“Show” i Levandovskit, Bajerni fiton Superkupën e Gjermanisë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Bayern Munich “i pamëshirshëm” ka shkatërruar Frankfurt në fushën e këtij të fundit, me rezultatin 5-0 dhe ka fituar Superkupën e Gjermanisë, trofeu i parë sezonal.

Ngjason si një paradoks, por Eintracht e nisi më mirë ndeshjen, edhe pse më pas u shuajt si me interuktor përpara breshërisë së golave të Robert Lewandowski me shokë.

Sulmuesi polak shënoi dy herë në harkun e pesë minutave, në mesin e pjesës së parë, duke e çuar ndeshjen në shinat e duhura, ndërsa në minutën e dhjetë të pjesës së dytë kompletoi tripletën personale dhe praktikisht mbylli ndeshjen.

Të besuarit e Kovac, ish-trajner i Frankfurt që e mundi Bayern në finalen e Kupës së Gjermanisë në edicionin e kaluar, gjetën edhe golin e katërt, kur u mbush një orë lojë, me anë të Kingsley Coman.

Pesë minuta para fundit, Coman shërbeu për golin e pestë, të shënuar nga Thiago Alcantara.

Kjo është hera e 12-të që Bayern fiton Superkupën e Gjermanisë, më shumë se çdo ekip tjetër në këtë vend.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *