Për Zylot e Tiranës, që i kanë sytë nga Beogradi dhe Moska

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Spartak Ngjela

Të gjithë beogradasit shqiptarë, por sidomos filoruso-sovjetikët, sot janë më qesharakët.

l.

I shoh nëpër portale dhe në FB që shkruajnë për “forcën ruse”. Në fakt, inspiruesit e moshuar që rrinë në midisin e tyre, janë bolshevikët e vjetër që kanë humbur jetën duke pritur rrënimin e Perëndimit.

Deri më tani kanë qenë të trembur, por sot disi më ndryshe janë.

Në fakt i bashkon këtu optika e tyre orientale, por, më shumë, është dhe frika nga liria individuale perëndimore, sidomos koncepti amerikan.

Me pak kurajë të shtuar duken tani që morën vesh që edhe Saliu e Meta janë të lidhur me Moskën. “Rusia është forcë e madhe ushtarake”, thonë, se e kanë frikë të flasin për ekonominë.

Po cila forcë mor’ fakirë?

Ja shifrat: buxheti ushtarak i Shteteve të Bashkuara është 610 miliardë dollarë.

Buxheti ushtarak i

Rusisë është 66.3 miliardë dollarë. E shihni ku është forca? Po mos harroni se kjo ka qënë diferenca në dekada. Atëherë? Vërtet mendoni se do pushtojë Ballkanin Perëndimor Rusia!?

E çuditshme është se ndër këta të fantaksur, ka dhe ndonjë ambasador shqiptar në detyrë.

Edhe Haxhi Qamili ka qenë më realist se këta. Po, le të ushqehen me një shpresë absurde se ua do dhe po ua kërkon psikika.

ll.

Gjithë kohës që i ndjek, këta, fakirë në intelekt kanë qenë. Dëshira të kthyera në tregime qesharake, kanë bërë gjithmonë; sepse kjo ka qenë dhe është jeta e tyre. Nuk i duan shifrat dhe kanë në fakt një besim shtazarak kundrejt regresit që përfaqësojnë.

Gjithsesi, në llojin e tyre, janë më qesharakë se Zyuloja, por sot nuk ka në Tiranë një Dritëro që t’i stigmatizojë. Po pse, nuk ishin zyloret dhe vetë Zylo Hoxha, që pretendonin se drejtonin botën! Dhe ka shumë nga këta të sotmit që e kanë besuar dhe e besojnë ende. Në fakt ky është besim shtazarak. Në esencë është inat patologjik që shprehet me fjalë apo “mendim” qesharak.

Ja, këta janë: esencialisht, fakirë zyloanë që presin shkatërrimin e Amerikës dhe të qytetërimit perëndimor.

Po sa janë? Ç’e pyet sa janë! Një xhep i vogël që tani së fundi menduan të mundnin Amerikën në Shqipëri me Erdoganin dhe me brekushet e Edi Ramës.(!) Po iu ra dhe Erdogani. Po tani?

Do të vijojnë, dhe zakonin e kanë që mblidhen bashkë nëpër kafene dhe “ngrohin” njëri-tjetrin me broçkulla që i servirin si fakte.

Dhe ka dekada që shkojnë nga sovjetët te islami radikal e nga islami radikal te rusi, gjithë po me shpresën e shkatërrimit të Amerikës.

Po janë, ose përbëjnë rrezik këta për aleancën shqiptaro-amerikane? Asgjë nuk mund të bëjnë. Le që të gjithë kanë frikë të flasin kundër Amerikës, që nga Saliu e deri te Zyuloja i tyre më i fundit.

Shqipëria dhe shqiptarët janë sot në ngjitje.

lll.

Po në Kosovë, a ka zylore?

Sigurisht që ka, por ata janë me sy nga Beogradi dhe presim edhe ndonjë pagesë. A e patë përgjigjen e Amerikës për kufirin?

Ja, tani do të ketë heshtje.

Po pavarësia e Kosovës? Atë do ta firmosë President i Serbisë. Pse?

Sepse kërkon ta lërë me kaq humbjen e Serbisë. Ky në fakt ka mend më shumë nga ata që humbën luftën në vitin 1999.

Po Preshave?

Shenjat janë që do t’i bashkohet Kosovës pa asnjë lëshim nga ana e shtetit të Kosovës.

Pse do vijë kjo tërheqje e Beogradit?

Sepse duan ta lënë me kaq dorëzimin e territorit shqiptar. Ata e dinë se projekti amerikan ka qenë deri në Nish. Ja ky është përfitimi: duan ta lënë me kaq kapitullimin ë tyre.

Kurse Berisha këtu po kërkon destabilizim në shtator, po kështu edhe Meta. Dhe zyloret kanë ngritur veshët.

Mendojnë se Saliun dhe Metën do t’i ndihmojnë rusët. Por tani i ka trembur Erdogani me lirën e tij në rënie. Këta tanët ende nuk e dinë faktin që Turqia gjendet mu në zgrip të një krize financiare shumëplanëshe. Po Rama e di. Nuk e di, por do ta mësojë.

“Bashkimi i Rublës ruse dhe Lirës turke, do të mundë Dollarin”, thoshin zyloret tanë nëpër tryeza këto ditë.

Jo mo, këta janë më injorantë se Zyloja. Ore trutharë! Po a e dini ju që dollari sot përfaqëson mbi 60 përqind të rezervës monetare botërore, dhe euro vetëm 20 përqind?

Qeshni me këta zylore, se shumica janë në Tiranë: qeshni! se dhe për ca pak kohë do t’i kemi nëpër këmbë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

25 komente në “Për Zylot e Tiranës, që i kanë sytë nga Beogradi dhe Moska”

  1. says:

    Të fillojn protestat kundra vizitës së Presidentit Sërb në Kosovë, parashikuar më 9 shtator. Ata s’kanë dhe ambasad në Prishtinë.

  2. Arlind says:

    Bravo avokat,e ke bere te mire kafene sot,
    Neser ne c’ore hapesh?

    1. Kalifornian says:

      Sa ta kuptosh ti o trap……. lere fare shko pi ndonje kafe atje te cepi i pallatit

  3. Sit back and relaks■●▪ says:

    3 gjera i ofron Amerika Botes, tregun konsumator, dollarin dhe luften. Nqs Amerika nuk do mund te mbaje fort 2 te parat ath pergatituni per lufte. Cdo ndryshim radikal ne kontrollin e tregjeve boterore ka ndodhur vetem pas konfliktesh ushtarake, lufta tregetare eshte hapi i fundit perpara nje konflikti ushtarak.

  4. Sit back and relaks■●▪ says:

    3 gjera i ofron Amerika Botes, tregun konsumator, dollarin dhe luften. Nqs Amerika nuk do mund te mbaje fort 2 te parat ath pergatituni per lufte. Cdo ndryshim radikal ne kontrollin e tregjeve boterore ka ndodhur vetem pas konfliktesh ushtarake, lufta tregetare eshte hapi i fundit perpara nje konflikti ushtarak. .

    1. Epirotet says:

      Shume e drejte, dhe bravo te qofte per intelektin, sepse pak shqipfolesa e kane intelektin tend, jane zara me komplekse inferioirteti.

      Dhe nje gje tjeter dua te shtoj…

      Tregu konsumator dhe bota konsumeriste sot jane ato qe krijojne degjenrimin moral dhe kulturor, vdekjen e familjes, degjenrimin e femres, dhe rrac perzierjen….

      1. Zigur Q(K)arri says:

        Shqipefolesi satem kelysh i Anastasit

      2. Epiriot shqiptar, me gjak e tradite, per te cilin turku dhe greku jane pushtues says:

        Epirkar islamiku, shkoi per lesh Erdokari dhe Nexhmedinlleku! Shpeto bythen Epirkar, se te ka marre flake. Uahhahahahahahahaaaaa kur flet per intelekt ky analfabeti funksional, mos ngelte robqim ne kembe mos ngelte Uhahahahahahaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

  5. Sit back and relaks■●▪ says:

    3 gjera i ofron Amerika Botes, tregun konsumator, dollarin dhe luften. Nqs Amerika nuk do mund te mbaje fort 2 te parat ath pergatituni per lufte. Cdo ndryshim radikal ne kontrollin e tregjeve boterore ka ndodhur vetem pas konfliktesh ushtarake, lufta tregetare eshte hapi i fundit perpara nje konflikti ushtarak. ..

  6. Virusi banal says:

    Eshte e vertet se ka njerez qe pelqejne rusin dhe shpresojne te ai. Eshte superfuqi thone qe po ti sulet ballkanit e ben carcaf. Keta te mjere kane ngelur ne kohen e luftes se ftohet, nuk dine kush e drejton boten, nuk njohin kahen e jetes, Jane ata qe lexojne intervistat e Nexhmijes dhe pelqejne kohen e shkuar. Kur I pyet se cfare produkti rus kane ne shtepi, ke televizor, kompjuer, makinen apo cfare tjeter, hutohen e nuk dine cte thone se gjithcka e kane perendimore. Keta mjeran se kane kuptuar se kjo bote eshte ndare ne dy pjese; ne ate lindore te prapabetur, me varferi e luftra dhe boten perendimore, te zhvilluar dhe ne paqe. Jane pjese e lindjes, kane ngelur ne te shkuaren dhe ashtu do mbesin.

    1. Epirotet says:

      Bota e jote perendimore, o plat matuf emigrant, eshte ajo bote ku vajza dhe motra jote qihem me zezake dhe te huaj, dhe ku mbesa jote pi droge tek dhoma ngjitur.

      Copa hajdaresh me 2 sy qe ju eshte bere lavazh trusi si kavje keto 30 vite.

  7. Epirotet says:

    Na cau kokrren e hajdarit ky idioti, eshte bere me i neveritshem se saliu dhe rama.

    Te qifshin zezaket e amerikes nenen tende ne anus o hajdar qe je bere me qesharak se klounet.

    E kemi pare sesa mire i kane shkuar punet shqiperise keto 30 vite me ameriken, qe kemi pare te zezn me sy dhe jemi bere te njohur per gjera qe nuk i kishim menduar ndonjehere.

    Amerika ne kosove kyri per bazen ushtarake qe ka atje dhe kishte 20vite qe bente plan kete gje, dhe keta politikane te korruptuar per te cilet flet, jane zara dhe te vendosur nga amerika qe shqiperia te vazhdoje te jete zar i amerikes.

    Shko vrit veten o plak matuf, zar i cifuterve te drejtojne ameriken.

  8. Kombi says:

    Z. AVOKAT ,KETA NJK JANE AS ME RUSINE , ,AYS ME TURQINE
    KETA JANE VETEM NE MBROJTJE TE KOKES SE TYRE , MDNDOBND SE VETEM ATA DO TI SHPETOJNE DHHE NDOSHTA MUND TI BEJNE DHE HERONJ .🤔
    .

  9. Lee lee says:

    60% te rezerves monetare boterore?.Avokat si e shikon eshte plus apo minus kjo gje.Ose ta them ndryshe..Kina shet me shumice rezervat ne dollare.Dhe Rusia .Irani.vendosin qe nafta dhe gazi te te kene euron si monedhe shitjeje..Nderkohe FED con interesat e dollarit e detyruar Si e shikon gjigandin pertej detit si Acteket apo si Majat…Avokat terroristi me i madh ne bote eshte Amerika.Demokracia amerikane mbaron sa fillon kufiri .Boll me keto referate te vitit te 3 te gjimnazit se na hoqe pinin.

    1. Sit back and relaks■●▪ says:

      Nuk ndodh, per sa kohe amerika eshte vendi me i dashur per shopping i sheikeve te naftes, vendi i wall street ku kontrollohet ekonomia globale. Amerika eshte kreditori me i madh ne bote sot, kontributori kryesor i OKB dhe per nje sere organizatash humanitare te kombeve te bashkuara. Kontributori kryesor ne Nato, kontributori kryesor ne raste fatkeqesish ne bote, kontributori kryesor ne zbulimin e hapesires, kontributori kryesor per shkencen, mjekesine, shpikjet e reja, teknologjine dhe ne fund por jo me pak e rendesishmja America eshte kontributori kryesor ne luften dhe paqen ne Bote. America my friend per Boten eshte si ai trau ne mes te shtepise qe nganjehere qellon te dali perballe ne rrugen tende e te pengon por qe po e hoqe te ze brenda. Pra perderia nuk ke opsion me te mire per momentin une them traut me mire ti biesh anash.

    2. Sit back and relaks■●▪ says:

      Nuk ndodh, per sa kohe amerika eshte vendi me i dashur per shopping i sheikeve te naftes, vendi i wall street ku kontrollohet ekonomia globale. Amerika eshte kreditori me i madh ne bote sot, kontributori kryesor i OKB dhe per nje sere organizatash humanitare te kombeve te bashkuara. Kontributori kryesor ne Nato, kontributori kryesor ne raste fatkeqesish ne bote, kontributori kryesor ne zbulimin e hapesires, kontributori kryesor per shkencen, mjekesine, shpikjet e reja, teknologjine dhe ne fund por jo me pak e rendesishmja America eshte kontributori kryesor ne luften dhe paqen ne Bote. America my friend per Boten eshte si ai trau ne mes te shtepise qe nganjehere qellon te dali perballe ne rrugen tende e te pengon por qe po e hoqe te ze brenda. Pra perderia nuk ke opsion me te mire per momentin une them traut me mire ti biesh anash..

  10. Iliri says:

    Avokati ca gjera i thote mire dhe ne ca te tjera lajthit.Meqe Rama nuk e beri minister e fut dhe kete ne batakun e saliut dhe Metes duke thene qe dhe Rama nuk e do reformen ne drejtesi se mbrojne njeri tjetrin.Avokati e ben si puna e lopes e mbush me qumesht koven dhe ne fund i fut shkelmin

  11. Epiri jug dhe Epiri veri jane te gjithe shqiptare, ti duhet te jesh nga ata qe hyne ne Epir si prurje e “grekerve” nga Egjypti dhe Turqia, cte te them me shume, nxirr koken te te shohim te gjithe kush je.

  12. BRSS says:

    KUR DO VIJ AJO DITE QE TJU SHKERDHEJN ROBET KETYRE POLITIKANVE TANE

  13. mirel says:

    Taku e shpalli Presheven te lire dhe bashke me te dhe Shqiperine e madhe.
    Ashtu dic na garantoi qe Vettingu do e shkaterronte korrupsionin dhe krimin shteteror, ashtu po na garantpn we Serbia ka ulur koken dhe po na fal tokat shqiptare.
    E mbarove punen me Serbi e o trim, kthehu pak dhe nga Greqia mbase na rregullon dhe Camerine.
    Sidomos tani qe i dhame dhe detin greku nuk ndihet fare.ja kemi bere rrup sup.
    Thuaj Amerikes, dhe hop Camerine do ta marrim aty nga mesi i shtatorit..

    1. punonjes i Ministrise se Jashtme says:

      Vettingu po perparon dhe po ecen shume mire Mirela!
      Detin Greqise deshte t’ja falte Salia, por nuk e la kush. Kur te shohesh marreveshjen e re, do e kuptosh se sa i trashe eshte ai qe shikon ne pasqyre kur del para saj.

  14. ££££ says:

    Nuk .mbeti jevgjit e b…q…pa i thene vetes “epiriot”

  15. OPGJ says:

    Taku.Me.vjen keq po je pak sa i plakur.Nuk e kupton.qe ata qe shkateruan.Shqiperine vazhdojne nepermjet.zbatimit.te porosive te.byrove ne lindje.A thua se.di kete perendimi.Shiko sa.i urte eshte bere fqinji jugor i cili.e kuptoi ne.kohe Daje Samin.Ore kujtoju edhe nje.here Salit Lulut Monikes end ko.qe presin te grumbullohen ne kombetaren me kapiten Salen keto.dite qe Rusia vertet eshte e madhe me teritor por Prodhimin e pergjithshem dhe te.ardhurat i ka me te.vogla se Spanja.Keto jane shanset 10 here me pak te fitoje nje lufte te mundesh vetem me.Ameriken edhe jo me me kualicionin.euroatllantik

    1. Sit back and relaks■●▪ says:

      Perandorite e medha gerryhen nga brenda, shkelmin e fundit ia jep konflikti me rivalin e jashtem. Asnje perandori nuk ka rene per shkak te dobesise ushtarake, ne fillim ka degjeneruar sistemi politik, pastaj ai ekonomik ne fund ushtria bie vete mjafton nje shtyse e vogel nga jashte. E vetmja gje qe e komplikon situaten ne kohet moderne jane armet berthamore, askujt nuk i intereson kaosi ne shtete me arsenal berthamor.

  16. TEREZA says:

    BRAVO,,,SPARTAK JE NJE ANALIST TEPER I HOLLE,,,,,,KETA HORRA E VJEDHIN SHQIPERINE PERDITE E NUK DENOHEN,,,,,NJE RRUGE NUK E BEJNE SEPSE I VJEDHIN PARATE PER RRUGET,,,,META,BERISHA,RAMA,,,JANE HAJDUT ME DIPLOME TE PARAVE TE SHQIPTAREVE,,,,ZOTI JU MALLKOFTE ME FIS E FAREFIS,,,MOS BEFSHI KURRE PROKOPI,,/////

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *