Jari shpjegon simbolikën e rrezikshme të Ramës tek berberi

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Jari nuk po gjente sot diçka të rëndësishme për të postuar në Twitter.

Por e shpëtoi nga situata një foto e postuar nga Edi Rama.

Fotoja tregonte Edi Ramën që qethej tek një berber adoleshent.

Kjo e frymëzoi:

“Kur shikoni kryeministrin që e qeth një fëmijë, mendoni se si mund të qethë atdheun kryeministri.”

U kënaq shumë nga teksti.

I numëroi gërmat dhe ishte në rregull.

Nisi menjëherë sqarimin për kuptimin e postimit të tij:

“Të dashur lexues. Jari ju sqaron!

Ju e patë të gjithë foton e Edi Ramës, duke u qethur tek një kalama.

Mos mendoni se është rastësi.

Ai e ka bërë për të na kërcënuar të gjithëve.

Duke u qethur tek një fëmijë dhe duke mbyllur sytë kur qethej, ai do të na tregojë ne, se ai vet është në dorën e një kalamani që nuk dihet çfarë mund t’i bëjë.

Nuk duhet nëse del i gjallë apo i vdekur, i bukur apo i shëmtuar nga ato gërshëre.

Këtë e ka mesazh për ne.

Kjo do të thotë që dhe atdheu është në duart e dikujt që mund të sillet njësoj si ai fëmija adoleshent.

Strategjia e tij për të ngjallur terror është e qartë.

Duke treguar se ai vet e ka vënë kokën në tepsi të berberit, do të tregojë se dhe ne e kemi kokën në tepsinë e tij.

Ndaj unë rekomandoj disa aksione kundër tij.

E para, asnjë nga udhëheqësit e opozitës të mos qethet më, pa rrëzuar Edi Ramën.

E dyta, unë jam gati të lë prapë mustaqe e t’i heq ato vetëm kur të rrëzohet Edi Rama.

Dhe e fundit, që ka më shumë rëndësi, është që në shtator, kur ai do kalojë mbi trupat tanë për të hyrë në qeveri, ne duhet të jemi të gjithë të paqethur për ta trembur atë dhe për t’i treguar se ne nuk ja besojmë kollaj kokën tonë një njeriu të papjekur.

Në fund, propozoj që Strazua të mos jetë aty kur Rama të kalojë mbi trupin e Lul Bashës, se ai është qeros dhe duket sikur ka thyer disiplinën e grupit.”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

4 komente në “Jari shpjegon simbolikën e rrezikshme të Ramës tek berberi”

  1. Shaba says:

    Jarit kur pa Ramen tek beriberi adoleshent i vajti mendja ne historine e Ali Pashes me berberin e vet. Nje dite berberi, kur po i priste mustaqet Ali Pashes i tha Aliut : Vezir i Madh je o imzot por sot je ne doren time. Jame shume krenar qe me beson se une me nje levizje te dores ta heq koken, njelloj si ti qe ke prere qindar koke te armiqve te tu. Aliu nuk foli por kur mbaroi mustaqeprerjen dha urdher qe berberit ti prisnin koken. Berberi besnik u cudit dhe e pyeti se cte keqe kish bere. Veziri i tha qe vetem ideja te me presesh koken eshte e mjaftueshme te ta heq koken tende.
    Qerata i vertete eshte Edi, mendoi Jari. Di ta ruaje koken e vet dhe menjehere i shkoi mendja qe edhe ai ta nderoje berberin e vet me nje adoleshent. Budalla kame qene deri tani, I tha vetes qe i besoj akoma berberit te kohes se Enverit. Mbas gjithe asaj kariere qe kame bere ne demokraci pale cmendon nje Enverist per koken time….

  2. Xhipja says:

    E shoh o shoku Mero.Insiston.qe mwdoemos Jari ne fund te vitit te fitoje cmimin Nobel ne te njejten fushe si Nene Tereza.Nuk eshte e drejte nfa ana tende.Po i hyn.rende ne pjese Ismail Kadarese.Nuk mund te jepen tituij per.dy.Shqiptare re shquar ne nje vit.Lokalizem jugor labor me brire prej teje.

  3. Tor Hejerdall says:

    Jari duhej te shkruante edhe nje fakt tjeter qe berberi nuk preu kupton tatimor, pasi nuk kishte kase, evazion i madh fiskal.

Lini një Përgjigje te Shaba Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *