Tragjedia me 22 të vdekur, Berluskoni: Vendi të bashkohet, t’i ndalim polemikat

Ish kryeministri Silvio Berluskoni ka dale në një deklaratë për mediat pas tragjedisë që ndodhi në Genova ku si pasojë e shembjes së urës humbën jetën 22 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë. 

Duke folur para gazetarëve Berluskoni tha se vendi të bashkohet në këtë tragjedi dhe duhet të t’i ndalen polemikat. 

“Po ndjek me trishtim të thellë lajmin për dramën që ndodhi në Genovë. Mendimet e mia të ndjera shkojnë për viktimat, familjet e tyre, dhe të plagosurve.  

Jam pranë tyre. Dua t’u shpreh mirënjohjen time zjarrfikësve dhe të gjithë personelit që është angazhuar për të shpëtuar jetë njerëzish. 

Tani për tani, i gjithë vendi duhet të jetë në një anë, duke lënë mënjanë polemikat e çdo lloji”, tha ish-kryeministri italian. (TemA) 

 

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *