Rikthehet debati për vaksinat dhe autizmin: Qëndrimet pro e kundër dhe ndërthurja me politikën

13 Gusht 2018, 14:31Shëndeti TEMA

Në Itali, kohët e fundit është rihapur një debat i madh në lidhje me rikthimin e një ligji që i bën 10 vaksina të detyrueshme për fëmijët. Kjo pezullon detyrimin që kanë prindërit për të provuar se fëmijët e tyre janë të vaksinuar, në momentin që regjistrohen në çerdhe dhe kopshte. Kritikët thonë se kjo do ta kthejë vendin në mesjetë.

Po çfarë mendojnë njerëzit që nuk e mbështesin këtë ligj dhe pse Italia po përfshihet në një lëvizje antivaksinë?

Ata preferojnë opsionin “pro zgjedhjes vetjake” para atij “antivaksinë”

Vitin e kaluar, qeveria e mëparshme e Italisë hartoi një ligj sipas të cilit, prindërit duhej t’i vaksinonin fëmijët e tyre për 10 sëmundje të ndryshme para se t’i regjistronin në shkollë. Detyrimi me ligj për këtë mërziti jo pak në radhët e atyre që janë kundër vaksinave.

Nadia Gatti, presidente e CONDAV, qendra italiane për njerëzit e dëmtuar nga vaksinat, thotë se njerëzit duhet të kenë lirinë e zgjedhjes. “Është e rëndësishme të mos detyrohen prindërit që kanë frikë nga vaksinat, për çfarëdo arsyeje, shkencërisht të vlefshme ose jo. Nëse shteti thotë se ka një emergjencë dhe ne duhet të vaksinohemi, në rregull, përsa kohë që e di se ka mundësi të vogla për efekte anësore dhe i ndihmon prindërit që po përballen me një situatë të caktuar. Por të të thonë se vaksinat nuk sjellin komplikime apo të të gënjejnë se janë 100% të sigurta, kjo është njësoj si t’i vrasësh për së dyti ata fëmijë”, thotë ajo.

“Sa i takon fruthit, jam dakord me vaksinën. Por pse të bëjmë 10 vaksina në të njëjtën kohë. Jam dakord që shteti të bëjë të detyrueshme 4-5 vaksina, por t’i lërë të tjerat në dorën e prindërve”, shton ajo.

Më pak besim te institucionet

Është një trend që duket se po rritet gjithnjë e më shumë: më pas besim te establishmenti dhe institucionet, që nga sulmet e Trumpi-it ndaj lajmeve të rreme në SHBA deri te refuzimi i mendimit të ekspertëve në prag të referendumit të Brexit. Dhe Italia nuk është imune nga këto.

“Edhe në Itali është shpërndarë skepticizmi, që njerëzit e përkthejnë në sensin që janë të pafuqishëm për të bërë ndonjë gjë apo për të përmirësuar gjendjen e tyre. Kjo nxit retorikën antielitë, atë antipolitikanë. Lega së bashku me Lëvizjen 5 Yjet ishin të afta për ta nxitur dhe përdorur këtë sens dëshpërimi dhe ndjesinë se institucionet politike të vendit po punojnë kundër interesit të popullit”, thotë Daniele Albertazzi, ekspert i politikës italiane në Universitetin e Birmingamit.

Influenca e medias së pafiltruar

“Është e rëndëishme të theksohet se si përdorimi i medias, e cila përdor komunikim horizontal dhe pa filtra, për të marrë informacionin mbi vaksinat është rritur me shpejtësi”, thotë Aurea Orandini, një akademik që ka studiuar skepticizmin italian në lidhje me vaksinat.

“Interneti dhe mediat sociale luajnë një rol të rëndësishëm në shpërndarjen e lajmeve të rreme dhe në ngritjen e alarmit të panevojshëm mbi sigurinë e vaksinave. Në fakt, kur informohen në internet, prindërit mund të krijojnë bindjen se vaksinat shkaktojnë autizëm dhe të vendosin të mos i vaksinojnë fëmijët e tye për të shmangur efektet anësore”, shton ajo.

Një rast i tillë i përfunduar në gjykatë duket se ka qenë me shumë ndikim në këtë debat. Gjykatësit në Rimini vendosën që familja e një djali me autizëm të dëmshpërblehej, mbi argumentin se ai ishte shkaktuar nga vaksinimi MMR. Vendimi u rrëzua në apel tre vjet më vonë.

Megjithatë, vendimi i shkallës së parë shënoi një pikë kthese thelbësore dhe shtoi mosbesimin te vaksinimi.

Influenca e një studimi të vënë në diskutim

Në vitin 1998, një studim i kryer nga Andrew Wakefield  dhe i botuar në “Lancet” pretendonte se kishte një lidhje mes vaksinave të fruthit, shytave e rubeolës – tri vaksina që njihen ndryshe si MMR –  dhe autizmit.

Studimi u hodh poshtë dhe u hoq nga regjistri mjekësor në Britaninë e Madhe. Por ideja e lidhjes mes vaksinave MMR dhe autizmit u përhap në shumë vende të Europës, ku edhe sot shumë njerëz e besojnë.

Legjitimiteti politik

Hezitimi në lidhje me vaksinat në Itali ka nisur prej kohësh, por ai u fut në axhendën politike vitin e kaluar, kur vendi pari një shpërthim të fruthit. Në Itali u diagnostikuan 5 mijë raste dhe pati katër të vdekur. Ekspertët e shëndetësisë thonë se shkalla e imunizimit kundër fruthit në Itali, që ishte në nivelin 85%, ishte e ulët. Sipas OBSH-së, ajo duhet të jetë 95% në mënyrë që të parandalohet shpërthimi i një epidemie.

Kjo bëri që qeveria ta bënte të detyrueshëm vaksinimin e fëmijëve me 10 të tilla para se të hynin në shkollë. Në prag të zgjedhjeve, Lega dhe Lëvizja 5 Yjet mbështetën elektoratin që nuk është dakord me vaksinat. Beppe Grillo deklaroi në atë kohë se vaksinat vërtet luajnë rol në çrrënjosjen e sëmundjeve, por sjellin me vete edhe rrezikun e efekteve anësore. Ndërsa lideri i Legës, Matteo Salvini, e quajti vaksinimin e detyrueshëm të pavlerë dhe të rrezikshëm.

Frika se gjithçka bëhet për të përfituar kompanitë farmaceutike

Beppe Grillo është shprehur se vaksinimi i detyrueshëm nuk është gjë tjetër veçse një dhuratë për gjigantët shumëkombësh të farmaceutikës.

“Disa nga prindërit që janë mbledhur në shoqatat kundër vaksinave besojnë se qeveria ka nxjerrë një ligj të detyrueshëm për shkak se ajo ka një marrëveshje me kompanitë farmaceutike dhe kjo është konflikt interesi”, thotë Oradini për Euronews.

Aktivistët kundër vaksinimit gjithashtu argumentojnë se mungesa e një kalendari të unifikuar të vaksinimit në të gjithë Evropën apo gjetkë është dëshmi se asnjë moment për ta bërë këtë nuk është më i mirë se një tjetër.

Ata thonë se 10 vaksinat e detyrueshme janë shumë dhe se Italia duhet të kthehet në katër vaksinime të detyrueshme. / Përgatiti: Gazmira Sokoli / 

 

3 komente në “Rikthehet debati për vaksinat dhe autizmin: Qëndrimet pro e kundër dhe ndërthurja me politikën”

  1. Koment says:

    Nje studim i koheve te fundit i dy shkencetareve italian burre e grua (Drs. Antonietta Gatti and Stefano Montanari) analizojne perberjen kimike te rreth 40 vaksinave per njerezit dhe per kafshet (lopet). Studimi i tyre shkencor ka shkundur te gjithe boten e vaksinimeve. Vaksinat per njerez permbajne grimeca (nanogrimca) qe shkaktojne semundje te ndryshme ne njerez. Nderkohe qe vaksinat e lopeve jane krejt te pastra. Perse jane futur ne vaksinat e njerezve nanogrimca (jane grimca te nje madhesie 10 ne fuqi te minus 9) qe demtojne qelizat e gjalla duke filluar nga truri e deri ne organe te ndryshme? A eshte kjo prani e nanogrimcave e qellimshme qe sa me shume njerez te semuren dhe kompanite te nxjerrin sa me shume fitime me shitjen e ilaceve? Apo eshte per qellime te zvogelimit te numrit te njerzve qe jetojne ne TOKE? Vaksinat po ashtu njihet qe permbajne zhive, me argumentin qe zhiva i mbron vaksinat nga infeksionet bakteriale. Vaksinat qendrojne ne frigorifer ku bakteriet nuk mund te rriten dhe nukm ka nevoje per zhive qe ti ruaje. Nderkohe qe zhiva eshte provuar qe vret qelizat e trurit. Kjo eshte aresyeja, thone shume shkencetare, perse numri i femijve autike eshte rritur ne menyre te jashtezakonshme. Kjo nuk eshte shaka! Cdokush mund te lexoje dhe shikoje qe eshte nje lufte e vertete midis atyre qe kane femije qe po torturohen nga autizmi dhe kompanive qe desherojne te shesin vaksinat. Kjo i ka shtyre shume njerez qe te mendojne nje mije here perpara se te vendosin te vaksinojne femijet nen moshen 7-10 vjec. Po ashtu, shkencetaret jane te mendimit qe tre visure ne nje vaksine sebashku jane teper te demshme. Eshte e veshtire qe tre viruse te ndeshen nga nje femije nen nje vjec ne te njeten kohe dhe te luftohen me efikasitet njeheresh nga sistemi imun i nje femije te vogel. Mjaftomn nje inflamacion i vogel ne trupin e njeriut dhe kimikatet e prodhuara me shumice nga qelizatv imunitare ne pergjigje te ketij inflamacioni jane te mjaftueshme qe te demtojne trurin e nje femije te vogel (shkaktojne cdekje te qelizave te trurit qe nuk mund te zevendesohen me nga organizmi). Shkencetaret permes gjetjeve te studimit te tyre sugjerojne qe kompanite e medha do te benin mire te pastronin vaksinat nga metalet e renda si zhiva si edhe te largojne te gjitha nanogrimcat nga vaksinat. Vetem atehere kur kompanite e vaksinave do te sigurojne opinionin publik qe vaksinat e tyre jane te pastruara dhe te pademshme, vetem atehere njerezit mund te ndjehen rehat per vaksinimin. Deri atehere, prinderit duhet te keshillohen me doktore te mencur nese duhet te vaksinojne femijet apo jo. Disa studiues apo opinioniste shkojne me larg kur sugjerojne qe ka grupe njerezish pas dyerve qe mendojne se si te zvogelohet numri i njerezve ne Toke. Aresyeja eshte se nuk ka resourse te mjaftueshme ne Toke dhe ne 50 vitet e ardheshme Toka do te behet nje ferr i pabanueshem. Ushqimet dhe uji do te jete ne pakice dhe njerezimi mund te shkoje drejt shkaterrimit. Sidoqofte, vaksinimet jane nje ceshtje qe njerezitv duhetv ta marrin seriozisht. Sa here qe shkencetaret bejne zbulime te tilla dikush bertet qe keto jane teori konspirative. Vetem kompanite qe mbushin vaksinat me nanogrimca dhe zhive ju pelqejne ti quajne keto gjetje shkencore teori konspirative. Konspiracioni do te largohet vetem kur kompanite te ofrojne produkte te pastra dhe te provuara qe nuk shkaktojne dem ne studime shume vjecare. Deri atehere koncepti i vaksinimit eshte demtuar shume rende dhe jane komprometuar zbulimet me te medha te Jenner, Koch dhe Pasteur (shkencetaret qe zhvilluan konceptin e vaksinimit).
    SHENIM: Une jam pro vaksinimit sepse vaksinimi i shendetshem (pa metale dhe pjeseza te demshme) eshte i dobishem.

    1. Argjon says:

      Kjo është një përgjigje për sa është shkruar më lart. Vaksinat janë përgatitjet më të sigurta dhe më të pastra që u jepen njerëzve sot. Janë përgatitjet më të SIGURTA! Në Itali, pas shumë vitesh lufte psikologjike nga komikë dhe njerëz që mendojnë sikur mendojnë, njerëz që besojnë në vrragat kimike që lëshojnë avionët , që u besojnë çdo fallxhori etj. etj.
      Sa për bashkëshortët Gatti dhe Montanari, fillimisht ata nuk janë mjekë, por ajo është fizikante dhe ai është farmacist. Kanë blerë një mikroskop elektronik dhe duan të bëjnë para. Në të vërtetë me atë që kanë “zbuluar” ata kanë treguar se vaksinat janë shumë të PASTRA! dhe se nuk kanë përfillur as parimet më themelore shkencore. Mjafton dikush që ka studiuar pak fizikë dhe kimi në shkollë të mesme rreth numrit të Avogadros dhe do të kuptojë se për çfarë bëhet fjalë.
      Gjithashtu duhen edhe pak njohuri në logjikë, për të lidhur gjërat njëra me tjetrën.

      “… samples for EM generally have to be examined under vacuum. That’s why, in the case of biological samples, you can’t look at living cells. If you take a liquid sample and put it under even low vacuum, it evaporates. What’s left? Crystals and precipitates. Also, as you might imagine, EM is very, very sensitive. So it’s going to pick up incredibly tiny, biologically irrelevant amounts of everything. Antivaccinationists are obsessed with “purity”; so even these tiny amounts of “contaminants” will alarm them, and CMSRI knows that. Whether the authors of the article themselves know this or not, I don’t know or care, but I do care that their article is now being used to frighten parents.

      Traducendo:

      …i campioni per il microscopio elettronico in genere devono essere esaminati sotto vuoto. Ecco perché, nel caso di campioni biologici, non si possono esaminare delle cellule viventi. Se si prende un campione di liquido e lo mettiamo sotto vuoto, evapora. Cosa rimane? Cristalli e precipitati. Inoltre, come si potrebbe immaginare, il microscopio elettronico è molto, molto sensibile. Quindi sotto il suo occhio vengono raccolte minuscole quantità biologicamente irrilevanti di tutto. Gli antivaccinisti sono ossessionati dalla “purezza”; così anche queste piccole quantità di “contaminanti” allarma i genitori, e i “ricercatori” che gestiscono il Centro (indipendente) per la ricerca sulla sicurezza dei medicinali per bambini lo sa. Che lo sappiano anche gli autori dell’articolo non lo so e non m’interessa, ma mi importa che il loro articolo venga ora utilizzato per spaventare i genitori.

      shqip

      mostrat për ME-k përgjithësisht duhet të shqyrtohen nën vakum. Kjo është arsyeja pse, në rastin e mostrave biologjike, nuk mund t’i shikoni qelizat e gjalla. Nëse ju merrni një mostër të lëngët dhe e vendosni nën vakum madje të ulët, ajo avullon. Çfarë ka mbetur? Kristal dhe fundrrinë. Gjithashtu, siç e imagjinoni, EM është shumë, shumë i ndjeshëm. Pra, do të marr shuma tepër të vogla, biologjikisht të parëndësishme të gjithçkaje. Antivaksinistët janë të ngulitur me “pastërtinë”; kështu që edhe këto sasi të vogla të “ndotësve” do t’i alarmojnë ata, dhe CMSRI e di këtë. Nëse vetë autorët e artikullit e dinë këtë apo jo, unë nuk e di apo nuk dua t’ia di, por bëj kujdes që artikulli i tyre tani përdoret për të trembur prindërit.”
      ————————————————————————————————————————————————————————————————————–

      Tjetër:
      “O.M.G.! 1,821 particles! Holy crap! That’s horrible! The antivaxers are right that vaccines are hopelessly contaminated!

      No. They. Are. Not.

      Look at it this way. This is what was found in 20 μl (that’s microliters) of liquid. That’s 0.00002 liters. That means, in a theoretical liter of the vaccine, the most that one would find is 91,050,000 (9.105 x 107) particles! Holy hell! That’s a lot. We should be scared, shouldn’t we? well, no. Let’s go back to our homeopathy knowledge and look at Avogadro’s number. One mole of particles = 6.023 x 1023. So divide 91,050,000 by Avogadro’s number, and you’ll get the molarity of a solution of 91,050,000 particle in a liter, as a 1 M solution would contain 6.023 x 1023 particles. So what’s the concentration: 1.512 x 10-16 M. that’s 0.15 femtomolar (fM) (or 150 altomolar), an incredibly low concentration. And that’s the highest amount the investigators found. In reality, what they actually found is that vaccines are incredibly pure!

      O mio dio! 1821 particelle! Santa merda! È orribile! Gli antivaccinisti hanno ragione, i vaccini sono contaminati senza speranza! No. NON. LO. SONO.

      Guardatela in questa maniera. Questo è ciò che è stato trovato in 20 microlitri di liquido. Questo è 0,00002 litri. Ciò significa che, in un litro di vaccino in teoria, il massimo che si potrebbe trovare è 91.050.000 (9.105 x 107) particelle! Santo inferno! Questo è un numero immenso. Dovremmo avere paura, non dovremmo? Beh, no. Torniamo alla nostra conoscenza dell’omeopatia e guardiamo il numero di Avogadro. Una mole di particelle = 6,023 x 1023. Quindi dividiamo 91.050.000 per il numero di Avogadro, e si otterrà la molarità (concentrazione di una soluzione espressa dal numero di moli di soluto disciolte in un litro di soluzione) di una soluzione di 91,05 milioni di particelle in un litro, quindi una soluzione 1 M conterrebbe 6.023 x 1023 particelle. Allora, qual è la concentrazione: 1.512 x 10-16 M. che è 0,15 femtomolar (FM) (o 150 altomolar), una concentrazione di particelle incredibilmente a bassa concentrazione. E questo è il più alto valore che i ricercatori hanno trovato. In realtà, quello che hanno effettivamente scoperto è che i vaccini sono incredibilmente puri!

      Jo. Ata. Nuk. Janë.
      Jo.Shikoni në këtë mënyrë. Kjo është ajo që u gjet në 20 μl (që është microliters) të lëngshme. Kjo është 0.00002 litra. Kjo do të thotë, në një litër teorik të vaksinës, më e shumë që do të gjejmë është 91.050.000 (9.105 x 107) grimca! Ferr i shenjtë! Eshte shume. Duhet të jemi të frikësuar, apo jo? mirë, nr. Le të kthehemi në njohuritë tona të homeopatisë dhe të shohim numrin e Avogadros. Një mol grimcash = 6.023 x 1023. Pra, ndani 91.050.000 me numrin e Avogadro dhe do të merrni molin e një solucioni prej 91.050.000 grimcash në një litër, pasi një zgjidhje 1 M do të përmbanë 6.023 x 1023 grimca. Pra, cila është përqendrimi: 1.512 x 10-16 M. kjo është 0.15 femtomolar (fM) (ose 150 altomolar), një përqendrim tepër i ulët. Dhe kjo është shuma më e lartë që gjetën hetuesit.
      Në të vërtetë ajo që ata vërtetë gjetën është se vaksinat janë TEPËR TË PASTRA!”

      http://www.butac.it/vaccini-inquinati/

      1. Komentuesi says:

        @Argjon Kur dy shkencetare quhen Dr. kjo do te thote qe kane PhD dhe jo se jane doktore njerezish. Te gjithe ata qe marrin nje doktorature quhen Doktore Filozofie ose shkurt thirren Dr., Drs. ne shumes (dy doktore ne kete rast). Pra, fakti qe ti nuk e njeh kete forme shkencore te njohjes se shkencetareve si Dr. tregon qe nuk ke ide shume nga shkenca. Argjon na thuaj per ke punon? Per kompanite e vaksinave ne Shqiperi. Sepse faktet qe vaksinat jane shkaku kryesor i autizmit jane bere sa mali i Korabit. Me shume se shpejti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje