Lacio mbushet me shqiptarë, dyndje talentesh te skuadra e “Primavera”

14 Gusht 2018, 20:43Sport TEMA

Një tjetër përforcim për “Primaverën” e Lacios, që synon të ngjitet në kategorinë nga e cila ra sezonin e shkuar.

Nga Empoli, Galip Arapi, 17-vjeç, i është bashkuar Lacios “Primavera”.

Faqja zyrtare e Lacios raporton se Arapi do t’i bashkohet moshave të lacialëve në formë huazimi.

Pavarësisht se ka lindur në Pistoia të Italisë, Arapi ka zgjedhur ngjyrat e kombëtares shqiptare.

Te Lacio, do të gjendet pranë portierit Marko Alia (18-vjeç) dhe mbrojtësit Serxhio Kalaj (18-vjeç), edhe këta dy futbollistë që kanë zgjedhur ngjyrat kuqezi.

Sulmuesit Beli Lukaj (18-vjeç) dhe Progon Maloku (18-vjeç) gjithashtu kanë origjinë shqiptare dhe aktivizohen me Lacio “Primavera”, duke formuar një grup me 5 futbollistë të rinj shqiptarë te skuadra gjigante italiane.

1 komente në “Lacio mbushet me shqiptarë, dyndje talentesh te skuadra e “Primavera””

  1. a says:

    Me prejardhje shqiptare, sikur nuk janë shqiptarë….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje