Ish-drejtues të zbulimit amerikan kritikojnë presidentin Donald Trump

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Dymbëdhjetë ish-zyrtarë të lartë të zbulimit lëshuan një deklaratë duke kritikuar ato që e cilësojnë “komente dhe veprime të papërshtatshme e të pashembullta nga Shtëpia e Bardhë, lidhur me heqjen e çertifikatës së sigurisë së John Brennan-it”.

Deklarata vjen si reagim ndaj vendimit të marrë të mërkurën nga Presidenti Donald Trump, për t’i hequr ish-drejtorit të CIA-s zotit Brennan, çertifikatën e sigurisë.

“Veprimi i presidentit në lidhje me John Brennan dhe kërcënimet për veprime të ngjashme kundër ish-zyrtarëve të tjerë, nuk kanë të bëjë me atë se kush duhet dhe nuk duhet të mbajë çertifikatë sigurie. Gjithçka ka të bëjë me një përpjekje për të mbytur fjalën e lirë”, thuhet në deklaratën e publikuar të enjten vonë.

Deklarata u nënshkrua nga gjashtë ish-drejtorë të CIA-s, pesë ish-zëvendësdrejtorë të agjencisë dhe një ish-drejtor i Shërbimit Kombëtar të zbulimit.

Presidenti Donald Trump ka thënë se John Brennan ka mbjellë “përçarje dhe kaos” për administratën e tij tek njoftoi vendimin për t’i pezulluar çertifikatën e sigurisë ish-drejtorit të CIA-s. Zoti Brennan e pati quajtur “asgjë më pak se tradhëti” daljen e Presidentit Trump në një konferencë të përbashkët shtypi me Presidentin rus Vladimir Putin.

Më parë një ish-admiral i Marinës amerikane, i cili pati udhëhequr operacionin për vrasjen e Osama bin Ladenit, sfidoi presidentin Trump duke i kërkuar t’ia heqë çertifikatën e tij të sigurisë.

Në një letër të hapur drejtuar zotit Trump publikuar në gazetën “ The Washington Post”, admirali në pension William McRaven shkruante se do ta konsideronte veprimin si “nder”.

“Nëpërmjet veprimeve tuaja, na keni turpëruar në sytë e fëmijëve tanë, në skenën botërore dhe më e keqja, na keni ndarë si komb”, thuhej ndër të tjera në letren e hapur të ish-ushtarakut të lartë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

7 komente në “Ish-drejtues të zbulimit amerikan kritikojnë presidentin Donald Trump”

  1. Dan says:

    Filluat juve me keto propagandat e liberal komunisteve na cate trapin na cate.
    E kuptoni qe ky eshte nje ish drejtor i CIA’s dhe jo punonjes aktual. Rregulli e thote qe cdo ish punonjes federal eshte i detyruar te sillet me dinjitet dhe kortezi kundrejt personaliteteve shteterore dhe federale dhe nese nuk sillet ashtu i hiqet certificata e sigurise.
    Te gjithe keta hamuriket jane nderzyer nga Klintonet dhe liberal komunistet te shajne krahun tjeter politik dhe persedentin (Trump)
    Presidenti ka te drejte ti heqe certifikaten me arsye apo pa arsye kujdo qe i do kari.
    Keta langot qe e kritikojne ju eshte prekur interesi i tyre privat dhe partiak. Te gjithe jane perfshire ne afera korruptive dhe kerkonin te BLACKMAIL Trump por po e hane sa krahu tani dhe po lehin gam gam si bucet.
    Per cfare ju duhet certifikata ketyre kur nuk jane ne detyre per te bere para nga lajmet qe ju japin TV-ve qe marrin rrogen kot.
    Juve perderisa nuk keni haber nga keto gjera mos beni gam gam si puna e ketyre byth qirave demokrate.

    1. Tani says:

      Te lumte Dan,me ne fund nje koment I matur,se keta te tjeret te vjen Per te vjelle kur I lexon si artikullin e gazetarit dhe komentet.

  2. says:

    Kishim liri opinionesh para zgjedhjeve., tani ndjekim rrugën e Presidentit Trump., dhe jo si Turqia që shkel me këmbë rrugën e ndjekur nga Presidenti dhe zv Presidenti US.

  3. SKEPTIKU says:

    Marjoneta e Russeve Trump..KERKON SHKATERRIMIN E CIA-s..Sikurese duket..JO ME KTOTE RUSSET “BLENE” APARTAMENTET E TRUMPIT…
    Investimi Russe po “Korre Frytet” e saj..lol

  4. Tani says:

    Ti Zoti Dan ke harruar te pastrohesh pasi ke kryer nevojat personale.
    Dmth te vjen era keqe …, dmth qelb dynjane …
    Tani

  5. Une says:

    Dan! Je thjesht nje llafellexhi kafenesh, nje komunist i pacipe ne shpirt por me petk demokrati nga jashte…Ka plot njerez si ty te pakenaqur,te korruptuar,me urrejtje,cinik ne shpirt. Mgjth skisha per te shkruar por me terhoqi vemendjen komenti yt i gjithi sipas llafeve neper kafene dhe mos njohuria juaj personale. Mjerisht sje i vetmi..ke plot shoke…sidomos andej nga Shqup-i..

  6. Dan brekdhjeri says:

    @[email protected] ti je kokrra e bythqirit qe kupton aq sa peshku.
    Ata ate certifikate e kane me ligj sepse kane sherbyer ne CIA apo FBI dhe si sherbetore te vendit mbrohen.
    Te gjithe qe kane deshmuar kunder Trapit po hiqen nga punet dhe po sulmohen. Per vellane e madh Putin, ke te na thuash gje o moterqiri Dan?
    Te qifte Kina motren o Dan, se Rusia ta ka futur ne dysh. Zgjebs.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *