Bashkia e Tiranës riparon shkollat, bëhen gati të mirëpresin nxënësit në shtator

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Të gjitha shkollat e Tiranës po riparohen nga Bashkia e Tiranës e po bëhen gati për të pritur nxënësit në Shtator. 

Krahas hapjes së shkollave të reja këtë vit, edhe ato ekzistuese pritet që t’i mirëpresin fëmijët e kryeqytetit me kushte shumë herë më të mira. 

Në shkollën Partizani është bërë lyerja e godinës dhe riparimet e brendahme, ndërkohë edhe në shkollën “Myslym Keta” po punohet me intensitet duke riparuar dyert, sistemin elektrik si dhe sistemin e tualeteve.

Riparimeve këto kohë i janë nënshtruar edhe shkolla “28 Nëntori” si dhe “Kongresi i Lushnjë”, ku krahas riparimit të fasadës dhe ambjenteve të brendshme, është rregulluar edhe tarraca.

Në kryeqytet ka marrë jetë projekti për ndërtimin e shkollave të reja në Tiranë, i cili do t’i japë zgjidhje përfundimtare mësimit me dy turne. 

Standardet për planifikimin e shkollave të reja kanë marrë parasysh numrin e shkollave në bazë të popullsisë, rrezen e mbulimit si dhe numrin e nxënësve për klasë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

2 komente në “Bashkia e Tiranës riparon shkollat, bëhen gati të mirëpresin nxënësit në shtator”

  1. neser says:

    Shifeni si e kane lene shkollen Hasan Vogli edhe dritaret e shkolles ja kane zene ndertime abuzive

  2. Thanasi qe ta plasi says:

    Po i riparon sic riparoi shkollen Pjeter Budi? Harxhoi para pa fund gjoja per rikonstruksion por ne fakt i dha vetem nje boje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *