Drejtor sportiv te Milan? Kaka zbulon shanset pas rikthimit të Leonardo e Maldini

12 Gusht 2018, 21:00Sport TEMA

Ricardo Kaka mendon për të ardhmen e tij. Është folur shpesh herë mbi mundësitë për të parë brazilianin në rolin e drejtuesit të Milan. I intervistuar nga “UOL”, ish-ylli i Brazilit ka theksuar marrëdhënien që e lidh atë me klubin kuqezi. “Marrëdhënia ime me Milan është shumë e ngushtë.

E tillë ka qenë gjithmonë. Tani, me rikthimin e Leonardo dhe Maldini, figura me të cilët kam luajtur dhe kam një raport të mirë, marrëdhënia ime me Milan intensifikohet edhe më shumë”, deklaroi Kaka.

Ish-trekuartisti më pas ka folur edhe më konkretisht për të ardhmen e tij, duke lënë një dritare të hapur për rolin e drejtorit sportive. “Prioriteti im është akoma që të qëndroj me fëmijët e mi në Brazil, por dyert janë të hapura për tu afruar e për të parë se si funksionon bota e drejtorit sportive.

Nuk duhet të qëndroj fizikisht në Itali, ose të kem përgjegjësi. Do të ishte më shumë me qëllim për të njohur merkaton”, konkludoi Kaka.

1 komente në “Drejtor sportiv te Milan? Kaka zbulon shanset pas rikthimit të Leonardo e Maldini”

  1. vjeshta says:

    Trekurtisti?!!!!!! O të qisha robt e shpisë.
    Na e kthe në shqip?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje