Ekspertët japin alarmin: Ekranët dëmtojnë fëmijët

13 Gusht 2018, 13:00Shëndeti TEMA

Ekspertët rekomandojnë që fëmijëve nuk duhet t’u lejohet të kalojnë më tepër se një deri në dy orë në ditë para ekranëve.

Video të shkurtra që tregojnë se si njëri apo tjetri ha duke parë celularin apo ndjekur një film në televizor dhe harron të shikojë pjatën apo të tjerët përreth ka kohë që qarkullojnë në rrjetet sociale. Të gjithë qeshin, por me sa duket pak e kuptojnë ndikimin negativ të kohë që kalojnë shumë prej nesh sot me smartfonë apo pajisje të tjera të komunikimit elektronik.

Smartfoni dhe mbipesha

Sipas studiusve koha që kalojnë fëmijët përpara ekraneve të smarfonëve, kompjuterave, televizorëve apo pajisjesh të tjera me ekran mund t’i mësojë fëmijët me një jetë sedentare duke shtuar rreziqet që ata të kalojnë në mbipeshë apo të bëhen madje obezë.

Për këtë arsye Shoqata Amerikane e Zemrës (AHA) kërkon bashkë me organizata të tjera prej prindërve që të kufizojnë kohën e qëndrimit të fëmijëve të tyre para ekranëve.

Larg ekranëve

AHA rekomandon që fëmijëve t’u lejohet të kalojnë vetëm një deri në dy orë në ditë dhe jo më shumë para ekranëve. Shumëkush vëren se adoleshentët nuk kalojnë më shumë kohë para televizorit. Por përdorimi i smartfonëve dhe pajisjeve të tjera elektronike me ekran është shtuar së tepërmi.

Ekrani ndikon ndaj sjelljes

Edhe pse ende nuk është ende e qartë se si koha që kalojnë fëmijët para ekranëve ndikon ndaj mbipeshës, studimet tregojnë se ekrani ndikon ndaj sjelljes së fëmijëve për shkak se ata “humbasin mendjen” dhe sensin e urisë apo të ngopjes kur janë përpara ekranëve.

Google dhe Apple po marrin masa

Prodhuesit e sistemeve të telefonisë celulare Android dhe iOS, Google dhe Apple, janë duke përfshirë në aparatet e tyre aplikime të reja që t’u ndihmojnë aplikuesve të shkurtojnë kohën që kalojnë përpara ekraneve./dw/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje