Rinush Idrizi, intelektuali liberal dhe konseguent (në kujtim të studiuesit, poetit dhe pedagogut të njohur të letërsisë)

13 Gusht 2018, 20:24Kulturë TEMA
Rinush Idrizi, intelektuali liberal dhe konseguent (në kujtim të

Nga Sazan Goliku

Rinush Idrizi ishte dhe mbetet një figurë e shquar në letrat shqipe, duke nisur nga vitet ’60-të shekullit XII-të e deri sa ndërroi jetë në ditët tona si emigrant në SHBA.

Ai do të kujtohet si një pedagog i nderuar në gjimnazet e Tiranës dhe në Fakultetin e Histori-Filologjisë (dega e Gjuhë-Letërsisë shqipe) të UT-së, për pasionin e aftësitë e tij pedagogjike.

Në fillimet letrare Rinush u dallua si kritik letrar i mprehtë e i guximshëm në organet e shtypit letrar e më gjerë, duke kontribuar në zhvillimin e një mendimi estetik e artistik sa më larg normave të realizmit socialist. Pleniumi i 4-t famëkeq i PPSH-së i pati parasysh prirjet e “gabimet ideore” të Rinushit, dhe nuk ia falën.

Dashuria e këtij miku të vërtetë të letërsisë shqipe u shfaq në mënyrë eksplicite me dy studimet e tij shkencore për poetin rilindas Ndre Mjedën dhe dhe poetin e prozatorin modern Migjenin. Të dyja këto monografi që ai i ripunoi dhe i pasuroi deri në fund të jetës janë një kontribut i shquar në studimet tona të historisë së letërsisë shqipe. Puna e tij e madhe hulumtuese, për të zbuluar fakte të reja dhe interpretime origjinale rreth veprës së këtyre dy korifejve të letrave shqipe ka vlera të padiskutueshme shkencore e arsimore. Shfrytëzimi vetëm literaturës prej 62 titujsh si bibliografi dhe hulumtimet në Arkivin Qendror të Shtetit në fondet e 28 personaliteteve të njohur që kanë shkruar dhe kanë qenë të njohur me Ndre Mjedën, si dhe zbulime të dokumenteve të arkivave private në Shkodër e Vjenë flasin qartë për devotshmërinë e përgjegjshmërinë e këtij studiuesi.

Në fund të parathënies së studimit për Migjenin Rinushi shkruan: “Sa herë që e rilexon atë (Migjenin), diçka e re vjen nga thellësia e mendimit të tij poetik…është një dialog artistik, psikologjik e filozofik, ku shpirti migjenian dhe

lexuesi ushqejnë pa fund me pasion e energji jetësore njëri-tjetrin”. Pikërisht një vlerësim i tillë ka qenë bazë e dëshirës së tij për ta rilexuar Migjenin dhe interpretuar, jo më i mbështetur në rutinën e kritikës së realizmit socialist te ne, por për ta kundruar nga kënde të reja dhe analizuar sipas teorive bashkëkohore të analizës së tekstit letrar. Migjeni për të nuk është vetëm një shkrimtar thjesht realist, që pasqyroi gjendjen e plagët e rënda të jetës shqiptare të atyre viteve, po një novator i vërtetë me thellësi brenda pak veprave që mundi të shkruaj për brezat e ardhshëm.

Poezinë Rinush Idrizi e kultivoi gjatë gjithë jetës. Duke njohur me rrënjë traditën tonë poetike e atë botërore, ai synonte me poezinë e tij të shprehte me lirizëm sa botën e tij shpirtërore, aq aq dhe tronditjet dramatike të shoqërisë shqiptare, sidomos pas rënies së diktaturës.

Rinush Idrizi, si një poet lirik e intelektual liberal ka vendin e vet në gjerdanin e letërsisë e të shkencës letrare.

7 komente në “Rinush Idrizi, intelektuali liberal dhe konseguent (në kujtim të studiuesit, poetit dhe pedagogut të njohur të letërsisë)”

  1. nderime says:

    O zoti gazetar dhe ju botues te Tema-s. A tregoheni te pergjegjshem kur beni punen tuaj apo jo? Apo mos mendoni se shkrimet tuaja i lexojne nje tufe injorantesh qe kane mesuar vetem trecerekun e alfabetit dhe kaq? Para se ti botoni shkrimet merrni mundimin, ne respekt te punes suaj, ne se e quani te tille dhe keni ndonje ide se c’eshte puna dhe serioziteti ne te, qe ti lexoni ato qe botoni. Hera e pare ne jeten time qe lexoj se nje njeri shkruante letra shqipe qe nga vitete ’60 te shekullit te XII – dhe jo vetem kaq – por qe ka jetuar pothuajse 900 vjet, pasi vdiq para pak kohesh ne SHBA. Pale, shkoni deri aty sa ose nje 900 vjecar jepte mesim me UT, ose UT ekzistonte qe para 900 vjetesh. E po keshtu na duhet te festojme edhe 900 vjetorin e PPSH. Ky nuk eshte respekt as per lexuesin. Na fyeni, madje shume. Me vjen keq per kete nivel skandaloz, qe ne te vertete duket se eshte niveli me i larte profesional qe na ofroni.

    1. Goni says:

      Per “nderime”
      Mos e merr me kaq frull or ti burr (ose burrneshe)
      Ashtu si Fatos Lubonja edhe une e kam patur mesues letersie te “Sami Frasheri” zotin Rinush Idrizi.
      E lexova me kenaqesi kete shkrim.
      Falenderoj TemA-on line per seriozitetin e saj.
      Zotit Rinush Idrizi, RIP.
      Familjareve dhe miqve ngushellime.

      Per ju “nderime”, ajo verejtja qe ju beni, eshte thjesht gabim shkrimi .

  2. saliu says:

    Ai ishte gjeni jo vetem si kritik, por si mesues. Mesues me te talentuar per lenden e letersisi nuk mund te gjentet akoma dhe sot ne Shqiperi. Shok ne orarin e pushimit me nxenesit, luante futboll prapa sholles me nxenesit dhe autaritar ne oren e mesimit.
    Rual kujtimet me te mrekullueshte per mesuesin, shokun, kritikun Rishush Idrizi.
    U prehte ne paqe.

  3. Preng Prenga says:

    Përkujtimi i profesorit të letërsisë Rinush Idrizi është për t’u përshëndetur fort, por figura dhe kontributi i tij në letërsi, në kritikë letrare dhe në marëdhëniet mësues-nxënës – janë edhe më të mëdha e më të thella. Antikonformist i dalluar, prof. Rinushi pagoi rëndë për shfaqjen e koncepteve të tij dhe sidomos për demokratizimin e kritikës letrare dhe daljen e saj jashtë shablloneve të kohës të mbushura me hossana, ku ka mbetur edhe sot. Edhe mbasi e larguan ng gjimnazi ‘Sami Frasheri’, ai mbetet ende legjendë e pastudiuar.

  4. joel shkodra says:

    Kam punuar bashke me te ne nje fshat te Tiranes, ne Mangull, kur e sollen pas kritikave te Plenumit te 4-t- Ishte e kendshme te beje rrugen me te duke diskutuar per letersine e shume gjera te tjera (rreth 1 ore nga Ura e Peshkatarit deri te shkolla). Por e shihja se kishte lodhje fizike neper ato balta e ato te perpjeta. Gjithsesi, me humorin e bagazhin e tij, i perballoi edhe ato lodhje. Mbijetoi dhe do te kujtohet gjithmone.

  5. Scutarianet says:

    “Sa me larg normave te realizmit socialist” cdo me thene kjo ? A mos ne kemi lindur ne vitin 2000 dhe nuk e dijme se si ishte jeta intelektuale ne kohen e PPSH ? Hajde daje, me ngadale mos i shit kumbullat per dardhe !

  6. Dita says:

    Scutariani mos vill vrer pa lexuar shkrimet e personit dhe pa e njohur personin. Se jo vetem i ka thene por dhe nuk ka bere autokritike si disa ne Lidhje te Shkrimtareve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje