Jari zbulon arsyen përse Rama nuk i lë shqiptarët të lindin fëmijë

16 Gusht 2018, 19:39Antena TEMA

Në postimine  tij të sotëm në Twitter, Jari  vendosi të merret me çështjen e uljes së numrit të lindjeve në Shqipëri.

Ky problem sa vjen e po bëhet më i rëndë, dhe Shqipëria po humb prestigjin që ka pasur në kohë të komunizmit, si vendi me pjellshmërinë më të lartë në Europë.

Jari shkruan:

“Edi Rama ka ulur numrin e lindjeve se ka frikë nga votat e brezave të ardhshëm”

Edhe pse duket pak si e tepëruar si tezë, Jari e sqaroi kështu për fansat e tij:

“Të nderuar lexues. Jari ju sqaron.

Siç e dini, e ardhmja e Shqipërisë është në rrezik nga qeverisja socialiste.

Dhe nuk e kam fjalën për krizën ekonomike, mjerimin, trafikun e lartë të drogës dhe qënieve njerëzore.

Por dhe për një fatkeqësi tjetër.

Shqiptarët nuk po bëjnë më fëmijë.

Edi Rama ja ka arritur me mekanizmat e tij barbare, t’u mbushë mendjen shqiptarëve të mos lindin më.

Këtë e ka bërë me shumë mënyra.

Të rinjtë i ka mësuar të merren me drogë dhe ata nuk e kanë mendjen tek seksi.

Familjarëve u ka futur frikën se po lindën fëmijë, do vdesin për bukë, dhe ata nuk flenë më me njëri- tjetrin.

Çifteve të reja u ka futur frikën të mos martohen, se nuk gjejnë dot shtëpi, dhe ikin jashtë shtetit.

Në këto kushte, Shqipëria po shkon drejt zhdukjes.

E gjithë kjo bëhet që Edi Rama ta ketë të sigurtë pushtetin edhe pas 18 viteve, kur këta fëmijë që lindin sot, do të votojnë.

Ai e di se ata fëmijë që lindin sot, ata që rriten duke parë përpjekjet e mija dhe të Doktorit në opozitë, një ditë do bëhen demokratë të devotshm dhe mezi do të presin të votojnë kundër Edi Ramës.

Ai e ka kuptuar këtë rrezik dhe nuk i lejon të lindin.

Nga ana tjetër, ai ka korruptuar brezat e sotëm, biznesmenë, gazetarë, intelektualë, pedagogë, ish- veteranë dhe socialistë, të cilët i janë nënshtruar fatit dhe për 18 vjet do të votojnë ende për të.

E gjithë beteja bëhet kundër meje.

Pas 18 vitesh unë do të jem sa është Doktori sot dhe ata që lindin sot, duhet të më votojnë mua për kryeministër pas 18 vitesh.

I trembur nga kjo, Edi Rama po bën çfarë ka në dorë që sot të mos lindin më fëmijë, nga frika se ata mund të votojnë për mua.

Ndaj kam një thirrje për shqiptarët.

Bëni fëmijë dhe mos u trembni nga Edi Rama.

Unë jam këtu për t’u dhënë shpresë.

Me mua e ardhmja është më e sigurtë.”

3 komente në “Jari zbulon arsyen përse Rama nuk i lë shqiptarët të lindin fëmijë”

  1. Mero,po vazhdove edhe pak kohe tek “Antena” me Bujar ututakun,e bere kryetar te PD-se.

  2. Peço says:

    Mero! Jemi mësuar të vëmë buzën në gaz dhe shlodhemi me rubrikën tuaj të këtushme. Por mjerisht personazhi që ke vendosur në qëndër të kësaj rubrike humori, nuk ngjall kënaqësi. Edhe ju që e shkruani duhet të keni vënë re se humori këtu është shumë i sforcuar. Lëreni lumëmadhin në hallin e tij, pasi nuk është mirë edhe nga shëndeti.

  3. Shaba says:

    Jarit i ka hyre frika nga budallenjte Shqiptare. Qofshin ata demokrate apo socialiste nuk u kuptohet se cfare mendojne. Ja dhe une vete, thote ai ne konfidence, nuk jam i qarte ke kam dashur me shume Enverin apo Salen. Intersi eshte dashuria ime
    dhe sipas interesit une fet andej e fet kendej. Prandaj ai eshte i shqetesuar se kushedi csjell koha kur ai te jete gati per te zevedesuar Salen. Femijet e demokrate kur te rriten mund te kene nje idhull te ri dhe jo Jarin. Ky eshte problemi qe e mundon ate dhe jo fakti ne se Shqiptaret do pjellin ose jo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje