Foto e famshme me fëmijën rom në krah, Veliaj takon sërish “mikun” e tij: Kush çirret se njerëzit duhen lënë në rrugë, s’e ka njohur varfërinë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Në kampin veror të ngritur nga Bashkia e Tiranës në Parkun e Liqenfit Artificial, kryetari i Bashkisë Erion Veliaj takoi sot edhe një “mik” të hershëm, Elidonin, djalin rom që pesë vite më parë, kur sapo kishte marrë detyrën e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, e shoqëroi në spital për të mjekuar këmbën.

Tani Elidoni është rritur dhe ka nisur shkollën.

Përmes një postimi në twitter, kryebashkiaku Veliaj shkruan se ndryshe nga koha kur Bashkia që drejtohej nga Basha e kishte lënë Elidonin dhe familjen e tij në rrugë, tashmë djali i vogël rom jo vetëm që ka një banesë të re, por ndjek edhe shkollën duke nisur një jetë të re.

“Me Elidonin n’kamp, 5 vjet shokë. E takova ditën 1 në Ministri kur Bashkia 2013 i kish lënë në rrugë te P.Shigjeta! Pastaj ditën 1 në banesën e re, diten 1 që mesuam biccikletën, e ditën 1 t’shkolles. Kush cirret se njerëzit duhen lënë në rrugë, as e ka njohur, as di ta luftojë varfërinë”, shkruan Veliaj.

Edhe pse në atë kohë Veliaj u sulmua për show nga Partia Demokratike, kreu i Bashkisë e ka ndjekur me vëmendje rastin e djalit të vogël 5-vjeçar dhe të familjes së tij duke i ndryshuar jetën.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

5 komente në “Foto e famshme me fëmijën rom në krah, Veliaj takon sërish “mikun” e tij: Kush çirret se njerëzit duhen lënë në rrugë, s’e ka njohur varfërinë”

  1. Kalec Dega says:

    Bravo Lali Eri, na boj nje xhiro edhe me trenin elektrik apo jane autobuzat elektrik?

  2. Peço says:

    Zot, shpëtona nga kjo propagandë e neveritshme që ka trçerek shekulli po na merr frymën. Akoma nuk u bindën këta socialist të degjeneruar se kjo propagandë ka patur për rezultat vetëm mjerim dhe deformim të vlerave njerëzore? Po si mund të durohet propaganda e këtij mashtruesi ordiner dhe e ustait të tij shpirtëror? Sidoqoftë, dihet se kur zullumet trashen, peri hollohet dhe vjen një ditë këputet. Dhëntë zoti të mos jetë e largët ajo ditë.

  3. Aqo says:

    Kolec muti……..muti mut ngelet,ashtu edhe ti.Prandaj ta kane vene emrin kolec.

  4. Travell says:

    Ne se PD e ka akuzuar atehere Veliajn per show,tani edhe une nje antr i PS-se po e akuzoj Veliajn se gjithcka ne punen e tij e ben per show!
    Veliaj eshte shembelltyra e nje njeriu qe kurre nuk duhet te jete ne poste qe t’i sherbeje qytetareve,sepse eshte mashtrues!
    Ai vetem qytetareve nuk u shewrben!
    Provoni te jkeni nje hall dhe te shkoni tek Veliaj,por do mbeteni me gisht ne goje!
    Ai as nuk ben pritje populli e as nuk u kerkon vartesve te tij qe te merren me zgjidhjen e ankesave te popullit!
    Ai eshte nje burokrat i madh,i pa afte per t’i sherbyer qytetareve dhe servil i pa pare i Edi Rames,vetem qe te mbaje postin e tij!
    Per mua me mire te jete nje serb kryebashkiak se sa ky mashtrues!

  5. Çeçua nga Elbasani says:

    Të vetmin që mund të mbante kështu në krah me dashuri dhe dhëmbshuri Lali Eri është Kristi Pinderi. Veliaj mund të punonte qoftë edhe një herë në jetën e tij me sinqeritet, vetëm nëse do i shërbente LGBT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *