Studimi zbulon arsye të tjera pse nuk duhet shmangur vakti i mëngjesit

16 Gusht 2018, 20:40Shëndeti TEMA

Mjekët e kanë theksuar prej kohësh rëndësinë që ka konsumimi i vaktit të mëngjesit për një shëndet të mirë. Studiuesit kanë gjetur konfirmimin e fundit për këtë.

Ngrënia e mëngjesit ka dy efekte pozitive: djeg  më shumë karbohidrate gjatë aktivitetit fizik dhe përshpejton metabolizimin e vaktit pasardhës.

Ky është përfundimi i një studimi të kryer në Universitetin e Bath-it, i publikuar në revistën shkencore “American Journal of Physiology: Endocrinology and Metabolism”.

Konsumimi i mëngjesit para aktivitetit fizik shton sasinë e karbohidrateve të djegura gjatë aktivitetit fizik. Dhe nuk është fjala vetëm për karbohidratet e marra nga vakti i konsumuar, por edhe për ato të “magazinuara” në muskuj në trajtën e glikogjenit.

“Në vend që ta shmangim, vakti i mëngjesit duhet konsumuar para aktivitetit fizik, në mënyrë që të shtojmë shpejtësinë e tretjes, përthithjes së lëndëve ushqyese dhe metabolizmit të karbohidrateve që mund të konsumojmë më vonë gjatë ditës”, thotë Javier Gonzales, profesor në Universitetin e Bathit.(TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje