Shembja e urës në Genova, alarmi i zv.ministrit të Ramës: E frikshme gjendja e ministrive, kryeministrisë dhe universitetit. Duhet ndërhyrë!

Zv. ministri i Infrastrukturës dhe Energjitikës, Artan Shkreli, njëkohësisht i njohur si arkitekt, duke komentuar rrëzimin e urës në Genova, shprehet është e rëndësishme që të bëhet kontrolli i godinave të vjetra edhe në Shqipëri.

Reagimi i plotë i Shkrelit:

U R A . M O R A N D I

Renia e ures ne Genova eshte nje thirrje e paneglizhueshme per reflektim.

 Tani qe ajo ka rene eshte kollaj te behet profeti e te nxirren konkluzione “a posteriori”, por fakti se bie nje kryeveper e inxhinjerise italiane, e cila kur u ndertua ishte e para ne Europe dhe e dyta ne bote tregon se asnje konstruksuon beton-arme nuk eshte i imunizuar nga te papritura fatale.

Tashme dihet se betoni nuk eshte i perjetshem, dhe nese para 30 vjetesh mendohej se ai i ruante vetite e tij te pakten 100 vjet, per shume specialiste tashme kjo kohe jo vetem eshte vene ne dyshim, por po shkon drejt pergjysmimit.

Eksperienca ime personale me objekte te bera 80-90 vjet me pare e konfirmon kete (mjaftojne karrotazhet dhe provat mbi kampione qe kemi bere ne godinat e ministrive, kryeministrise apo universitetit dhe rezultatet jane frikesuese ne pikepamke te degradimit).

Nje standard i ri kontrolli dhe verifikimi eshte i domosdoshem, sidomos per strukturat tashme te motnuara, dhe nje manual i ri nderhyrjeje radikale (jo pjesore si ajo qe u ne ne Genova) ne to duhet perpiluar.

Ndryshe endrrat shnderrohen ne makthe!

https://patrimonio.archivioluce.com/…/il-piu-grande-viadott…

(TemA)

REMOTE_ADDR:[]

9 komente në “Shembja e urës në Genova, alarmi i zv.ministrit të Ramës: E frikshme gjendja e ministrive, kryeministrisë dhe universitetit. Duhet ndërhyrë!”

  1. vaso says:

    Te shkaterrohen ministrite dhe te ndertohen kulla!

    1. Kalec Dega says:

      Rrofsh o riplindas i Ripjelljes Komuniste, duhet filluar nga “ground zero” se ndryshe nuk merr fund kafsheria dhe idjotizmi i pushtetareve dhe politiqeneve shqiptare.

      Nje ide fantastike per nje ligj te ri per shembjen e ministrive dhe universitetit dhe zevendesuar ato me projekte fantastike nga ndonje arkitetekt Danez me fame boterore ose ti zevendesojme me pikturat e Kapter Ramiut.

      Tani nuk jam i sigurte, Teatrin Italianet e ndertuan? ..se kjo pune ska nevoje per ligj te posacem per shembjen e tij dhe zevendesimin me nje shpikje moderne paguar nga taksapaguesit shqiptare.

  2. #varijanullen says:

    50/60 vjet eshte jeta e 1 ure betonarme qe kur inagurohet.1963 me duket kjo ne genova u inagurua para 3 vjetesh u tha qe kjo ure nuk ka me shume se 10 vjet jete siç ndodh rendom dhe gjithmone e me shume folen politikanet perpara specialistve dhe sot kemi 30 te vdekur, midis tyre dhe 1shqiptar. Megjithate kjo nuk eshte konsideruar si ure kryeveper Por qe ne fillim la pasur polemika per kualitetin e asfalitit dhe rilievit.

  3. Berti says:

    Ke te drejte shoku minister, me lion park a ka na i te re ?

  4. Igli says:

    Inxhiniere ishin ne lashtesi jo keta sot.Vepra madheshtore ura me harqe dhe keshtjella te pavdekshme ne nje kohe kur nuk ekzistonte teknologjia dhe cimento armato etj.Po kishin nje dicka qe se kane inxhinieret e sotem…Trurin.

  5. Petrit says:

    Nje ide mjaft e mire nga nje arkitekt.
    Ne fakt linja arketekturore me ate inxhinierike nuk kane asgje te perbashket por kjo eshte nje histori tjeter.
    Zoti z/minister e ka hellin tjeter kund.
    Po mundohet te legjitimoje ne menyre te terthorte shembjen e teatrit.
    Se si mund te krahasohet nje ndertese 15 apo 20 metra e larte me nje ure te varur ku mbi te kalojne me mijera makina e kamione disa tonesh ne dite kete vetem nje arkitekt albanez mund ta mendoje.
    Megjithate shqipetarët jane njerez fenomen
    Sidomos rilindasit.
    Keta jane nje specie e rrale

  6. Bureto says:

    Shqetësimi është më se i drejtë. Jo s’e them ndonjë gjë të pa ditur, por mirë është qëk strukturat kompetente shtetlrore, t’i kushtojnë vëmendje të shtuar, sidomos digave të larta të ujëmbledhësave artificialë, dhe urave të larta me hapësira drite të mëdha qofshin këto rrugore apo hekurudhore.

  7. Mikel says:

    Ne fakt dhe kryeministrine me ministrite nje italian i projektoi.Zot ruajna.

  8. mm says:

    Zv/Ministri ka te drejte ,prandaj cuni mamit Velija te gjej shpejt se eshte shume rrezik ,te gje nje PPP jo shume se nuk ka nevoje ,te mblidhen te gjithe ne nje kulle ,dhe sip e tjera te ndertojne kulla te tjera dhe po u fitua nje lek nuk eshte problemi i madh ,problemi eshte te ngreme shtresen
    e pasanikeve !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *