Shpresa të reja për trajtimin e autizmit, zbulohet gjeni “fajtor”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Shkencëtarët kanë zbuluar një gjen që nuk funksionon te shumica e personave me autizëm.

I njohur si CPEB4, ky gjen kontrollon rreth 200 gjene të tjera që më parë studiuesit i kanë lidhur me çrregullimet e spektrit autik.

Studiuesit spanjollë mendojnë se gjeni CPEB4 mund të ndikohet nga faktorë mjedisorë, që ndryshojnë zhvillimin e trurit të një personi dhe rrisin rrezikun e prekjes nga ky lloj çrregullimi.

Studime të mëparshme e kanë lidhur autizmin me ekspozimin e nënave ndaj kimikateve të caktuara gjatë shtatzënisë ose infeksione të kaluara gjatë kësaj periudhe.

Po ashtu, disa ilaçe që trajtojnë epilepsinë dhe mungesa e oksigjenit gjatë lindjes gjithashtu dyshohen si faktorë.

Shkencëtarët thonë se zbulimi i gjenit CPEB4 mund të ndihmojë në zhvillimin e trajtimeve dhe metodave të reja të diagnostikimit të autizmit.

Jose Lucas i Këshillit të Kërkimeve Kombëtare në Spanjë, që drejtoi studimin, thotë se ndryshimi i një proteine te minjtë me gjenin CPEB4 të ndryshuar u pasua me ndryshime në shumicën e gjeneve që lidhen me çrregullimet e spektrit autik.

“Meqë CPEB4 njihet si rregullator i shumë gjeneve gjatë zhvillimit të embrionit, kjo proteinë del si lidhje e mundshme mes faktorëve mjedisorë që ndryshojnë zhvillimin e trurit dhe gjenet e predispozuara për autizëm”, thotë ai.

Njohja e bazave biologjike të autizmit mund të lehtësojë prodhimin e trajtimeve eksperimentale në të ardhmen.

Edhe pse studime të tilla duhen thelluar, CPEB4 shihet si shënjestër e terapive të reja.(TemA TV)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Shpresa të reja për trajtimin e autizmit, zbulohet gjeni “fajtor””

  1. says:

    Te çdo semundje ekziston shërimi por duhet shekuj që të kemi një jetë 100%të lumtur.

Lini një Përgjigje te Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *