Kompania që ndërtoi urën e Xhenovas ka fituar tendera edhe në Tiranë

Condote SPA, kompania që ndërtoi urën e varur të Xhenovas, u përfshi 5 muaj më parë në një skandal korruptiv në Itali.

Gjashtë persona përfunduan në pranga, mes tyre edhe Presidenti i kompanise Duçio Astaldi dhe disa zyrtarë, nën akuzë për afera korruptive dhe abuzim me detyrën në lidhje me ndërtimin e tre pjesëve të autostradës Sirakuza – Xhela.

Mediat italiane shkruajnë se hetimet e Prokurorisë së Mesinës zbuluan se Komisioni i Vlerësimit të Ofertave kishte kryer disa procedura fiktive, pasi e kishte përcaktuar fituesin më parë.

Kompania Kondote është një ndër më të mëdhatë në Itali dhe ka ndërtuar dhjetëra vepra të mëdha infrastrukturore.

Ajo ka fituar kontrata ndërtimi edhe në vende të tjera të Europës.

Një nënkompani e saj operon edhe në Shqipëri.

Kompania INSO ka firmosur një kontratë për ndërtimin e një spitali të ri 7-katësh në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, me vlerë 14.4 milionë euro, gjatë një vizite të kryer në Tiranë nga drejtori ekzekutiv Frabricio Puçareli, raporton Tv Klan.

Një tjetër kontrate me vlerë 9.6 milionë euro u firmos po në gusht të vitit 2017 për rikonstruksionin e Spitalit të Kirurgjisë, duke e çuar në 25 milionë vlerën e punimeve që kjo kompani do të kryejë në Shqipëri.

REMOTE_ADDR:[]

10 komente në “Kompania që ndërtoi urën e Xhenovas ka fituar tendera edhe në Tiranë”

  1. Juli says:

    Me ndertimet ne Itali ka nje korrupsion dhe zone grigia i thone zone gri e erret gjigantesk.Shteti as nuk merret fare me zbulimin e ketye lloj korrupsionesh se ka shume njerez qe hane siper.Korrupsioni ben hatane.

    1. Kalec Dega says:

      Per cilen kompani behet fjala, per ate qe ndertoi urren ne 1966 dhe arkitektin e kesaj urre, nje tjeter e njejte nga i njejti arkitekt eshte ne Venezuele apo per kompanine qe po e riparonte apo mirembante ate?

      Pastaj, ne ate kohe betoni gatuhej pa hile, shpresoj dhe nuk ishte beton kinez?


      Shpresojme qe Qeveria shqiptare te rishikoje maredheniet me kete kompani italiane kur dihet kaq shume per kete mafje ndertimi.

      Di per nje urre ne Shqiperi ndertuar ne keto 30 vitet e fundit dhe ate e ka ndertuar firma e njonit me diplome/diploma qe nuk ka mbaruar 4 vjet shkolle…si ajo puna e Adriatikut qe edhe pak muaj me shume te kishte punuar do ta kishte dekoruar kryeministri i Shqiperise per pune te mire.

  2. Igli says:

    Duhet kontrolluar menyra e ndertimit cilesia e materialeve se pastaj ndodhin tragjedi te renda si ajo e gjenoves.

  3. supervjedhjet says:

    Mafiozet e Serenisimes ne bashkepunim me qeverite shqiptare i zhvaten shqiptarve miliona euro dhe u zhduken
    Kompania tjeter INSO e zhytur ne skandale ne itali merr perseri tendera miliona euro per ndertime ne shqiperi
    Kush bandit me uniforme qeveritare i firmos keto ne kurriz te popullit
    A do marri ndonjeher fuqine ne dore ky popull qe mos guxoj me asnje qeveri ta talli dhe ta vjedhi ?

    1. Lexues says:

      Po ç’lidhje ka Serenissima me Gjenoven dhe Shqiperine, o plako??

    2. Bureto says:

      Dakord! Po këta mafiozët e Serenisimës në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe që janë një kompani italiane, a marrin tendera dhe a kryejnë punime në Itali e gjetkë?

  4. burg kush ka firmos says:

    Edhe burgun e kane pak ata qe kane firmosur nga pala shqiptare, pasi skandalet dhe mashtrimet e kompanise ne fjale jane ne faqet zyrtare te qeverise italiane

  5. Kellira says:

    Mjeshter eshte Meroja per t’iu dhene ilac me pikatore shqiptareve. Tani do merren me kete tenderin dhe do harrojne Teatrin dhe problemet e tjera te ketij vendi.
    Ura qe ra eshte ndertuar ne vitin 1967 dhe renia e saj nuk ka te beje me cilesine e ndertimit por me gabime konceptimi dhe projektimi.

  6. Iliri says:

    O koqe ajo ure eshte bere mbi 50 vjet para. Projekuesi e ndertuesit jan vdek me kohe .pastaj nese ka jetu 50 vjet sesht faji i tyre po i mirembajtjes .

  7. Pantera says:

    Thone sikur ka fituar tenderin per ndertimin e godines se PD-se , hahahahaha thua te jemi me fat te tundet njehere kur te jene te gjithe kncerozet brenda ??????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *