Historia e panjohur e “Urës së Tabakëve” në Tiranë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ura e Tabakëve është një monument kulture i ndërtuar në Tiranë në shekullin e XVII – XVIII-të.

Ura ka një lartësi rreth 7 metër e gjysëm.

Ura e Tabakëve, e cila e mori këtë emër për shkak të pozitës së veçantë të esnafit të Tabakëve në jetën ekonomike dhe shoqërore të Tiranës në shekujt XVII-XVIII, ka një strukturë të gurtë, të formuar me dy harqe dhe e shtruar me kalldrëm.

Ajo dallon për arkitekturën e saj harmonike, si dhe për shpërndarjen proporcionale të elementeve të saj. Ura përbëhet nga një hark kryesor, mbi të cilin ngrihet ura në formë kurrizi.

Ky hark e ka hapësirën e dritës 8 metra dhe është ndërtuar me 2 rreshta harqesh anësore me trashësi 1 metër. Lartësia nga niveli i ujit ishte 3,5 metra.

Kalldrëmi i urës me gjerësi 2,5 metra, është ndërtuar me gurë lumi të vendosur pa ndonjë rregull. Në të dy anët e harkut kryesor janë ndërtuar 2 harqe në formë segmentesh rrethore me hapësirë të vogël.

Me lindjen e Tiranës si qendër qytetare më 1614, u vu re një zhvillim i vrullshëm i zejtarisë dhe i tregtisë.

E ndodhur në një pozicion të favorshëm gjeografik, në kryqëzimin e rrugëve të rëndësishme tregtare, Tirana fitoi vit pas këtij viti rëndësinë dhe tërhoqi vëmendjen e banorëve rreth saj, të cilët rritën popullimin e qytetit.

Përveç rrugës Egnatia, e përmendur në lashtësi e që kalonte në pjesën perëndimore të Tiranës së sotme, një aks tjetër i rëndsishëm ishte ai që lidhte Tiranën me malësinë e saj.

Ajo quhej, e madje vazhdon të quhet, “Rruga e Shëngjergjit”.

Kjo rrugë kalonte në pjesën lindore të Tiranës, në Priskë të Madhe, Qafë Priskë, Domje, Shëngjergj, e më tej vazhdonte në Bizë, Martanesh, Zerqan e deri në Dibër të Madhe.

Kjo rrugë ishte e rëndësishme pasi shërbente për lëvizjen nga këto krahina malore të karvaneve me prodhime blegtorale për të cilat këto zona dalloheshin.

Kope të tëra bagëtish, për shkak të dimrit të ashpër të malësisë lëviznin në zonat me klimë të butë të kodrinave e fushës së Tiranës.

Një pjesë e mirë e këtyre bagëtive në hyrje të dimrit dhe pas shtimit të tyre në pranverë destinoheshin për treg. Banorë të ndryshëm u vendosën në periferi.

Marrë nga: http://imk.gov.al/site/?page_id=1714

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
        
        Loading...
        

19 komente në “Historia e panjohur e “Urës së Tabakëve” në Tiranë”

  1. faikonica says:

    Vari k….5 sheku j …nje ure 7 metra,ene njie xhami..Hallall

    1. Turi says:

      @Faik Konica. Dukesh qe sje nga Tirona ose je i ardhur. Shume ndertime historike i prishen komunistat per te ndertuar ato pallatet e shemtuara. Per ti mbushur me kaleca dhe oficera te felliqur te sistemit. Duke i prure nga fshtarat dhe stanet e Shqiperise. Perfshi ketu dhe pazarin e vjeter. Qe mbi te ndertuan pallatin e shemtuar te kultures. Qe ka mbetur aty si gogol. Dhe pa pike vlere historike dhe arkitekturore.

      1. jena knoq tuj u knoq says:

        Ca thu mer KATNAR tru carac!? Cilat na qekan kto “ndertime historike” t’katunarve si puna tate, qi na i paskan prish kamunistat mre manall? Na thuj nji, vetem nji mer cop gamori. Pazari i vjeter ne qeka ndertim fantastik ene historik, aty me dyqone dhish ene bajgash e, ku shiteshin benevreke ene zile bagtish? Kuc he dreq, or budall! Si pelqeka sumes tate Pallati i Kultures e, si pelqeka Bibloteke ene Opera e, se e paskan nertu kamunistat. Si pelqekan sumes tate pallatet ene rruget e nertume pas Clirimit se i paskan nertu kamunistat e? Si pelqekan kaptines tate mer karrallo, as Muzeu Kombetar, as 15 katshi, as Stadiumi Qemal Stafa, as Presidenca, as Pallati Kongreseve, as Selia e Kuvendit, as Piramida, as Parku Rinia, as Parku i Liqenit, as kopshtet ene shkollat 9-vjecare e gjimnazet (sepse para kamunistave, gjithsej ka pas vetem 1 gjimnaz ene 3 shkolla fillorje n’Tirone, qe ta dish tina). Nuk t’pelqekan ty a si? Po kujt i plas trapi mer katnat muti. Po me i heq Tirones kto qi “s’te pelqekan tyna” a kupto qi s’ka mo qytet o MANALL? Po ti katnar ke qene ene katnar ke met, cere pune ke ti me qytetin. Qytetin or gjizak e kane ndertu ata qi kan ardh ne ate katunin qi quhej Tiron, ata e kon ndertu ene kulturu, se t’ishte per gamora ene katnara si puna tate, ju do ishit ene sot e ksaj dite me shallvare ene me ijet me perce n’surrat! Po thuj shyqyr qi erdhen ata dibrant n’1913 ene ju dhane icik kultur, masnej erdhen korcart ene kosovart ene gegt ene toskt qe i dhane ka pak lezet atij veni amnjarontash! Shyqyr zotit qi erdhn kamunistat pas Clirimit qe e bon qytet avropian, me rruge e me shkolla, me pallate e me teatra, me stadiume e me universiterna, se pernryshe vallahi kishte me njel ai ven me rrugica t’ngushta ene me avllija t’shtremta, me njerez t’trashe ene pa shkolle, amnjaronta ene kanservatora. Ehh nji ato goca ene cuna t’shkollum ene t’bukur ke zoti, qi erdhen aty pas clirimit, ka jugu ene ka veriu, ehhh sa lezet ene bukuri i dhani atij veni t’prapamet. Ishin kamunista e? Po ere kamunista ishin, se ishin njerzit mo t’mire ene mo t’zgjut ene mo patriota n’gjith Shqipnin. E kulturun ene e zbukurun qamet, e bon QYTET at katun t’piset. Ene s’njeli tironc pa dhone nuse e pa morr dhonder ke kta njerz, se ishin t’gjith njerz t’persgjedh, qi vijshin ene studiojshin neper universiteta, nuk ishin bari me lope ene me dele sic ishin msu katnaret e pazarit t’vjeter. Ehhh sa e zbukurun racen nji kta inxhinjera, doktora, oficera, msusa, ekonomista, sportista, artista apo ene kaleca po deshe tina. Se ishin rob t’zgjedh ata, jo hajt mo t’dal ku t’dal or manall! Jepi kon or budall, duhet me mor vesht nga trute e kaptines ene mos me qit mut ka goja, a m’kupto 😉

        1. Elio says:

          O Vemje komuniste stadiumin Qemal Stafa e kane bere italianet, si pjesen me te madhe te godinave qe kane nje vlere ne kryeqytet. Njera nga keto ishte edhe Bashkia qe e hodhen me dinamit baballaret e tu, o mut muti.
          Rrii si mut te pallatet e ndertuara me pune vullnetare, mos guxo te shkosh ne ndonje pallat te ri o majmun i ardhur nga moçali, qe na shkruan edhe si tirons. Je e njejta rrace qe kur e pysin per origjinen thote “jom nga TIrona”, se ke turp per kasollen nga vjen. Qelbesire!!!!

          1. Duhet te informoheni qe te kuptoni says:

            Historiku i stadiumit “Qemal Srafa
            “https://www.youtube.com/watch?v=W9tsn3v3CuY

        2. h says:

          Ti je nji tironc surrogato qe do me u heq tironc i vertete.
          Asnji tironc i vërtetë nuk ka mbështet kurrë komunistat.
          Edhe kom njoft shumë.
          Ne tironcave, tirona na pelqete ashtu e vjeter,e prapambetur
          pa bastarda dhe surrogata qofshin kaleca apo sahanlëpirsa të regjimit.
          Kemi pas një injorant që quhej sefer daja ene per kto si puna jote knojte,
          Pri katuni ke erdhë,m’tironë zune ven,kaptinën si dardhë,do me na dhonë ene men.

    2. ehhh says:

      Tirana nuk u formua ne 1614, sic thone disa karagjoze “historiane”. Kjo Ura e Shengjergjit ( jo e Tabakeve) eshte vetem disa qindra metra larg Keshtjelles se Tiranes, themelet e se cilet datojne ne shek II-III e.s, te kohes se Perandorit roman Hadrian. Te po te njejtes kohe (shek II-III e.s) daton edhe Mozaiku i Tiranes, qe ne themel ka qene nje punishte vere, e shnderruar ne Kishe paleokristiane, qe ndodhet afer Rruges se Ambasadave (mbrapa Ambasades kineze). Kemi te bejme me nje vend ku ka patur keshtjelle dhe kishe kristiane, te pakten 1.400 vjet me pare se viti 1614, kur nje tyrceli i quajtur Bargjin, ngriti nje shurrtore per te dhjere njerezit qe kalonin andej dhe nje furre per te bere kulece, qe te hanin e te dhisnin bashke..
      Kisha ortodokse e Tiranes eshte 100 vjet me e vjeter se xhamia e Etem Beut!
      Emertimi i vendit gjendet qe ne lashtesi dhe behet fjale per Keshtjellen Tirkan ndertuar ne shek I p.e.s, keshtjelle qe ndodhet ne lindje te qytetit te sotem (ne drejtim te Dajtit). Emertimi ne formen Tiran gjendet edhe ne dokumentet Venedikase, te pakten qe ne sheh XIII.

  2. arber says:

    Edhe ura kur u ndertua quhej ura e Shen Gjergjit dhe jo ura e Tabakeve.
    Emri Ura e Tabakeve ju vu shume vone. Mbase kur Shengjergjasit nderuan fene nga Katolike ne Myslymane nga fundi i viteve 1800 – fillimi i viteve 1900

  3. Hosteni says:

    Pra cila eshte historia e Ures se Tabakeve ?

  4. Rokopeqi says:

    Historia e panjohur doli nje flluske ne sapun, ashtu si edhe vet niveli profesional i gazetarit.

  5. Titi says:

    Rruga quhej e shegjergjit edhe ne kohen e komunizmit nga qytetaret autoktone dhe moshat e treta per emrin e ures gjithmone eshte quajtur e tabakve,historiku i emrit duhet duhet te kete nje lidhje me kete emer

  6. loni qepa says:

    Shkova ne nje vend me maru pune,i thashe i lir je,po tha ai te gjthe ilir jemi.E thashe me vete shqip flasim dhe nuk meremi vesh.

  7. Tironci says:

    Ajo ure u ndertua nga nje fis me mbiemrin Tabaku qe vinte nga rrethinat e gollobordes.
    E cfare historie ka ketu. Ata bon nji pune e morren paret per kete.
    A mos eshte kjo ure ndoshta mrekullia e 8 e botes dhe ne se dime akoma?
    Amon na e thoni, jo per ndonje gje po na ndihmon te dime historine e mrekullive te 8 9, 10 boterore qe ndodhen ne shqiperi. Aman te keqen o gazetare qe keni pjerdh nga ment ,e sdini se cfare te shkruani.

  8. 9 says:

    Te lutem shume, merru me gjokse shperthyese, te pasmet shokuese, ngritje temperaturash, kapje mat dhe ksi gjonash.

  9. shabani says:

    Tirana ka qene fshat , e mori rendesine mbas vitit 1923 zhvillimin ja dhane investimet italiane te viteve 20 qytetet shqiptare kane qene Korca Berati Shkodra Gjorokastra dhe Elbasani te tjeret ishin me dhi

  10. Besi says:

    Perandoria osmano 400vjet ne tirane nje ure dhe xhami kto Jane pasojat nga raca anadollake injorante

  11. kasem gahinji says:

    aty ,matane lanes,perpara se te ndertoheshin rruga e unazes dhe pallatet,ka qene nje lagje e tere me shtepi qerpici ,qe ne e quanim lagja e tabakeve.ndaj ka marre dhe emrin.ne qender te kesaj lagje kane banuar disa familje me mbiemrin tabaku.

    1. U dhime duke qesh says:

      Ato shtepite prej qerpici me siguri kane qene monumente kulture uahahahahahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *