Jari ka zbuluar arsyen përse nuk shprehet Rama për Kosovën

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Sot në mëngjes Jari e kishte ndarë mendjen që do merrej me çështje ndërkombëtare.

Problemi i kufijve Serbi- Kosovë ishte shumë i prekshëm.

Ajo që i bie në sy Jarit, është që qeveria shqiptare nuk po përfshihet në debat, ndërkohë që Doktori jo vetëm u përfshi, por u kthye dhe në çështjen kryesore të debatit.

Jari vendosi ta godasë Edi Ramën pikërisht këtu.

“Edi Rama dhe Vuçiç kanë planë të coptojnë Kosovën.

Njëri Veriun, tjetri pjesën tjetër.

Nuk do ta lejojmë”

Ky ishte Tëitteri i Jarit.

Pas kësaj, ai bëri sqarimin e tij të zakonshëm:

“Të nderuar lexues. Jari ju sqaron!

Besoj duhet ta keni vënë re se në debatin për kufijtë e Kosovës, është një njeri që nuk po flet.

Ai është Edi Rama.

Arsyeja është e qartë.

Ai ka bërë pazar me Vuçiçin të ndajnë Kosovën mes tyre.

Vuçiçi të marrë Veriun, Edi Rama të marrë pjesën tjetër.

Udhëheqësit kosovarë i ka vënë në gjumë dhe nuk e dinë fare planin ogurzi të Edi Ramës me Vuçiçin.

Ne nuk do ta lejojmë këtë gjë.

Bashkimi kombëtar ka qenë ide dhe platformë e Sali Berishës dhe pa kthyer atë në pushtet, ne nuk do lejojmë asnjë aventurier të bëjë plane të tilla.

Ndaj mos u gënjeni nga Edi Rama.

Heshtja e tij është dëshmi se ai dhe Vuçiçi kanë një plan të përbashkët për ta ndarë Kosovën, duke marrë secili nga një pjesë.

Pas kësaj, Edi Rama shpreson se do fitojë zgjedhjet dhe në Kosovë, dhe do ta mbajë pushtetin përjetësisht në Shqipërinë e bashkuar.

Por gabon rëndë.

Ne nuk do ta lejojmë.”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

3 komente në “Jari ka zbuluar arsyen përse nuk shprehet Rama për Kosovën”

  1. degelisi says:

    shkrim pa pike humori

  2. Gazetari says:

    Pasi lexoi Teitterin e Jarit, Sala e thirri ate ne zyre dhe i terhoqi vemendjen se po nxitohet ne qendrimin qe ka. Jari i befasuar i tha se ai beri te njejten gje sic beri dhe vet ai kur kundershtoi qendrimin e Thacit. Sala I spjegoi se ajo ishte thjeshte “loja” pasi akoma nuk kane mbritur udhezimet nga Beogradi. Eshte e tmershme sesi Edi dhe Vucic kane rene dakort per korigjimin e kufirit midis Serbise dhe Kosoves. Ne fillim, I spjegoi Sala jarit, thashe se mos ishte thjeshte diversion per te me hedhur hi syve mua, por me sa duket eshte e vertete, prandaj ne duhet te heshtim derisa te dime se cmendon Beogradi, perfundoi Sala. Jari I skuqur ne fytyre per nxitimin qe kishte bere I kerkoi te falur dhe i tha se here tjeter do pyesi para se te flasi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *