Jari paralajmëron Italinë se aksidenti i Xhenovës është i kurdisur nga Edi Rama

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Jari sot vendosi të shkruajë një Twitter për rënien e urës në Xhenova.

Pasi pa dhjetëra postime në Twitter, ku ngushëlloheshin autoritetet italiane, Jari vendosi të bëjë koment në një prej tyre:

“Rreziku real nuk vjen prej urës, por prej Edi Ramës.

Ai ka rehabilituar firmën ndërtuese”

Pas Twitterit, Jari bëri sqarimin e zakonshëm:

“Të dashur lexues. Jari ju sqaron.

Ajo që ndodhi në Xhenova, ka lidhje direkt me Edi Ramën.

Edi Rama është mik i kompanisë që ka ndërtuar para 70 viteve këtë urë.

Atëhere Edi Rama vërtet nuk kishte lindur, por nga dokumentat e zbuluara, mësohet se ndërtuesi i urës, ka lënë amanet, që në vitin 2018, sipas tij, mund të binte ura, dhe kompania duhet të ishte e sigurt dhe duhej të lidhej me Edi Ramën në Tiranë.

Ata kishin të dhënat e tyre që ky do lindte pas disa vjetësh dhe më pas do bëhej kryeministër.

Të gjitha faktet na çojnë tek lidhja mafioze mes Ramës dhe kësaj kompanie.

Këtë e tregon dhe fakti që kjo kompani ka marrë dhe një tender në spitalin e Tiranës.

Kjo do të thotë se aksidenti ka qenë i qëllimshëm, që ata të vriteshin në Itali dhe të kuroheshin lirë në Shqipëri.

E gjitha është skemë e Edi Ramës për të rritur fitimet e kompanisë, që e ka klient të vetin.

Ndaj nuk duhet të hutohemi nga propaganda e Ramës dhe as nga lotët e krokodilit që derdh për të vrarët në Xhenova.

Vrasja është me porosi të tij.”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Jari paralajmëron Italinë se aksidenti i Xhenovës është i kurdisur nga Edi Rama”

  1. mik says:

    Ja nxore by…. edhe ti, e bane bajate me keto shkrime.

    1. undefined says:

      E drejte. Te gjeje nje tjeter per humor…se u ba so Agron Llakaj dikur me Salen.

Lini një Përgjigje te mik Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *