Ethet e Nilit Perëndimor përfshijnë rajonin e Ballkanit

12 Gusht 2018, 15:35Shëndeti TEMA

Virusi Ethet e Nilit Perëndimor është përhapur pothuajse në të gjithë rajonin. Ky virus po transmetohet nga mushkonjat dhe deri tani raportohen dhjetëra të vdekur.

Sipas mjekëve, jo çdo mushkonjë është bartëse e këtij virusi dhe më së tepërmi nga kjo epidemi preken personat e moshuar,  të cilët kanë imunitet të dobët.

Deri tani, nga Ethet e Nilit Perendimor rastet më të shumta janë shënuar në Serbi, ku 100 persona janë të sëmurë dhe 9 të tjerë kanë vdekur.

Kjo situatë ka prekur edhe Rumaninë, Hungarinë dhe Italinë, ndërkohë që në Greqi gjendja paraqitet më emergjente.

Në shtetin grek janë raportuar të paktën 55 raste si bartës të këtij virusi,  ndërsa 2 persona kanë humbur jetën.

Maqedonia mbetet vendi që nuk ka asnjë të infektuar me këtë sëmundje dhe mjekët thonë se nuk ka vend për panik, pasi Instituti i Shëndetit Publik i Maqedonisë disponon të gjitha kapacitetet për diagnostikimin e virusit.

Kryeqendra e Maqedonisë, Shkupi, në përpjekje për ta parandaluar përhapjen e infeksionit nga mushkonjat, ka bërë spërkatje me aeroplan kundër këtyre insekteve, dhe nga e hëna do të spërkatet edhe nga toka.

Mjekët thonë se format më të rënda të kësaj sëmundjeje paraqiten vetëm tek 1%  e nga pacientëve të infektuar. Por cilat janë disa nga simptomat e para të këtij virusi?

Sipas Institutit të Shëndetit Publik në Maqedoni, shenjat paralajmëruese të këtij virusi  janë: dhimbje koke, temperaturë e lartë, ethe dhe lodhje.

Pavarësisht se këto janë shenja që të shfaqen edhe kur je me grip, duhet treguar kujdes për të mos i anashkaluar, si dhe duhen bërë kontrolle te mjeku që situata të mos rëndohet. (TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje