Përse Perëndimi po tradhëtohet nga Kosova?

12 Gusht 2018, 19:24Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Debati i nxehtë që ka hapur iniciativa e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, lidhur me të ashtuquajturën “korrigjim kufijsh”, ka bërë që shumë vende Perëndimore që u angazhuan për pavarësinë e Kosovës dhe njohjen ndërkombëtare të saj, të ndjehen të tradhëtuara. 

Jo vetëm debatet e Carl Bildt me Hashim Thaçin, apo zemërimi i administratës gjermane apo franceze, por dhe shumica e shtypit amerikan, ndjehen të tradhtuar jo nga përfundimi i këtij procesi, por nga nisja.

Dhe arsyeja është e qartë.

Ky është i vetmi proces që vlen për Serbinë, vetëm si nisje, dhe jo si përfundim.

Nisja e këtij procesi hedh në kosh të plehrave investimin Perëndimor në Kosovë, luftën për lirinë e Kosovës dhe njohjen e pavarësisë së saj.

Tani pas 20 vitesh, fare papritur vihen në diskutim kufijtë për të cilët ata u investuan, dhe kjo është një thyerje e marrëveshjes me Perëndimin.

Këtë traumë të Perëndimit zyrtar që e ndjejnë zakonisht diplomatët e racës, e bën dhe më të rëndë fakti që Serbia nga ky proces e ka fitoren paradhënie. Pra, Serbia fiton në këtë proces vetëm se ai nis, dhe jo si ai mbaron.

Nisja e këtij procesi i jep të drejtë Serbisë të tregojë si të gabuar investimin e Perëndimit për pavarësinë e Kosovës dhe kufijtë e saj, dhe fut në lojë faktorët e tjerë gjeopolitikë antiperëndimorë, në atë kohë kundër Kosovës.

Pra, është një proces për të cilin nuk ka rëndësi fundi. Dhe nëse Kosova e jep Veriun, dhe nëse merr ca katunde afër Gjilanit prej Serbisë, dhe nëse nuk bën asgjë, Serbia është e fituar, pasi dokumenton se investimi i Perëndimit për Kosovën ishte i gabuar, dhe këtë e ka të konfirmuar nga pala kosovare. Është kjo arsyeja që Perëndimi ndjehet i tradhëtuar nga ky proces, edhe pse ndonjë politikan i Perëndimit në Bruksel apo SHBA, që nuk e mban mend fare çfarë bëri Perëndimi për Kosovën, mund ta sodisë i pashqetësuar këtë proces.

Ky nuk është një proces që ka ndonjë rëndësi si përfundon për Serbinë, pasi Serbia nuk ka ndërmend ta përfundojë kurrë. Ajo do vetëm ta fillojë, dhe është gati afër suksesit.

33 komente në “Përse Perëndimi po tradhëtohet nga Kosova?”

  1. aleko says:

    Bravo Mero!.. Sakt…

    1. ben says:

      Mero
      E verteta eshte shume shume me e thjeshte!!!!!!
      Amerika me europen cliruan kosoven duke qene te bindur se po ndihmonin shqiptaret!!!!!
      Nderkohe rezultoi se thjesht kishin ndihmuar turqine.
      Ne konsolidimin e kesaj bindje kuptohet ndihmoi edhe zari I erdoganit edvin rama.
      Kosova iku.
      Po kam frike se per te njejten arsye do e pesoje edhe shqiperia.
      Ata qe nuk e shofin dhe pranojne kete ndahen ne 3 kategori
      1) shqiptare me te meta mendore
      2) turq qe kuptohet ju pelqen se per kete pune I la si kolone turqia ne arberi.
      3) politikane qe nuk ju rruhet per asgje mjafton te vjedhin edhe 1 dite me shume nga pushteti.

    2. Skypion says:

      Nuk do ta kisha besuar, nese s’do ta kisha lexuar me syte e mi, qe autori i shkrimit te mesiperm eshte zoti Baze.
      Kjo per faktin e thjeshte, se gjithe c’ka thote zoti baze me lart, as me shume e as me pak, bile mund te thuhet fjale per fjale, eshte thene nga … Sali Berisha.
      Po, po! Eshte thene nga Sali Berisha. Kush lexon kete shkrim, dhe nuk ka lexuar te tjere, qe kur zoteria u prish me Berishen, do te mendonte se zoti Baze eshte rikthyer ne sherbim te plote ndaj Sali Berishes, si dikur.
      Sali Berisha ishte politikani i pare shqiptar, por edhe figura e pare publike, jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne Kosove, qe reagoi ndaj prockes se Presidentit te Kosoves.
      Reagimet e para nga kampi i politikaneve,analisteve dhe gazetareve socialiste, perfshi edhe zotin Baze, ishin shpifjet e zakonshme socialisto-krahinore, mbi gjoja te keqen qe Berisha u ka bere kosovareve, cka ngjalli nje peshtirosje tek shume shqiptare, qe jane te vetedijshem per hipokrizine socialisto-krahinore ne lidhje me ceshtjen e Kosoves.
      Reagimet e socialisteve shqiptare, gazetare, intelektuale apo politikane, deri para pak ditesh, u perqendruan pikerisht ketu. Pa thene asnje fjale per gabimin e madh historik te Thacit.
      Sepse, ata e dinin shume mire, qe pas Thacit dhe bashke me te, ishte Edi Rama, Kryeministri i Shqiperise, i cili eshte investuar fort ne “zgjidhjen finale” te problemit shqiptaro-serb.
      Imagjinoni se me c’delirant kemi te bejme! Mendon se do te hyje ne histori sociopati biithmut! Mendon se ,edhe me ndihmen e djalit biithmut te mentorit te tij, Soros, dhe mikut Sander te Beogradit, mund te hyje ne histori si autori i zgjidhjes perfundimtare te ceshtjes shqiptare…!!!!
      Vetem nje sociopat, delirant dhe biithmut si Edi Rama, mund te ushqeje endrra te tilla perverse.
      Karl Bild, diplomati suedez, deklaroi publikisht, se pas Thacit, fshihet Rama. Qe do te thote se Rama, Vuciq dhe Thaci, kane kohe qe merren me kete pisllek.
      Duke e pare se u demaskua Rama, bashibozuket e tij mediatike nxituan te mbajne qendrim. Bile u shkua deri atje, sa te thonin se qeveria e Shqiperise na qenkesh kunder idese se Thacit…!
      C’perversiteti i felliqur mediatiko-politik!
      Gjithsesi, sado te perpiqen merhumet mediatike te Rames, e kane te pamundur te mund te mbajne larg pisllekut Kryeministrin shqiptar.
      Sepse, eshte e qarte tashme, qe Edi Rama eshte nje nder ideatoret kryesore te ndarjes se Kosoves. Nje nder dy. Tjetri eshte Vuciq.
      Une mendoj, se Thaci eshte terhequr ne kete aventure, pikerisht nga dyshja Vuciq-Rama.

    3. Vjosa.al says:

      Moderator, ku eshte replika ime per Aekon

  2. Sit back and relaks■●▪ says:

    Doni te gjeni se kush qendron pas Thacit dhe idese se shkembimit te territoreve, coni ne parlamentin e kosoves nje propozim per te ndaluar propozimin e Thacit dhe ku te theksohet qe kufijte e kosoves jane te panegociueshem e te paprekshem bazuar ne te gjitha marreveshjet nderkombetare. Pasi te keni cuar ne parlamentin e kosoves kete propozim. Uluni dhe vezhgoni se cilat forca te huaja dhe te brendshme do vihen ne levizje per te penguar aprovimin e propozimit. Propozimi edhe mund te mos kaloje si pasoje e presioneve te fuqive te huaja qe e kane ndermarre dhe mbeshtetur propozimin e thacit, por te pakten do jemi te qarte se perballe kujt po luftojme e qendrojme dhe kush jane aleatet e thacit ne kete histori. Parlamenti i Kosoves e ka detyrim kushtetues mbrojtjen e teresise territoriale te kosoves, vec nqs paralamenti kosoves eshte kthyer nje nje vasal apo zyre noterie e thacit ath puna ndryshon dhe situata eshte me keq se sa mendohet, e ne kete rast eshte vete populli qe duhet te marri ne dore fatin e kosoves.

  3. Popull says:

    Keto ngjasin dhe me te zeza do te ngjasin per sa kohe shqiptaret si popull i papjekur do te drejtohen nga injorante dhe hajdute si Thaci, Haradinaj e soji tyre.

  4. NjeQytetarOptimist says:

    Ti analizojm pak keto qe ke shkruajtur Mero.. Amerika me gjithe Britanine (nje pjese e vogel) ishin ata qe bene luften ajrore gjate luftes. KFOR-I ishte nje miks I gjermaneve, francezeve dhe shtete te ndryshme te BE-se (por ishin dominues keta te paret ne toke). Kam nje pyetje: Qe nga shpallja e pavaresise se Kosoves, KUSH KA LOBUAR PER NJOHJEN E SAJ. Vet BE-ja nuk po e sjell Kosoven nen gjirin e saj. Spanja thote jo ?!?! Greqia qe morri javen qe shkoi 75 biljon euro kest thote jo (dhe nje here 75 biljon euro) ?!?! Greqi, do para ?!?! Do te jap neqoftese do njohesh Kosoven, politiken time (gjermane dhe franceze). Sa ka kontribuar Franca ne Kosove ?!?! Edhe TECA-t qe jane ngritur midis Shqiperise dhe Kosoves (qe Kosova te bej treg me Shqiperine) Gjermania nuk jep asnjelloj influence tek Serbet ta lene linjen elektrike.. Gjith ajo para rri aty pa u perdorur dhe Kosova e varur nga rrjeti I saj I skaduar (TEC me qymyr). C’fare jane keto gjykata speciale duke depresuar dhe dekurajuar sistemin e njome institucjonal ?!?! P’se ndjehet BE-ja e fyer ?? BE-ja po deshton me Kosoven.. E kane lene aty dhe financojne nje KFOR e ca te tjera dhe gjithe Kosova eshte ne emigrim. I ke dhene Kosoves 7-8 biljon euro te fuqizohet qe te filloj dhe ti levizin pistonat e ekonomise ?!?! 100 mije euro ketu, 100 mije euro aty investime duke terhequr e mos keputur. Shif Veriu e Mitrovices, ku Serbi humbi luften dhe BE-ja e ka lene ate vend pothuajse autonomi.. Kush I la Serbet ne Veri te mbyllnin rruget me zhavorr per muaj te tere ?!?! Ta hapje rrugen me lufte po te ishte nevoja.. Ja keni krehur shume bishtin Serbit prandaj duhen bere keto ndryshime rradikale qe PAQJA TE BEHET NGA VETE NJERZIT QE JETOJN ATY E JO QE VEZHGOJN NGA DISTANCA.. Investimi nuk Ishte I gabuar por BE-ja duhet te fuste presjon Spanjen, Greqin qe ky vend te njihej me fuqi te plota. Edhe Kinen edhe Rusise ti jepte presjon.. Por ka interesat e saj sidomos keto 2 shtete (Spanja dhe Greqia) qe ti vij turp sepse e mbrojn Serbin nga ana fetare dhe asgje me teper.. Kush ka dale nga keta Eurodeputet te kritikoj keto 2 shtete te rendesishme se po mbajne me hater ate qe vrau dhe shkaterroj ?!?! Kosova ka 20 vjet qe eshte ne gjendje koma dhe tani qe Kosovaret po mendojn te bejne dicka te rendesishme qe te bejne paqe (ate qe duhet te kishte bere BE-ja sepse Serbi humbi) hidhen te gjithe. Serbia fitoj sepse BE-ja humbi duke ledhatuar politikanet serb. U lirua Shesheli.. Dhe nje here: Liruan Sheshelin.. A e kupton sa keq e kane lene situaten per Kosoven ?!?! Shesheli del publikisht dhe shan e qorton BE-ne ne menyre radikale duke e mbrojtur luften dhe duke thene se beri gjene e duhur gjate luftes.. Shesheli do vdiste apo jo se ishet semure.. Po merr fryme per 2 vjet.. Nuk I ve faj Thacit, as politikaneve serb sepse BE-ja didn’t follow up.. And as a result this is what you got.. Hajt me te mira …

  5. Kosina says:

    Gjykim komplet i gabuar. Kosova eshte nje konglomerat i Perendimit dhe jo nje vend i pavarur. Viktime e eksperimenteve e perendimit, e rracizmit ndaj shqiptareve, e deshtimit te Europes, e cila edhe pse ka deshtuar me 5 vende saj qe nuk e njohin Kosoven, kerkon te binde Beogradin.
    Por Kosova eshte edhe deshtim historik i kombit shqiptar, pa politike kombetare, pa ushtri, pa strategji, pa asnje lloj valence negocjuese, i ndare ne 100 fe, 200 shtete, Klane feudale, bajraktare te korruptuar.

    1. DOKLEATI says:

      Po shqiptaret menduan qe SHBA formoi shteti e Kosoves qe te behet province e Petedorise Otomane.
      Shqiperia do ishte shteti i vetem islamik antare e BE.
      A nuk nxune mend prej Turqise.
      SHBA me perendimin siguruan pranimin nga 100 Shtete.
      Po cka bene dy shtete shqiptare.
      Shkoi pro-perendimori Rugova dhe erdhen Drenica dhe Tropoja. Pastaj edhe djali i Kristaqit.

  6. SHQIPE-FREE says:

    FATKEQESISHT Mero eshte ashtu sikure se thoni ju…
    “Shqipetaret e Kosoves” Mbase jane Shquar per Trima dhe Mbase edhe “Luftetare” me shume se ne te “Shqipenise”..por eshte FAKTE SE SHqipetaret e Shqipenise,jane me te “Holle ne Diplomaci”….lol
    SERBET, kane FITUAR Gjithcka nga Negocjatat e deritanishme me “Pioneret” e “Diplomacise-kOSOVARE”:::
    Sa do ne Emer te Patriotizmit..apo..dhe…ect…Thaci duket se ja ka “Futur vetes” themi ne “Shqipot e Shqipenise”..lol

  7. katarakti says:

    Supergjeniale si analize. Meros iu kthye prape ” dora”.

  8. Gri says:

    O politika! Keshtu aresyetohet!

  9. shqip says:

    ” Per keto copa plumbi qenkeni lo pol dhur zoti Dhaskal “? Kjo do ishte pyetja qe popujt e fuqive perendimore do ti benin lidershipit te tyre per Kosoven , Bosnjen , apo edhe Maqedonine . Me habit driteshkurtesia e analisteve dhe politikaneve ne kete hapesire Ballkanike . Te mendosh qe Vuçiç dhe Thaçi Kane vendosur pas dy dekadash , te ndryshojne apo te zhbejne te gjitha rezolutat nderkombetare, kjo eshte gazetari foshnjerake . E gjitha behet nen tutelen e fuqive , Shba – Rusi . Madje edhe Gjermani – Turqi – Be . Po pse e gjithe kjo ? E thjeshte . BE eshte mbase sponsori kryesor i kesaj iniciative . Vendet e Ballkanit Po behen gati per fazen finale , para se te hyjne ne BE . Nje marrveshje paqesore , demarkacion , dhe njohje reciproke , do te thote nje rajon pa probleme ne te ardhmen . Asnje rrezik domino nuk ka . Kur popujt vendosin qe pas shekujsh te jetojne ne paqe , nuk ka asnje argument qe mund ta kundershtoje kete si proçes . Te dy shtetet dalin ” te fituara ” . Sepse ne fakt veriu i Kosoves praktikisht eshte i humbur . Ashtu sikunder komunat shqiptare ne Serbi Jane po te humbura . Pra kompromisi eshte mese racional . Do vazhdojme te jetojme si lindja e mesme ? Si konflikti Izrael vs Palestine ? Apo kemi nje shanc historik per ti dhene fund genocideve , pastrimit etnik , deportimeve , qofte edhe asimilimeve te popujve respektive . Pare edhe ne rrafshin kombetar , njohja nga ana e Serbise e shtetit Kosovar , nenkupton edhe njohjen e kesaj te fundit ne Okb . Çfare ndodh pas ketij proçesi ? Ajo qe pritet te ndodhe eshte çeshtje vetem shqiptare . Pas 6 shekujsh Shqiptaret mund te bejne shtetin e tyre ne 3/4 e trevave te principates se Arberit . Nuk ka asnje ligj apo konvente nderkombetare qe ta pengoje nje proçes te tille . Kjo perkthehet ne nje shtet me 6-7 milion banore . Kjo perkthehet ne nje ekonomi me te qendrushme . Kjo perkthehet ne nje fuqizim ushtarak , forcim te kufijve , pjesemarrje me e madhe ne axhendat nderkombetare. Ky duhet te jete imperativi i politikes dhe medias . E jo te hedhin fishekzare ne qiell te hapur .

  10. Bureto says:

    Mero me që duhet të shkruash diçka, jo pak herë merresh me abstraksione. Jo po tradhtohet perendimi, jo po Serbia e ka të paracaktuar fitoren që në nisje. Dhe ‘argumentet’ që përpiqesh të japësh rreth asaj që beson, janë thjesht alkimi. Ti je i zgjuar dhe duhet ta përdorësh pikërisht në këtë rast, sepse ky sot është në të vërtetë problem shumë i mprehtë. Po mund të thuash: mendimin tim dhashë -dhe ke të drejtë, po ta shohëslh nga ky këndvështrim, por sikur po i turbullon ca ujrat. Pse? Sepse s’është hera e parë, pra sot, që ka dalë problemi i Mitrovicës? Cili është ai që nuk e di se arsyeja e vetme që Kosova nuk njihet nga Serbia nuk janë manastiret e të drejtat e serbëve, e pordhë të tjera si këto, por Mitrovica dhe Trepça. A mund të na thuash se janë kosovatët sot që po ‘tradhëtojnë’ perëndimin (sipas teje), apo perëndimi (një pjesë e tij) ka tradhëtuar historikisht shqiptarët dhe në këtë rast kosovarët? A mund të na thuash se pse mbas marrëveshjes së Kumanovës, në veriun e Kosovës pikërisht në Mitrovicë dhe Trepçe u vendosën trupat franceze, aleatë historikë të serbëve? Pse ta zemë psh. nuk u vendosën ato gjermane, kur dihet se Gjermania kur hyri në Jugosllavi në vitin 1943, të parën që rrethoi ishte Trepça? Pse s’ndodhi kështu? Kosova u çlirua nga NATO, nën udhëheqjen direkt të Amerikës. Amerika ka bërë të pamundurën, atë që se imagjinonte njeri më parë, Pavarësinë e Kosovës, por ajo edhe pse fuqia numër një sot në botë, nuk është as OKB e as Europa. A nuk janë kosovarët ata që kërkojnë që në bisedimet Kosovë-Serbi të jenë dhe amerikanët? Pse nuk ndodh kjo? Por nëse kjo bëhet vetëm nën drejtimin e Brukselit, a mund të mendohet që Thaçi, e paska ka fuqinë të ndërmarrë aksione të tilla kaq përvëluese për të? Kur ende sot e 100 vjet Ahmet Zogut i është vënë stigma si tradhëtar vetëm se europianlt (KNK) e detyruan të lëjë manastirin e Shën Naunit, dhe atë me shkëmbim territoresh si tani. Kur për kaq, po për thesarin e Kosovës, Veriun tërësisht shqiptar të Kosovës, çdo thuhet për Thaçin? A ka në dorë Europa t’i qëndrojë fort qëndrimit të saj deri më sot, që Kosova është pranuar shtet i pavarur në kufijtë e saj dhe se Sërbia do të pranohet në BE vetëm kur të njohë Kosovën? Po që 5 vende të BE nuk e njohin Kosovën, a janë pjesë e kësaj Europe të ‘tradhëtuar’? Po kalin e Trojës në Kosovë, asosacionin e komunave serbe, dhe badinterin e 5% serbëve në Kuvendin e Kosovës, që praktikisht paralizon jetën politike atje, kush e ka imponuar? Thaçi? Ja e hoqën kosovarët Thaçin, këtë ‘tradhëtar’, çdo të bëhet më tej? A mund të na thuash pse kosovarët, pjesë e Europës janë të vetmit që nuk lëvizin pa viza edhe pse i detyruan që për këtë qëllim, të pranonin demarkacionin me Malin e Zi? Atë ç’ka kërkohet të bëhet, (nëse), përsëri sot me Serbinë? Cilët janë skenaristët dhe regjizorët e kësaj maskarade? Qeveritarët e Kosovës, shqiptarët këndej e andej kufirit? Kur kanë qenë ndonjëherë, sot e afro 140 vjet më parë, qysh nga kongresi i Berlinit 1878, e më pas konferenca e Londrës në 1913, që shqiptarët kanë vendosur për fatin e tyre? A do marrin ndonjëherë përgjigje pyetjet e mësipërme dhe nëse po, atëhere del vetiu dhe se kush tradhëton e kush tradhëtohet. Megjithëatë sot shqiptarët kanë shumë në dorë, që nëse imponohen që Kosova të ndahet, të ngrihen si një trup i vetëm kudo që janë, në Ballkan, Europë dhe Amerikë e të protestojnë fuqishëm. Sot ka dy shtete shqiptare, Maqedonia nuk mund të ekzistojë pa ta, në Amerikë ka një lob të fuqishëm pro shqiptar, pra rezistenca do ketë efekt tronditës. E gjitha kjo nëse frika e pabesisë për ndarjen do jetë një realitet. Gjë që unë nuk e besoj. Është kosto shumë e lartë, jo vetëm për shqiptarët, por shumë më gjerë. Dhe ka në Amerikë, Europë e Ballkan aq politikanë të mençur e të matur sa të mos lejojnë t’i vënë zjarrin ‘fuçisë së barutit’.

  11. faikonica says:

    Si gjithmone fajin e ka Perendimi.Rrnofte populli vella turk

  12. Shkodra says:

    Shqiptaret bagëti, kafshë mesjetare në zemër të Europës. Shih Berishën dhe i ke parë të gjitha. Amerika me Europën bënë gjithatë luftë, përse? Për kafshë si ne! Që shqyhemi si qentë, dhjesim ku hamë, shkatërrojmë çdo lloj peme dhe gjelbërimi, vjedhim e vrasim, që shkatërrojmë gjithçka, që nuk lëshojmë karrigen pa na shporrur me dru, që lëpijnë çdo lloj bythë e pështyjmë si kërmë njeri tjetrin, që shesim gjithçka për xhepin; motrën, nanën, atdheun.
    Shqiptarët ju dhanë të kuptojnë të gjithëve që problemi ynë nuk është atdheu, nuk dinë çtë bëjmë me të, përveçse ta shqyejmë dhe përdhunojmë, çdo kush për interes të tij.
    Shih Izraelin në shkretëtirë dhe na shih ne. Shih se çfarë kanë bërë për atdheun e tyre dhe çfarë luftrash kanë bërë duke e larë me gjak, çdo pëllëmbë vend. Të gjithë ushtarë meshkuj e femra, për të mbrojtur çfarë kanë ndërtuar, ndërsa në të gjithë në emigracion duke larë hallet e botës, me 30000 me femra prostituta.
    Nuk e di por kam mendimin se po bëjmë çfarë është e mundur që të bindim të gjithë botën, që shteti për shqiptarët mesjetare kudo ku janë, është diçka absurde dhe e tepërt. Jetojmë më mirë si qytetarë të dorës së fundit nën thembrën dhe pushtetin e të tjerëve, se sa si shqiptarë të pavarur, pasi nuk kemi kurrëfarë ndërgjegje qytetare, kurrfarë kulture institucionale, kurrëfarë respekti ndaj ligjit, pronës, territorit. Prezenca e atdheut tek ne shqiptarët, nuk zgjidh asnjë nga problemet tona për dinjitet, drejtësi, punë, integritet, mirëqënie, mbrojtje, barazi, mbijetesë.
    Kjo që po ndodh me Kosovën është vetëm fillimi i shpërbërjes së çdo lloj opinioni pozitiv mbi ne shqiptarët. Pikërisht ajo që serbët vunë bast më tepër, në diskretitimin total të aftësive shtetformuese të ne shqiptarëve. Dhe duket se ja kanë dalë, pasi me gjithë krimet e tyre makabre, ja kanë dalë të ndajnë jo Serbinë, por një shtet tjetër që Bota Perëndimore rrëmbeu me luftë.

  13. thana says:

    Me pare duhet njohja nderkombetare e shtetit te pavarur te Kosoves, hyrja ne NATO e BE dhe pastaj mund te behen korrigjime kufijsh me Shtetin e Serbise dhe me tej bashkim me Shqiperine.

  14. Viro says:

    Mos fajsoni evropen po kosoven. Luften e beri perendimi se per kosovaret do ishin ende ne shqiperi.
    Nuk ka faj perendimi. Ata ben luften, e cliruan kosoven, I ben kushtetuten, e njohen dhe juridikisht kurse qeveritaret kosovare nuk administrojne dot fitoren po ven ne diskutim kufinjte e fituar me lufte. Jane te paafte per te qeverisur shtetin. E pacin harram!

  15. Canada says:

    Kosova do behet e pavarur vetem kur te futet nen kthetrat e shtetit Shqiptar, por jo me politikanet qe drejtojne sot dy shtetet tona. Aty ku flet ligji aty eshte dhe progresi, dinjiteti dhe te gjitha te mirat qe mund ti kete nje popull.

  16. Edi says:

    Po te kete shqiptare ajo toke, Thacin e cojne peerpara bankes se te akuzuarve.
    Eshte fatekeqesi qe ai vend 20 vjet pas luftes drejtohet nga protagonistet e luftes, fatekeqesi.
    Personazhet e luftes ne cdo kohe, jane te paragjykuar ne pranine ne politike.
    Keta jane bajraktare, jo politikane.

  17. Maloku says:

    Pergjigja ndaj kesaj situate eshte e thjeshte. Parlamenti i Kosoves te forcoje Kushtetuten ndaj veprimeve te ketuj karakteri ne menyre qe te mbyse kete nisme pa filluar fare dhe, e rendesishme gjithashtu, me kete te varrose çdo lloj levizje ne te ardhmen ndaj politikaneve aventuriere apo ndaj atyre qe mund te shiten per nje arsye apo ndonje tjeter. Problemi perfundon ketu.

  18. zzzzz..... says:

    ore si kujtoni ju a ja mbane bytha thacit a ndonje tjetri ti beje veprimet me koken e vet???? po mbas eshte usaaaaaaa……!!!!!!!?

  19. Shemia says:

    Kesaj qe beri Perendimi meKosoven ne i kemj thene “Cheshte ky turp, me bere prift e me rrovemjekren?”

  20. Arben says:

    SHBA dhe BE bene luften per pavaresise e kosoves dhe keta kosovaret shkuan keq e me keq drejt ujkut,tamam si enveri me jugosllavet, ruset, kinezet e ne fund ne ajer. Ta gezojne ujkun, gjithe jeten ne gjirin e tyre kane per ta patur. Nuk shkohet ne europe me mendesine e Erdoganit dhe Kalifatit. Alibia se pse sna fut europa ne BE i ngjan propagandes puniste ne lidhje me kapitalizmin .

  21. Ta Djefsha Europen says:

    Kosova ka borxh vetem ndaj AMERIKES MADHESHTORE si dhe ndaj bRITANISE TE MADHE qe e qliruan dhe e pavaresuan dhe e ruajne edhe sot nga kthetrat shkavelloruse. PIK

    Sa I perket fjales PERENDIM une nuk e di kujt I referohesh…Spanjes idiotike apo Sllovakise te poshter……

    Kosova nukj mundte me e tradhetue nocionin PE|RENDIM sepse ky nocion nuk ekziston ne realitet. Ka shtete qe secila e zhvillon ne menyre te vet politiken e jashtme.

    Perendimi I juaj Mero Baze nuk e lejon Kosoven te kendoj ne eurovizion, aq me poshtersisht nuk e lejon edhe ne public pra aty ku eshte qeshtje informale….te e valoj flamurin e Kosoves.!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! ndersa Europa e juaj perendimore ua lejon te kendojne Australianeve!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Evropa ka qene eshte dhe ne te ardhmen e afert do te jete KURVEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEE.

    RRNOFT AMERIKA DHE BRITANIA….ndersa Europes iu qift nona komplet.

  22. alphade says:

    Analiza e “qytetarit optimist” me pelqeu shume . Ka thene dusa te
    verteta qe megjithese nuk na pelqejne perseri tregojne nje realitet
    te hidhur te Kosoves ne raport me nderkombetaret . Prandaj edhe
    Thaci ne kulmin e indinjates u tha nderkombetareve ,” JO AUTONOMI”
    te Verit te Mitrovices por redimensionim te kufijve te deritanishem,dmth.
    Shqiptaret me shqiptaret dhe serbet me serbet: Kompaktesi etnie.!
    Nje shprehje popullore shqiptare ,mbase e perdorin edhe popujt e tjere,
    thote: “Me mire djepin bosh,se sa shejtanin brenda” ! Kjo ka vlera aktuale
    per Kosoven dhe pergjithesisht per Ballkanin,konfiguracioni i popujve eshte
    tejmase i komplikuar, qe do te thote se popujt e ketij rajoni jane futur ne
    territoret e njeri- tjetri pt si “pykat” . Keshtu ndodh me te gjitha vendet e
    Ballkanit : duke filluar nga Kosova,Serbia,Bosnje- Hercegovina, Maqedonia,
    Kroacia,Shqiperia,Greqia akoma me teper….etj. Me shume probleme eshte
    mbarrsur dje dhe sot Ballkani,prandaj secili popull a etni le te mblidhen ne
    “kasollen” e vet dhe te mos mendojme kurre se me pakicat e minoritetet e
    nje kombi tjeter do te bejme prokopi: KURRE ! Ato gjithemone do te jene
    “molle sherri” sado mire te trajtohen nga shteti qe i ka “adoptuar” . Shembull
    tipik eshte sot Mitrovica e Kosoves me shumice serbe . Cdo dite me pretendime,
    cdo dite me rremuja, cdo dite ngrihen nga “gjumi” me nje kerkese absurde …..
    derisa jo me larg se nje jave po pergatiteshin te ” shpallnin autonomine” nga
    Kosova, qe praktikisht do te thote se neser,pas shpalljes se ” autonomise” do te
    kerkojne shkeputjen nga Kosova. Nje minoritet nuk e mban dot nen tutele,gjithe-
    mone do te kerkoje favore e privilegje qofte nga shteti ku bejne pjese ,qofte edhe
    nga shteti ame. Dikur nje gazetar grek qe po vizitonte Shqioerine ne vitet 80-te,
    pasi vizitoi disa fshatra minoritare ne juge te Shqiperise, me tha: “Ne greket,e kam
    fjalen per qeverine greke, e dime mire se minoritaret trajtohen mire nga regjimi
    juaj,por ne ,qeveria greke, do te kerkoje vazhdimusht gjithenje e me shume dhe
    gjithemone do te shprehe pakenaqesi dhe pretekste……”! E keni pare sa here ne
    foltoren e parlameniti shqiptar se cfare “rrufeshe” leshonte deputeti minoritar
    kunder qeverise se Rames ?! E pse ? Fare kollaj sepse qeveria e Rames i kishte pu-
    net keq me qeverine greke per aresyet qe dihen,vecanerisht per ceshtjen CAME .
    Sa Rama i ” prregulloi” punet me zotin Tsipras, deputeti i minoriteti grek ra “squp”
    ne toke,nuk po ndihet me . Nuk del me ne podiumen e parlamentit per te leshuar
    “Rrufete e Zeusit” ! Ja pra ky eshte nje shembull elokunte qe tregon se me minoritet
    do te kete kurdohere probleme te psparashikuara. Po ta thjeshtosh fare ceshtjen deri
    ne vulgaritet : shtrohet pyetja perse ndahet nje familje: vellai me vellain ?! Perse? Se-
    cili duke u bazuar ne kete fakt shume te thjeshte mund te nxjerre nje mori konkluzio-
    nesh. Kur vellau me velkaun nuk shkojne mire dhe ndahen ! Po popujt,kombet….?!
    Ketu nderhyne per humor : Rregulla e treshit X ….!
    O bote,o dreq qe une paskem lindur per te ndreq” – Shekspiri…..

    1. Bureto says:

      Po alphade! Në pjesën e parë je në domenin e utopisë. Kurrë s’ka për të patur shtete etnike, bile s’kanë qenë të tilla as shtetet qytete (Italia 48, Gjermania 14, Zvicra 7, e kështu je rradhë deri sa në kohët moderne u krijuan ato shtete që janë sot. Ka vetëm një zgjidhje, që të zhduken kufijtë. Mund të ndodhë? Kurrë! Multietniciteti është objektiviteti, realiteti i botës, shoqërisë njerëzore. Organizimi i mëvonshëm për nevoja administrimi të saj krijoi shtetet, gjithsesi multietnike. Si do ta imagjinojmë Gjermaninë sot me psh. mbi 3 mln. turq brenda dhe pse vajtën turqit aty? Ishte nevoja e Gjermanisë së pas lufte për fuqi punëtore, sepse prej saj u vranë, për faj të saj, mbi 12 mln gjermanë. Kush do ta rindërto te atë? Pra nevojat dhe rrethanat historike, janë të panumurta dhe kësisoj objektivisht u krijuan shoqëritë multietnike. Me që ishim tek shembulli gjerman, ç’farë duhet të bëjnë tashmë ata të fillojnë një holokaust të ri kundra turqve!!…Po 2 mln indonezianë muslimanë në Hollandl, po nja 4-5 mln arabë e afrikanë në Francë etj etj. Prandaj thashë që pjesa e parë e komentit tuaj qëndron në termat e utopisë. E minimizon shumë problemin kur merr si shembull ndarjen e vëllezërve, po harron se ata gjithsesi mbeten vëllezër, edhe pse të ndryshëm. (Shprehja, vëllezër jemi shokë s’jemi a nuk lshtë e vërteyë?). Pra popujt me rregulla (shtetet moderne demokratike me kushtetutat e tyre etj. ShBA janë një shembull) mund të jetojnë si vëllezër brenda një shoqërie të caktuar, por jo domosdodhmërisht duhet të jenë dhe shokë në kuptimin më të ngushtë të kësaj fjale.
      Gjithsesi në pjesën e dytë je më mirë me këmbë në tokë, sepse e pranon se, tjetër janë popujt e tjetër politikat shtetërore (shembulli me grekët), shpesh të drejta e shpesh jo. Po politika ndaj është krijuar, që duke u cilësuar si ‘arti i të mundshmes’, të gjejë mënyra sa më optimale që të ketë bashkëjetesë multietnike brenda shteteve dhe fqinjësi të mirë me ato që e rrethojnë. Deri më sot kjo është disi e arritur. Bota ka mbi 80 vjet që nuk njeh luftë, nëse nuk llogarisim ato me karakter lokal. Këto janë si grindjet e fqinjëve me fqinjin për një gardh.
      Ndaj e mbylle mirë me Hamletin. Bota është ajo që është, sepse njeriu është ai që është. Botë ideale as ka patur e as do të ketë. Misioni i liderëve lokalë e botërorë është që ta bëjnë atë më të mirë e më të paqtë. Ndryshe do të humbasë edhe këtë që ka.

      1. NjeQytetarOptimist says:

        Bureto, po flet emigrim, kundra urrejtjes se ushqyer per pjesen e pare.. Dardha eshte ndryshe nga molla..

  23. Alfredi says:

    A i keni pare presidentin dhe kryeministrin e Kosoves cfare intelekti dhe pergatitje kane o njerez???Nuk dine te artikulojne nje fjali per te qene.Me gjithe respektin si shqipetare qe jane dhe qenie njerezore po ta themi troc: nuk bejne as njeri as tjetri per te kryer keto funksione ne nje moment shume delikat te historise se Kosoves.Jane komplet aut si bagazh intelektual.A nuk ka Kosova personalitete me autoritet dhe te pergatitur per kete pune??

  24. Kuq e zi says:

    Z. Mere cfare analize eshte kjo?
    Sipas teje kush e mban pushtetin e kosoves ne duart e thacit me urdher te kujt thaci ben dialog per kaq vjet dhe pse vetem thaci?

    Tramp e tha qarte BE po te zhduket neser do gezohem
    Problemi eshte qe perendimi eshte percare dhe shqiptaret duhet te zgjedhin midis europes dhe shba-ve
    Lufta ka vite qe ka filluar
    Akti i pare ishte vala e organizuar e emigranteve kunder BE-se
    Akti i dyte masat e taksave shtese per eksportin
    E treta qe po pergatitet jane problemet kufitare qe do fillojne ne ballkan dhe mbarojne ne spanje
    Te gjitha kto per te zhbere be-ne
    Nqs shba ja del te zhbeje be-ne gjeopolitika kthehet para 30 vjetesh
    Nqs be mbijeton ajo formon nje ushtri te vetme dhe shba del jashte be-se persa i perket gjeopolitikes
    Shqiptaret gjate kesaj periudhe tranzicioni ke do zhjedhin ?
    Me doemos USA te ishte per europen kurre kosova do ishte shtet
    Pra z.mere me mire mos analizo fare sesa ta kthesh ate proqeveriatre se behesh si g 55

  25. Illyria-Shqiperia says:

    Jam per ridefinim kufinjsh, por me kusht themelor, qe Serbia te njohe pavarsine e Kosoves. Po ashtu te gjitha shtetet e tjera Rusi, Kina e 5 shtetet e be, dhe te behet antare me td drejt te plota ne okb, Jo ulese por kjo ka Pak Shanse te ngja se, ndaj me mire keshtu sic eshte. Thaci po luan mire! Por duhet te shkoje Deri ne fund. Be kurve si gjithmone.

  26. Qirjako nga Qiparoi says:

    Shshshshshsht, se të dëgjon Thaçi, Haradinaj, Veseli, Limaj, e të tjerë dhe gjej ku të futesh. Nuk e çliroi perëndimi Kosovën, por UÇK. Edhe në luftën e dytë botërore, Gjermaninë dhe italinë, dy nga fuqitë e boshtit, nuk i çliroj aleanca anglo-amerikano- sovjetike, por partizanë shqiptar të udhëhequr nga legjendari Enver Hoxha. Pra, shkurt, këta jemi ne. Mosmirnjohës të fëlliqur. Fetishizojmë dy pushkë që kemi zbrazur vetëm për të mbajtur me dhëmbë pushtetin. Por të paktën komunistët e Enver Hoxhës nuk vodhën qoftë dhe një lekë. Kurse bijtë e tyre sot në Tiranë dhe veçanërisht në Prishtinë i krrenë binanë gjithçkaje. Sa për të tjerat i ka thënë komentuesi Shkodra të gjitha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje