SHBA iu tregon “vijat e kuqe” Kosovës dhe Serbisë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ambasada amerikane në Kosovë, në një përgjigje për gazetën “Express”, ka bërë të qartë qëndrimin amerikan lidhur me mundësinë e ndryshimit të kufijve mes Kosovës e Serbisë. Aty thuhet se SHBA-ja do ta lërë në duart e dy shteteve marrëveshjen e tyre, por ua bën me dije palëve se nuk do të kenë liri të pakufizuar të veprimit

Pas Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe, edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën të deklarohen për spekulimet e shumta të javëve të fundit për shkëmbimin ose jo të territoreve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në një përgjigje për gazetën Express, jep qëndrimin e saj rreth deklaratave të fundit të liderëve politikë rreth ndryshimit të kufijve.

Fillimisht, SHBA-ja kërkon nga Kosova dhe Serbia që marrëveshja mes tyre të jetë e qëndrueshme dhe të mos krijojë tensione në Ballkan.

“Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje që është e zbatueshme, e qëndrueshme dhe që nuk krijon jostabilitet në cilindo shtet apo në rajon”, thotë Ambasada amerikane, në përgjigjen e saj.

Përveçse nuk do të lënë hapësirë për plane që sjellin destabilizim, – e që idetë që burojnë nga treshja Thaçi, Vuçiq e Daçiq, po shihen si destabilizuese, – Ambasada Amerikane bën të qartë se palët nuk do të kenë liri të pakufizuar për të vendosur mbi fatin e shteteve të tyre.

“Ne do të vështrojmë shumë seriozisht dhe me shumë kujdes atë për të cilën palët bien dakord. Kjo nuk nënkupton liri të pakufishme të veprimit”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës.

Amerikanët sqarojnë se do t’i lënë palët të bien dakord, por marrëveshja përfundimtare mes Kosovës e Serbisë, do të vuloset nga ta.

“Për aq sa kemi shqetësime për elementet specifike të cilësdo marrëveshjeje të propozuar, ne do të jemi të qartë me palët lidhur me këto”.

Ky sqarim i Ambasadës amerikane vjen pas një heshtjeje rreth qëndrimit të superfuqisë botërore. Në mungesë të një pozicionimi të qartë të SHBA-së është raportuar për plane të fshehta që janë kurdisur nga njerëz të Donald Trump-it dhe Rusia për ndarjen e Kosovës.

“Ne inkurajojmë palët që të marrin pronësinë e plotë mbi procesin, që të pakësojnë retorikën negative dhe të punojnë së bashku në mënyrë konstruktive. Në këtë pikë ne nuk duam të hyjmë në një debat publik rreth elementeve hipotetike të një zgjidhjeje që mund të dalë nga negociatat”, ka thënë sot Ambasada amerikane.

Në fillim të këtij viti, kur për idenë e shkëmbimeve të territoreve vetëm po raportohej, Ambasada amerikane këpuste çdo shpresë se diçka e tillë mund të ndodhë.

Mirëpo, ndryshimi i kufijve filloi të konkretizohej me deklaratat e liderëve, përkatësisht me idetë e Presidentit Hashim Thaçi për “korrigjim kufijsh”, presidentit Aleksander Vuçiq për “përcaktim” .

Qendrimi i Ambasadës amerikane bëhet i ditur pak pasi shtetet e tjera të QUINT-it, kundërshtuan çdo formë të prekjes së kufijve.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, gjatë një konference me kryetarin e Këshillit të Ministrave të Bosnjës, Denis Zvizdiq, në Berlin ua bëri të qartë Thaçit e Vuçiqit se nuk guxon të preken kufijtë në Ballkan.

Edhe Britania e Madhe ka dhënë qëndrimin e saj kundër prekjes së kufijve. Në një intervistë për Televizionin 7, ambasadori Ruairi O’Connell, tha se lëvizja e kufijve sjell destabilizim.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

15 komente në “SHBA iu tregon “vijat e kuqe” Kosovës dhe Serbisë”

  1. says:

    BE nxit konflikte me dialogun e propozuar, është mirë të respektohet distanca si Armenia me Turqin ashtu dhe Kosova me Sërbin. Macja dhe miu s’mund të qëndrojnë në një kafaz. Stop eksperiencave naziste.

  2. Kombi says:

    JA DHE MERKELI E MORI PERGJIGJEN NGA SH.B.A. MOS TE KREKOSET KOT , SE VULEN E KETYRE CESHTJEVE E KA AMERIKA DHE JO MERKELI . 🖕

  3. IPAVARURI says:

    ptu ju plera qe politiken e nje shteti ja lini amerikaneve qe na bene si egjitrit neper bote dhe mbajne Trapin dhe Saliun

  4. Nardi says:

    Amerika thote qe korrigjoni kufirin dhe mos beni zhurme.Me nje fjale America po bo kete pune.

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Yeap…

    2. pantera says:

      Amerika po e bo kete pune eeee , e or Nardi , sa bole qe je …..

  5. Alban Dega says:

    Leter pa zarf jo vetem per Hashim Thacin

    ACHTUNG ! TOKE E MINUAR
    SERBO – RUSE !

    – Ruhuni nga pabesia e shkaut dhe nga Intrigat e Moskovit !

    – Ruhuni nga aventurieret ala Brenon qe, sic po e tregon qarte gjyqi i mikut te tij Lanafort, per para shesin edhe nenen e vet jo me SHBA-ne e Kosoven !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Kam vetem nje keshille vellazerore per Hashim Thacin, Ramush Haradinajn, Kadri Veselin … e krejt politiken kosovare:
    – Ruhuni nga aventurieret ala Brenon qe, sic po e tregon qarte gjyqi i mikut te tij Lanafort, per para shesin edhe nenen e vet jo me SHBA-ne e Kosoven !
    Kujdes! Ruhuni nga aventuriere politike amerikane ala Brenon e co. qe kane punuar e komplotuar me RÍA-n , GRU, te Putinit aq shume sa edhe vete Presidenti amerikan Donald Trump u detyrua ti hedhe si limone te shtrydhur e vegla te ndryshkura te Putinit !
    Sapo ai i hoqi ata nuk lane gje pa thene e pa sulmuar ish- Perendine e tyre Donald Trump! Presidenti iu kunderpergjigj fuqishem sic di ai vet
    Mund te jete loje apo aventure politike, por Kosova ka boll aventurieret e saj politike qe dine per politiken aq sa di une per armet me neutron e u duket vetja Xhorxh Washington e Henri Kisinger… Gjergj Kastriote e Adem Jashare … qe i lind nena vetem nje e jo dy here !
    Hashim Thacin e ka kapluar jo vetem deliri i madheshtise qe eshte deliri dhe sindromi me i keq i marrezise, por edhe ka filluar tu besoje perrallave me mbret te shkruara e paguara prej tij sa frengu pulen me parate e korrupsionit !
    Amerika dhe NATO e fituan luften e luftes per Clirimin e Pavaresine e Kosoves ! God bless USA !
    Hashim i Thaci dhe komandaret e Rognerit e humben me turp luften e paqes…
    I shpartalloi keqazi, i zgerlaqi korrupsioni dhe lufta e berrylave dhe e sterkembeshave ndaj njeri-tjetrit, lufta “ia rrasa ketij” “ia rrasa atij” shoku lufte duke ia rrasur deri ne qyke Kosoves e popullit te saj, por edhe vetvetes !
    Rezultati final: ua rrasi deri ne gryke populli i Kosoves me voten plebishitare te 12 qershorit 2017 kunder korrupsionit dhe hajnise me cizme te tyre !
    Zgjedhjet lokale e fshine gati krejt nga harta e Kosoves partine e Thacit! Dite me te keqija pasketaj do te vijne!
    Poltronat e tyre jane ne meshiren e duart e Beogradit…. Per 24 ore Lista Srpska i con ne opozite !
    Ka edhe me keq!
    Kulisat sjellin gremisat e pasoja te pariparueshme !
    Achtung !
    Vigjilence ! Syceltesi ! Vigjilence !
    Ruhuni nga pabesia e shkaut e intrigat e Moskovit, eshte thirrja filozofike e sovranit shqiptar.
    Ruhuni edhe nga aventuriere pa asnje tager politik apo shteteror nga aleatet tane strategjike !
    Perfaqesuesit e vetem zyrtare te Donald Trumpit, Anxhela Merkelit, Londres apo Brukselit… jane ambasadoret e tyre ne Prishtine dhe delegacionet e tyre zyrtare, jane Shtepia e Bardhe, Departamenti i Shtetit,… dhe institucionet ligjore shteterore te tyre.
    Cdokush tjeter eshte dore e zgjatur e Putinit apo Vicicit, Lavirovit apo Dacicit, RIA-s apo DÍA-s se Kremlinit dhe Beogradit !
    Achtung!
    Ruhuni nga pabesia e shkaut dhe intrigat e Perandorise se 700 dreqerve te Djallit Putin !
    Edhe fytyren e ka si gjarper teper helmues, si spec super- djeges, si Djalli vet !
    Achtung !
    Kujdes: Toke e minuar serbo -ruse!
    Lojrat e minjeve jane dasma e macokut, thote sovrani i Kosoves !
    Ndaj vigjilente vellezer e motra te Kosoves!
    Hashim Thaci eshte Presidenti e jo as Mbreti abdolut e as pronari i Kosoves
    Askush, as Hashim Thaci, as …. as Perendia vete nuk qendron mbi Kosoven !
    Askush nuk ka tagrin te beje pazarlleqe me trojet e te ardhmen e saj !
    Pronari, Zoti i vetem i Kosoves eshte populli, sovrani i saj. Kushdo del mbi aspiratat e vullnetin e tij heret a vone perfundon ne radhet e teadhetareve dhe plehrave te tij me te urryera!
    Askush, as Hashim Thaci nuk ben perjashtim nga ky rregull! Po te kete dyshim le te lexoje per fundin e Luigjit te 14-te apo te Nikolae Causheskut !Sot !
    Neser eshte teper vone ! Neser eshte kurre !

  6. Virusi says:

    Qendrim korrekt; palet te bisedojne, te propozojne e vendosin po brenda normave nderkombetare dhe pa prishur pune te tjerve. Nuk eshte ashtu si thote Thaci, se; po ram dakord ne dhe Amerika eshte dakord.

  7. Melania says:

    Po ta lexosh holle kjo ndarje ka bekimin e Amerikes! Kjo eshte fatkeqesia me e madhe e Kosoves, qe administrata protuse e Trumpit po e le ne balte dhe po cben luftme dhe nderhyrjen e Natos! Shqiptaret duhet ti tregojne edhe Amerikes se ndarje te Kosoves nuk do lejojne edhe pse ate e mbeshtete krahu me idjot i politikes amerikene te nje presidenti plere si Trump! Ka ardh koha qe miqte vertete te identfikojen dhe sic del ata jane gjermanet dhe britaniket! Nese nuk e kuptoni kete ne pidh te motres shkofshi ju qe i bini ciftelive dhe na cani karin me patriotizmin tuaj tallava!

  8. Berti says:

    Shyqyr qe ka Amerikon!

  9. Edi says:

    Thaçi ,mos u fshij me gjethe Fiku,

  10. Ledio says:

    Thaci Cari : zgjati bisedimet sa te jete e mundur edhe kerko gjera qe e di qe Serbet nuk do ti ti japin, pasi shpresoj qe Trump nuk do jete edhe gjate ne krye.Ndryshojne punet nqs do zgjidhet perseri, atehere do te na duhet nje zgjidhje edhe do ishte mire te ishte paqesore , edhe mos vepro i vetem pa marre parasysh opinionin e partive te tjera po ashtu pa u konsultuar me forcat politike ne Shqiperi , pasi ato ngjalat edhe peshqit qe do hashe ne Shqiperi do te te ngelin ne fyte edhe do te te vije ambulanca me 5 ore vonese kur te kesh vajtur ne te semes. Mos i jep tokat shqiptare sikur ti ka lene nena edhe babai vetem e vetem per te shpetuar lekuren tende. Vepro me pjekuri edhe duke pyetur ata qe dijne me shume se ty, pasi diplomacia Serbe behet ne Akademi edhe ka shekuj , kurse zoterote edhe shume te tjere me se paku jeni analfabet edhe me se shumti spiuna

  11. Aranitas, Philadelphia USA says:

    POLITIKANE PLEHRA QE PER INTERESAT E KARRIKET E TYRE MUND TE FALIN CDO GJE TE KOMBIT.
    RUAJTJA E KUFIJVE TE TANISHEM ME CDO KUSHT ESHTE DOMOSDOSHMERI, TOKE NUK PRODHOHET ME.

    ARANITASI
    FILADELFIA USA.

  12. fred hanxhari says:

    thanks god ,we don’t get orsers from arabs anymore

  13. I moderuari says:

    SH.B.A. – të ua hapin dritën jeshile Kosovës dhe Serbisë, ndërsa “vijat e kuqe” ua përplasin në fytyrë europianëve pa largpamje. Po edhe TemA kësaj here, nuk e kuptoj se pse, është radhitur me konservatorët, që po na e bëjnë gogol këtë punën e “korregjimit” apo ndërrimit të territoreve. Thaçi për të parën herë po më pëlqen si politikan, ndërsa Vuçiç më ka pëlqyer gjithmonë. Madje kjo është ideja e tij, që e ka marrë edhe Thaçi dhe po sjell nëpër duar si një top prej plasteline, derisa t’ia japin formën në Bruksel.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *