Deputeti socialist reagon pas kërkesës së PD, për arrestimin e tij: Kam dhënë sqarime në Prokurori

17 Gusht 2018, 18:22Politika TEMA

Deputeti socialist Jurgis Çyrbja, ka reaguar pas kërkesës së PD-së, për arrestimin e tij.

Deputeti Enkelejd Alibeaj tha nga selia e PD-së, se Qyrbja është anëtar i bandës së Emiljano Shullazit, dhe kjo vërtetohet nga përgjimet e dala në media.

“Korrekt para ligjit dhe para zgjedhësve.

Jam i detyruar të jap një shpjegim publik si detyrim nga zgjedhësve të mij mbi atë çfarë në media është transmetuar dhe më pas është keqpërdorur si gjithmonë nga opozita pa ekip dhe pa lidership.

Gjithçka pretendohet sot i kam sqaruar në prokurori dhe në dëshminë time përpara organeve të drejtësisë më shumë se një vit më parë.

Dua te informoj publikun se kjo eshte nje ceshtje e hetuar nga Prokuroria ku une kam dhene te gjithe informacionet dhe deshmite.

Ata që sponsorizojnë lajme vere, nuk do të arrijnë qëllimin për të dëmtuar imazhin tim dhe të grupit parlamentar ku kam nderin të bej pjesë, sikundërse nuk e arritën edhe para një viti me po të njëjtin lajm vere”, shprehet deputeti socialist.(TemA)

8 komente në “Deputeti socialist reagon pas kërkesës së PD, për arrestimin e tij: Kam dhënë sqarime në Prokurori”

  1. says:

    Shmangni hedhjen e benzinës në zjarr.

  2. katarakti says:

    Eshte hera e pare qe ia degjoj emrin e ketij deputeti! Per çfare meritash eshte ngritur kaq lart?! Ne seren e te ashtuquajturve “baballare te kombit”?! Per çfare veprash shkencore, ekonomike, politike, artistike eshte shquar ky njeri?! Aman or te keqen!Ku i ka gjetur shalegjati keta?! Perse i ka zgjedhur?! Keshtu ndodh kur kryetaret e partive shnderrohen ne biçim diktatoresh. I zgjedh Shtatlartesia e tij deputetet si i do bytha. Si rregull duhet te jete me pak se 40 vjeç, i panjohur nga askush, pa asnje merite ne asnje fushe dhe i gatshem te ngreje kartonin sa here qe ia kerkon shefi! Kjo quhet demokraci e marre peng.

    1. tani b. says:

      Shok me Lulin dhe cunin e Fariut dhe bashke me Salianjin i kane njomur buzet Grides…

  3. sem says:

    so djathtas si majtas jane te gjith shullaze, kshuqe cfat prisni nga kjo klase politike.

  4. jimmy says:

    Se ka mar vesh ky qe prokuroria po kalon ne veting.Shko dhe njher mbas vetingut

  5. kasem gahinji says:

    per moshen qe ka nuk duhet pretenduar pper vepa shkencore.te jesh deputet nuk do te thote qe je baba i kombit,pori zgjedhur per te bere nje detyre kushtetuese.pse eshte zgjedhur ai dhe jo nje tjeter me titull shkencor.?i kemi ne parlament dhe mbajne qendrim pa personalitet,i terheq x nga hunda.pra nuk eshte kriter domethenes.sic duket, ka dhene kontribut per partine.per zgjedhesit nuk mund ta them sepse jane deputete listash.persa i perket rastit ne fjale varet si eshte permbajtja e bisedes.a jane te verteta aq sa shkruhet?nese ka regjistrime,derisa ca deklarata dolen eshte mire qe bisedat e zbardhen per publikun.sekret hetimor nuk ka me,gjerat kane dale ne gjyq.personi duhet ta kerkoje vete publikisht,nese eshte i paster.nese ka probleme dhe eshte figure e kopromentuar,ateher duhet te dorzoje mandatin.por me kete rast duhet te shkohet metej.te gjithe deputetet,olitiknetqe jane degjuar deri me sot per lidhje me kimin,vepra krimnale,vjehje,shperdorimpoti zyrtar me pasoja te renda per ekonomine ,rendin dhe jeten e qytetareve,duhet te largohen me hir a me pahir.edhe sikur te kerkohen zgjedhjet reja.nese jo,te kalohen ne veting para nje komisioni qytetar te gjedhur nga populli,me votim te pergjithshem te gjithe politikaetdhe ishet.

  6. Lani says:

    Duhet vetingu ne politike se llum ka ne te gjitha partite.

  7. SKEPTIKU says:

    Emri nje Perzjerje Gjermane-Turke..por nje PERZJERJE E KEQE….lol

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje