Ura e Dragotit dhe ura e Xhenovës!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Mero Baze

Ura e Dragotit është ndosha ura më e bukur në Shqipëri. Është ndërtuar në vitin 1936 nga një shoqëri xhenoveze, dhe vazhdon të rezistojë.

Është futur në listën e Monumenteve të Kulturës, por në fakt është utilitare, pasi është ura e vetme që lidh Përmetin dhe Juglindjen e Shqipërisë me pjesën tjetër të vendit. Është ura kyçe, pa alternativë.

Nëse dëmtohet, nëse ka një avari, nëse dhe dy orë duhet të ketë nevojë për remont, askush nuk mund të shkojë drejt Përmetit.

Ura është e ndërtuar me konstrukt hekuri, pa këmbë, dhe mbështetet  në harkun e sipërm, ndërtuar me pjesë të vogla hekuri, kapur me perçina të derdhur në vend.

Është një teknologji e rrallë inxhinierike, e cila ka rezistuar mbi 80 vjet.

Por ura ka nisur të ketë problemet e saj. Së pari, deri në vitin 1990 ajo ka qenë me dysheme prej dërrase të trashë të stazhionuar, për të mos pasur ngarkesë.

Pas viteve ’90, me papërgjegjësi, i është shtuar asfalt.

Nuk është bërë kurrë një rikonstruksion i saj, por herë pas here ndërrohet dyshemeja, duke u rënduar dhe më shumë.

Me rregullore aty lejohet të kalojnë 24 tonë, por aty rregullisht kalojnë nga 40 deri në 60 tonë, pasi Përmeti eksporton vetëm ujë dhe gurë, dhe eksportuesit nuk hezitojnë t’i mbushin kamionat plot, pasi tradita e pikës policore që ka qenë në urë për sigurinë e saj, është zhdukur.

Paralajmërimet formale që aty nuk duhet të kalojnë dy makina në urë, nuk ekzistojnë më, dhe aty mund të shikosh autokolona me makina njëra pas tjetrës.

Nuk dua të bëj “kasandrën”, por ura e Dragotit mbetet padiskutim rreziku më i madh, jo vetëm për jetë njerëzish, nëse shembet ndërkohë që ka makina sipër, por dhe si një nyje që mund të bllokojë në mënyrë katastrofike kontaktin me Përmetin.

Baypass-i i Tepelenës, i cili sapo ka nisur, e parashikon në një fazë të dytë ndërtimin e urës nga Tepelena në fushën e Dragotit, që për 4 km zëvendëson 16 kilometrat që duhen për të ardhur deri tek ura e Dragotit, nga drejtimi aktual Tepelenë- Dragot.

Ura e re jo vetëm që do shpëtonte 12 km rrugë për në Përmet, por do shpëtonte vendin nga një tragjedi që nuk besoj se do vonojë shumë, nëse nuk merren masa.

Ura më e bukur e Shqipërisë ka nevojë të jetë vërtet Monument Kulture, siç e kanë listuar, dhe të shërbejë për vetura të vogla dhe mjete të lehta deri mikrobuzë, duke pasur alternativë urën e re.

Por kjo nuk është çështje trashëgimie kulturore. Mbi të gjitha është emergjencë, për shkak të papërgjegjësisë në të cilën është lënë meanxhimi i ngarkesave në atë urë, ndërkohë që formalisht duhet të lejohen deri në 24 ton.

Se pastaj nësë ndodh katastrofa, do kujtohemi që edhe këtë, një kompani xhenoveze e ka bërë. Por në fakt nuk ishte faji i saj, por joni.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/08\/15039512_1742692306054522_172260133498893525_o-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/08\/15039512_1742692306054522_172260133498893525_o.jpg","attachment_id":"934215"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/08\/15128994_1742692329387853_554327656704999958_o-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/08\/15128994_1742692329387853_554327656704999958_o.jpg","attachment_id":"934214"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/08\/15042005_1742692326054520_8231093934956521628_o-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/08\/15042005_1742692326054520_8231093934956521628_o.jpg","attachment_id":"934217"}]
        
        Loading...
        

15 komente në “Ura e Dragotit dhe ura e Xhenovës!”

  1. xhemal says:

    pervec ures dragotit jane urat ne kukes.e plote te tjera qe duhen kontrolluar riparuar.e vrojtuar cdo dite per te mos ndodhur asnje e keqe duke investuare ne istrumenta kontrolli te teknollogjise se larte dhe sidomos nen drejtimin e njerezeve te afte profesionalisht e kjo te jete e drejtuar nga shteti ne asnje menyre privateve. Jam kunder koncensioneve dhene privatit per mirembajtjen e autostradave kete po e provon shembulli italian

  2. Dragoti says:

    Shqetesim shume i drejte!

  3. Geron says:

    Konstatim super korrekt meqenese eshte monument kulture ministrja e kultures o nuk eshte e informuar per kete rast ose eshte ajo qe nuk do te doja,inkompetenca per te drejtuar nje dikaster sh.te rendesishem sic eshte min.e kultures.Nuk e di nese zj.ministre i lexon gazetat,por do te ishte e udhes informimi i saj dhe nga artikullshkruesi.

  4. cr7 says:

    Shume e goditur dhe aktual çdeshtja qe ngrini Zoti Baze, ka ardhur madje me vonese qe jo vetem tek Urat, por dhe ne rruge te futet jo koncepti ” emergjence”. .. por koncepti ” safety”…dhe nuk duhet te perkthehet por ti ngulitet permendsh te gjitheve publikut dhe institucioneve qeveritare shtetrore…SAFETY dhe kudo..

  5. Julian says:

    Mirë ura që e dimë që është e vjetër. Po këta idiotët që nuk presin dot rradhën ose të kalojë 1 makinë vetëm sic është shkruar në tabelë i ka parë njeri ?

  6. kinezi LU says:

    PSE NUK I BOTON KOMENTET O MERO BAZE ISH STALLJER I KALIT TE XENIT PO DO QE TE BESH INFORMACION…….

  7. Genti Tirane says:

    Shum shkrim i mire….por vetem me PPP ka shpres 😂

  8. Zagoriti says:

    Nje makine policie nje patrulle nje kamer qe survejon24 ore kush kalon ne are qe te ndalohen kamjonat me peshe mbi24 ton.E gjithe kjo nuk do para thjesht do nje marreveshje midis 2 ministrave Gjiknuri eXhafaj.kjo mind te behet ne 5_6 ura te rendesishme ne gjithe vendin.

    1. mirel says:

      Ka humbur tradita e kontrollit thote Mero. Nuk thote qe ka humbur rregulli shteteror. Nuk ka shtet.

  9. Mikeli says:

    Eshte e vjeter. Shembeni! Ndertojme nje te re me PPP.
    Oh, harrova . Ura nuk mund te behet me kulle, le pastaj kujt i duhet kulla aty.

  10. nje shqiptar i drejte says:

    Kur mundohet dhe injorant Mikeli te beje ironi , e mos plas pastaj …..

  11. mirel says:

    Merushe, italianet 👇 in pezullojne gjithe koncesionet e rrugeve. Do i kthejne te gjitha ne shtet. Shteti do i ndertoje dhe do i menaxhojw, si ndertimet dhe mirembajtjen.
    Je ndonje per te shtuar per PPPte e Ramutit?

  12. Nestor says:

    FIRMA QE E KA NDERTUAR ESHTE ITALIANE ” ANSALDO ” sa me pare duhet nje variant tjeter kalimi per te arritur Permetin! Ura metalike 110 m hapesire drite. Duhet urgjentisht te ruhet si monument historik .!

  13. Durrsaku says:

    O Mero !Keto ura ndoshta me letra jane rikonstruktuar por praktikisht jane futur leket ne xhep.Kushdo qe ka qene ne pushtet ka mendjen me vjedh .Skeptike per keto njerez qe na drejtojne !

  14. Damiani says:

    Merua po ngre nje shqetesim!!!!!!!!!! Po flet Mero per uren dhe po kerkon vemendje. Po nga kush?! Kush do e shohe uren?! Fitohet gje aty??? Ky vend eshte tragjedi i teri ky thote do kete tragjedi. Nuk eshte tragjedi pluhuri ne Tirane? Nafta e qelbur e Kastratit? Betonieret e pallateve me goma pa lare? Betoni ne cdo cep? Lokalet qe nuk te japin nje kupon se jane shoket e Benit? Po lereni uren mos shkoni aq larg

Lini një Përgjigje te cr7 Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *