Kukësi mposht Torpedon, por eleminohet nga “Europa League”

Kukësi i ka dhënë lamtumirën pjesëmarrjes në Ligen e Europës duke u eliminuar, edhe pse ka fituar ndeshjen e kthimit kundër Torpedo Kutaisi në “Elbasan Arena”.

Pas humbjes 5-2 në ndeshjen e parë, verilindorëve u duhej një fitore 3-0 ndaj skuadrës gjeorgjiane në shtëpi.

Por ekipi i Cungut ka bërë vetëm një pjesë të punës, duke fituar 2-0 falë dy penalltive të fituara e realizuara nga Rexhinaldo.

Pastaj, pavarësisht rasteve të shumta të krijuara, nuk ka ditur të konkretizojë me gjuajtje në kuadrat dhe i ka dhënë lamtumirën turneut pasi nuk gjeti golin e tretë në këtë duel.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *