Detajet e reja për masakrën e Selenicës, Ritvani telefonoi policinë pas krimit, ja çfarë iu tha

16 Gusht 2018, 14:49Kronika TEMA

Autori i masakrës së Vlorës, Ritvan Zykaj tentoi të vetëdorëzohej në polici pasi vrau 8 kushërinjtë e tij, por më pas u tërhoq.

Burime nga grupi hetimor thonë për tvklan.al se 24-vjeçari Zykaj telefonoi policinë gjatë minutave të para që ishte në arrati. Për shkak të zonës në të cilën ndodhej, telefonata në numrin 112 u kap nga Policia e Fierit.

Ritvan Zykaj i tha sallës operative për krimin që kishte kryer dhe kërkoi të vetëdorëzohej. Në këtë moment, punonjësit e policisë së Fierit telefonuan sallën operative të Policisë së Vlorës për t’i kaluar telefonatën e 24-vjeçarit Zykaj dhe në këtë moment ky i fundit ka mbyllur telefonin ka dhënë shpjegime.

Sipas të njëjtave burime, Zykaj nuk bëri tjetër tentativë për t’u lidhur me policinë dhe për t’u dorëzuar. Ai qëndroi në arrati për rreth 12 orë në një zonë me shkurre në periferi të Selenicës.

Vrasësi i kushërinjve u diktutua përmes dylbive rreth orës 05:00 të mëngjesit të 11 Gushtit. Forca të shumta policie e rrethuan dhe i bënë thirrje të dorëzohej. Zykaj hodhi kallashnikovin dhe u arrestua pa bërë rezistencë.

Ritvan Zykaj vrau më 10 Gusht 8 kushërinj të tij të parë të fisit Zykaj në fshatin Resulaj të Selenicës në Vlorë. Gjykata e la atë në burg për veprën penale vrasje në rrethana cilësuese të më shumë se dy personave.

Hetuesve ai u tha se kushërinjtë e akuzonin për vjedhjen e pulave, gjë të cilën ai e mohonte, dhe për këtë arsye i vrau me kallashnikov. Mes viktimave ishte edhe një fëmijë 8 vjeç. /tvklan/

2 komente në “Detajet e reja për masakrën e Selenicës, Ritvani telefonoi policinë pas krimit, ja çfarë iu tha”

  1. Ilir says:

    A keni dylbi o dylbi

  2. Moni says:

    Bravo operatori paska qene nje gdhë qe nuk e ka shokun, ose procedura eshte bere nga nje gdhë tjeter. A thua po merrte top-shopin per te blere tigan dhe jo se kishte vrare 8 vete. Jam kurioz te di si i ka thene?! « Zoti vrases prisni ne linje ju lutem, po ju lidh me departamentin perkates. Shtypni 1 per menune ne anglisht. »

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje