Jari sqaron se nuk e ka me presidentin, por me kyeministrin

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Sot Jari nuk dinte çfarë të shkruante.

Gjatë gjithë natës kishte ndenjur në kompjuter mos gjente ndonjë temë interesante.

Më në fund pa që Këshilli i Jashtëm në Uashington, kishte kërkuar të ndëshkohej presidenti i Hondurasit për korrupsion.

Kjo ja nxiti fantazinë.

“Pse mos ta bëjmë dhe për Shqipërinë”, tha Jari.

Dhe Twitter-in e bëri si koment tek postimi i Këshillit të Jashtëm, kundër presidentit të Hondurasit:

“Edhe Shqipëria ka të njëjtin problem, ndaj demokratë e republikanë, duhet të na ndihmojnë”

Pas postimit të Jarit ku shënohet dhe posti si “ish- president”, u trondit rrjeti.

Menjëherë në komentin e  Jarit, pason një koment nga Këshilli i Jashtëm:

“E dimë që dhe presidenti i Shqipërisë ka probleme, por nuk e dinim që  e kishit kundërshtar.”

Kjo e tërboi Jarin dhe u detyrua më pas të bëjë këtë sqarim:

“Të nderuar lexues. Jari ju sqaron.

Kur unë bëra këtë komentin si replikë pas thirrjes së SHBA kundër presidentit të korruptuar të Hondurasit, dhe thashë që Shqipëria ka të njëjtin problem, nuk kam parasysh presidentin, por kryeministrin.

Këta në SHBA e kanë marrë sikur unë e kam me presidentin, meqë ata flasin për president, por në Shqipëri, i pari i vendit është kryeministri.

Presidentit këtu i zënë dhe shezlongun.

Mua për shembull ma zuri Rama dhe nuk më la të bëja plazh në Dhërmi.

U detyrova shkova tek Rëna e Hedhun me kanatjere.

Edhe presidentin Meta nuk e lë.

Ai ka ikur me Çim Pekën në Prevallë.

Ndaj unë nuk e kam për presidentin, por për kryeministrin.

SHBA duhet të angazhohet patjetër kundër kryeministrit të Shqipërisë, pasi ai është dhe më i keq se presidenti i Hondurasit.

Ky bën piktura në orar të punës, dhe rri gjithë ditën në Facebook.

Keqkuptimi se unë kam sulmuar presidentin aktual është shpifje e Edi Ramës për të tërhequr vemendjen, pasi siç dihet, Sorosi kontrllon Twitterin”.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *