FOTOT: Shembja e urës në Genova, raportohet për të paktën 22 të vdekur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Itali.

Një urë është shembur në autostradën A10 në Genova.

Mediat italiane rapotojnë  për 22 viktima të nxjerra nga rrënojat, 2 persona janë nxjerrë të gjallë, ndërsa janë dhjetëra të plagosur.

Por raportohet se numri i viktimave mund të rritet me kalimin e orëve.

Ndërkohë ministri italian i transportit tha se është një tragjedi e thellë.

“Po e ndjek me shqetësim situatën në Genova dhe që me sa duket është një tragjedi e madhe. Jemi në kontakt të ngushtë me Autostradat dhe po shkojmë në vend me zëvendësministrin Rixi. Ndodhem pranë qytetit në këto orë”, shkroi në Tëitter ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Danilo Toninelli.

Nw vendngjarje ndodhen njw numwr i madh ambulancash, zjarrfikësish dhe forcash policie.  (TemA)

1 komente në “FOTOT: Shembja e urës në Genova, raportohet për të paktën 22 të vdekur”

  1. lalai says:

    urë me çimento me tela …..50 60 vjeçare…në Itali ku mashtrimi është vetë shteti si në albanistan

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *