36 llojet e torturave të tmerrshme që u përdorën gjatë diktaturës komuniste në Shqipëri

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Rrahje me dru, shpim i mishit me tel të djegur, futja e kripës në mish, lënia në ujë të ftohtë, lënia pa bukë deri në vdekje, varje me kokëposhtë, shtrëngimi i gjinjve me pinca, maçoku në tumane, mbushja e gojës me kripë, futja e jashtqitjes në gojë…

Kjo listë e hartuar nga  Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit (ISKK) në Shqipëri, bazuar në një dokumentacion të gjerë arkivor dhe dëshmi gojore nga ish të persekutuar,  cilësohet si lista zyrtare e torturave të përdorur gjatë regjimti komunist nëpër qelitë e hetuesive, zyrat e ish Sigurimti të shteitt dhe rrethana të tjera represioni gjatë viteve 1945-1991 në Shqipëri.

Kujto.al e sjell të plotë listën e torturave si më poshtë:

Llojet e torturave

1-Rrahje me dru, deri në shkaktimin e plagëve

Është torturë klasike e përgjithshme e bërë në hetuesi nga oficerët e Sigurimit e ndihmësit e tyre. Kjo torturë konsiston në goditjen me dru ose thupra (drunj të vegjël) të të pandehurit në kokë ose pjesë të trupit. Është përdorur masivisht kundër të gjithë të pandehurve apo personave të kapur sekret nga Sigurimi. Kjo lloj torture konsiston në goditjen e drejtpërdrejtë e të menjëhershme me një mjet të fortë. Ka qenë një torturë e “thjeshtë” që nuk kërkonte shumë kushte apo mjete.

2- Kruarje e plagëve të qelbëzuara me dru

Zhvillohej kur kishte avancuar faza e torturës dhe kishin filluar të zinin kore. Nga kjo torturë e rëndë ka vdekur në vitin 1947 Loni Adam, ish funksionar i ambasadës amerikane, ndërsa trupin kishin filluar ta hanin krimbat. Kjo lloj torture mund të kalonte deri në çmendjen e personit nga dhimbja e madhe.

3- Shpimi i mishit me tel të djegur

Ka qenë torturë barbare e përdorur sidomos vitet e para. Personit i ngulej një tel i nxehur në mish e cila depërton lehtësisht mbi mish e nga kjo kalon drejtpërdrejt në kockë. Prekja e kockës kishte pasoja të rënda sepse kalonte në humbjen e jetës, ose pasoja të rënda në shëndet, por edhe në çmendje. Nga përdorimi i kësaj torture ka vdekur avokat Muzafer Pipa në tetor 1946.

4- Përdorimi i rrymës elektrike në veshë e në trup

Ka qenë teknikë e përdorur nga Sigurimi dhe hetuesia. Përdorimi i madh i kësaj metode ka çuar në çmendje shumë persona. Rryma elektrike kalonte në trupin e personit të marrë të pandehur në mënyrë që ai të thyhej për të pranuar procesin ose treguar gjëra në kurriz të të tjerëve.

5- Futja e kripës në mish

Përdorej për të acaruar gjendjen e të pandehurit. Kjo lloj torture përdorej në rastin kur plagët kishin përparuar. Përdorimi i kësaj torture kishte efekte psikike të forta, duke kaluar shpesh edhe në çmendje.

6- Lënia në ujë të ftohtë apo në fuçi uji

Ishte koha kur i pandehuri nuk pyetej. Trupi i lihej në një pellg me ujë në dimër në mënyrë që të kishte pasoja në shëndet. Pasojat ishin në dobësim zemre, mushkëri të sëmura, etj. Po ashtu personi vendosej në një fuçi uji. Kjo metodë përdorej kryesisht kur ishte gati ta zinte gjumi si dhe në orën e gjumit.

7- Lënia pa bukë deri në vdekje

Është një torturë e përdorur në hetuesi, por në raste speciale edhe në burgje. Ka ndodhur p.sh. me ish kryeministrin Kostaq Kota që vdiq në burgun e Burrelit në vitin 1948.

8- Lënia pa bukë për disa kohë

Përdorej në hetuesi dhe në izolim në burgje. Përdorimi i kësaj torture synonte thyerjen e të pandehurit në mënyrë që ky të mendonte se jetën e kishte të shkurtër.

9- Lënia zhveshur në të ftohtë

Përdorej në hetuesi dhe pothuaj në burgje si masa disiplinore. Kjo lloj torture kishte edhe efekte psikologjike për nga fotografimi i pamjes kur i dënuari lihej të shikohej nga të burgosur të tjerë.

10- Jeleku

Përdorej si mjet ndihmës për të rritur efektin e torturës. Muço Sali deklaronte: “Janë vënë në jelek dhe me një dru në mes të duarve dhe të këmbëve vareshin në dy stola, gjë që i bënte njerëzit si breshkë, duke i shkaktuar dhimbje të mëdha”. Jepej ideja sikur njeriu ishte vendosur në hell për t’u pjekur.

11- Dinamit në trup

Vendosja e dinamitit në trup kishte efekt në zemër dhe në tru. I pandehuri kërcënohej se do hidhej në erë. Oficeri i Sigurimit vazhdimisht mbante shkresën në dorë duke dhënë përshtypjen se mund ta ndizte fitilin. Rriste stresin dhe ankthin me shpejtësi të madhe, duke kontribuar në sëmundje të rënda e të pashërueshme.

12- Shtrëngim i gjinjve me pinca

Një torturë e përdorur te meshkujt, linte pasoja në lëkurën e mishit të personit që torturohej. Përdorej sepse gjinjtë si gjëndra lëshonin efekt të fortë dhimbjeje.

13- Futja e të pëgërëve (jashtëqitjes) në gojë

Kryhej shumë vitet e para sidomos ndaj klerikëve që mbanin mjekër. E kanë përdorur ndaj Sheh Ibrahim Karbunarës. Jo vetëm që të shkaktonte dhimbje nga era e keqe, por grumbullonte edhe mizat.

14- Varje me kokë poshtë

Është përdorur rëndom ndaj personave të akuzuar për krime shumë të rënda politike. Ka qenë ndër torturat më rraskapitëse e cila linte pasoja të mëdha mendore.

15- Lidhje me lin

Lidhja me fijet e linit shkaktonte vija në trupin e një njeriu. Kjo lloj lidhje shkaktonte deformime të cilat i shiheshin personit gjatë gjithë jetës.

16- Lënie në diell

Përdorej si torturë për të burgosurit e për të paraburgosurit, në degë të punëve të brendshme ose në kampe pune. Nuk përdorej në burgje. Në kampe, i dënuari lihej në diell, kryesisht muajt e verës, në vendet ku punohej. Kjo jo vetëm për t’i shkaktuar torturë, por edhe për të shërbyer si shembull për të tjerët.

17- Maçoku në tumane

Përdorej kryesisht ndaj femrave. Maçoku futej brenda tumaneve të femrës dhe pastaj goditej me dru nga jashtë. Përpjekja e maçokut me thonjtë e tij për të dalë nga kjo gjendje, shkaktonin dhimbje të mëdha te femra që kishte veshur tumanet.

18- Përgatitje e varrit

Përdorej në dy forma: e para, para një varri të hapur ku bëhej gati improvizimi i vrasjes së të dënuarit dhe e dyta kur i pandehuri hapte vetë varrin ku mendohej se do varrosej.

19- Arma në gojë

Mjet presion që zhvillohej shpesh gjatë hetuesisë. I pandehuri kërcënohej se do vritej nëse nuk tregonte.

20- Tentativë për çnderim të vajzës

I bëhej drejtpërdrejtë  personit të pandehur ose shërbente si mjet presioni ndaj tij kur i sillnin një femër të familjes si gruan, vajzën, etj.

21- Djegia e organeve seksuale

Përdorej djegia me benzinë, e provuar ndaj Alfred Ashikut nga oficeri Cole Bashari.

22- Rrahja me kamxhik

Përdorej me kamxhikët e kafshëve. Kamxhiku i lëshohej në qafë të pandehurit në formën e një gjarpri që mblidhet shpejt rreth një peme. Por përdorimi i kamxhikut përdorej edhe si rrahje e drejtpërdrejtë në vend të drurit. Pasojat ishin të mëdha si, dëmtim i mishit, i enëve të gjakut, etj.

23- Lëshimi i pikës së ujit në kokë

I pandehuri lidhej në një tavolinë dhe nga tavani i lëshonin periodikisht pika të forta uji që binin rëndë në kokë.

24- Vendosja e mangallit në vapën e gushtit

I futej në qeli të pandehurit në kulmin e vapës, në temperatura të larta të verës (dëshmi e Xhevat Xhafës). Kjo lloj torture i shkaktonte të burgosurit një siklet të madh, djersë pa fund e dobësim të mëtejshëm.

25- Lënia në këmbë

Përdorej për të lodhur e sëmurë të pandehurit. Shkaktonte sëmundjet e kockave, mesit, etj.

26- Lënia për të fjetur mbi çimento

Përdorej në hetuesi dhe në biruca gjatë vuajtjes së masës disiplinore.

27- Shkaktimi i etjes dhe mbushja e gojës me kripë

Përdorur nga hetues Irakli Kocani.

28- Lidhja me hekura në mur e lënia për disa ditë ashtu

Është përdorur nëpër qeli ndaj të paraburgosurve. Ka shkaktuar dhimbje kockash e organesh të brendshme.

29- Detyrimi për të kënduar natën

Vendosej muzika për të zhdukur zhurmat ose shumë të pandehur detyroheshin të këndonin natën.

“Detyroheshin të këndonin si gjela dhe të kakarisnin si pula, siç i është bërë Islam Radovickës, nga Sigurimi i ushtrisë”.

30- Futja në biruca të errëta

Dëshmi: “Futnin nëpër biruca të errëta nga një njeri dhe në mesin e natës një tjetër ishte porositur të bënte si qen, të ulërinte dhe të kafshonte të burgosurin tjetër”.

31- Lyerja me marmelatë

Dëshmi: “Janë lyer me marmelatë në sy, veshë e hundë dhe kanë vënë një tjetër për t’i lëpirë”.

32- Shurdhimi

Vënia në stres të përgjithshëm duke shkaktuar zhurma të pandërprera. Kjo torturë është provuar e kryer në burgun e Burrelit.

33- Përdorja e tymit brenda qelive

Shkaktohej nga djegia e materialeve të ndryshme e futja e tymit të tyre nëpër qeli. Provuar e kryer në burgun e Burrelit.

34- Futja në arkivol

Mjet presioni për të pranuar procesverbalin e hetuesisë. I pandehuri mbyllej brenda arkivolit për disa minuta ose orë, duke i krijuar përshtypjen e vdekjes.

35- Goditja me pëllëmbë e me shqelma

Ka qenë tortura më e përhapur dhe fillestare. Ajo ushtrohej nga hetuesit si fazë e parë e torturës psikologjike. Hetuesi e përdorte për të thyer të pandehurit e dobët në mënyrë që të pranonin sa më shpejt procesin.

36- Hedhja nga lartësia

Torturë e përdorur shpesh në hetuesi, sidomos ndaj moshave të thyera. Shpesh herë prej kësaj torture, të proceduarit kanë vdekur.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

34 komente në “36 llojet e torturave të tmerrshme që u përdorën gjatë diktaturës komuniste në Shqipëri”

  1. DINGO says:

    Ku te shikoni Torturat e Miqve Amerikane juve.kane 28 vite qe po na qijne dhe na kane kthyer ne gabelet e Evropes dhe hamallet e serbise.

    1. ggggggg says:

      dingo pse iken nga tema more bythqire. Shiko vellezerit tuaj cfar kane bere tek vellezerit e gjakut tyre e mos shiko amerikanet

      1. partizani qe te vjen nga mbrapa says:

        Kur na spiunonit te nazistet ju pelqente!? Po kur na vrisnit bashke me gjermanet rrugeve e maleve a ju kujtohet!? Po atehere nuk kishim te njejtin gjak? Race e felliqur kolaboracionistesh 🙁

        1. ggggg says:

          – e gjithe udheheqja e vrare nga enveri kishin spiunuar tek gjermanet Ik er pirdhu lexo pak histori lamash

          1. partizani qe te vjen nga mbrapa says:

            Po flasim per ju zhulsat kolaboracioniste, se juve ju pallum mire pas Luftes! Leri ata te tjeret, se ishte lufte per pushtet brenda llojit (sic iku Sokol Olldashi). Po edhe qe kishte spiune ne mes tyre, mos te te duket fare cudi mor zvarranik, prandaj e hengren palloshin 😉

        2. VFLP says:

          Vetem emerin Partizan mos e perdor se eshte mekat ,,se partizanet nuk kane lidhje me kete pune kriminelesh por thuaj qe jam klika enveriste me shkijet e serbise ..atehere jemi ok -Ballistet nuk kane lidhje me spiunllek por gabimi i tyre eshte qe nuk luftuan me klyshat e serbise e rusise ..

      2. DINGO says:

        Ik ore Gabel ,Sistemi quhej diktature e shumices.Njerez ne bulevard nuk vrane.as nuk i mbyten ne otranto.Kujt i kruhej suma e gjente vendin ashtu ishte ai sistem.Ata iken dhe kush vuajti u shperblye 10 fishin .Ke ndonje koment pse i vrau sali qeni njerezit ne bulevard,apo pse i vrau shkerdheni ne gerdec???pse i mbyti italia ne otranto.dhe pse amerika mikja e madhe na kap dhe nga koqet e nga dhembet per nje vize.Bythqire dukesh qe je dhe malok i piste gjithashtu.

        1. Genti says:

          edhe Saliun po sistemi yt e vuri ne krye. nje ish-komunist i regjur, spiun i serrbeve, por komunist ne zemer.

        2. GGGGG says:

          dingo te qift enveri sali berisha edi rama shkerdheni i saliut e cuni i fariut

    2. E verteta zhytet por nuk mbytet says:

      A i thone keto gjera keta ish-te persekutuarit!? Po! Kjo do te thote se 99 jane rrena dhe 1 e vertete! Ish te “persekutuarit” jane raca me e poshter njerezore ne shoqerine e sotme shqiptare! Mashtrues dhe bastarde te tille nuk kemi pare ndonjehere.
      Sa per info, sipas te dhenave zyrtare te denuarit per arsye politike, me burgime dhe internime ne vitet 1945-1990 jane gjithsej rreth 25 mije persona, nga keta 500 te denuar me vdekje (shumica menjehere pas Luftes)! Duke llogaritur popullsine e Shqiperise ne 3 milion banore, del qe 0.7% e popullsise, ne 45 vjet jane te denuar per arsye politike. Nje Institut qe merret me ish-te persekutuarit e ka cuar sot kete numer ne 44 mije persona ne 45 vjet, ku s’ka ngel ordiner pa u bere i persekutuar politik. Sidoqofte ne % te popullsise edhe me kete numer del qe 1.3% e popullsise kane qene te denuar politike. Sido qe ta themi na del qe mesatarisht 1% e popullsise se Shqiperise, ne 45 vjet, kane qene te perndjekur per ceshtje politike!
      Te tjerat kuptojini vete!

  2. Aranit says:

    Nuk duhen harruar kurrë këto kohë të tmerrshme të shoqërisë sonë. Këto tortura dhe masakra duhen deklaruar me forcë dhe duhen kujtuar, për të mos u përsëritur kurrë më.

    1. katunarsina says:

      Debil, ishte kohe lufte, c’a prisje ti ti jepnin nga nje pice dhe coca-cola dhurate!? Pse nuk heq dore Amerika edhe sot e kesaj dite, metodat torturuese te se ciles jane ne nivel siperor? Apo mos do te thuash se Lufta e Ftohte nuk ishte kohe lufte? Debil.

      1. Aranit says:

        Ti shoku debilit, LEXO dhe pastaj shkruaj idiotesira. Behet fjale edhe per tortura te burgut te Burrelit, qe ne kohen e luftes as qe nuk ekzistonte… njesoj si hetuesia komuniste, qe u krijua menjehere pas lufte…

        1. katunarsina says:

          Debil pa shkolle fillore. Ti nuk di as c’eshte Lufta e Ftohte. Ik o bebush me koken si rrush …

  3. Shaqo says:

    ..Dhe qenkeni gjalle akoma?
    Keni qene , jeni e do te mbeteni rraca me e poshter e ketij kombi. Po shyqyr qe jeni pak.
    Tani po perkedheleni shume, por mbase brezit tjeter do t’i takoje te paguaje per poshtersite tuaja.
    .. Me gjithe keto tortura dhe vetem 4000-5000 vete te vrare ne 50 vjet? E pamundur, ju kane trajtuar mire prandaj jeni gjalle.
    Sado te mashtroni nuk ju beson njeri

    1. eeeeej says:

      Sipas te dhenave jane vetem 500 te denuar me vdekje ne 50 vjet!

  4. H says:

    Mizoria dhe kriminaliteti struket në zemrën e çdo shqiptari. Kur vdes humaniteti, vdes njeriu.

  5. Pacavuret says:

    Te gjitha çkan ber bota sot ja veshim komunizmit,mashtrusit ordiner. kte me maçok ne brekushe e di por me tela e kutadi un kto vetem ky qe ka ber shkrimin i di .po te nderrohet po sot sistemi e te kthehet ajo koh prap te gjith kta plera qe shajn me shum do bejn direkt te kunderten .se jan po kto mostra qe ne at koh i nxinin jeten te tjerve duke i ven partishmerin perpara kta mostra pa byth qe bejn kto shkrime me xhdo sistem han buk.se kan njemij surreter.ai sistem beri xhberi iku. po sot o na rrufshit k…..t çfar po menderosin ,kaq vaj shkojn punet sot .kur per 25 vjet jan vrar me shum se 10mij njerez pa gjyq .me e fresketa me plumb ne kok i vrat ne mes te bulevardit . Ky kurva qe ka ber kte artikull i lepin bythen kriminelve qe vran kto kater vet .pra lulit dhe saliut q..et ne byth per ta .dhe as qe do tja di per kto krime .por ka hallin e gjyshit antishqiptar o kurva pa moral.

  6. Keto lloj torturash duhen perdorur edhe sot fuke filluar qe nga krimineli sali dhe te gjithe hajdutet dhe kriminelet qe u bene milionera pa punuar.
    Nuk te tregon njeri se si e ka bere vrasjen apo vjedhjen duke ju lutur dhe duke i cuar kafe e ti lutesh aman na trego si vodhe banken si i vrave ne gerdec….
    Vetem druri te sjell ne vete..
    Edhe amerikanet qe na cajne trapin me demokracin e tyre shikojini neper filma cfare bejne neper burgjet e tyre.

  7. RPSSH says:

    LAVDI P.P.SH

    POPULLI SHQIPTAR NUK BEHET KURRE PA DIKTATURE

  8. tonia says:

    Ne cdo sistem,ne cdo kohe e ne te gjitha vendet e botes,ka pasur,ka e do te kete njerez qe shkelin ligjin e kryejne krime ne ushtrimin e detyres qe u ka ngarkuar ligji.Permendja e krimeve qe mund te kene kryer ose kryejne persona te ndryshem gjate ushtrimit te detyres,ne te gjithe sistemet politike ne bote,pa permendur qendrimin e shtetit ne lidhje me keto vepra kriminale,hyne ne fushen e propagandes dhe jo ne ate te historise.Nga “shkrimtari” Kaloci kam lexuar per toger Baben qe ka kryer vepra kriminale ne periudhen e pare pas clirimit te vendit,por ai nuk flet per qendrimin e shtetit ndaj krimeve te tij.Toger Baba u denua me vdekje e u ekzekutua per krimet qe kishte kryer..
    Ne periudhat e mevoneshme,nje ish kryetar dege,Sali Veliaj u denua me 3 vjet heqje lirije,vetem per nje pellembe qe I kishte dhene nje te denuari .Pergjithesimi I rasteve te vecante kriminale si metode pune e shtetit nuk eshte as shkencor e nuk mund te qendroje ne themel te historise qe duan te bejne disa te ashtuquajtur “historiane” si Kaloci e kompani.Perdorimi I ekstremeve per te argumentuar nje ide ,per ata qe dine te arsyetojne,e ben te pabesueshme vete idene qe duan te evokojne te tille “historiane”Dhune ne hetime e ne jete, ka kudo ,ne te gjithe boten,edhe sot ,bile edhe ne vende qe e heqin veten si kampione te demokracise e ligjeshmerise,por kjo eshte pjesa e erret e shoqerise njerzore,sepse kriminelet nuk mendojne as per rendin shoqeror e as per ligjin kur kryejne veprat e tyre cnjerezore.I rendesishem eshte qendrimi qe mban ligji dhe shoqeria njerezore ndaj monstrave te tille qe jane produkt skarco i shoqerise njerezore.Jashte ketij raporti cdo gje e thene hyne ne fushen e propagandes por kurrsesi ne ate te historise

    1. ish-emigrant says:

      Kane 30 vjet qe bejne propagande te ndyre antishqiptare keta pjella te ndyra, pinjolle te kolaboracionisteve te fashizmit 🙁

  9. Ergys says:

    Keto tortura i meriton klasa politike shqiptare qe po i pi gjakun popullit.Kush ka qene ne politike nga 1992 e ketej i ka hak keto tortura.

  10. Alboz934 says:

    Te forte paskan qene keto te denuar politik me gjitheketo tortura qe paska kaluar trupi i tyr qener paskanqe qener te forte prandaj jane duke u bere nga 80 vjeça keto qe deshmojne keto tortura dhe kur judel gjumi jorgani ne fund te kembeve .

    1. shvejku says:

      Po perdhunimin e femrave ne burgje,pse nuk e permend ky instituti i gomereve,apo ajo pune ishte qejf?

  11. Xha Brahua says:

    Ky gazetar robqir paska hapur gjithe librin e torturave dhe do te na tregoje se i ka perdorur sigurimi: Dhe nese i ka perdorur mire kane bere se tradhtia ndaj atdheut edhe sot denohet me vdekje ne Amerike, gjoja ne vendin me “demokratik” te botes (mos harroni çeshtjen e Snowden apo Ansanzhe) jo me ne Shqiperi qe u denuan dhe u torturuan kolaboracionistet ata qe drejtuan armet ndaj bijve qe u ngriten per te mbrojtur vendin e tyre . Nje pyetje te fundit te gjithe atyre qe jane kundra: sikur ndonje t’i beje keq nje pjestari te familjes apo te fisit çfare do te benit? Do te kerkoni meshire per ate ? Keshtu eshte edhe per te gjithe ata qe duan atdheun e tyre.

  12. zaho says:

    Cilen nga keto do ti pershtatej mostres te Selenices e gjeni dot ?

  13. Fieraku nga Ferrasi says:

    Po’ mire ketà ju torturuan
    Po’ ju ca ju bete?apo Moret krahun e sali berishes pse s’ moret sharrsin tju q c’ ju mbante pragu?
    Tani rrini degjoni
    Dingeon,shaqon partizane
    Por Zoti ju dha nje te mire
    Te shikoni bythen jashte te gocave te kryetareve te deges neper semafore,po’jua lerojne imperialiste para,prapa
    Hetuesen qe i kishte shkuli nji grusht floke
    Nji gruaje ruse qe e kishte pagu me nji tullacllek
    Si nje foke me paruke me qime dhie
    Te gjithe kush Ka bere keq i Ka lare dhe do ti laje
    Po’ puna eshte ta kishit Marre Hakuna tuaj vete.

    1. U dhime duke qesh says:

      Ahaaaa te paska ik pallapeta fare Ferrako! Hajt per hajer ishalla 😀 😀 😀

  14. Toni says:

    Shume prej tyre qe ua ben te tjereve keto tortura ne emer te Partise, ua ben ish shoket e tyre, po ne emer te Partise. Te tillet dhe familjaret e tyre i paguan shumefish, pjella mizore …….

  15. Plaku Xhuxhumaku says:

    Dhe pastaj habitemi ne kur nje vellai jone i dhjere, por krenar si te gjithe ne ish-partizanet merr kallashin dhe vret 8 veta nga gjaku i vet. Te pakten nuk i torturoi po ua boni nonen shpejt e shpejt. Rrofte lufta e lavdishme civile ballisto-partizane qe i mesoi njerezit te vrisnin njeri tjetrin per nje cikes pushtet. Lufta vazhdon edhe sot e gjithmone ne favor te partizaneve te lavdishem dhe morrave te kuq.

  16. Nuk jane te verteta keto qe shkruhen,´mos shpifni´…po te ishin te verteta ,nuk i linte kush ende ne pune per 30 vjet
    te drejtojne demokracine ish sigurimsat,………

  17. Kunata e nunuse nga salarija says:

    Se pse Ca’ ketu me lart me ngjajne me kete qe vrau rete njerez.

  18. I PENDUARI says:

    BASHKEPUNTORET E ISH-Sigurim it te Shtetit RRIDHNIN TE GJITHE NGA KLASAT E PERMBYSURA…Pra SPIUNET ishinnga Radhet e “Kulakerve”..ose Persekutuarve..
    Te gjithe ata qe bene Burgje..u bene edhe 80% Spiune….ik se na keni “Fryre Topet”..me Heronjte qe kane Luftuar per “Demokraci” ne kohen e Enverit dhe u Burgosen..
    1-Enveri nuk kishte Kundershtare..te gjithe ishin “Lepires” dhe “Furcazhin je”…ATA QE U BURGOSEN, si dhe Grupet “Armiqesore”,u Burgosen per “Deshtime” ne Ekonomi..Ushtri..ect…Nje Grupe me te Vertet Armiqesore Enver Hoxha nuk Pati…
    2-Asnjehere nuk pati Perpjekje per Grushte Shteti…
    te Interrnuarit ishin pjese e Dektatures, dhe ata Interrnoheshin ..si Mase kunder Familjes , dhe te Interrnuarit ishin:OSE DIKUSH ARRATISEJ..ose dikushe Bante “Propagande”??C´fare Propagande??Akoma edhe te thoje :se shiko se sa Bukur duken Dritat e ishullit te Korfuzit..Te fusnin ne Burge..Keshtu Nje Operativ Sigurimi qe donte te Ngrihej ne Detyre…”Zbuloj” nje Grupe Djemsh qe donin te Arratiseshin ne Greqi me 1985-en..dhe “Kryetare” i Grupit ishte Kusheriri ime i pare 17-te vjec–Gjimnaziste….
    Shkurte:Tortura ka pasur..per Diversantet apo Spiuneve te UDB-se…..por me te shumtat qe shkurhen me siper jane EKZAGJERIME..thjeshte per te Ndertuar Listen..Shembulli i Gjalle eshte Fatos-Lubonja(Luboteni)..ish-i Burgosuri Politike qe shiti edhe Babane e tije.. NUK SHIKOJME “SHENJA” TORTURE TE AI..duket se Burgu per te ishte Shkollae Sigurimit..lol

Lini një Përgjigje te H Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *