Debati racist për Kampin në Tepelenë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Mero Baze

Ka një përpjekje ekstreme për të përfshirë Tepelenën si qytet dhe më pas politikën lokale aty, në një debat të pandershëm. Bëhet fjalë për ish- kampin famëkeq të Tepelenës në vitet 1949- 1953, i cili ishte një nga dy kampet e të internuarve në Shqipëri, së bashku me atë të Krujës. Të persekutuarit e Jugut u çuan në Krujë, ndërsa ata të Veriut në Tepelenë.

Debati ka marrë ngjyra ekstreme politike, për shkak të përpjekjes për të përdorur të shkuarën e keqe të këtij kampi, në kontekstin e sotëm politik, nga disa tipa të dështuar si antikomunstë, që nuk dinë si t’i bien në sy lidershipit të opozitës.

Nga ana tjetër, ka një reagim po aq të tepruar për të “mbrojtur” nderin e Tepelenës, duke rënë në kurthin e provokimit.

Është padiskutim gjë e ligë, ta identifikosh persekutimin dhe vuajtjen katërvjeçare në një kamp, me emrin e Tepelenës, dhe ta vendosësh në kontekst krahinor, gjë që nuk ndodh për Krujën analoge, nga ana tjetër. Pra, shihet qartë, se kur thuhet “Kampi i Tepelenës”, dikush kërkon ta identifikojë me Tepelenën, ndërkohë që ai është thjesht “Një kamp në Tepelenë” dhe jo “Kampi i Tepelenës”.

Tepelena, ashtu si pjesa tjetër e Shqipërisë, ka pasur historitë e saj të persekutimit komunist, të burgosurit dhe të pushkatuarit e saj, dhe nuk ka qenë, as simbol i diktaturës, dhe as është e kompleksuar nga historia e saj krenare antifashiste.

Kur them ky debat është i lig, kam parasysh se ai është bërë për të provokuar një reagim po kaq ekstrem.

Lexova sot një thirrje që i bëhej kryetarit të Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, për të mos pranuar as aktivitet përkujtimor për Ditën Europiane të Përkujtimit të Viktimave të Sistemeve Totalitare, që do të mbahet në Tepelenë më 23 gusht.

Kjo është të biesh në lojën e ligë të atyre që theksojnë gjithmonë togëfjalshin “Kampi i Tepelenës”, dhe nuk i referohen si një “Kamp internimi” që ishte në Tepelenë.

Në atë kamp padiskutim kanë ndodhur po ato gjëra që kanë ndodhur në kampin e Krujës, në Porto Palermo, Berat, apo Lezhë.

Përgjegjësia për krimet e diktaturës nuk është gjeografike, por politike. Për to nuk kishte rëndësi në kë territor kryheshin, por kush i kryente. Dhe si e tillë, lufta e ligë që bëhet ndaj përdorimit të togëfjalëshit “Kampi i Tepelenës”, është gati racist dhe duhet ndaluar.

Por reagimi ndaj tij duhet të jetë i matur, për ta zhvlerësuar atë, dhe jo për t’i dhënë kësaj beteje të ligë, një palë të panevojshme.

Tepelena nuk ka asgjë për të fshehur nga ajo që ka ndodhur. Shkoni në Turan, se ua tregojnë pleqtë e mbetur si kanë bashkëjetuar me vdekjen e të ardhurve. Shkoni në Kodër, ku ngarkoheshin tjegullat për kampin, t’u tregojnë histori për gratë që i mbanin ato në krah 9 km dhe poshtë tjegullave merrnin dhe vezët që u dhuronin fshatarët, apo ndonjë shishe qumështi.

Ata që janë gjallë mund të dëshmojnë pa asnjë kompleks se sa i kanë ndihmuar banorët e zonës të internuarit, si kanë bashkëjetuar me ta, si kanë ndarë bashkë varfërinë dhe kafshatën e bukës, si janë përpjekur t’u shpëtojnë epidemive që nuk ishin vetëm në kamp, por dhe në zonën përreth.

Tepelena është krenare për anën e saj njerëzore në këtë histori. Dhe ajo njerëzillëkun ka në dorë. Vendin e kampit e ka pasur në dorë shteti. Për përgjegjësinë politike rreth kampit, ka një adresë të qartë se kush është.

Më 23 gusht në Tepelenë, do të ekspozohen regjistrat e përpunimit nga Sigurimi i Shtetit të mbarë zonës së Tepelenës. Do të ketë pjesë nga dosja e Trifon Xhagjikës, poetit të pushkatuar për lirinë e fjalës dhe bindjeve antikomuniste, nga dera e njohur e Xhagjikajve, dosja  e Neim Pashës, dosjet e  personazheve kryesore të kryengritjes sė Zhapokikës, dosja e Zenel Shehut, dosje informative të të pushkatuarve, lista të Sigurimit me të arratisurit dhe të vrarët nė kufi, raporte informative për banda diversantësh dhe dosjet e Sigurimit të kampit të Bënçës, çka është një dëshmi e thellë e persekutimit të Tepelenës, dhe jo e persekutimit nga Tepelena.

Ky debat duhet të marrë fund, ose së paku duhet injoruar si një provokim dështakësh. Tepelena dhe tepelenasit, kanë qenë shpresë për të. Përpjekja për ta politizuar këtë debat, dhe akoma më keq, për të përfshirë aty dhe kryetarin aktual të Bashkisë, i cili ka lindur 20 vjet pasi ishte prishur ai kamp, është politizim i dëmshëm i kësaj çështje dhe mungesë respekti për atë që kanë bërë tepelenasit dhe atë që duhet të bëjnë sot për të respektuar historinë e tyre.

Lëreni Tërmetin të merret me të sotmen e Tepelenës, se për fat e ka bërë atë qytet, shumë më të mirë se shumë paraardhës të tij, dhe mos e ngatërroni me historinë e politizuar të Shqipërisë. Falë tij, sot mund të shkosh të bësh një konferencë pa të ardhur turp në Tepelenë, dhe po falë punës së tij, mund të kemi një qytet më të mirë, jo vetëm për vendasit, por dhe mysafirët.

Tepelena nuk ka zgjedhur të ketë një kamp. Atë e kanë zgjedhur siç kanë zgjedhur Spaçin, Qafë Barin, Batrën, Lezhën apo Krujën, dhe ky debat këtu merr fund. Nuk ka “Kamp të Tepelenës” por “Kamp në Tepelenë”.

Dhe nuk ka histori të Tepelenës që mund ta tregojë dikush me gisht si njollë turpi. Ka vetëm disa dështakë që pasi nuk ja kanë dalë t’i bien në sy dikujt si antikomunistë, tani duan të duken anti-tepelenas, pasi kështu mund të bien në sy të atyre që duket sikur ua ka marrë pushtetin Tepelena. Fatkeqësisht për ta, Tepelena ua ka marrë pushtetin edhe në shtëpinë e Lulzim Bashës. Kjo është pak dëshpëruese për ta. Por jo racizmi i sforcuar me kampin në Tepelenë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

35 komente në “Debati racist për Kampin në Tepelenë”

    1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Të tëra këto
      jo se s’janë ditur
      po ti saktë Mero
      sherrin e ke çitur.
      Jo se nuk i dinë
      horra, zabërhanë
      qëllimisht e tjerrin
      të bëjnë hatanë.
      .
      Vite kan kaluar
      dhe U nuk kam qenë
      malli më ka marrë
      për ty Tepelenë.
      Mos harro të rënët
      nderoi viktimat
      se linde të mënçurit
      linde edhe trimat.
      Mos dëgjo se ç’thonë
      Saliu me shokë
      ne jemi një gjak
      ne jemi një tokë.

      1. Skypion says:

        Debati mbi kampin famekeq komunist te Tepelenes, qe nuk u linte gje mangut kampeve naziste te perqendrimit , mori kete permase qe ka, jo nga denoncuesit e torturave kafsherore dhe deshmitareve te vdekjeve masive ( qe s’ishin gje tjeter vecse ekzekutime ne mase, te perllogaritura), por nga mohuesit shpirtkatrane, qe i dolne haptas ne mbrojtje dhunes c’njerezore te diktatures komuniste.
        Eshte rasti te permendim ketu, historianin enverist, Pellumb Xhufi, i cili , perhere kur behet fjale per krime te tilla , del studiove televizive por edhe me shkrime ne shtyp, per t’i bere apologjine dhunes se shtetit komunist te kohes.
        Po si nisi ky debat, per te gjithe ata qe nuk e dine ? – Thjesht pra, sic e thame, nga nje iniciative e atyre qe e kane perjetuar vete dhunen cnjerezore ne kete kamp, per ta perkutjuar ne menyren qe ata edhe e kane bere publike.
        Jane deshmi te dores se pare. Deshmitare, qe i kane vuajtur vete dhunen dhe torturat e gjithellojta. Nuk ka teprime. Madje,madje, une kam vene re, tek disa syresh, edhe njelloj si terheqje per te mos e ekspozuar tmerrin ne permasen e tij te vertete; dhe kjo, mund te jete per arsye qe kane lidhje me ndjesine e turpit, qe vetem ata i dine, apo edhe si pasoje e sindromes se Stokholmit, se ciles e kane pothuaj te pamundur t’i shmangen shume prej viktimave te dhunes se kesaj permase.
        Aspekti krahinor i Kampit te Tepelenes, nuk eshte ekspozuar si i tille, nga deshmitaret e mbijetuar. Sepse, ata vetem kane sjelle deshmine, me c’kane perjetuar , pare dhe degjuar vete.
        Aspekti krahinor i Kampit te Tepelenes del vetvetiu nga faktet. Ai eshte fakt. Fakt kokefort. Ta mohosh ate, eshte si te mohosh aspektin krahinori te vete Diktatures komuniste ne Shqiperi, qe eshte fakt i pamohueshem; pavaresisht se ka historiane idiote qe e mohojne me kokfortesi … faktin.
        Deshmitare, te mbijetuar nga ferri i Kampit, rrefejne sesi i mblidhnin si kope kafshesh bashk ne mjes per t’i shpene tek vendi i punes, dhe pergjate rruges ku kalonin, ne te dy anet e saja, gjoja si rastesisht, mblidheshin turma njerezish qe i fyenin, i shanin, i peshtynin, u gjuanin me gure, i poshteronin…
        Keta , te lincuarit, ne shumicen e tyre , ishin nga Veriu i Shqiperise, nga Veriu i thelle madje; me aspektin e vecante ne paraqitje, si ate fizike, edhe te veshjes karateristike tradicionale, krejt te ndryshme nga vendasit, shumica derrmuese e te cileve, per te mos thene te gjithe, nuk kishin pare ne jeten e tyre fytyra dhe veshje te tilla, aq me pak degjuar nje dialekt te tille.
        Pushtetaret komunist ishin te vetedijshem per te gjitha keto. Prandaj edhe e benin me paraden e lincimit te perditshem. Ata e dinin se mjafton pak propagande, qe “te ndryshmin” ta benin objekt te urrejtjes se eger te banoreve vendas : fytyra (malesoresh) te ndryshme nga ne, veshje te ndryshme nga ne, dialekt i ndryshem nga ne, edhe armiq… a nuk jane keta kandidatet e perkryer per t’u lincuar?! -Natyrisht qe po. Eshte nje gje e provuar edhe me pare, ne kohe dhe ne vende te ndryshme te botes; dhe ka funksionuar.
        Komunistet shqiptare kete kane bere, per pothuaj gjysemshekulli. Aty ku nuk i nenshtronin duke i poshteruar si sherbetore te bindur dhe besnik te tyre, i persekutonin duke ndjekur metoden me lart.
        Ja shihni filmat e kohes se diktatures, qe ishin edhe percuesit me perfide te kesaj propagande krahinore, te mbrapshte dhe antikombetare. Ne keto filma, malesoret , ose paraciteshin si ca naive besnike te pushtetit popullor, me buzeqeshjet budallaqe ne ato fytyrat komike, ose si egersira, njerez te egjer, me tipare te forta malesoresh. Ne te dyja rastet, dialekti kishte efektin e kerkuar. Ne rastin e besnikeve te pushtetit, ne gojet e tyre idiote, dialekti shprehte, ne menyre shume dinake, njesilloj nenshtrimi gjuhesor ndaj dialektit zyrtar, qe vetkoptuhej si superior.
        Ne rastin e kundershtareve, dialekti shprehte vrazhdesine e armiqve te pushtetit.
        Kjo, ka ndodhur kudo, jo vetem ne kinematografi. Edhe ne cdo aspekt te jetes se perditshme, edhe pse kamuflohej tinezisht me slogane ideologjike, kunder dallimeve krahinore etj etj. Ne realitet, ndodhte krejt e kunderta e propagandes.
        Eshte bere e udhes tani, dhe ndiqet si nje taktike nga ish-komunistet , socialistet, politikane dhe historiane, qe te gjithe ata , te cilet tregojne keto fakte, i akuzojne per krahinorizem!
        Shihni: krahinoret, ata qe e paten perdorur cnjerezisht krahinorizmin si mjet te propagandes dhe dhunes, akuzojne ata qe i denoncojne si krahinore…
        Ky eshte kulmi i poshtersise!
        Te duket sikur duan te te thone: ej mos na permendni mekatet tona krahinoriste, sepse do t’ju akuzojme si krahinore…!
        Dhe , cili eshte arsyetimi qe perdorin ?!
        Arsyetimi eshte ky : mos i trazoni keto plage, sepse, nxisni percarje mes shqiptareve … dhe kjo i ben dem kombit … pra eshte antikombetare…!!!
        Shkurt e me pak fjale: mos na i permendni krimet tona, sepse eshte antikombetare!
        Ja, ne c’gerdi te shpie logjika e atyre qe e mohojne krahinorizmin e kohes se diktatures ( e qe per fat te keq, po e kane edhe trashegimtaret socialiste sot).

        1. Asqe kisha ndermend te nderhyja e te beja replike.Por te detyroni me kete hipkrizi edhe urrejtje ndaj Jugut.Jeni bere te neveritshem me ket urrejtje patologjike ndaj jugut.
          Kur beni viktimen aty te peshtiroseni fare.Po mire a di fakte nga lufta e dyte boterore por edhe pak me pare sesi shkuan gjer aty.
          Rezistenca Shqiptare kunder pushtiuesit italian u ngrit ne Jugun e Shqiperise.Edhe kjo nuk ishte rastesi po ti referohemi historise se ketij kombi.Bshke me ushtrine italiane ishin edhe batalionet e tradhetareve shqipfoles kryesisht (90%) nga veriu.Ne cdo operacion ndeshkimor kunder civileve ne jug merrnin pjese edhe keta qe mbron ti.Edhe ishin me gjaksore edhe se vete ushtrite e huaja.Mijera vrasje djegie intirnime ,perdhunime te banoreve te jugut u bene nga keta pisanjose qe merr ne mbrojtje ti.
          Sidoqofte lufta ishte njelloj per te gjithe .me nje dallim qe keta verioret e tu kishin krah edhe shtetin fashist e nazist me pas.Luften e fituan shqiponjat e Epirit ,qe i kthyen ne hyzmeqare ushtaret e duces.Ju jo vetem qe nuk u penduat por vazhduat ti beni keq popullit shqiptar.edhe me gjermanet..Nuk mjaftoi kjo por nuk njohet as shtetin shqiptar ,te dale nga lufta.Shtet qe e njohen krejt aleatet nga amerika anglia edhe bashkimi sovjetik si fuqite kryesore te botes.
          As kjo nuk mjaftoi por u hodhet ne lufte me arme ne dore kunder shtetit Legal ,shqiptar.Me kanun tradhetarit i perzihet familja edhe i hiqet e drejta per te qene pjese pushteti vendim marres te pakten me shtat breza.
          Keta te pas luftes(jugoret) ishin heronj ,sepse edhe mbas luftes e treguan veten qe dinin te ndertonin shteti edhe luajten bukur edhe ne arenen nderkombetare edhe pse nuk kishim as fuqi edhe ishin te sabotuar nga fuqi te medha si anglo amerikanet etj.Te minuar drejte perdrejte nga shovizi serbo-grek.Keta verioret e tu u vune krejt ne sherbim te greko serbise kunder shtetit edhe popullit te tyre.
          Le te kthehemi ne kohet moderne.Sali berisha me pjeter tome soiunin edhe mercenare te tjere veriore ,dy pika uji me gjysherit e tyre te meparshem ,moren fuqi (nga amerika se vete te rruanin leshte) ,edhe erdhen ne pushtet.Sipas slloganit qe krye barbaret kishin ne goje: Jugu na ka sundue,i hyne dore shkaterrimit te shtetit shqiptar edhe shperfytyrimit te popullit shqiptar.U bene vegla kryesore ne duart e armiqve te ketij populli.Keto skenare po i shohim ende sot me syte tane sesi funksionuan edhe funksionojne.Nuk kemi nevoje per referenca sepse po i jetojme vete.
          Por me e keqe se vete ky krim eshte qe ende ne vend qe te kjartesohen edhe vetedijesohen per keto krime ,fillojne dhe akuzojne jugun me urrejtje te verber .patologjike edhe te pabaze.Kjo tregon qe jeni te poshter brez pas brezi,edhe poshtersia ju qenka kthyer ne pjese te Adn-se.
          Jane 30 vjet ,pothuajse aq sa ishte shteti para 90′ ne jete gjatesi.Nga vendi me moshe me te re si popullsi .ju kacatorat e ketyre tradhetareve e kthyet ne vendin me moshe me te plakur te popullsise.Te tjerat bejini hesap vete.
          Tashi me quani edhe komunist ,enverist etj etj etj..sepse e keni zakon kush ju kundershton apo me sakte jua permend me fakte poshteriste bres pas brezi e akuzoni si te tille ose edhe me keq ,e akuzoni si lokalist urrejtes te veriut etj etj etj etj.Plot nxjerr ajo mendja juaj e ulet edhe e poshter.

        2. LELO says:

          NUK DI KUSH JENI JUVE QË SHKRUANI ME KAQ KOOPETENCË DHE KËRKON TË INI I PARI NË ARSYETIME NË ZGJIDHJEN E PROBLEMIT NË FJALË, DUKE MARRË VULËN E NJERIUT TË DITUR!! NUK JAM KUNDËR FAKTEVE QË SJELL SEPSE ATO DIHEN TASHMË SE U KTHYEN NË LEGJENDË, POR MA PRISH MENDIMIN ME ATË ÇËSHTJEN E KRAHINORIZMIT QË E QUAN TË PLEKSUR NË MËKATET E KOHËS. JO I NDERUAR SHQIPTAR, GABOHESH NË ANALIZA TË TILLA INATNXITËSE. KRAHINA ISHTE DHE MBETET VITALE, EMËRMIRË, TRIMËRESHË DHE FISNIKE. ISHIN BANORËT E TEPELENËS QË NDANË HALLET, VUAJTJET DHE KAFSHATËN E BUKËS ME TË DËNUARIT. KUSH E MOHON MOS PASTË TË MIRA NË JETË. NDAJ TI SHKRUES INATMADH, NUK DUHET TË FLASËSH KUR THUA SE: “ASPEKTI KRAHINOR I TEPELENËS DEL VETVETIU NGA FAKTET”. PËR CILAT FAKTE E KINI FJALËN NUK SQAROHESH. KJO ANALIZË NUK I SHËRBEN ASPAK ÇËSHTJES, POR I SHËRBEN TË KUNDËRTËS, ASAJ QË JUVE SI MBROJTËS TË ASAJ PJESE TË DHIMBSHME TË HISTORISË, KËRKONI TË NXISNI NDËSHKIMIN KRAHINOR, ATË QË KËRKOJNË SHUMË MENDJE TË TILLA EKXTREMISTE. KËSHTU SI MENDONI JUVE DHE SHUMË SI JUVE, NUK I VLEJNË AS RESPEKTIT TË TË NDËSHKUARVE TË KAMPIT , AS HISTORISË DHE AS KOHËS QË JETOJMË.

  1. Keta deshtaket antikomuniste si saliu e co pasi e pane qe e beneShqiperine mut gjithandej,ne te gjitha aspektet ,u kujtuan per Tepelenen apo gjoja do hapim dosjet.
    Pasi kaluan nga varferia socialiste ne mjerimin kapitalist berishian ,u kujtuan qe tja heqin trurin njerezve me Tepelenen.
    Pasi vodhen e shkatrruan 28 vjet u kujtuan per te kaluaren qe vet e krijuan salinjte e co.
    Pasi u pasuruan me vila e miliona ne kurriz te sklleverve modern ,u kujtuan per jeten e fshatareve ne soc,a thua se ju dogj barku saliut ilirit e monikes per fukarenjte.
    Keta jane te gjithe hipokrita te tipit sali uriah hip.
    Mjer ky popull qe i ha rrenat e ketyre

  2. Emigranti says:

    Shqiptare kudo qe jane ngjajne shume me njeri tjetrin. Ne Shqiperi kjo nuk te ben pershtypje por jashte Shqiperise te ngjall krenari. Te besh dallim midis Shqiptareve ne baze feje apo krahine eshte injorance. Imagjino se si do silleshin keta njerez ne Amerike, ku vertet njerzit ndryshojne nga pamja e jashtme. Prandaj Amerikanet mundohen te kapin elementet e perbashket njerezor per te shmangur keqkuptimet. Ne Shqiptaret nuk ka nevoje te bejne stermundim. Jemi aq te ngjashem me njeri tjetrin saqe mund te quhemi pa frike vellezer. Kjo nuk them se eshte e mire apo e keqe por te jesh racist ne Shqipri ne baze feje apo krahine eshte njesoj si te kundershtodh veten.

  3. Lymi Tutit says:

    Jetuam ne rregjimin komunist per 46 vite (1944-1990).Po i afrohemi 30 viteve ne demokraci,jo pak apo jo !! Vazhdojme debate pa asnje vlere,per kohen qe jetojme ! Po sikur “pasardhesit” ,te nazisteve, pothuaj e gjithe gjermania,te kishte vazhduar paslufte me keto historira,ku do te ishte sot at vend ? O popull,o politikane me tru te shthrurur, ndaleni kete maskarade ! Po nuk beme Paqe me Historine, do kalojne edhe 30 vite te tjera,si keto qe po leme pas,te humbura ! Lymi Tutit

    1. mirel says:

      Sepse Gjermania nuk u perpoq te rehabilitonte naziznin.
      I pushkatuan nje me nje, dhe e mbyllen ate kapitull historie. Vete pinjollet e disa eksponenteve te nazizmit, si mbesa e Gebelts, nese nuk gaboj, kane shprehur qe nuk duan te kene as gjakun e gjyshit te tyre kriminel.
      Po keta qelbesirat balliste ngrihen e mburren qe kane lare duart me gjak komunistesh. Duhen pernendur ku e kane vendin ne histori. Te koshi i plerave.

  4. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    Shtesa, parashtesa, folje, ndajfojle, percaktore, kundrinore, fjale te shquara, te pashquara, kryefjale, sot do fillojme mesimin e gjuhes shqiiipeeeeeee!!!!

  5. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    Shtesa, parashtesa, folje, ndajfojle, percaktore, kundrinore, fjale te shquara, te pashquara, kryefjale, sot do fillojme mesimin e gjuhes shqiiipeeeeeee!!!

  6. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    Shtesa, parashtesa, folje, ndajfojle, percaktore, kundrinore, fjale te shquara, te pashquara, kryefjale, sot do fillojme mesimin e gjuhes shqiiipeeeeeee!!

  7. ÇAKMAKU says:

    Persa i perket temes se shkrimit,me duket se ne vend qe ti biesh gomarit po i bie samarit.Drejtuhu te “shoket- koleget” e tu,ata e hapin emisionin,gazeten,portalin me fjalen ” kampi i tepelenes”.
    Persa u perket njerzve,tepelenasve, nuk kam njohur ndonje tepelenas human ose thene me sakte,njeri te mire.Ske pse i referohesh kohes se meparshe,referohu der para 5 vjetesh.Tmerri i emigrandeve qe vinin nga greqia ishte policia rrugore e tepelenes….Tmerr!
    Aq te mire jane ” tepelenasit” sa disa tepelenas u nisen ne 97 – en te vrisnin zanin e vlores me urdher te sali berishes( perveç krimeve çnjerzore qe kishin bere).
    Nejse,qe te mos dukem i pasaktë…njerez te keqinj e njerez te mire has kudo,nuk ka rendesi krahina.

    1. Lee lee says:

      Une ushtar kam pas 30 tepelens dhe 15 vlonjat dhe 18 muaj ndryshimin se kuptova.Nje gje kuptova tjeter zona dhe tjeter qyteti qe thoshin.Mos ngaterro Mallakastren me Tepelenen .Mund te jem dhe gabim

  8. Liri says:

    Edhe ne shtepi ia ka marre. Bukur e thene.

  9. Virusi says:

    Nuk je bindes ne ato qe thua o Mero, nuk je I vertet. C’lidhje ka Tepelena me aushvicin dhe pse duhet menduar per ngritje kampi kur vet tepelena eshte nje kamp mesjetaresh? Tepelenasit nuk kane nevoje per baraka, kane nevoje per punesim, termeti vertet eshte I ri po eshte aty si pinjoll Jo si identitet. Tradita eshte blegtoria po nuk ka nje fabrike perpunimi qumeshti, nuk ka nje produkt origjinal, aty njerezit vazhdojne me disa koke te imta per te mbajtur shpirtin, sepse aty nuk mendohet per rruge, blegtori e bime medicinale po per histori barakash. Ne Bosnje kam pare si mbareshtroheshin dhite dhe prej tyre prodhohej djath qe shitej neper Evrope. Ishte nje aktivitet I zakonshem qe mund te behet lehtesisht ne Tepelene po per keto nuk mendon kush e nuk shkruan kush se duhen baraka mgjse ato nuk ua ndryshojne jeten. Eshte nje krahine ne Tepelene, o Mero, ku jetohet si ne mesjete. Ata nuk kane as rruge, as uji, kurse femijte shkojne per shkollim ne qytet. Lopes quhet. Perse nuk ben nje shkrim per ata njerez qe nuk I kane perfillur ne asnje kohe, ose thuaj nje fjale Termetit. Sapo ra nje ure ne Xhenova te nesermen bere nje shkrim per uren prane fshatit tend, Peshtanit. Mallkuar qofshin shkrimet djallzore.

  10. SKEPTIKU says:

    Jame shume DAKORDE, per sa Citon Mero Baze..POR JAME KUNDER Emertimit te Kampit me Emrin “Auschwitzi Shqipetare”….
    1-Eshte Injorance per te bere Krahasime te Tilla, pa Keqkuptime..e dinim se ishte nje Kampe i Keq dhe ndoshta nga me te Keqijet ne Ballkane..POR PRAP SE PRAPE, nuk kishte as DHOMA GAZI, dhe as KREMATORIUM…Prandaj…Ata Inicjatore qe kerkojne Emertime te tilla Ekstreme..do te ishte mire ti shikojne Gjerat si duhet dhe jo te NA TALLIN Bota…
    2-fATEKEQESISHT Drejtuesit Politike Shqipetare, merre duke Lepire Amerikanet, sa dEMOKRATE QA DHE rEPUBLIKANE, duke vene Emra Rrugesh..dhe Sheshesh..KEMI SA TE DUASH HERONJE SHQIPETARE…
    3.-Uroj qe mos te fillojne te na Vene edhe Emrat e Osmanllonjeve ne Rruget dhe Sheshet Shqipetare…lol

  11. Didier says:

    Ne mes eshte Pellumb Xhufi islamo-komunisti çam, ai s’do te permenden krimet e xhaxhit te tij, pleher fare.

  12. Flutura says:

    Njolla te zeza po i vene Shqiperise bashkepunetoret e e pushtuesve nazifashiste. Por akoma me keq jane nje takem, qe te frustuar nga te paret, pa pike dije ne lidhje me qendrimet qe ka mbajtur Europa e mbare bota me keta bashkepunetore, kane rene ne kurthin e tyre, duke pranuar te nxijne historine e Shqiperise duke perfituar privilegje dhe leke . …dhe pastaj edhe te huajt kur degjojne keta “historiane” me te drejte pohojne duke thene qe ne nga ju i kemi degjuar, sic ka ndodhur para disa vjetesh ne nje emision te Bruno Vespes ne RAI UNO, ku i ftuar ishte edhe nje intelektual shqiptar, larguar ne ngjarjet e 2 korrikut,
    i cili u revoltua dhe kundershtoi duke thene qe edhe une kan qene antikomunist, por keto qe po thuhen ne emision, jane te paverteta dhe teper te ekzagjeruara. Te paverteta dhe me shtremberime jane dhe bunkartet e Rames. I vene njolla Shqiperise. Se bunkere e sisteme mbrojtje po ndertohen perdite anembane botes.

  13. Atos says:

    Te lumte “pushka”Mero,e mbush me pambuk dhe i qellon me keq se me plumb.Po kujt ja thua Mero,ideatorit te kesaj
    ndyresie,Sali Berishes apo marionetave te tij ,Alibejajt,T.Shehut ,kapter presidentit “,Lul” Lulit,top modeles,etj.,qe per fat te keq e kane asfiksuar PD.

  14. Shqiptari says:

    Shume drejt Mero, Kampi ne Tepelene ishte nje nga kampet e internimit ne ate kohe, kete e dime te gjithe.
    Shqiptaret nuk percahen kollaj, aq me pak per te mbrojtur interesat e bandave politike qe kerkojne destabilizim.

  15. TNT says:

    Si te perfaqesohesh nga Jonila Godole qe punon part time ne Shqiperi me duket normale nje sulm i tille ndaj Tepelenes. Zonja nuk ka kohe te lexoje, por vetem poston histori qe i bejne ish te denuarit ne kete kamp te duken shume keq. Me keq se si qe ka shkruar librin revolta e spacit. E kam thene gjithmone te persekutuarit ne shqiperi kane pasur gjithmone fatin e keq, si ne ate kohe kur nuk i lane te flasin por edhe sot kur ata qe flasin ne emer te tyre nuk kane kohe ti perfaqesojne se duhet te shkojne ne Gjermani ku jetojne pjesen tjeter te kohes.

  16. agroni says:

    Tepelenasit jane bije e bija gjalmezezash nga me patriotet e atij kombi ,prandaj mos i bezdiseni i lini rehat ne varferin dhe hallet e tyre.large disa pseudo politikano te persekutuar qe duan ta nxije ate,Tepelena eshte eTepelenasve e A.Pashes,T.Buzit S.Musait,Baba H.Turanit,S .Musait,S.Nivices,Hodo Legdushit,Daut Gumenit,Smail Lesko Progonatit,SkenderGjinushit,Gramos Rucit e me 100dra patrioteve,e deshemoreve e burra e grave patriote te asaj krahine e deri te Saimir Tahiri.Teplenasit jane ndershemerishte serioz e shtet formus ne cdo detyre qe u ngarkohet dhe ne cdo pergjegjesi individuale qe marin ,Nje nga ata eshte dhe i madhi Mero Baze e Tepelena i ka te shumte Mero Bazet qe fjales i thon fjale dhe burrerise i thone burreri.

  17. Mentari says:

    Problem I kombit Shqiptar ka pas qene ,ka qene , eshte dhe do te jet Trekandeshi I Laberise (Vlore,Fier dhe Gjirokaster).Ky trekndshi Barbar (me te vertet) gjithmone ka Shkaterruar shtetin Shqiptar; 1) 1924 Revolucioni I Qershorit (Grusht Shteti nga dy Batalionet e Xhandarmerise e ndjekur nga Kacaket e Laberise per te vjedhur Shqiperine e Mesme). 2) Kryengritja e Fierit nga Kacaku dhe Hajduti Riza Cerova.3) Pushtimi i Shqiperise dhe nxitja e Luftess Civile me 1944 nga Kacaket dhe Kriminelet e Jugut (Komunitet) Enver,Mehmet,Hysni,Kadri,Bedri,Shefqet,Fecorr etj. qe e bene Shqip[erine nje Kopesht “modern” Zoollogjik qe shqiperia tani po e vuajn ate kulturen kriminale te Laberise qe na e la trashegim ,4) 1997 me shkaterrimin e Shtetit shqiptar me preteksin e Piramidave,thyerjen e depove te armatimit etj.Te gjitha keto te zeza na erdhen nga Trekendesi Famekeq i Laberis. “Oh sa mire me ken Shqiptar”

    1. Bureto says:

      Pak ke thënë o Mentar!

  18. Ilirian sinani says:

    Per mendimin time analiza e Meros eshte shume e sakte dhe e llogjikshme. kampin nuk e ndertuan as krutanet as tepelenasit por shteti i asaj kohe. Te mos permendim dhe kampet me te arratisurit e ketyre familjeve qe pergatiteshin per nderyrje me ndihmen e serbeve dhe grekeve. Boll me keto historira por ti kthehemi punes se po merremi shume me njeri tjetrin Cfare eshte bere nuk c behet . Le te ecim perpara. Kemi tridhjet vjete liri dhe kemi ecur mbrapa nga ekonomia dhe kemi cthurur shtetin. Sic duket ne shqipetaret nuk duam liri por diktature. Jemi akoma me mendesi fisnore. Me respekt per autorin e shkrimit z. M.Baze

  19. NjeQytetarOptimist says:

    Tepelena e bukur….

  20. Laberi = kafsheri says:

    🤮🤮🤮🤮

  21. astrit says:

    Une kam qene i internuar politik por per fat nuk kam qene ne Tepelen! E theksoj per fat! Barbaria e sjedhjes se tepelenesve me “armiqt e partise” ishte krenaria e komunistave. Mero qytetero tepelenasit!

  22. kasemi says:

    Faji i gjithe kesaj zallamahie per kampin e tepelenes (jo se kampi nuk ka ekzistuar dhe ne te jane bere krime te shumta) eshte se vete shteti, e sidomos zojna Sula e dosjeve ne vend qe te beje punen qe i ka caktuar ligji, merret me pune te tjera te cilat percajne kete popull mjeft te percare. Edhe mendimet e saj na duhen e cdo gje rregullohet. Berja e kampit te tepelenes muze zgjidh te gjitha hallet e ketij populli. Zoterijn pushtetare, qendrore e vendore beni punen tuaj qe ju takon per zgjidhjen e halleve te shqiptareve e leni dokrrat pa bereqet, duhet apo nuk duhet kampi i tepelenes. Shihni more shtetet e tjere te cilat keto probleme, edhe me te renda se ne shqiperi, i kane mbyllur me kohe e tani shohin vetem perpara, ndersa ne shqiptaret do te zbulojme qe edhe skerbeu nuk eshte shqiptar. Turp.

  23. pitu says:

    eh cti kujtosh teppelenes me pare aliun qe dogji dhe poqi ne zjarr ne driza patriotet evete gjate luftes te vraret pa gjyq te kundershtaret gjate diktatures punonjes te sigurimit te shtetit 97–he deri me sot te plackitur te vrare gra te dhunuar gjate rruges pper ne kakavije ata e filluan te paret pastaj u perhap ne te gjithe shqiperine fut edhe vehten se ti ishe keshilltar i berishes keto kush i beri o ——–mero———- te behet jo vetem pe ata te kampit por per te gjithe te tjeret

  24. Shkumbini says:

    Une jam historian dhe e them me bindje nga studimet e mija personale (vete jam nga Peqini),, se nuk ka ne Shqiperi rreth me banore me atdhetare e trima (si me Partine Komuniste dhe me Ballin Kombetar) si tepelenjotet. Shkoni te shikoni muzeun historik te Tepelenes dhe do t’ju duket e pabesueshme qe nje rreth aq i vogel te kete nje numer aq te madh te te renesh ne luftime kunder pushtuesit, nga te dy krahet ne Luften e Dyte Boterore. Kujtoni se ne mungese te nje qeverie shqiptare ne vitin 1920, Selam Musa Salaria shkoi me nje “cete” prej 500 tepelenjotesh ne lufte te nxjerre trupat italiane nga Vlora. Nuk i kendoi populli kot “E zure topin nga grika/Selam Musai o lule!”. Me thoni nje rreth tjeter qe ka kontribuar si Tepelena per clirimin e Vlores ne 1920 ose dhe ne Luften e Dyte Boterore..
    Padrejtesisht ne kohen e “luftes kunder burokracise”, ne vitin 1975,nje mikun tim te ngushte, tanime i ndjere, e emeruan mjek ne Tepelene, me qellim qe “t’i merrnin shpirtin tepelenjotet”. Kur e takoj ne Tirane ai me thote keshtu: “Agim, ne jemi miq dhe i jemi ndodhur njeri tjetrit ne dite te veshtira. Por me fal qe po te them: As une as ti nuk mund te bejme dot per njeri tjetrin ate qe ben tepelenjoti po te tha se te ka mik”.
    Eshte e vertete se jane pak “te eger”, por me shume krenare, se u vlon ende nder deje gjaku i kaoneve te lashte, qe i permend PER TRIMERI edhe Tuqididi ne “Lufta e Peloponezit” 2400 vjet me pare.

  25. Drini says:

    O Mero,

    Mos qendro ne siperfaqe te problemit.
    Titulli i shkrimit tend nuk duhej te ishte “Debati Racist per Kampin e Tepelenes” por
    “Debati PERCARES per Kampin e Tepelenes”.
    Dhe ti e di me mire se une se kujt i leverdis percarja e shqiptareve. Ata qe fitojne nga kjo percarje
    jane nxitesit e ketij debati sa te ulet aq edhe qesharak

  26. Berati says:

    Boll me percarje o vellezer shqiptare!
    Eshte koha per bashkim, ne qofte se duam t’i shpetojme synimeve per cberjen e Shqiperise!

  27. Virusi says:

    Mos u merni me tepelenasit po me ceshtjen. Tepelenasit Jane si gjithe shqiptaret, me te mirat e te keqijat e tyre. Kampi ne Tepelene dhe Aushvici shqiptar, nuk kane lidhje. Ngritja e nje kampi te tille eshte pa vend, eshte nje perdorim I atij qyteti nga partia e termetit. Eshte e pavend, eshte turp te thuash se kemi pasur nje aushvic per shfarosjen e shqiptarve po jo te cifutve, nderkohe qe me mbrojtjen e tyre mburremi para botes. Ky eshte thelbi i gjese, qe Mero nuk e permend.

Lini një Përgjigje te Atos Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *