Tri vijat e kuqe

12 Gusht 2018, 19:59Blog TEMA

Nga Veton Surroi

Është e lehtë rruga e Kosovës: të mos bëjë atë që bën Thaçi

Kosova nuk e ka fare të vështirë ta ndërtojë një koncept të ri negociator; thjesht, nuk duhet të bëjë atë që ka bërë Hashim Thaçi dhe bashkëpunëtorët e tij deri tani. Prej vitit 2011 deri më sot kanë bërë negociata duke vënë në pikëpyetje statusin e Kosovës, e në dy vjetët e kaluar këto negociata kanë vënë në pyetje edhe tërësinë tokësore të Kosovës. Pra, në dialogun e Brukselit Kosova ka negociuar duke pranuar se pavarësia e Kosovës ka të njëjtën vlerë dhe mundësi zhvillimi, sa edhe vendosja e Kosovës nën sovranitetin e Serbisë. Ndërkohë, Thaçi dhe negociatorët me të kanë pranuar se mund të bisedohet edhe për kufijtë e vendit, në emër të korrigjimit.

Që të dyja këto pozicione janë të dëmshme. Vetëpranimi i një pavarësie të kontestuar ka çuar në gabime të tjera, siç ishte Bashkësia e komunave serbe, si rirregullim i brendshëm në kundërshtim me Kushtetutën e vendit, ndërkohë që negociatat për “korrigjim” e çojnë në Kosovën që të shërbejë për destabilizimin e tërë regjionit. Asnjëra prej këtyre qasjeve nuk siguron normalizim të marrëdhënieve me Serbinë; krijon vetëm abnormalizim të mëtejmë.

Me gjithë dobësinë evidente institucionale, i mbetet Kuvendit të Kosovës që ta ndërpresë këtë rrjedhë negociatore.

Parlamenti i vendit mund të bëjë dy gjëra me rëndësi.

Së pari dhe urgjentisht, duhet të mblidhet për ta ndalur Hashim Thaçin që në emër të Kosovës të veprojë më tutje në negociata. Ai tashmë ka tejkaluar jo vetëm kornizat e mungesës së përkrahjes politike për veprimet e veta, por ka tejkaluar edhe kornizat e së lejuarës me Kushtetutë. Në aktin më të madh juridik të vendit nuk i jepet kompetenca që të vërë në pyetje (a tryezë bisedimesh) tërësinë tokësore të vendit. Përkundrazi, e ka krejtësisht të ndaluar.

Në këtë vazhdë Kuvendi i Kosovës ka mundësi të krijojë një rezolutë me të cilën, në formë të thjeshtësuar, definohen tri vija të kuqe, të cilat negociatorët kosovarë nuk do t’i kalojnë.

Pra, Kosova do të hyjë në negociata duke mos i bërë të negociueshëm kufijtë shtetërorë me të cilat, në një proces të ndërmjetësuar ndërkombëtar me mandat të Këshillit të Sigurimit të OKB-së vendi ka shpallur Pavarësinë.

Pastaj, Kosova do të hyjë në negociata duke mos i bërë objekt të tyre rregullimin e vet kushtetues të një demokracie shekullare dhe shumëkulturore.

Dhe, së fundmi, Kosova do të hyjë në negociata duke mos e vënë si objekt të tyre përcaktimin strategjik që, duke bashkëjetuar në fqinjësi të mirë, të jetë në të ardhmën vend anëtar i NATO-s dhe i Bashkimit Evropian.

Po t’i kishte këto tri qasje parimore (“vija të kuqe”) Kosova nuk do të pranonte që të shkonte në Bruksel për t’ia vënë vetes asteriskun e mëdyshjes a ka shpallur pavarësi a jo, nuk do të merrej me “korrigjime” kufijsh e as do të vendnumëronte në pozitën e vet ndërkombëtare.

Këto tri qasje parimore do të ndihmojnë për të penguar rrugën e tanishme të theqafjes, por janë të pamjaftueshme pa veprimin e dytë të nevojshëm, e ai është definimi i një kornize të re negociatore. Kjo kornizë duhet që ta largojë vendin nga skenari i një “konference ndërkombëtare”, në të cilën do të hapeshin temat regjionale dhe do të rikthehej ndikimi i Rusisë. Nga ana tjetër, kjo kornizë duhet ta drejtojë kah formati evropian, me përkrahje amerikane, që tejkalon dukshëm rezultatet e vobekëta të “dialogut të Brukselit”.

Korniza, rrjedhimisht, do të kërkojë që Kosova të përcaktojë se çka është ajo që kërkon në këtë proces negociator. Dhe, kjo nuk është e vështirë të bëhet konceptualisht. Gjatë pothuajse tërë dhjetëvjetëshit të Pavarësisë së Kosovës, negociatat zhvilloheshin në ambiguitet, dykuptimësi: si të bëhet një lloj bashkëpunimi me entitete që nuk e njohin njëri-tjetrin. Procesi i ardhshëm negociator duhet të fillojë prej një premise normale: si të bashkëpunojnë, në fqinjësi të mirë, Kosova dhe Serbia, si shtete evropiane. Pra, konceptualisht, si të transformohet konfrontimi në bashkëpunim?

Duket si fantashkencë që ky të jetë synimi, por është fantashkencë, sepse deri tani synimet e negociatave mes Kosovës e Serbisë kanë qenë të varfra – qenë për të penguar fërkimet, njërin pas tjetrit, e jo atë që duhet bërë, që Serbia dhe Kosova të synojnë një paqe të qëndrueshme. Një paqe ku do të trajtonin të gjitha çështjet e hapura që mund të jenë kauzë luftërash në të ardhmen.

Kjo është diçka që Kuvendi i Kosovës së bashku me Qeverinë mund ta bëjnë menjëherë, në ditët në vijim.

Në fakt, kjo është diçka që partitë politike në Kosovë, në pushtet e opozitë, duhet ta bëjnë menjëherë.

Nëse nuk e kanë vërejtur, vendi i cili negocion territorin e vet tashmë quhet të ketë hyrë në gjendje të jashtëzakonshme.

12 komente në “Tri vijat e kuqe”

  1. Shqiptar says:

    Cheshtja kombetare eshte me shume se thaci. Jam dakory qe kuvendi i Kosoves duhet te percaktoj kornizen e bisedimeve.
    Mos te harojm qe ceshtja kombetare eshte e te gjithe shqipetareve dhe duhet te jete gjithe perfshirese. Nje organizem mbareshqiptare p. Sh. akademia kombetare shqiptare duhet te percaktoje rugen qe duhet te ndjekim.

  2. SHQIPE-FREE says:

    i Nderuar Veton Surroj:I Lexoj Shkrimet tuaja, se jeni nje nder “Kalemxhinjte e Rralle” TE “Shtetit Kosovare”..
    1-Ja me thuaj i “Dashur” Veton , se c´fare ka FITUAR Kosova nga Negocjatat me Serbet????????????ASGJE..dhe vetem Asgje..VETEM KA HUMBUR…dhe Bisedimet kane shkuar Gjithmone ne “Ullukun” e Serbeve..
    2-SAIDENICA E FAMSHME,qer shpie vetevetiv ne Autonomi te Komunave me shumice SERBE, eshte Deshtimi me i Madhe..Ne se Kosova do te Behet Shtet athere pse u dashka qe te Krijohen PRECEDENTE TE TILLA si SAIDENICA???
    3-Pra SERBIA asnjehere nuk ka Qene e Interesuar per te Negocjuar “Ndershmerisht” me Palen Kosovare, sepse se pari i Quan Perfaqesuesit e saj..SI “BIJET PLANGEPRISHES”..qe nje dite do te kthehen te “BABAI”..
    4-Eshte ne Pergjegjesine e Qeverise se Kosoves qe te ANASHKALOJ DHE TE MOS HAPE PRECEDENT TE TILLE, si Associmi i Komunave Serbe, ose edhe Indipendenca e ketyre Komunave nga Shteti i Kosoves..
    Qeveritaret dhe Politika Kosovare, duhej te Mjanonin keto Diskutime edhe me Be-NE::Nje shtet ka edhe Pakicat e tij-saj…dhe .Serbet duhet te trajtoheshin si te tille po pa te Drejte MEVETESIMI qe neser do te coje ne nje Referendum per “Autonomi” gje qe ne thelbe eshte Kerkese per Bashkimin me Serbine..
    5-Pra Politikanet Kosovare….QE NE FILLIM TE NEGOCJATAVE ME SERBET KANE DESHTUAR…ata kane Humbur qe ne Perballjen e pare me Serbet..qe jane shume here me te “Zgjuar” dhe Dinaker…SE SA “TRIMAT” TANE…
    6-Serbet asnjehere nuk kane DESHMUAR se jane Gati te Njohin Shtetin e Kosoves, athere hajde te ulemi ne Tryezen e Bisedimeve dhe te Bisedojme TEMA QE U INTERESOJNE SERBEVE???????????Ata jo vetem kaq..por kane Zgjuar edhe “Zogjte” e Heshtur qe la pas UDB-ja e Milloshevicit..duke Shpikur edhe “kombin-kosovare”…nje Ide qe percane KOMBIN SHQIPETARE NE TERESI,..Halil Matoshi..Enver Robelli..Bujar Buxhala…I KANE “FRYRE” Kesaj Ideja…Madje edhe Segmente te Politikes se Kosoves,qe po na kerkojne te Gjejne “Kosovarin-Krenare” te “Shtetit Kosovare”…po arrijne deri aty SA KANE ULUR EDHE FLAMURIN KOMBETARE NE TUBIME-SPORTIVE APO POLITIKE…
    Shkurt VETON SURROJ:Hashim Thaci,dhe asnje nga Politikanet Aktuale Kosovare nuk ka “Koqe” te marre nga Serbia as edhe nje Qime-Kashte..thjeshte se Serbia e di sa sa “Fuqi” kane Politikanet Kosovare..dhe ata e dine SE KOSOVA ESHTE NJE PRODUKTE Intervenimi Internacjonale..DHE ATA JANE PERSERI FAKTOR VENDIMTARE NE VENDIMET PER KOSOVEN…dhe jane ata qe edhe i “Ndryshojne Vijat e kuqe” ne te “Verdha” apo “Gjelbra”…
    Ideja e “Korrigjimit” te kufijeve NJE IDE E VJETER E SEBEVE, duket se do te vere ne Pikpyetje edhe EKZISTENCEN E “SHTETI KOSOVARE” kur dime se Raportet:RUSSI+USA, shkojne ne Linjen SERBE….a mos valle “Ja futi vetes” Thaci me kete Ide??????????????????Mbetet te shohim….lol

    1. heu bre says:

      Idiot-Free
      – e para quhet Zajednica dhe jo Saidenica ? (e mos thuaj qe e ke shkruar nga nxitimi gabim, se e ke shkruar po njesoj nja 3-4 here)
      – e dyta Kosova nuk i clirua me lufte nga shqiptaret, por me nderhyrjen e nderkombetareve dhe kjo sjell pasojen qe shqiptaret jane te detyruar nga nderkombetaret per bisedime
      – e treta serbet bejne punen e tyre dhe mbrojne interesat e tyre, e nuk do pyesin as ty e as mua se si do sillen. Jo po do te te marrin leje ty se c’do thone, rob i trashe
      – e katerta mjaft vure “pika” ne mendimet e tua qesharake, karagjoze dhe te nje niveli te ulet intelekti, po shko futi nje tas groshe dhe nje gote dhalle ne fund per shplarje
      Na dolen gjithe patriotet e brekusheve e po na japin mend.
      Toc me delire madheshtie, qe nuk di as rregullat e drejtshkrimit e na pretendon ketu per “filozof te atdhetarise”.
      Cope mishi ? ? ?

    2. U dhime duke qesh says:

      Sa i trashe mund te jesh mor SHQUPE!?
      Ideja e serbeve per “korrigjim te kufinjve” eshte vetem nje javore dhe aspak e vjeter. Ideja e vjeter e serbeve eshte e njohur, ajo eshte : Kosova eshte Serbi!
      Por ti duket qe je aq i trashe, sa gomarit te fshatit do i dukej vetja profesor universiteti para teje.

  3. Peço says:

    Si po vete kjo punë, Andi Bushati vëntë dorë. Vetëm ai mund ta zgjidh një ekuacion të kësaj shkalle vështirësie.

    1. turi says:

      dakord por duhet ta ndihmoje ca edhe Shkullaku

  4. Lumi says:

    Problemi kryesor I kosoves eshte mungesa e kultures shteterore. Nuk kane pasur shtet, nuk Jane marre me punet e shtetit dhe e trajtojne ate si prone te vet. Prandaj duhen ato vijat e kuqe qe Thaci ta dije kufirin e tij.

  5. Fadil says:

    Kosova u clirua nga pushtuesi me lufte.Negociatat jane pa kuptim per shtetin e Kosoves.Kur Shqiperia u clirua nga gjermanet nuk beri negociata:aman o gjerman a te behemi shtet.Serbeve qe jane ne Kosove po u pelqeu te rrine,le te rrine pu nuk u pelqeu le te ikin ne Serbi.Kosova i eshte shkeputur trungut te Shqiperise para 105 vjetesh.Tani kane te drejten ti bashkohen trungut meme.Bisedimet me serbet duhet te jene ne aspektin teknik,sepse ne aspektin politik ajo pune ka marre fund ,Kosova nuk ben pjese ne Serbi.Ne aspektin teknik nenkuptoj si mund te organizohet shperngulja e popullates serbe qe deshiron te largohet nga Kosova ne drejtm te Serbise.

  6. Aleksander Thana says:

    Pajtohem me V.Suroin. Drejtuesit dhe Kuvendi I Kosoves duhen te shkunden nga kjo gjendje pothuase ketargjike qe Nuk e ka cuar gjekundi shtetin e ri deritani. Vazhdimi I kesaj gjendjeje, me shume probleme rreziqe ka per te sjelle.

  7. aleko says:

    Ky shkrim I ka vene pikat mbi I ..Smund te kete marreveshje midis dy vendeve kur njera pale nuk njeh tjetren, ndryshe KOsova eshte e humbur..Korniza e bisedimeve duhet te jete e pershtatshme per te dy vendet jo vec per serbet,..Vizat e kuqe nuk shkelen dhe duhet te jene domosdoshmeri nese per kete marreveshje ka insistim Europian..

  8. Shvejk says:

    Jo o Peco, as Andi nuk i ben derman kesaj pune. Duhen kthyer urgjent ne kosove Lul Basha, Argita dhe Flor Mima, vetem ata kane njohjet e duhura ne Kosove e me tutje.

  9. Albani says:

    Veton Shurroi
    Cfare do te thote “asterisku” I medyshjes
    Asterisku ……mire qe jeni Serbizuar,por dhe Greqizuar ju “intelektualet” shkerdhata te Dardanise

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje