Për histerinë opozitare, kundër emigrantëve!

14 Gusht 2018, 20:26Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Pas zilepsjes me protestat rumune, opozita dhe shtypi rrotull saj, ka nisur një lloj shfryrje dufi kundër diasporës shqiptare, dhe sidomos kundër emigrantëve që kthehen për pushime, duke i konsideruar ata fajtorë përse opozita është e dobët. Agresiviteti po shkon drejt një racizmi primitiv, duke i konsideruar emigrantët njerëz pa ndërgjegjie politike, të blerë nga Edi Rama, pa dashuri për të ardhmen e vendit etj.

Nuk ja vlen t’u dal zot emigrantëve, se janë në hallet e tyre dhe shpresoj mos ta lexojnë këtë lumin e vrerit kundër tyre. Por në këtë ligjërim politik të opozitës kundër tyre, ka disa probleme që tregojnë më shumë sa e sëmurë është opozita, se sa çfarë janë emigrantët.

Pikë së pari, opozita jonë ka bërë betejë gjoja për votën e emigrantëve që të jetë e garantuar në zgjedhjet që vijnë. Biles qeveria për këtë ka nisur dhe një projekt.

Me kaq vrer sa paska opozita për emigrantët, nuk e kuptoj përse kërkon të votojnë emigrantët, pasi ata ajo po i mallkon si tradhëtarë.

Dhe kjo është një marrëzi, pasi emigrantët në një farë mënyre reflektojnë votën e njerëzve të tyre në Shqipëri, dhe plot prej tyre janë me opozitën.

Vetëm një opozitë idiote, dembele, pa ide, pa fuqi për t’u ngritur, gjen arsye të nxjerrë dufin tek emigrantët që vijnë për pushime, ndërkohë që vetë lideri i opozitës nuk dihet në ç’pjesë të globit po bën pushime me familjen e gruas.

Nga ana tjetër, dufi ndaj emigrantëve është dhe më keq, pasi reflekton gjithë kauzat spontane të opozitës.

Opozita nuk do shfrynte kundër emigrantëve, sikur të mos ishin këto protestat në Rumani, dhe sikur ato të mos i kishin fuqizuar emigrantët rumunë në Europë. Pra, nuk është se opozita jonë ka ndonjë mendim të strukturuar kundër emigrantëve, por kështu i doli këtë javë llogaria, dhe kështu bëri.

E gjithë kjo tregon se në çfarë derexheje ka shkuar opozita, sa dhe kundërshtarët apo ata që shpall armiq, i gjen tek modele të gatshme nga jashtë Shqipërisë dhe nuk mendon të përballet me të vërtetën këtu.

Por mbi të gjitha, e gjithë kjo histeri kundër emigrantëve që po kthehen dhe që nuk kuptojnë asgjë përse është mërzitur opozita me ta, se ndoshta nuk shikojnë lajmet për Rumaninë, është një histeri që tregon pafuqinë reale të  opozitës.

Në Rumani nuk po i bëjnë protestat emigrantët, por opozita. Opozita po kërkon vazhdimin e reformës në drejtësi, po kërkon rikthimin e prokurores antikorrupsion dhe po opozita, po u bën thirrje emigrantëve ta mbështesin, meqë kthehen në shtëpi.

Legjenda urbane se emigrantët po bëjnë protesta, është thjesht një lajm i rremë, për të justifikuar pafuqinë, dembelizmin dhe mungesën e ideve të opozitarëve tanë.

Në Rumani protestat po i bën opozita dhe po lut emigrantët, t’i ketë në krah.

Në Shqipëri, opozita shkon me pushime dhe mallkon emigrantët që kthehen, pse nuk bëjnë protesta, që ajo të vijë në pushtet në shtator.

Të dëshpëruar nga mungesa e popullit pro tyre, këta shpresojnë se pushtetin mund ta marrin me emigrantët.  Me shpresë se ata nuk i njohin!

Është një rrugë dhe kjo, por ata po i njohin, dhe po i njohin për keq.

25 komente në “Për histerinë opozitare, kundër emigrantëve!”

  1. Miri says:

    Fantastike Mero !

    1. KUJTIM PUSHKA says:

      BRAVO MERO
      OPOZIT PE. BYTHE KEMI
      GJITHMON KUNDRA
      SHQIPERIS

      1. Skypion says:

        Eshte intervista e Fatos Lubonjes, ajo qe ka shtyre zotin Baze te beje kete shkrim. Nuk eshte as opozita dhe as shtypi rrotull saj.
        Zoti Baze don te kundershtoje Lubonjen, por nuk ka kellqe qe t’i dalle ballas. Ashtu sic nuk ka kellqe e gjithe hordhia e gazetareve dhe analisteve te qeverise.
        Duhet te kesh argumente te forta, qe te debatosh me Lubonjen. Por edhe INTEGRITET. Integritet moral dhe profesional. Asnje, asnje nga gazetaret dhe analistet e Qeverise, nuk i ka keto. Eshte kjo arsyeja, qe debatojne skutherisht; sic eshte edhe rasti i shkrimit te sotem te zotit Baze, qe ben sikur debaton me Opoziten dhe “shtypin rreth e rrotull saj”… kjo e fundit eshte e lezecme.
        Nuk ka “shtyp rreth e rrotul Opozites”, sepse, i gjithe shtypi eshte rreth e rrotul Qeverise. Kjo shprehje thuhet per shtypin qeveritar, ne pergjithesi. Dhe, kjo eshte e verteta ne rastin tone: shtypi eshte rreth e rrotull Qeverise.
        Nje aspekt, vecanerisht i lig dhe i mbrashpte ne shkrimin e zotit Baze, ka te beje me kenaqesine e shprehur hapur te mbeshtetjes se madhe qe gezon Qeveria, Pushteti…!!!
        Jam i sigurt, qe i perfshire nga mllefi, nje detaj i tille, porqe thote shume, i ka shpetuar analistit tone, sepse, nuk eshte aq avdall sa te mos e kuptoje se shprehje te tilla i thone gazetaret militante te regjimeve autoritare dhe diktatoriale.
        Vetem ne regjime te tilla, gazetaret zyrtare pershendesin mbeshtetjen masive ndaj tyre.
        Keshtu, pati te drejte mbreme Lubonja, kur tha, dhe qe e ka thene edhe me pare, qe ketu, si tek qeveritaret ashtu edhe tek mbeshtetesit e tyre, ka rene cdo maske; se ata tashme kane dale hapur ne gjithe arrogancen, prepotencen e tyre,, dhe qe zullumet i bejne hapur, ne syte e te gjitheve, pa iken e ndrojes, turpit dhe frikes.
        Kjo shpjegon se pse, edhe nje gazetar me eksperience si zoti Baze, te arrije deri aty sa t’i lumturohet mbeshtetjes masive qe gezon pushteti i inkriminuar, dhe te perqeshe kritiket e tij.

      2. Skypion says:

        Eshte intervista e Fatos Lubonjes, ajo qe ka shtyre zotin Baze te beje kete shkrim. Nuk eshte as opozita dhe as shtypi rrotull saj.
        Zoti Baze don te kundershtoje Lubonjen, por nuk ka kellqe qe t’i dalle ballas. Ashtu sic nuk ka kellqe e gjithe hordhia e gazetareve dhe analisteve te qeverise.
        Duhet te kesh argumente te forta, qe te debatosh me Lubonjen. Por edhe INTEGRITET. Integritet moral dhe profesional. Asnje, asnje nga gazetaret dhe analistet e Qeverise, nuk i ka keto. Eshte kjo arsyeja, qe debatojne skutherisht; sic eshte edhe rasti i shkrimit te sotem te zotit Baze, qe ben sikur debaton me Opoziten dhe “shtypin rreth e rrotull saj”… kjo e fundit eshte e lezecme.
        Nuk ka “shtyp rreth e rrotull Opozites”, sepse, i gjithe shtypi eshte rreth e rrotull Qeverise. Kjo shprehje thuhet per shtypin qeveritar, ne pergjithesi. Dhe, kjo eshte e verteta ne rastin tone: shtypi eshte rreth e rrotull Qeverise.
        Nje aspekt, vecanerisht i lig dhe i mbrashpte ne shkrimin e zotit Baze, ka te beje me kenaqesine e shprehur hapur te mbeshtetjes se madhe qe gezon Qeveria, Pushteti…!!!
        Jam i sigurt, qe i perfshire nga mllefi, nje detaj i tille, porqe thote shume, i ka shpetuar analistit tone, sepse, nuk eshte aq avdall sa te mos e kuptoje se shprehje te tilla i thone gazetaret militante te regjimeve autoritare dhe diktatoriale.
        Vetem ne regjime te tilla, gazetaret zyrtare pershendesin mbeshtetjen masive ndaj tyre.
        Keshtu, pati te drejte mbreme Lubonja, kur tha, dhe qe e ka thene edhe me pare, qe ketu, si tek qeveritaret ashtu edhe tek mbeshtetesit e tyre, ka rene cdo maske; se ata tashme kane dale hapur ne gjithe arrogancen, prepotencen e tyre,, dhe qe zullumet i bejne hapur, ne syte e te gjitheve, pa iken e ndrojes, turpit dhe frikes.
        Kjo shpjegon se pse, edhe nje gazetar me eksperience si zoti Baze, te arrije deri aty sa t’i lumturohet mbeshtetjes masive qe gezon pushteti i inkriminuar, dhe te perqeshe kritiket e tij.

        1. katarakti says:

          Pushtet me i inkriminuar se ai i juaji o Skypion nuk ekziston mbi Toke. Keni vrare 4 veta me 21 janar, keni hedhur ne ere dhjetra te tjere ne Gerdec. keni ftuar nje fare sllavi Fazlliç ne mbledhjet e sigurise kombetare! Shkaterruat totalisht vendin me 1997. Etj, etj Prandaj te gjithe jane te gezuar qe juve, nuk do vini me ne pushtet, te pakten edhe per nja 10 vjet te mira. Askush me mend ne koke nuk behet pale me opoziten babale. me perjashtim te disa maskarenjve si puna jote. Ti predikon qe shtypi dhe media duhet te jene me opoziten, si kunderpeshe ndaj nje pushteti arrogant! Dakort, por jo me opoziten qe i vuri minat ketij vendi. Por me popullin. Njerezit kane sy ne balle dhe ment ne koke per te pare dhe kuptuar se çfare bete ju gjate qeverisjes tuaj dhe çfare po ben Rama. Rama duhet kritikuar nga mengjezi deri ne darke, pasi ben shume marrezira. Se i pelqen shume mendja e vet prej artist/sportisti. Por me ju as qe vihet ne kandar. Pra duke perifrazuar Curçillin:” Rama eshte me i keqi, por te tjeret as qe vihen ne pyetje”. Qe do te thote se opoziten do ta kemi me Ramen, qe ai te punoje me fort, me shume, me vendosmeri dhe guxim. Por kurren e kurres qe te rivini ju ne pushtet. Ju jeni nje kapitull i mbyllur dhe i harruar. Sado qe te beni ham -ham… Opozite te forte qytetare kunder Rames qe te futen ne burg gjithe politikanet dhe gjyqtaret e korruptuar, qe Shqiperia te behet shtet dhe injorim total kesaj opozite vrasese dhe shkaterrimtare. Prandaj mos shih endrra me sy hapur. Dhe sadoqe ta perdredhesh lapsin dhe gjuhen nuk mashtron dot njeri.

    2. Lloji says:

      Pasi derrat ngopen barkun e thate me leket e “emigranteve” (tani mund te quhen bashkëathdhetarë ne diaspore, dhe jo rendomte refugjte) pasi blene biles dhe syze por prape se prape ngelen qorra, po na zhgjohen dhe po na bejne moral tradhanik qe vetem per hire te nje “kliku” helmon gjakun e miljona Shipetareve ….wtf, e neveritshme deri ne skaj!!!

  2. Veterinari per komunist says:

    SHQIPERIA KURRRRRRRR NUK KA QENE ME E MIRE DHE ME E LIRE>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>

    Ajo qka ndodhe ne Rumani eshte qeshtje e rumunve o beduina komunist.

    SHQIPERIA KA ZHVILLIM FANTASTIK…..por shtazet komuniste nuk durojne zhvillimin por e duajne kthimin e komunizmit dhe barazine ne MJERIM…..kur te gjithe ishin te barabarte dhe nuk kishin asgje….as LIRI…….me perjashti te disa te privliegjuarve qe kishin privilegje por jo prone …dhe jo LIRI.

    1. shvejku says:

      O veteriner!
      Edhe gomarit kur e ngarkon mire i duket vetja me i vleresuar!
      Keshtu edhe ti,o gomar,qe te duket se cdo gje eshte e mire sot per sot!
      Ketu nuk duhet te shkruajne dhe te gjykojne ata qe jane mire,qe jane pasuruar duke shfrytezuar pushtetin,dsrogen,prostitucionin etj,por vetem te varferit qe nga yte ngujuarit nga gjakmarrja,tre pa punet,pensionistet,invalidet etj!
      Cdo qeveri te matet jo me ate qe ben,por me ate qe nuk ben!
      Ne se gjykohet se aq jane mundesite e qeverise,pikerisht ketu duhet te akuzohet qeveria,se nuk investon atje ku ka me shume nevoje e jo atje ku i duket me shume puna e saj!

  3. kashi says:

    eshte mire per pd-ne qe emigranten te mos votojne se po votuan emigrantet s’do marin as pese deputet ne zgjedhjet e ardhshme

  4. Peço says:

    Ajo për të cilën më vjen keq për ju, zoti Baze, është fakti se edhe pushtetarët janë me pushime dhe luftën politike jua kanë besuar vetëm juve si individ dhe si gazetë. Natyrisht, ju jeni një puntor i palodhur, por ama po bëni dembel një pushtet të tërë, i cili e quan të mjaftë atë që bëni ju. Një shfrytëzim kaq barbar i një individi është vërtetë një rast i paprecedent….
    Përfitoj nga rasti të vë në dukje që, si rregull, shtypi në kohë vere i bënë të ditur taksapaguesve, se ku i kalojnë pushimet qeveritarët e tij. Do të ishte jo vetëm kuriozitet, por dhe obligim për njerzit e shtypit ta bënin të ditur për ne njerzit e thjeshtë se ku i kalojnë pushimet qeveritarët tanë, si ata në pushtet, por dhe ata në opozitë. Ju duhet t’ na e plotësoni këtë kërkesë i dashur Baze, pasi siç dhe e dini, nuk ka lumturi më të madhe për popullin e thjeshtë, kur mësojnë se qeveritarët e tij po marin energji të reja në vënde sa më të bukura dhe ekzotike.

  5. NjeQytetarOptimist says:

    Ti japesh pushtetin opozites per momentin, eshte sikur ti japesh nje 12-13 vjecari nje Ferrari..

  6. saliu says:

    Mqs opzita keto dite te nxehta gushti paska mbetur ne dore te Fatos lubonjes, mortja e hengert kete opozite.

  7. shqip says:

    Sikur te kisha mundesi e Force per veprim , do mblidhja 100 mije njerez perdite ne protesta . Dhe do ti vendosja para Shqupit . Madje Duke ngritur barriera per te mos i lene dhjerokratet as te hyjne e as te dalin . Ju do thoni ; ne gjithe boten, protestat behen kunder qeverise . E sakte . Ne fakt protesta duhet bere kunder qeverise qe vazhdon e mban ne kembe nje bande ( Pd ) . Nje bande qe ka tre dekada qe ka marre peng vendin . Mqs kete vit
    ” pushimet” i kalova ne Shqiperi, Durres , mund te them me plote bindje qe, popullsia e mbetur ne Shqiperi Jane komplet primitive . Mund te besh nje reportazh si jetojne njerezia ne ate hapesire . Nuk kam fjale ta pershkruaj . Ligji dhe rregulli aty , Jane dy terma krejt , Po krejt te pa njohur . Kjo eshte kultura shpellareske qe injektoi banda e pardesyve te bardha . Akuzojne qeverine se po terrorizon bizneset . E dini ç’bejne bizneset , te pakten ata qe vete i pash ? Plerat e dyqaneve i shtyjne e i hedhin ne buze te trotuarit . Mundesisht tek pemet anes rruges . O tempora o mora ! O kafshe prehistorike . Po pse u dashka qe dikush tjeter te heqe plerat e tua ? Po pse o kafsheri , sot ne 2018 zaptohen trotuaret me gjithfare arkash , shkalle betoni qe dalin deri ne gjysem te trotuarit , njerez qe shesin ne mes te pluhurit e vapes . Mos flas per barbaret e plazheve . Ata Jane me te pa skrupull se te gjithe . Vend qe s’ka hapsira publike . Po pse o talebane, o shpellare ! Ka tjetri 10-12 dhoma . Qe i bie te vere po aq çadra . Por jo . Ai ka 80te , ku gjysmat i rrine bosh . Sepse kjo eshte kultura e Sali shkemborit. Nuk do flas per trafikun . Si i jepet makines ne Shqiperi, vetem Kandahari mund te jete i ngjashem . Nallbane jo shofere . Prandaj do ishte e udhes ti degdisje jashte gjithe shqiptaret e ngelur atje . Te rrine nja 20 vite ne emigracion , e te mesohen me ligjet e me higjenen . Nderkohe qe per temen ne fjale , mund te them me bindje qe , per sa kohe ne kete vend do vazhdoje politika e Berishes, nuk ka asnje alternative qe ta zevendesoje Ramen. Emigrantet ne masen 85-90 % mbeshtesin Ramen sepse Kane shprese ne nje ringritje te ligjit .

    1. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

      Saliu ka peshen e tij te padiskutueshme te pergjegjesise por, PD qeverisi 92-97, PS qeverisi 97-2005, PD qeverisi 2005-2013, PS qeveris 2013-2018 e ne vijim. Pra kemi 14 vjet qeverisje te PD dhe 13 te PS. Do thuash ti PS ne 97 e mori te shkaterruar, por edhe PD ne 92 e mori te shkaterruar, pra ndoshta nuk eshte tamam 50-50 pergjegjesia por eshte e sigurte qe te dyja bashke bejne 100% te pergjegjesise. Gjate ketyre 28 viteve te gjithe i kane dhene doren njerit tjetrit, Nano ja dha Berishes, Rama po ja jep Nanos dhe Berishes bashke e askush nuk do ndeshkohet perderisa te kemi te njejten klase qe na udheheq nga njera fitorje ne tjetren. Per sa kohe do kesh Kryetare Parlamenti njerez zi Ruci, ish-ministri i fundit i brendshem i Partise Punes, Rama nip i Kolekes, Ditmiri bir funksionari i Partise Punes etj djem, vajza, niper apo mbesa PPSH mos prit te denosh me burg Sali Berishen (edhe pse e meriton 100 here dhe jo vetem ai) ose sic konsiderohet simbolin dhe figuren qendrore qe udhehoqi ndryshimin e sistemit nga nje vend komunist ne nje vend demokratik (pothuaj). Pra e kupton si do duket ne syrin e nje te huaji, Ish komunistet apo bijte e tyre po burgosin Liderin e Pare Demokrat te Shqiperise PostKomuniste, dhe kjo do jete ajo qe do ulerasin nga mengjesi e deri ne darke Saliu dhe ata qe e mbeshtesin, do ngrihen me parrulla poshte komunizmi, do djegin, do shkaterrojne e ne syte e lajmeve boterore do dali sikur ish-komunistet e kthyer ne pushtet po persekutojne dhe po hakmerren ndaj atyre qe rrezuan pushtetin komunist dhe sollen demokracine. Edhe trazirat e 97 bile dhe vete skemat piramidale jane konsideruar nje revolucion antidemokratik komunist dhe i inskenuar dhe inspiruar nga nostalgjiket e komunizmit me qellim rrezimin e demokracise dhe eleminimin e Sali Berishes. Cdokend tjeter ne kushte te tjera do e kishin cuar pas hekurave pa nje pa dy por te cosh ne burg Saliun do te thote te burgosesh te parin kryetar te partise se pare demokratike pas 45 viteve komunizem nga bijte dhe niperit e ish-komunisteve. It doesn’t sound good at all per veshet e nje perendimori. Do ndryshonte puna nqs Saliu do denohej gjate kohes kur ne pushtet te jete nje parti e djathte, por mundesite qe kjo te ndodhe jane midis slim to none. Me shume shanse ka te perfundoje Rama ne burg nqs i del leku i naj biri kumlle tek xhepi i tij sesa Berisha.

  8. aaaaaaaa says:

    Po si te jesh me kete opozite more zoteri ,ne kohen e tyre na vidhnin ashiqare qe nga momenti qe hynim ne atdhe.Gjoba per shpejtesi sa te shikonin targen,gjoba per patentat,per parakalim,per parkim etj.A e dini si ishin ambasadat tona deri ne 2013 ??? Per nje certifikate apo nje lejekalimi donin para te thata perndryshe do rrije tre dite ne rradhe.Por me kryesorja ,ne evrope ku jetojme ne nuk vret njeri ne bulevard per te mbajtur pushtetin,sic bene keta legena qe pushkatuan pa arsye kater qytetare .Per keto arsye nuk besoj se do te votoje ndonjehere per keta plehra opozitare.

  9. aleko says:

    emigrantet ne nje fare menyre kane fituar njee culture demokratike shume me te mire sekultura qe e kane politikanet e shqiperise, vecanrisht ata opozitare…Se kushe eshte Opozita e sotme ska nevoje te lodhesh per ta njohur sepse ajo per dite jep shfaqje estrade neveritse dhe diskutime prej adoleshentesh sidomos ne parlamentin shqipetare..Per mua parlamenti eshte vendi qe me se shumti opozita I ka nxjerre bojen vetes si nje grup partiak 1qe nuk lufton per zgjidhje te problemeve qe ka vendi , por vec sjell debat per debat , kot me kot , me fyerje e sharje qe te lene pa mend kur I degjon te dalin nga goja e ketyre birbove qe per fat te keq jane ne krye te institucionit me te rendesishem te vendit..Gjithashtu shumica e emigranteve I ndjekin situatat politike ekonomike te vendit dhe dine kur ta kritikojne qeverine ne fuqi per ceshtje te ndryshme , por dine dhe te lavderojne dhe inkurojojne kur behet dicka e mire pavaresisht se I pelqen opozites ose jo… Fjala vjen per cfare do ngrihen sot emigrantet ne protesta, per cfare kauze le te themi te opozites , kur ajo kerkon te kunderten per te cilen protestohet ne Rumani..ne Rumani kerkohet te mos sabotohet reforma ne drejtesi, kurse ne shqiperi opozita duket sikur nuk e desheron kete reforme dhe don te ngreeje popullin dhe emigrantet te behet rremuje qe reforma ose te prishet ose te vonohet…per kete arsye dhe mjafte te tjera , emigrantet nukmmund te mbeshtesin opoziten qe del kunder ketyre reformave…kaq e thjesht..

  10. Boston says:

    Na kupton plotesisht ne emigranteve Mero djali. Ju lumte per shkrimet tuaja shume reale.

  11. Emigranti SHBA. says:

    kuren e kures skemi per ti dhen voten kesaj palo opozite, drejtusit kryesor si te pd, lsi, vet keta dhe familjaret e tyre jane ber miljoner e miljarder. nuk din sa kan vjedhur, ku i kan fshehur, me keq akoma qe esht ky berishe , bish, qe bekoi foirmat piramidale, esht ky bastard qe futi shqiptaret ne vellavrasje, urdheroi hapjen e depove te ushtris dhe sot e kesj dite shqiptaret vrasin njeri tjetrin, duke ber edhe krime makabre. dhe sikur te mos mjaftonin krimet e b era ne vazhdimesi, perseri ben thirje fashiste , per armatosjen e popullataes me arme ,. keshtu mund te vazhdojm me krimet dhe abuzimet e lulezim bashes dhe ministrave te pd, qe jo vetem kan ber vila , por me vjedhjet e bera pasuris kombetare., kan ven pasuri maramendese. si mundet ti japim voten lsi dhe monika kokemadhit qe vet presidenti aktual zoti meta , cilesohet bosi i ballkanit, nga pasurit qe ka ven se bashku me cizmaxheshen. ne kor siqyqet shajn e mallkojn qeverin dhe kryeministrin rama, sikur jan enjgjej dhe jo djaj, qe ne qeverisjen e kaluar e kan cuar vendin ne gremin, duke e ber shtetin lesh arapi
    ndersa tani, jo se ska mangesi, gabime, koorupsjon, i cili dhuhet luftuar me ter forcen e ligjit. mezi presim vetingun edhe per politikanet, por po luftohet te behet shtet ligjor, shqiperia , ka mar tjeter pamje , kete e vem re ne dhe te huajt qe vizitijn vendin ton cdo vit, edhe sivjet, kur ishim para dy javesh, na dukej se kish me shum te uaj, se sa qytetar shqiptar, kudo qe vajtem, ne jug e veri.
    prandaj kjo opozit qe sdo rreformat, sdo vetingun, por kerkon dhe don vetem pushjtetin, ska per te mar votat tona,

  12. Iliri nga Gjermania says:

    Mos u merzit zoti. Baze se ç’fare thone dhe shkruajne Mediat e PD per Emigrantet.
    Emigrantet nuk ja kan ven veshin me kohe atyre Plerave te PD.

  13. vons says:

    Kazan, mire e ka thene Rama. Kazan plehrash e ka fjalen kryesisht ai.

  14. dhembeli says:

    Opozitajone e ben si ajo gruaja, e cila u tha atyre qe erdhen per t’a ngueshelluar per burrin qe i vdiq,…..Ju me qani burrin se… une do te shkoj ne dasem.

  15. **** says:

    Mero , ne si emigrante nuk na vrasin veshet daullet e krimineleve te Berishes.
    Veshin ma vrasin keto fjalet e tua, qe merr persiper te marresh ne mbrojtje ate pjese te shqiptareve qe nuk preket fare nga pasojat e politikes antishqiptare te shtetit dhe opozites bashke.
    Me vret veshin ti, qe perpiqesh te me dalesh ne mbrojtje, kur ne te vertete ne as po e rruajme fare se cfare thote Lubonja e as Berisha. As ty dmth, sepse ti o Mero ke mare persiper negociatorin e shtetit.
    Kur behet fjale per korruptim dhe degradim shteteror, ti i gjen fijet per te lidhur te keqen me opoziten. Hedh grepin per te kapur turmat e peshqve qe do votojne per Ripjellesit.
    Mos u lodh. Se te kisha mundesi ti mblidhja gjithe shqiptaret te paren gje qe do beja, do i vija flaken gjithe parlamentit.
    Po nuk kane faj emigrantet. Ata iken nga paaftesia per te perballuar zgjyren kolektive. Aye qe e ben servilin dhe palacon te suksesshem. Ate qe e ben te urtin frikacak nga frika e hakmarrjes.
    Pyeti te gjithe. Kane shume pakenaqesi, por kane frike se i le Rama pa pune e pa buke.
    Kjo eshte demokracia qe na ka sjelle shteti.
    Te pakten Berishen ishim te lire ta urrenim.
    Ramen jo. Se na cilesojne si armiq.
    Menjehere. Pa u vonuar 5 minuta ke marre akuzen, mos je ti nga ata te Berishes?
    Kaq eshte hapesira demokratike ne Shqiperi.
    O me mua, o pa buke..
    Alternative me e mire se e Berishes, apo jo?

  16. M.Leka says:

    Zoti Mero un mendoj edhe pse jeni nje gazetar i njeanshem nuk don te thot qe nuk je nje gazetar i mire, por mendoj qe duhet te flasesh me shume per varferin , skamjen,mjerimin qe jan zhytur shume familje shqiptare, per asistencen financiare qe nuk funksionon dhe gjera te tjera qe jeni me mire te informuar .

  17. orient says:

    ..diaspora e krijuar nga emigrante nuk na kupton me ..problemet tona ne vendet ku jetojne ata jane abstrakte..revolucionet ne vende te tjera ,kane te tjera pritshmeri…ritmit te tyre nuk mund ti bashkangjitemi..jetojme ne te njejtin planet,por nuk jemi te njejte..ndjejne keqardhje per ne,por nuk duan te dine per politike..kur u flet..te nenqeshin me tallje dhe pergjigjen;..akoma ju..ne jemi me pushime…dhe vazhdojne,,;-tek ne…instancat ruajne njeri tjetrin dhe ne ndjehemi te sigurte.po u moret me gjithshka do te ngeleni eksiq nga trute.respektoni njeri tjetrin per punen qe beni,por jo duke e shkateruar tjetrin
    ..nje emigrant eshte dashamires,por nuk mund te behet copash,per te ndrequr çorben e njerezve apolitike ,qe e shkaterruan kete vend..kini respekt kur vine .

  18. Emigrant says:

    Shumica e emigranteve jane emigrant prej Saliut. Gjysma iken prej 1997s se Salmutit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje