Gazetari i djathtë, letër publike Berishës: Doktor, të lutem kalo mbi trupin e Lulit, se s'mbeti njeri pa ia hipur!

17 Gusht 2018, 18:56Politika TEMA

Nga Elvi Fundo

Ka disa arsye, shumë të forta të cilat shkojnë deri tek ekzistenca e opozitës, që shpesh herë më detyrojnë në një formë apo tjetër, t’i drejtoj një letër publike doktor Berishës, me gjithë bindjen time se ai i vlerëson, i lexon dhe jo rrallë vepron kur mendimet janë të lira, edhe pse mund të jenë kontradiktore me qëndrime apo bindje të tij.

Këtë herë, kërkesa që shprehet që në titull, më shumë se hipërbolë, kërkohet si një akti i vërtetë për të shpëtuar PD-në, por ndoshta edhe vetë Lulin.

Për këtë po sjell disa argumenta:

Një vit e gjysëm më parë në kohën e çadrës, kur Rama largoi Saimir Tahirin dhe emëroi Fatmir Xhafën, Lulzim Basha tha “Fatmir Xhafaj do hynte në zyrë, kur të kalonte mbi trupin e tij, apo trupat tanë”. Më pas Xhafaj hyri në zyrë dhe kaloi lehtësisht mbi trupin e Lulit. Pasojat ende nuk janë bërë publike.

Pak muaj më parë, nga foltorja e PD-së, Enkelejd Alibeaj filloi një denoncim serioz ndaj ministrit Xhafaj, në lidhje me vëllain e tij dhe lidhjet që Agron Xhafaj kishte pasur me krimin apo edhe dënimin për aktivitetin e tij kriminal në Itali.

Më pas doli historia e “Babales”, e servirur nga ndonjë mendjelli, duke e degjeneruar kauzën, e filluar nga deputeti Alibeaj. Pasi mendjellinjtë e tij ja servirën, Luli e besoi dhe pa harruar herën e parë, ndoshta dhe nga malli, tha se Xhafaj duhej të kalonte mbi trupin e tij për të qënë më tej ministër, apo për të shkuar në zyrë.

Dy herë e tha e dy herë Xhafaj kaloi mbi trupin e Lulit. Pasojat ende nuk dihen. Se Luli ka dhe një huq këto sekrete nuk i tregon.

Një vit më parë, me 17 maj, ditën e festës së LGBT, me një marrëveshje, Edi Rama kaloi mbi trupin e Lulit. Luli humbi zgjedhjet turpshëm dhe mbi trupin e tij kaluan edhe të paktën 230 mijë demokratë, pa folur për 1 milion shqiptarë.

Nga atëherë e deri më sot Luli, na tha se do kishim një skandal të madh në lidhje me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, që do e rrëzonte nga ministër, por ende nuk e kemi parë as dëgjuar, Bushati vazhdon detyrën dhe ka diçka që nuk shkon, ose edhe ky ka kaluar mbi trupin e Lulit .

Luli dhe të tijët na thanë për një megaskandal të Damian Gjiknurit, por ende nuk e dëgjuam. E mbylli me lekë, apo pa lekë mbi trupin e Lulit, Gjiknuri shkon i qetë në zyrë. Vazhdon detyrën. Akuza ka pasur edhe për ministrin e Financave, Arben Ahmetaj, por ky kaloi më shpejt nga të gjithë mbi trupin e Lulit.

Pa folur për heshtjen shumë kohë të Lulzim Bashës për tendera, skandale dhe afera për Erion Veliajn. Thjeshtë duke bërë show me ndonjë konferencë. Edhe ky mbi trupin e Lulit, Doktor? Këtë nuk e beson dot askush.

Nuk mund të lë pa përmendur sjelljen me Ilir Metën dhe LSI-në. Iliri ishte i pari që kaloi mbi trupin e Lulit gjatë kohës së çadrës, dhe tani duket se i ka lënë Petrit Vasilin.

Kush nuk i ka kaluar mbi trup Lulit, Doktor, vetem Niko Peleshi si djalë namusqar pe Korce ka mbeturr.

Prandaj do të lutesha shumë që ti kaloje edhe ti një herë, nuk bëhet qameti. Sa i kalojnë nga këta më sipër, sidomos këta të qeverisë na turpëroi fare.

Ata i kalojnë mbi trup dhe Luli nuk lëviz nga vendi, rri gjithë qejf në krye të PD-së dhe pret t’i kalojë i rradhës.

Ndoshta po ti kalosh ti, ikën një herë e mirë, shpëton PD-ja dhe kemi opozitë.

Miqësisht mendoje Doktor, asnjëherë nuk është vonë!

21 komente në “Gazetari i djathtë, letër publike Berishës: Doktor, të lutem kalo mbi trupin e Lulit, se s’mbeti njeri pa ia hipur!”

  1. Kris says:

    … Lutem botoni komentin! Eshte paradoksale qe nje lul si Elvi Fundo i ben thirje saliut per nje lule nga Hollanda! Te dy kane disaa gjera te perbashketa! Te dy jane mercenare te saliut dhe servile te tij! Te dy jane te kllonuar nga Brrish! Te dy jane njerez pa dinjitet dhe injorante qe paguhen per lufte te piste politike! Habitesh qe ky fundo eshte i djathte kur saliu eshte extra i majte! Perversiteti i ketyre shqiptareve tregon qarte se cfare populli jemi dhe qahemi per greket dhe serbet!Plehra si berishianet apo salikaret nuk eshte veshtire te gjesh!

  2. Luli cun i bukur si enveri si mos tja kalojne nje tegel hollandezce te gjithe.

  3. says:

    Ky kryeministër që kemi kur të humbi zgjedhjet do shesi atletike të barrdha.

  4. Futja vehtes says:

    O tu thafshin trute me zi se te jane thare o pseudo gazetare. Kerkon shpetim te pe de me kriminelin sali e banden e tije. Nuk harxhoje me kohe per ty o tru thare.

  5. shkurt 2014 says:

    luli eshte nji argat i emruar nga plaku komunist i vicidolit,luli talle bythen me ata qe gjoja jane te djthtit e pd komuniste me komandant plakun vrases sh sali.lulit i interesojne pislliqet,ai eshte nji i pa moral,ai ska shtylle kurrizore,sja vlen te humbesh kohe per kta hajdute te ndyre.

  6. Mërgimtori says:

    E vërteta është se doktorrrit nuk i “punon” më për t’ia hipur – figurativisht, dmth politikisht doktorrrrri ka cof për vete, dhe për më keq nuk ka as një Lul tjetër. Ky Luli që emroi asokohe ishte ishte fisheku i tij i fundit. të tjerët. ose nuk janë të aftë ose kanë frikë të marrinnë dorë një shoqatë të falimentuar. Mos i kërkoni dok-ut gjëra kaq të rënda, se e bëni me zemër.

  7. Malsia e Madhe says:

    Ne nuk e dijme sakte ne se Luli eshte i lire te drejtoje ashtu sic mendon ai vete Partine Demokratike. Tanime, me te vertete Basha e ka marre te tatepjeten dhe askush nuk e di fundin e tij ne ate parti, por si qytetar i ketij vendi, po perpiqem te jem sa me asnjenes, mendoj se ai eshte ne pozite jo komode, pasi, e para, doli ne krye te PD me nje gare jo korrekte e ndoshta te pamerituar dhe e dyta, duke qene nen ombrellen e Berishes nuk jemi ne gjendje te dallojme ku jane mekatet e njerit apo te tjetrit qe PD ndodhet ne kete rrokopuje.
    Mendoj se Basha mund te ishte nje cike me i pergjegjeshem. Ashtu sic i kerkon opozita me te drejte Rames te beje ndryshime ne qeverisje, ashtu do te duhej qe edhe Basha te bente ndryshime ne “qeverisjen” e PD-se, te largonte disa njerez si Balliu, Salinjasi, Duma, Alibeaj e ca te tjere te kesaj kategorie, me nje nivel teper te ulte, qe nuk ngjallin asnje shprese dhe jane bere teper te bezdiseshem e qe perbejne nje kosto te rende per kete parti. jane keta qe kakarisin gjith diten, duke marre poza qesharake, vetem e vetem ti mbushin mendjen Berishes se “jane ne balle te luftes opozitare”, ne nje kohe qe nuk u lene radhe disa njerezve te mencur qe ka ne PD si Jorida Tabaku, Halim Kosova, Florion Mima, e ndonje tjeter qe nuk me bie nder mend tani.
    Prandaj thirrja e ketij gazetari nuk me duket serioze biles do thosha se eshte poshteruese ne se me te vertete ky i perket krahut te djathte (personalisht eshte hera e pare qe e lexoj kete gazetar).
    Po kaq jo serioze jane paralajmerimet qe ben prej 3 muajsh Lulzim Basha me ata kastravecat qe rendita me siper se ne shtator “do bejne revolucion”, “do rrezojme Ramen”, “do e heqim Ramen zvarre”, e deri ne kerkesa per nje lufte civile, qe i heqin Partise Demokratike palcen e kurrizit te saj si nje parti qe erdhi si shprese per demokratizimin e Shoqerise Shqiptare. Basha ka shume pergjegjesi ne kete drejtim dhe jane keto turbulenca qe largojne realisht elektoratin serioz te djathte nga PD, pasi sot njerezit duan alternativa dhe nuk jane aspak te gatshem per aventura qe mund ti duhen shume dikujt per shkatrrimin e vendit.

  8. Franci says:

    Ky Elvi Fundo nje gazetar servil i kriminelit Berisha , i pafytyre e spurdhjak.

  9. Shqip says:

    Berishe dojshe me e ba lulcin gamor, POR te ka ngel kric.

  10. Shqip says:

    Berishe dojshe me e ba lulcin gamor, POR te ka ngel kric. Na falni POR ta verteten kem than or tejjj

  11. Martini says:

    Do te behen dardhat sivjet tha ariu se me hahen mua.OFundo turperove sojin.Ju mbajme per te zgjuar.Nuk eshte pune kalimesh Luli Bershe Mete urash Lgbt.Ka disa vjet qe Pd eshte pjerdhur.Edhe sikur Curculli te zgjohej nga vari do vazhdonte drejtimin e leshit.Pyet Filipin po deshe.Akoma me kriminelin rimpalle ti.Ati.i eshte formosur arresti ti kerkon salltanete.Zgjohu Fundo nga efekti i rrakise se manit.Fisin e turperove po na turperon dhe naien tone te mencur e te bukur
    Po me dukesh si Pandi Gjiza.

  12. USA says:

    MOTREN KU TA KESH O ELVI FENDA O PLERE SALI TRAPIT

  13. Pashpres Mekta says:

    Artikulli është I gjetur dhe realist porse I nxituar në përfundime. Dr-ja s’ka interes ta heqi lulin, se do I duhet të gjejë lule tjeter e në kto kushte…. çik vështirë. S’ka interes se kështu dhe e kujtojnë për mirë që në kushte të tjera do ish pak vështirë. Në fakt mirë do ishte të bënte ndonjë gjë të tillë Dr-ja, se do I ish e dobishme atij dhe kombit e mbase dhe pse s’do I numërohej mund fare mirë të ish vepra e tij me e madhe dhe e pametë për të ardhmen e kombit.
    E megjithatë Dr-ja është burrë me namuz e s’mund tja hypi kshu se ja kërkuan, papritur e paparë mbase, po më mirë ka strategji të tjera ai po gjynah se dhe pse hajvan Luli ka dobitë e veta, mbase dhe pse vetëm për ata që ja hipën

  14. Lulushi says:

    Doktor kafsha i ka kaluar i pari persiper. Se ia ka ngjeshur, se e ka tredhur, ne ende nuk dime gje se Luli nuk flet per te tilla gjera.

  15. Pashpres Mekta says:

    Artikulli është I gjetur dhe realist porse I nxituar në përfundime. Dr-ja s’ka interes ta heqi lulin, se do I duhet të gjejë lule tjeter e në kto kushte…. çik vështirë. S’ka interes se kështu dhe e kujtojnë për mirë që në kushte të tjera do ish pak vështirë. Në fakt mirë do ishte të bënte ndonjë gjë të tillë Dr-ja, se do I ish e dobishme atij dhe kombit e mbase dhe pse s’do I numërohej mund fare mirë të ish vepra e tij me e madhe dhe e pametë për të ardhmen e kombit.
    E megjithatë Dr-ja është burrë me namuz e s’mund tja hypi kshu se ja kërkuan, papritur e paparë mbase, po më mirë ka strategji të tjera ai po gjynah se dhe pse hajvan Luli ka dobitë e veta, mbase dhe pse vetëm për ata që ja hipën

  16. engjell says:

    Nje gje nuk kuptoj: Si ka akoma njerez qe besojne se ajo qe ndodh ne PD, ndodh pa dijenine e ishit?

  17. Gazetar perkthe dhe boto says:

    Kjo bande mafioze duke filluar nga sali krimineli deri ke bashkvjellsi tij edi rama likja tosi etjj kane qe nga 1992 qe ja kan hipur shqiptareve,sa gjynah luli shkret po vuan shume me miliona euro qe kto horra ndajne ne kurriz te popullit.ja merrni rrugen e kombit qe duan ta privatizojne si cdo gje tjeter per te mar perqindjen e tyre pastaj do shemben urat si ne itali se i kontrollon Benetton nje kastrat italian qe ka pasur rruge te lire nga politika mafioze Berlusconi prodi rrenci etjj

  18. Ed tironci says:

    Ikni ore tope…te ishte fatmir haklaj gjalle do iu a varte koqet ne maje te plepit….

  19. cuni says:

    O zoteria parashkrues, sa turp per ju qe akoma i mbani shpresat tek saliu per te ‘rregulluar’pd. Te keqiat e shkaktuara nga ai dhe klani i tij ndaj vendit tone jane uleritese por ju preferoni te mos i degjoni e shikoni. Une nuk kuptoj nje gje nga gjithe kjo logjike. Ju jeni per progresin apo shkaterrimin e vendit o njerez. Kerkojeni forcimin e pd tek te tjera alternativa o njerez. Nuk u lodhet akoma me saliun?

  20. Ed tironci says:

    O cun ti ke te drejte…Po alternativa ne kete vend sa te jene keta ne politike…ska…ai i gjati qe per mua po punon ko keq do behet mbret…KETU SJANE PER YU HAPUR DOSJET E KOMUNIZMIT…PO ATO TE SALIUT…AQ KRIME SA KA BO AI….ENVERI SI BERI PER 50 VJET…SHUAJTI FISE TE TERA NE EMER TE DEMOCRACISE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje