Jari shpjegon pse ka postuar foton e manipuluar në rumanisht

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Jari është bërë entuziast nga protestat në Rumani.

U ngrit i motivuar që Twitter-in e sotëm t’ua kushtonte protestave rumune.

Doktori i kishte çuar një foto të një vajze rumune që mbante një parullë: “Nuk jemi Shqipëri”.

U gëzua shumë.

Shpejt e shpejt nisi të shkruante:

“Edi Rama e ka bërë Shqipërinë që t’u vijë turp dhe rumunëve kur i krahasojnë me ne”.

Pasi e postoi Twitter-in, komentuesi i parë i vuri një link që tregonte se fotua ishte e manipuluar dhe se protesta ishte e vitit 2007, kur në Shqipëri qeveriste Jari dhe Doktori.

Pas kësaj, Jari bëri sqarimin e tij, pasi nuk e korrigjonte dot më Twitter-in:

“Të dashur lexues. Jari ju sqaron!

Siç e shikoni, në foton e Twitter-it është një protestuese rumune.

Në fakt dyshova kur e pashë, pasi ajo është e veshur me xhup dhe kapuç, ndërsa tani në gusht në Rumani nuk rri dot as me kanatjere, siç rri unë kur shkoj tek Rëra e Hedhun në plazh.

Ky është një manipulim i Edi Ramës, që e pat bërë më 2007 kur ishte në opozitë dhe ne ishim në pushtet.

Në atë kohë Edi Rama e mori këtë foton, ja ndryshoi diçiturën dhe e hodhi në internet.

Atëhere nuk kishte Facebook, por ky e futi në blogje.

Më pas doli Facebooku dhe e morën këta djemtë e SHQUP, u pëlqeu, dhe e shpërndanë.

Tani gjithë ata që më kritikojnë mua pse postoj foto të manipuluara, dua t’u them se e kam bërë me qëllim që të diskretitoj Ramën, se ai na i ka pas bërë këto gjëra.

Unë e di që protesta në Rumani bëhet për reformën në drejtësi, kundër qeverisë aktuale.

Dhe ne duhet të protestojmë, se do vijë dita që kjo qeveri do ta heqë prokuroren speciale sapo të fillojë punë.

Më mire t’i dalim të keqes përpara e mos ta vendosim fare, se do jetë skandal.

Për këtë duhet të protestojmë.

Së paku në shtator, sa të kthehet dhe Luli nga pushimet.”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Jari shpjegon pse ka postuar foton e manipuluar në rumanisht”

  1. Shaba says:

    Jari cuditet me keta Rumunet qe jane shume te dhunshem. E vrane diktatorin e tyre Caushesku ne mes te nates dhe sot kerkojne demokraci te kulluar. Jarit I kujtohen ditet e djalerise kur me pushke ne dore e mbrojti bustin e diktatorit te vet dhe sot ben sikur do demokracine. Asgje, thote Jari ne confidence nuk na bashkon ne me Rumunet dhe per ti diskredituar nxori nje foto nga koha e vrasjes se Causheskut ku vertete ata thoshnin qe ne nuk jemi si Shqiptaret( si Jari) qe mbron bustein e diktatorit me pushke ne dore. Jari ben kete cfaqje thjeshte per te treguar se sa budallenje jane Rumunet qe bejne te njeta gabime si ne te shkuaren. Kerkojne idjotet te zhdukin korupsionin jo si ne ketu qe rrojme nga korrupsioni, urejne te keqen me shpirt dhe jo si ne qe nga e keqja pjellim floririn. Prandaj dhe kjo fotografi e kohes se Causheskut ka kuptimin e vet ne historine personale te Jarit me shoke qe arriten majat ne demokraci vetem e vetem duke u hequr por asnjehere duke qene me kapitalizmin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *