene, ne nuk I pyesim ato. Ne nuk besojne te ligji se tradita eshte kanuni, nuk kemi bere jete sociale e nuk dim te sillemi ne shoqeri, nuk jemi te permbajtur sepse nuk e ushqejme apo edukojme vetpermbajtjen. Ai qe vrau e shume te tjere si ai Jane lindur e rritur neper humbetira, nuk dine c’eshte libri apo kisha, nuk dine si ndertohet jeta dhe as vleren e saj. Kur plas nje sherr ne mblidhemi rreth tij ndersa ne bote I largohen. A nuk jemi pak primitiv?

    1. Moderni says:

      Paftesia per tu sjell mire ne shoqeri per ti besuar njeri tjetrit dhe per tu respektuar reciprokisht na ben me te ngjashem me ujqit e vetmuar se njerzit, qe Jane kafshe sociale. Cudi, ne dukemi njerez qe nuk e duam shum veten, pa identitet, si endacak qe rastesia osé forcat e historise na kan detyruar te rrime ketu, perderisa nderrojme emrat dhe fene rregullisht dhe sipas leverdise dhe nuk kemi lene gjurme ne kete territor..as kemi shkruar, osé shum pak. Shkolla duhet te bej me shume per ti zbutur, edukuar njerzit. Te rivihet edukata qytetare si lende qe ne fillore. Te lirohen njerzit nga tabute seksuale se jane te ndrydh e kjo sjell inat e nervozizem.

  16. Sit back and relaks■●▪ says:

    Duhet te vihet denimi me vdekje, dhe Presidenti te jetei vetmi qe te kete te drejten e konvertimit nga denim me vdekje ne denim te perjetshem me pune te detyruar per 25 vjet. Te shtrengohet denimi per ata qe shesin dhe trafikojne arme te cdo lloji, te stimulohet dorezimi i armeve nepermjet stimujve materiale, qofte edhe sikur ketp arme ti blihen individid prej shtetit. Te vihet nje afat dhe pas ketin afati kush kapet me arme pa leje ti vihet gjobe dhebte denohet me burg deri 10 vjet ku 3-5 vjet ti kete pune te detyruar pa te drejte apelimi. Denimi me vdekje te kthehet te pakten per nje afat 5 vjecar me te drejte shtyrje ne varesi te efektit dhe rezultateve. Nqs qeveria heziton te vendosi denimin me vdekje, nje fushate mbarekombetare mbledhjesh firmash per kete ceshtje jam i sigurte qe do ta detyronte ta bente pasi nuk do te donte te kishte surpriza ne zgjedhjet e rradhes. Te pakten per nje 5 vjecar duhet vendosur dhe testuar rezultatet..

  17. agron says:

    Bravo Mero si gjithmone i sakt.

  18. mane cami says:

    o mero je i madh, kur thua qe ‘ specia ‘ te fortit ka mbire vetem pas vitit 1990, kjo eshte e vertete si drita e diellit.kjo eshte e vetmja arsye qe yne u bera me ty, sepse thua ate qe mendoj dhe une, kurse une te kam share per 10 vjet rrjesht sepse isha i pd, tani jo me kurren e kurres. ti je frymezimi im. sepse shkruan njesoj si te shkruaja une, te lumte

  19. Shkodrani says:

    Po ju gazetarët në bashkpunim me politikanët I keni dhan këtë kult dhunët dhe jo kultin e demokracis rreale . Ju jeni bilbilat dhe pseudo analistat të pagum nga politika e majta dhe e djathta 9 muaj në vit për gjoja arritjet e tyne . KËT PEM KULTI DHUNET EDHE JU E KENI PËRGJYSMË FAJIN DE JU MERRNI MILIONA PREJ TYNE QË VJEDHIN PARET E POPULLIT .

  20. S.Krasniqi says:

    Po mediat shqiptare edhe kur japin lajmin per ndeshje futbolli thonë se
    ” Luftetari masakroi Skendërbeun në ndeshjen për x kupën e Shqipërisë”

  21. K A Z A N I S O C I A L I S T says:

    Shqiptaret popull skicofren ne masen 70%

  22. Doraci I art says:

    Ha ha ….
    Jo vetem kut flasin per sport e thon “e myti tirona partizonin” ose “e palloi mir ksaj rradhe partizone tironen.i rrasi hajdarin”
    Ose “ja mur frymen fare liverpooli…”
    Ose “ja thyu brinjet Juvja ……”
    Por edhe kur bejn dashni shqiptart s dijn tjeter vec luft. Psh cifti vlonjat ben dashni kshtu:
    -te dua moj qëne.
    -te dua mor qën
    -…….xathi brekët pra.
    Dhe kultura shqiptare e t jetuarit jepet qart ne monologun dyvargor vllonjat:
    “na dhëmb koka nga te piret
    na dhëmb mesi na te q!ret”
    …tamam kafsh.
    Pall ariu.-thon “gangot”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *