Grafiku nga viti 1990: Si po shuhet Shqipëria, shtesa natyrore po shkon drejt zeros (jemi më keq se në kohën e Zogut)

16 Gusht 2018, 11:41Sociale TEMA
Grafiku nga viti 1990: Si po shuhet Shqipëria, shtesa natyrore po shkon

Në gjashtë muajt e parë të këtij viti, shtesa natyrore e popullsisë (diferenca mes lindjeve dhe vdekjeve) ishte vetëm 484 persona, sipas të dhënave që janë publikuar nga INSTAT, ose vetëm 80 persona në muaj.

Kjo shifër është shumë më e ulët në raport me shtesën natyrore të vitit të plotë 2017, që ishte 8,637 persona (720 persona në muaj) dhe nëse vazhdihet me këto rime, viti 2018 pritet të mbyllet me ritmet më të ulëta historike të rritjes natyrale të popullsisë, të paktën që nga koha e Zogut.

Në vitin 1990, viti i parë i tranzicionit, shtesa natyrore e popullsisë ishte gati 64 mijë persona, ose rreth 5300 në muaj. 28 vjet më pas, ky tregues ka rënë me 77 herë, duke arritur në vetëm 69 persona në muaj.

Madje në tremujorin e parë 2018 shtesa natyrore ishte negative për herë të parë në historinë e 100 viteve (Gjatë tremujorit të parë 2018 lindën 5,669 persona dhe vdiqën 5,954, duke bërë që personat që u ndanë nga kjo jetë të ishin 285 më shumë se numri i foshnjave që erdhën në jetë).

Në tremujorin e dytë treguesi u përmirësua disi, pasi kishim 769 lindje më shumë se vdekje, gjithsesi, me rënie gati 70% në raport me tremujorin e dytë 2017.

Siç shihet dhe nga grafiku, shtesa natyrore e popullsisë ka filluar rënien që pas viteve 90, deri në vitin 2008, si rrjedhojë e emigracionit të lartë dhe rënies së lindjeve dhe më pas ky tregues u stabilizua, për të filluar rënien e shpejtë sërish pas 2014-s, që përkon me rigjallërimin e ciklit të emigracionit në vend (në 2015-n kërkesat për azil në Bashkimin Europian kulmuan në rreth 69 mijë) .

Emigracioni i lartë dhe numri i pakët e lindjeve duket se kanë po e çojnë rënien e popullsisë në pikiatë më shumë se parashikimet.

Projeksionet e popullsisë 2011-2031 sipas skenarit të mesëm prisnin që shtesa natyre e popullsisë të ishte në nivel negativ në vitin 2023, ndërsa varianti optimist priste që  shtesa natyrore të ishte negative në vitin 2028. Por zhvillimet reale tregojnë se në të vërtetë ecuria e popullsisë në këtë mënyrë nuk është parashikuar as nga varianti me pesimist i eksperteve të demografisë.

Popullsia e vendit është futur në një tranzicion të vështirë që në kohën e perandorisë ku datojnë të dhëna zyrtare për popullsinë.

Statistikat e para zyrtare të popullsisë për Shqipërinë ishin regjistrimi i vitit 1923, kur vendi kishte gjithsej 823,000 banorë. Rritja e popullsisë u përshpejtua nga shpallja e pavarësisë në vitet 1912-1944 në 0.7% në vit. Kjo ishte pjesërisht për shkak se Shqipëria kishte nivelin më të lartë të lindjeve dhe shkallën më të ulët të vdekjeve në Evropë në atë kohë.

Pas Luftës së Dytë Botërore, politikat e rritjes së popullsisë të ndjekur nga qeveria komuniste dhe një jetëgjatësi e madhe, nxitën një rritje vjetore prej 2.5 për qind për 45 vitet e ardhshme . Pas viteve 1990, popullsia tregoi një rënie mesatare prej rreth 0.3 për qind në vit, shkaktuar nga emigrimi.

Në regjistrimin e vitit 2001, popullsia u zvogëlua në 3.023.000 nga afërsisht 3.3 milion në vitin 1990.

Nëse marrin në konsideratë emigracionin atëherë  rënia e popullsisë në vendit tonë do të jetë më e shpejtë se të gjitha parashikimet edhe me pesimiste.

Nëse kufijtë do të ishin të mbyllur për 20 vitet e ardhshme, numri i lindjeve do të ishte rritur edhe më shumë deri në vitin 2020 në krahasim me parashikimin nga skenari i rritjes së lartë pavarësisht nivelit të ulët të lindshmërisë.

Emigrimi i vazhdueshëm dhe lindjet e pakta do ta rëndojnë këtë efekt strukturor në kufizimin e rritjes natyrore në të ardhmen.

Situata nuk duket optimiste edhe sipas OKB-së. Organizata e Kombeve të Bashkuara në parashikimin e saj për popullsinë shqiptare sipas normës së fertilitetit parashikonte në Variantin pesimist që në vitin 2100, popullsia e Shqipërisë do të jetë vetëm 860 mijë banorë.

Ndërsa skenari normal parashikon që Shqipëria të popullohet me vetëm 1 milionë e 600 mijë banorë. Skenari optimist që parashikon emigracion zero dhe ecuri normale të normave të fertilitetit parashikon që popullsia e vendit deri në vitin 2100 të jetë 2 milionë e 800 mijë banorë, nga rreth 2,9 milionë që numërohen afërsisht aktualisht.(Monitor)

9 komente në “Grafiku nga viti 1990: Si po shuhet Shqipëria, shtesa natyrore po shkon drejt zeros (jemi më keq se në kohën e Zogut)”

  1. Illyria-Shqiperia says:

    A ka ndonje Km jone, se per te kjo eshte normale, se sipas tij jemi shume shqipo.

    1. Turi says:

      Iku dhe Shqiperia u boshatis . Por gjthisesi qeveria po mundohet ta populloje me ilire dhe pellazge te tjere. Sic jane muxhahedinet dhe refugjate nga vendet e tjera te lindjes se mesme.

  2. Ska si te jet ndryshe says:

    Renia lindjeve vjen nga mungesa kushteve per te patur nje familje me mesatare 3 femij .mungesa punes per çiftin çmimet e larta mungesa banesave , shkaterrimi i shendetsis dhe kushteve te jetes jan kto arsyet qe nuk lindin femij ,dhe e ardhmja e pa garantuar, ne kohen e PPSHs burr grua ishin ne pun ,shendetsia per femij dhe te rritur ishte ne stad te lart, dhe familjet e reja e kishin mundesin per banes duke ber kerkes ne komitetin ehzekutiv te lagjes apo qytetit .kto ishin arsyet qe para 90tes benin femij shum njerzit se ishin me te ardhme te garantuar . Sot po nuk pate para do qendrosh dhe tre kurora me nje apartament dhom e guzhin me perde te ndar ambjentet .e ku te pjellesh e ku ti mbash femijet , kto jan arsyet madhore .plus qe burr grua sot jan pa pun nuk kan garanci per te ardhmen . pse nuk thoni te verteten po ja rrasni emigracionit .dhe emigracionin ju e krijuat se i lat te ter njerzit pa pun, u mbyllen uzina fabrika dhe njerzit shkuan per te gjetur nje jet me me dinjitet gjetiu . sot politikanet deputetet dhe gazetaret dhe punonjsit e medjas qe bejn qef me parat e abuzuara le te bejn nga 10 kalamaj per ti mbajtur nuk e kan problem , vila dhe nga 10 apartamente kan , para pa fun le ta bejn kta nje xhest ta ngren numrin e lindjeve se dhe qef kon per te bo kalamojt ja rrisin sherbetoret .çfar te bojn fukarejt qe flen mullar.

  3. Sal demokrati says:

    S ka gjo
    Le t vdesim
    Mjafton qe rro demokracija

  4. fantoma says:

    Mos u mërzisni, ja sa të bëjmë “Shqipërinë e Madhe”, do rritet mirëqënia, do të hamë me lugë të arta dhe… do të pjellim si lepujt, nga 4-5 njëherësh dhe tre herë në vit…(?!)

  5. 444 says:

    Populli yne jeton i lumtur epoken e ndritur te demokracise kapitaliste!
    Per cfare t’i duam femijet per derisa ata kur rriten ikin e na lene vetem kur te plakemi?
    Me mire pa femije qe te vdesim te lumtur pa halle te tjera.
    Doni shtese natyrore?
    Pse a nuk ju duken shtesa te mjaftueshme qente rrugace,gomeret,ujqit,
    mizat,milingonat,gjarperinjte etj?
    Po njerezit,do thoni ju!
    Pse njerezit mos jetojne me mire se keta?

  6. Se kush shkruajti se komentuesit jane budallenj ne pergjithesi,por se dine...dakortesoj! says:

    Ah çna kini çare trapin me keto broçkullaaaaa.
    Renia e popullsi eshte diçka qe shume shtete e kane hasur si problem dhe e hasin akoma ketu e 30 vjet dhe eshte me, nje gje normale.
    Amerika p.sh,e ka zgjidhur duke ” pranuar” emigrante nga e gjithe bota…kryesishte te bardhe e te shkolluar.
    Ne do e zgjidhim me gabel e te pashkolluar( sikur nuk jemi njelloj!?)

  7. Pajdhany Me čibuk says:

    Lajm i mir.
    Perendija po shikon.
    E drejta vonon por nuk mungon.
    Me s fundi,boshti i s keqes i rruzullit toksor po fillon e firohet me perspektiv zhdukjen,si ato vrimat e zeza kozmike te stiwen howking qe firojn si burimi kur i iken uji.
    Atje,n shqipni ka shum zi si n ato vrimat e zeza.
    Ajri i rend,
    Njers shpirtzinj,me te zinj se zifti.
    Qytete fshatna t kqija.
    Cdo gje e keqe.vrima e se keqes.
    Po fillon t firoj drejt zhdukjes.
    O sa keq me ken shqiptar mor burr
    Edhe zoti s te don kurr

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje