Sherri në portin e Durrësit, reagon drejtoria Detare: Ja pse ndodhi vonesa

13 Gusht 2018, 11:28Kronika TEMA

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka reaguar pas ngjarjes së ndodhur në terminalin e pasagjerëve ku qytetarët u përplasën me rojet e sigurisë së portit. 

Sipas drejtorisë së Përgjithshme Detare shkak i vonesës është bërë një defekt në kondicionerët e tragetit, dhe ndaj kapiteneria nuk ka lejuar tragetin që të marrë pasagjerët. 

Lidhur me këtë ngjarje, kapiteneria e Portit Durrës ka kërkuar shkarkimin e personit të sigurisë për sjellje të dhunshme dhe është bërë në moment nga kapiteni tragetit.  

Gjithashtu agjencisë GNV i është tërhequr vëmendja për sjelljen e personelit ndaj pasagjerëve, dhe po monitorohen ekuipazhi i të gjitha trageteve për sjelljet ndaj pasagjerëve dhe nuk do të tolerohet asnjë rast i tillë. 

Reagimi i plotë: 

Si rezultat i fluksit të madh të hyrjeve dhe rrugëve ekspres dy herë në ditë që bëjnë tragetet me datë 09.08.2018 trageti GNV ka pësuar defekt në kondicionerët e tragetit dhe kapiteneria nuk ka lejuar tragetin që të marrë pasagjerët. 

Si rezultat i kësaj vonese edhe në dy ditët ne vazhdim është krijuar vonesa nga ky traget. Më datë 11.08.2018 trageti ka ardhur me vonesë nga Bari me 3 orë dhe për të mos vonuar pasagjeret është kërkuar që të behet imbarkimi, por me rregull. 

Fluksi në hyrje të tragetit ka qenë i madh dhe pasagjerët kanë tentuar të shtyjnë forcat e sigurisë të tragetit dhe të hyjnë forcërisht në traget. Pasi janë ndaluar nga siguria e tragetit, ata janë qëlluar nga pasagjerët dhe ka ndodhur një konflikt. 

Për këtë ngjarje kapiteneria e Portit Durres ka kërkuar shkarkimin e personit të sigurisë për sjellje të dhunshme dhe është bërë në moment nga kapiteni tragetit. Gjithashtu agjencisë GNV i është tërhequr vëmendja për sjelljen e personelit ndaj pasagjerëve, dhe po monitorohen ekuipazhi i të gjitha trageteve për sjelljet ndaj pasagjerëve dhe nuk do të tolerohet asnjë rast i tillë. 

Sot komiteti i sigurisë portit po bën analizën e ngjarjes për të përcaktuar veprimet e forcave të rendit dhe atyre të sigurisë portit, të cilat kane ndërhyrë më vonesë dhe nuk kanë bllokuar autorët e ngjarjes dhe për të përcaktuar detyrat për secilin institucion. 

Ju bëjmë thirrje pasagjereve se për shkak të fluksit të jashtëzakonshëm do ketë edhe vonesa dhe defekte, prandaj të ruajnë qetësinë dhe rregullin në terminal dhe në port.  (TemA) 

VIDEO: Sherr midis udhëtarëve dhe punonjësve të sigurisë në portin e Durrësit, nisja e tragetit vonohet 6 orë

4 komente në “Sherri në portin e Durrësit, reagon drejtoria Detare: Ja pse ndodhi vonesa”

  1. Andreas says:

    Ky mos eshte gje ai trageti super-modern qe inaguroi kryeministri ne fillim te veres?

  2. Dhe perse ju mohua nji sqarim i tille
    dje udhetareve te Tragetit ?
    Si nuk mesuan kta kafshe te rrespektojn njiher
    udhetarin ,Klientin , Qyzezatrin shqiptare apo te huaj ,
    si nuk mesuan njiher te jen te Pergjegjshem ne profesionin qe ushtrojne
    nga vjen kjo rrace kafshesh qe nuk njeh se si funxionon jeta ne Njerezim ?!

    Mbasi i torturuan udhetaret dje dhe provokuan nervat e tyre ,

    sot dalin si mos te kishte ndodhur asnji gje
    gjasme bejne sqarimin !

    Ku eshte Shteti ?

    MINISTRI DUHET TE SHKARKOJE MENJIHER PERGJEGJESIT
    PER MOS KOMUNIKIM E PERGJEGJESI ME QYTETARET
    PASTAJ EDHE GJOBE FIRMES DETARE
    QOFTE KJO E VENDIT APO E HUAJ
    OJ
    JAN MESUAR KTA BIJ KURVASH TE MOS RRESPEKTOJN ASNJI

    RREGULL E QYTETARE SHQIPTARE DUKE
    I TRAJTUAR SI QYTETARE TE NJI KATEGFORIEINFERIORE !!!!!!!!!!!!!!

    TE ISHA MINISTER JUA KISHA SHPARTALLU
    KARRIGET NE ER JA KISHA VU TOLLUM NE BYTH
    JOVETM DREJTUSIT TE PORTI
    POR MERADHE
    NDRYSHE NUK DISIPLINOHEN KAFSHET !

  3. Epiriiiii says:

    Se mos eshte vetem ky Traget qe ka Vonesa. Te gjith jane Cop Cop si per Vonesa edhe nga Struktura. Tragetet teper te Vjeter.

  4. Bogonica says:

    Nuk kuptova asgje nga ajo qe lexova.Thjesht justifikim,trageti pesoi defekt ne kondicioneret…etj etj.Thjesht per t’u justifikuar.Ka persona pergjegjes ne GNV per gadishmerine e trageteve.eshte bere nje plan per te gjithe mjetet e GNV-se per gadishmerine e tyre per sezonin e veres .Rezultati eshte zero.Te gjitha arsyet teknike,qe ne te tilla raste sherbejne si barke shpetimi, jane justifikime te mungeses se displines teknike dhe te disiplines se punes.Dhe si perfundim ndeshkohen punonjsit e sigurise.Dhe pse?Sepse ata kerkojne rregull dhe bejne detryren.Pra nuk ndeshkohen shkaktaret por pasojat e shkakut.Mungon kontrolli nga GNV,sepse ajo kompani paguan diku per te futur mjete te vjetra garanci ne qarkullim,per te rritur fitimet ne kurriz te qytetareve.ndersa institucionet pergjegjese te Portit dhe te pales shqiptare as qe e marrin pergjegjesine,por marrin rrogat.KA NJE MENYRE TE RRAFINUAR PER TE VJEDHUR E NJEREZIT-TU GRABISESH KOHEN,ndersa keta hajdute te kamufluar nuk ndeshkohen.Ne fund si ekspert tekink ,dua tu bej me dije lexuesve,se difektet teknike parashikohen dhe jane te parandalueshme.Nuk ka difekt teknik pa shkak,dhe shkaku nuk mund te mbetet jetim,ai ka nje njeri pergjegjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje